www.ylliehana.biz
Pershendetje vizitor i nderuar.
Me sa duket, ju nuk jeni identifikuar akoma ne faqen tone, ndaj po ju paraqitet ky mesazh per tju kujtuar se ju mund te Identifikohu qe te merrni pjese ne diskutimet dhe temat e shumta te forumit tone.

-Ne qofte se ende nuk keni nje Llogari personale ne forumin ton, mund ta hapni nje te tille duke u Regjistruar
-Regjistrimi eshte falas dhe ju merr koh maksimumi 1 min...
Duke u Regjistruar ju do te perfitoni te drejta te lexoni edhe te shprehni mendimin tuaj.

Gjithsesi ju falenderojme shume, per kohen që fute ne dispozicion për të vizituar saitin tonë.





 
PortaliForumPytësoriRegjistrohuidentifikimi

Share | 
 

 LDK-ja, e vetmja që do qeveri teknike

Shiko temën e mëparshme Shiko temën pasuese Shko poshtë 
AutoriMesazh
lola
Përgjegjës i Forumit
 Përgjegjës   i Forumit


Numri i postimeve : 29035
Data regjis. : 05/11/2009
Age : 26
Location : ɐuɐɥǝıןןʎ ɐןןɐɥɐɯ ǝʇ :)

MesazhTitulli: LDK-ja, e vetmja që do qeveri teknike   Mon Dec 27, 2010 12:04 am

LDK-ja, e vetmja që do qeveri teknike

Asnjë nga subjektet politike, të cilat rezultati i zgjedhjeve nacionale i ka nxjerrë parlamentare nuk e mbështesin idenë e kreut të LDK-së, Isa Mustafa që vendi të drejtohet nga një qeveri teknike deri në shtator.

Koha Ditore, në një tekst më të gjatë të botuar sot, konstaton se asnjë nga subjektet politike, të cilat rezultati preliminar i zgjedhjeve nacionale i ka nxjerrë si parlamentare, nuk e mbështesin idenë e kreut të LDK-së, Isa Mustafa, që vendi të drejtohet nga një qeveri teknike deri në shtator.

Për herë të parë të shtunën, edhe në AAK, një parti e identifikuar si më e afërta me LDK-në, kanë shprehur qëndrimin se nuk do të jenë pjesë e ndonjë kalkulimi politik të Mustafës. Deri tash, kjo parti kishte vijë të kuqe vetëm për PDK-në, por së fundi zyrtarët e saj kishin zbutur retorikën, kur i adresoheshin partisë së Hashim Thaçit.

Burim Ramadani, sekretar i përgjithshëm i AAK-së, i ka thënë Kohës Ditore se kusht për secilin subjekt kanë që liderin e partisë së tyre, Ramush Haradinaj, ta bëjnë kryeministër. Kjo, ani se Haradinaj vazhdon të mbahet në Tribunalin e Hagës.

“Qëndrimi i Aleancës është i pandryshueshëm, ndaj çfarëdolloj matematike. Aleanca bëhet pjesë vetëm kur kryeministër është Ramush Haradinaj – qoftë ajo qeveri me mandat të plotë, qoftë ajo qeveri teknike”, ka thënë Ramadani. “Përndryshe, Aleanca nuk bëhet pjesë e asnjë lloj qeverie, asnjë lloj matematike, as të Hashim Thaçit e as të Isa Mustafës”.

Për nga përqindja e rezultatit preliminar që ka dhënë KQZ-ja për zgjedhjet e 12 dhjetorit, AAK-ja është subjekti i katërt politik me 10.8 për qind. Sipas këtyre rezultateve, PDK-ja kryeson me 33.5 për qind, dhe pasohet nga LDK-ja me 23.6 për qind, lëvizja “Vetëvendosje” me 12.2 për qind dhe AKR-ja me 7.1 për qind.

Rezultatet po konsiderohen të manipuluara dhe po kontestohen nga LDK-ja, kryetari i së cilës po insiston që në vjeshtën e vitit të ardhshëm të organizohen zgjedhje të reja. Mustafa ka thënë se asnjë qeveri që formohet mbi rezultatin e këtyre zgjedhjeve nuk ka legjitimitet. Prandaj, do qeveri teknike.

“Unë mendoj se domosdo duhet të shkojmë së shpejti në zgjedhjet e reja, sepse është e pamundur, të themi, që organet, edhe Kuvendi i Republikës së Kosovës, edhe Qeveria e Kosovës, të ketë legjitimitet të qëndrueshëm”, ka thënë Mustafa këtë javë, në një intervistë për gazetën. “Mendoj që kam qenë ndër të parët që e kam thënë se kjo mund të jetë një zgjidhje, një zgjidhje e marrëveshjes mes subjekteve politike, që ne ta kemi një qeveri teknike për një periudhë që e caktojmë, që ne do t’i kryejmë disa punë që janë themelore”.

_________________________________________________________________________



Mbrapsht në krye Shko poshtë
Shiko profilin e anëtarit http://www.ylliehana.biz
 

LDK-ja, e vetmja që do qeveri teknike

Shiko temën e mëparshme Shiko temën pasuese Mbrapsht në krye 
Faqja 1 e 1

Drejtat e ktij Forumit:Ju nuk mund ti përgjigjeni temave të këtij forumi
www.ylliehana.biz :: Ƹ̵̡Ӝ̵̨̄Ʒ..::Lajmet::..Ƹ̵̡Ӝ̵̨̄Ʒ :: Me te Rejat prej Lajmeve-
Kërce tek:  
Copyright © 2009-2011 Powered by Ylliehana Team
Ylliehana.bizFree forum | © phpBB | Forum mbështetës | Kontakto | Report an abuse | Create a blog
YlliehanaForum