www.ylliehana.biz
Pershendetje vizitor i nderuar.
Me sa duket, ju nuk jeni identifikuar akoma ne faqen tone, ndaj po ju paraqitet ky mesazh per tju kujtuar se ju mund te Identifikohu qe te merrni pjese ne diskutimet dhe temat e shumta te forumit tone.

-Ne qofte se ende nuk keni nje Llogari personale ne forumin ton, mund ta hapni nje te tille duke u Regjistruar
-Regjistrimi eshte falas dhe ju merr koh maksimumi 1 min...
Duke u Regjistruar ju do te perfitoni te drejta te lexoni edhe te shprehni mendimin tuaj.

Gjithsesi ju falenderojme shume, per kohen që fute ne dispozicion për të vizituar saitin tonë.





 
PortaliForumPytësoriRegjistrohuidentifikimi

Share | 
 

 Shtohen kosovaret e trafikuara

Shiko temën e mëparshme Shiko temën pasuese Shko poshtë 
AutoriMesazh
lola
Përgjegjës i Forumit
 Përgjegjës   i Forumit


Numri i postimeve : 29035
Data regjis. : 05/11/2009
Age : 26
Location : ɐuɐɥǝıןןʎ ɐןןɐɥɐɯ ǝʇ :)

MesazhTitulli: Shtohen kosovaret e trafikuara   Mon Dec 27, 2010 12:05 am

Shtohen kosovaret e trafikuara


Numri i viktimave kosovare të trafikimit është në rritje. Cak i trafikantëve janë femrat e moshës 14 deri 17 vjeç. Ato shfrytëzohen kryesisht për qëllime seksuale.


Nga Express më 26 dhjetor 2010 në ora 11:19

Sipas autoriteteve të rendit në Kosovë, ka shënuar rritje numri i rasteve të trafikimit të viktimave vendore që shfrytëzohen për qëllime seksuale. Arben Paçarizi, nga Njësia Antitrafikim në Policinë e Kosovës, thotë se ky fenomen ka ndryshuar për dallim nga vitet paraprake, ku kryesisht kanë qenë femra ndërkombëtare.

“Trafikimi me qenie njerëzore është fenomen që ndodh në Kosovë. Edhe këtë vit kemi pasur një organizim për luftimin e kësaj dukurie nga ana e policisë dhe është avancuar, derisa rezultatet kanë qenë pozitive. Trafikimi me qenie konsiderohet si shkelja më e rëndë e të drejtave njerëzore dhe policia është e angazhuar që të ulë numrin e viktimave”, thotë Paçarizi.

Sipas tij, kategoria më e prekur e viktimave është ajo e moshës mes 14 e 17 vjeçare, gjë të cilën Paçarizi e konsideron shumë shqetësuese.

“Ne identifikojmë shumë nga kjo kategori, pra 14 deri 17 vjeç. Një shqetësim tjetër është se numri i viktimave vendore është në rritje. Cak i trafikantëve të brendshëm është kategoria e kësaj moshe, duke i përvjedhur trafikantet pa përkujdesje familjare. Forma e shfrytëzimit të tyre, kryesisht, është ajo seksuale”, sqaron Paçarizi.

Në Kosovë ekzistojnë disa organizata joqeveritare, që merren me trajtimin dhe rehabilitimin e viktimave të trafikimit. Përfaqësuese të këtyre organizatave pohojnë se në këto qendra, viktimave u mundësohet siguria fizike, mbështetja sociale, akomodimi, shërbimi mjekësor-psikologjik, edukimi dhe punësimi.

Bekim Ajdini, zëdhënës në Organizatën Ndërkombëtare për Migracion (IOM), thotë se kjo organizatë gjatë tërë vitit ka zbatuar programin për trafikim, derisa në veçanti është fokusuar në ndërtimin e kapaciteteve të strehimoreve ose organizatave joqeveritare që ofrojnë ndihmë viktimave të trafikimit.
“IOM-i ka vazhduar të ndihmojë viktimat e huaja të trafikimit me riatdhesimin e tyre prej nga kanë ardhur. Kur flasim për viktimat e huaja gjatë vitit 2010 kemi asistuar tetë viktima të huaja. Ndërkaq, mund të them që trendi i viktimave të huaja ka shënuar një rënie derisa shënon një rritje trendi i viktimave vendore”, thekson Ajdini.

Edhe në Gjakovë ekziston një strehimore, e quajtur “Shtëpia e sigurt”, në të cilën qëndrojnë viktimat e trafikimit.

Sakibe Doli, udhëheqëse e kësaj qendre, shpjegon se misioni i kësaj shtëpie është që përmes programeve edukuese, mbështetjes psikosociale, juridike e shëndetësore, të kontribuojë në integrimin e viktimave në jetën normale.
Sipas Dolit, deri tani në këtë shtëpi kanë frekuentuar 32 viktima, derisa 50 për qind e tyre u janë kthyer familjeve dhe pjesa tjetër ka vazhduar jetën e vet të pavarur.

”Tani për tani në ‘Shtëpinë e sigurt’ është e strehuar vetëm një femër e trafikuar. Nuk do të thotë se trendi ka shënuar rënie, mirëpo ndërkohë ato dalin pas trajnimeve që marrin. Qendra ofron nevojat elementare, ushqimin strehimin, punohet në rehabilitimin e rasteve, pastaj gjatë rehabilitimit fillon ngritja profesionale ose punojnë me familjen që të kthehet ose vazhdojnë jetë të pavarur”, shpjegon Doli.
Të dhënat e autoriteteve të rendit bëjnë të ditur se që nga viti 2001 e deri në vitin 2010, janë identifikuar gjithsej 607 raste.

_________________________________________________________________________



Mbrapsht në krye Shko poshtë
Shiko profilin e anëtarit http://www.ylliehana.biz
 

Shtohen kosovaret e trafikuara

Shiko temën e mëparshme Shiko temën pasuese Mbrapsht në krye 
Faqja 1 e 1

Drejtat e ktij Forumit:Ju nuk mund ti përgjigjeni temave të këtij forumi
www.ylliehana.biz :: Ƹ̵̡Ӝ̵̨̄Ʒ..::Lajmet::..Ƹ̵̡Ӝ̵̨̄Ʒ :: Me te Rejat prej Lajmeve-
Kërce tek:  
Copyright © 2009-2011 Powered by Ylliehana Team
Ylliehana.bizFree forum | © phpBB | Forum mbështetës | Kontakto | Report an abuse | Create a blog
YlliehanaForum