www.ylliehana.biz
Pershendetje vizitor i nderuar.
Me sa duket, ju nuk jeni identifikuar akoma ne faqen tone, ndaj po ju paraqitet ky mesazh per tju kujtuar se ju mund te Identifikohu qe te merrni pjese ne diskutimet dhe temat e shumta te forumit tone.

-Ne qofte se ende nuk keni nje Llogari personale ne forumin ton, mund ta hapni nje te tille duke u Regjistruar
-Regjistrimi eshte falas dhe ju merr koh maksimumi 1 min...
Duke u Regjistruar ju do te perfitoni te drejta te lexoni edhe te shprehni mendimin tuaj.

Gjithsesi ju falenderojme shume, per kohen që fute ne dispozicion për të vizituar saitin tonë.





 
PortaliForumPytësoriRegjistrohuidentifikimi

Share | 
 

 Mimoza Krasniqi - Ofertë në New York pëer te punuar si modele...

Shiko temën e mëparshme Shiko temën pasuese Shko poshtë 
AutoriMesazh
starka
Mikë/e i/e Forum-it
Mikë/e i/e Forum-it


Numri i postimeve : 6260
Data regjis. : 21/11/2009
Age : 29
Location : No Active....

MesazhTitulli: Mimoza Krasniqi - Ofertë në New York pëer te punuar si modele...   Sun Nov 29, 2009 9:12 pm

Mimoza Krasniqi – Ofertë në New York për të punuar si modele




Vajza e cila u bë e famshme falë spektaklit “Big Brother” po shijon ditët më të mira të jetës së saj. E cilësuar nga publiku si “dekor” i shtëpisë, pasi është vërtetë një bukuroshe, ajo reagon butë ndaj këtyre fjalëve. “Nuk kanë pasur rastin të më njohin nga afër pasi kanë shikuar vetëm bukurinë e jashtme”, thekson Mimoza. Për momentin po i ndihmon vëllait në biznesin e tij ndërkohë pritet të udhëtojë për në New York. Ëndërr e secilës vajzë është të shijojë suksesin, por ky rast nuk u jepet gjithëve. Për hyrjen në spektakël, qëndrimin brenda, planet në të ardhmen, për “Panorama plus”, rrëfehet ish-banorja nga Kosova, Mimoza Krasniqi.
E ke menduar se një ditë do të bëhesh e famshme dhe të tjerët do merren me ty?
Se kam menduar, por edhe pse ka ndodhur që u bëra e famshme nuk i kam lënë as edhe njëherë të tjerët të merren me mua se jam e zonja e vetes për gjithçka.
Përveç motrës dhe familjes, kush tjetër ju ka shtyrë të hyni në spektakël?
Fjala e familjes për mua vlen më shumë se çdo gjë, kështu që dëshira e tyre më shtyu që të bëhem pjesë e atij spektakli.
E keni ndjekur më herët spektaklin “Big Brother Albania “?
Po e kam ndjekur dhe më ka pëlqyer prandaj dhe shkova të provoja dhe unë atë eksperiencë.
Dhe, pas hyrjes brenda, çfarë të pëlqeu e çfarë jo?
Më ka pëlqyer gjithçka që ishte aty brenda gjë që e shijova me kënaqësi në çdo aspekt atë reality shou.
Gjatë qëndrimit brenda shtëpisë ke deklarura se je e dashuruar?
Nuk kam deklaruar ndonjëherë që kam qenë e dashuruar, kam thënë që kisha një lidhje jashtë të cilën nuk do ta quaja lidhje në fakt sepse ishte diçka që më shumë e bëm si një lloj projekti për ta bërë më interesante lojën.
Qëndrove gjatë brenda, publiku jashtë të ka komentuar në forma të ndryshme. Të kanë trasmetuar të afërmit gjithë ato shkrime që kanë qenë nëpër media?
Po qëndrova gjatë brenda në atë shtëpi, është shumë e drejtë që njerëzit të japin mendime të ndryshme për mua se më kanë parë 24 orë kështu që unë kam parë disa gjëra që më kanë transmetuar të afërmit e mi, kam qenë e kënaqur që më kanë vlerësuar dhe më kanë mbështetur të qëndroj aq gjatë në lojë.
Je një vajzë e re dhe e bukur, të tjerët të kanë përshkruar më shumë si një “dekor” brenda shtëpisë, çka do u thoje atyre?
Unë do u thoja atyre që nuk keni pasur rastin të më njihni nga afër, prandaj vetëm më keni komplimentuar për bukurinë time të jashtme por gjithsesi i falenderoj të gjithë ata që kanë pasur këto mendime për mua.
Po tani, çfarë është duke bërë Mimoza?
Jam duke bërë jetën time të zakonshme vetëm se tani po i ndihmoj vëllait tim në biznesin e tij.
Me studimet si shkojnë punët?
Këtë vit nuk kisha mundësi të filloja me studimet sepse isha e pa vendosur pasi kisha shumë plane të tjera, por gjithsesi vitin tjetër do të filloj studimet.
Si kalon një ditë e juaj?
Zgjohem në mëngjes, pi një kafe me motrat pastaj nisem për në punë te vëllai që ta ndihmoj. Në kohë të lirë vizitoj të afërmit e mi, pastaj kur gjej kohë futem ndonjëherë në internet që t’ju përgjigjem fansave të mi dhe zakonisht gjatë fundjavës bëj ndonjë plan për të dalë në mbrëmje me shoqëri për argëtim.
Pas daljes, të është ofruar ndonjë punë e mirë të cilën nuk ke mundur ta refuzosh?
Më janë ofruar disa oferta të ndryshme, të bukura të cilat shumë vajza i ëndërrojnë t’i kenë por kjo ofertë që më është ofruar kohët e fundit, të cilën kursesi nuk do e rrefuzoj, ka të bëjë me modelizëm. Më kanë kërkuar në New York që të pozoj për katalogë dhe për shumë gjëra të tjera e kjo kërkesë më është bërë nga disa firma shumë të njohura të cilat së shpejti do i merrni vesh pasi do të bëhen realitet.
Ndërkohë në një intervistë për mediat kosovare, ke deklaruar se nuk je dhe nuk ke qenë e dashuruar asnjëherë?
Jo nuk kam qenë ndonjëherë e dashuruar por shpresoj që në të ardhmen të gjej shpirtin tim binjak (qesh).
Si qëndron puna me banorët e tjerë. Shoqërohesh me ta apo vetëm kur të jepet mundësia?
Nuk kam aq mundësi t’i takoj banorët sepse jetoj në Kosovë, kështu që më shumë komunikoj me telefon, por kur më jepet mundësia të jem në Tiranëm i takoj patjetër.
Sikur të të jepej mundësia edhe njëherë do kishe marë pjesë në “Big Brother”?
Unë e shijova atë eksperiencë një herë, nuk do dëshiroja të provoja për herë të dytë se tashmë e di ndjenjën si është të jesh aty brenda.
Në Kosovë po organizohet një spektakël i ngjajshëm por me një emër tjetër. Ju kanë ftuar juve që të merrni pjesë në hapjen e këtij show?
Po e di që është duke u organizuar. Nuk kam pasur ndonjë ftesë por uroj që të ketë sukses ky reality show që do zhvillohet në Kosovë.
Mbrapsht në krye Shko poshtë
Shiko profilin e anëtarit
 

Mimoza Krasniqi - Ofertë në New York pëer te punuar si modele...

Shiko temën e mëparshme Shiko temën pasuese Mbrapsht në krye 
Faqja 1 e 1

Drejtat e ktij Forumit:Ju nuk mund ti përgjigjeni temave të këtij forumi
www.ylliehana.biz :: Ƹ̵̡Ӝ̵̨̄Ʒ.::Arti dhe Kultura::..Ƹ̵̡Ӝ̵̨̄Ʒ :: Kinemaja dhe Televizioni-
Kërce tek:  
Copyright © 2009-2011 Powered by Ylliehana Team
Ylliehana.bizFree forum | © phpBB | Forum mbështetës | Kontakto | Report an abuse | Free blog
YlliehanaForum