www.ylliehana.biz
Pershendetje vizitor i nderuar.
Me sa duket, ju nuk jeni identifikuar akoma ne faqen tone, ndaj po ju paraqitet ky mesazh per tju kujtuar se ju mund te Identifikohu qe te merrni pjese ne diskutimet dhe temat e shumta te forumit tone.

-Ne qofte se ende nuk keni nje Llogari personale ne forumin ton, mund ta hapni nje te tille duke u Regjistruar
-Regjistrimi eshte falas dhe ju merr koh maksimumi 1 min...
Duke u Regjistruar ju do te perfitoni te drejta te lexoni edhe te shprehni mendimin tuaj.

Gjithsesi ju falenderojme shume, per kohen që fute ne dispozicion për të vizituar saitin tonë.





 
PortaliForumPytësoriRegjistrohuidentifikimi

Share | 
 

 Çka dëshiron femra të dëgjojë ...?

Shiko temën e mëparshme Shiko temën pasuese Shko poshtë 
AutoriMesazh
Medina
Mikë/e i/e Forum-it
Mikë/e i/e Forum-it


Numri i postimeve : 17104
Data regjis. : 12/11/2009
Age : 27
Location : Tek Parajsa Pa Drita

MesazhTitulli: Çka dëshiron femra të dëgjojë ...?   Wed Nov 25, 2009 11:57 pm

Çka dëshiron femra të dëgjojë...?

Shprehjet e tilla, si "Mos ke humbur në peshë?" vërtet tingëllojnë mirë në veshin e femrës, mirëpo kur është në pyetje lidhja ose dashuria, ekzistojnë edhe shprehje të tilla nga të cilat shkrihet zemra e femrës.


“Të dua”
Madje edhe femrat e vështira të cilat ‘nuk bien’ në flirt, kënaqen kur dëgjojnë këto dy fjalë nga partneri. Është me rëndësi që këto fjalë të thuhen në momentin e duhur dhe në vendin e duhur- atëherë efekti i tyre është i garantuar. Ndoshta do t’i lëkunden gjunjët, apo mund t’i bie të fikët, mirëpo këto janë pasoja të dëshirueshme...


“Ke të drejtë”
Të jemi të sinqertë, kjo fjali u pëlqen të gjithëve. Kur personi me të cilin jeni në lidhje pranon se në një temë të caktuar ju dini më shumë, atëherë në organizëm paraqitet një ‘valë’ e adrenalinës e cila nxit një ndjenjë shumë të ëmbël sikurse vetë dashuria. Edhe pse nganjëherë duhet të keni të drejtë, nuk është mirë që gjithmonë të jetë ashtu. Nëse femra ka shprehi të tillë që gjithmonë të ketë të drejtë, atëherë kjo shprehje nuk e ka vlerën e duhur, dhe shumë shpejtë do të vijë deri te konflikti me partnerin.
Ata të cilët dëshirojnë që gjithmonë të kenë të drejtë, në vend të kësaj do të ishte mirë që të mundohen të jenë të gëzuar dhe të lumtur. Lejojeni partnerin që nganjëherë të jetë fitues i debatit, dhe buzëqeshni nganjëherë dhe thojeni fjalinë e artë: “Ke të drejtë”. Kjo nuk do t’ju mbysë, por do ta gëzojë partnerin tuaj...


“Je e përsosur për mua”
Për secilën femër është me rëndësi që të ketë qëndrim pozitiv për veten e saj. Nëse fillon të mendojë negativisht dhe të ketë vlerësim të ulët për veten e saj shumë shpejt mund të bëhet e pasigurt dhe personaliteti i saj të lëkundet. Prandaj, gëzojeni të dashurën tuaj me shprehjen e këndshme, e cila do ta kënaqë atë dhe ju do të jeni krenar për këtë gjë.


“Pranoj”
Nuk duhet të jeni të fiksuar pas martesës që kjo fjalë t’ju duket e rëndësishme. Nëse ëndërroni për ditën kur partnerja juaj do të thotë se dëshiron të martohet me ju, është me rëndësi ta dini se ajo vërtet e do këtë gjë. Këmbimi i premtimeve të martesës, për femrën është një hap shumë i madh. Ky është një hap i cili e frymëzon atë dhe e dërgon drejt lumturisë së përjetshme dhe e bën të përqendrohet në ndërtimin e një të ardhme të lumtur sikurse në ëndrrat e saj. ;-)

Mbrapsht në krye Shko poshtë
Shiko profilin e anëtarit
Fidani-Lip
dreqi-ME-PATIKA
dreqi-ME-PATIKA


Numri i postimeve : 4271
Data regjis. : 04/12/2009
Age : 32
Location : ne toke

MesazhTitulli: Re: Çka dëshiron femra të dëgjojë ...?   Tue Dec 08, 2009 12:01 pm

GAGAGAGAGGGGA AH JET O JET SHKRIM I BUKUR BRE PO KUSH ME APLIKU SE GAGAGAGGAGAGAA
Mbrapsht në krye Shko poshtë
Shiko profilin e anëtarit
 

Çka dëshiron femra të dëgjojë ...?

Shiko temën e mëparshme Shiko temën pasuese Mbrapsht në krye 
Faqja 1 e 1

Drejtat e ktij Forumit:Ju nuk mund ti përgjigjeni temave të këtij forumi
www.ylliehana.biz :: Ƹ̵̡Ӝ̵̨̄Ʒ..::Tema Te Ndryshme::..Ƹ̵̡Ӝ̵̨̄Ʒ :: Dashuria-
Kërce tek:  
Copyright © 2009-2011 Powered by Ylliehana Team
Ylliehana.bizForumotion.com | © phpBB | Forum mbështetës | Kontakto | Report an abuse | Create a free blog
YlliehanaForum