www.ylliehana.biz
Pershendetje vizitor i nderuar.
Me sa duket, ju nuk jeni identifikuar akoma ne faqen tone, ndaj po ju paraqitet ky mesazh per tju kujtuar se ju mund te Identifikohu qe te merrni pjese ne diskutimet dhe temat e shumta te forumit tone.

-Ne qofte se ende nuk keni nje Llogari personale ne forumin ton, mund ta hapni nje te tille duke u Regjistruar
-Regjistrimi eshte falas dhe ju merr koh maksimumi 1 min...
Duke u Regjistruar ju do te perfitoni te drejta te lexoni edhe te shprehni mendimin tuaj.

Gjithsesi ju falenderojme shume, per kohen që fute ne dispozicion për të vizituar saitin tonë.





 
PortaliForumPytësoriRegjistrohuidentifikimi

Share | 
 

 Shpija e Kosoves – Reality Show

Shiko temën e mëparshme Shiko temën pasuese Shko poshtë 
AutoriMesazh
starka
Mikë/e i/e Forum-it
Mikë/e i/e Forum-it


Numri i postimeve : 6260
Data regjis. : 21/11/2009
Age : 29
Location : No Active....

MesazhTitulli: Shpija e Kosoves – Reality Show   Sun Nov 29, 2009 11:48 pm

Zigrid Katroshi

Zigrid Katroshi është 26 vjeçar, i lindur në Tiranë. Shkollen fillore dhe te mesme i ka mbaruar në vendlindje, ndërsa studimet në “Fakultetin e Kulturës Fizike dhe Sportit” i ka mbaruar në Prishtinë. Aktualisht vijon studimet master në po të njejtin fakultet.
Zigridi ka punuar si kamarier dhe dj në disa lokale të njohura në Prishtinë dhe Tiranë si: Irish Pub, Restaurant Samuraj, Restorant EX, etj. Ai aktualisht punon si dj dhe bankier në Film City Bar në Prishtinë.
Zigridit i pelqen t’i shoh gjërat ashtu siq janë dhe me një fjalë ai është “realist”, pra nuk jeton në fantazi. Jeta i ka mësuar të ketë besim tek vetja dhe se me pak punë arrihet gjithçka.
Dëshira më e madhe në jetë për Zigridin është të jetë i famshëm.
Në pyetjen se çfarë do të bëj nëse Zigridi fiton 24 mijë euro, ai është përgjigjur:
“Në rradhë të pare do të shkoj për një muaj pushime nëpër botë, se me pelqejnë udhëtimet; ndërsa me paratë e mbetura do të mendohem se çfarë do të bej me to.”


Tags: Zigrid Katroshi



Suzana Tahiri

Sunday, November 29, 2009 1:10 Posted in category Kandidatet
12 komente




Suzana Tahiri është 18 vjeçare, e lindur në Vushtrri. Shkollen fillore e ka mbaruar në vendlindje, ndërsa tani vazhdon studimet në shkollen ekonomike “Hoxhë Kadri Prishtina”, në Prishtinë.
    Suzana ka pasur një kontratë pune me agjencionin e modes “Gecijan” si fotomodele. Suzana thotë se ajo është një femër sfiduese, e vetëdijshme për gjërat që i bënë dhe e gatshme për të gjitha sfidat dhe barrierat në jetë.

    Dëshira më e madhe në jetë për Suzanën është të ketë një jetë familjare të qetë dhe pa probleme dhe të ketë sukses në karrierë dhe në jetën e saj private.
    Në pyetjen se çfarë do të bëj nëse Suzana fiton 24 mijë euro, ajo është përgjigjur:
    T’I ndihmoj familjës time dhe t’iu tregoj atyre se di të menagjoj jetën dhe që jam e gatshme të bëhëm e pavarur. Përkrahja morale nga familja për sfiden e Shpisë është një hap i madh në jetën time por dhe fitorja do të me sjell një ndryshim të madh në jetën time si në punë, karrierë ashtu dhe në të ardhmen time, prandaj do të ballafaqohem dhe do të mundohem që denjësisht ta përfaqësoj vetën time.



Tags: Suzana Tahiri





Saranda Hoda

Sunday, November 29, 2009 1:07 Posted in category Kandidatet
19 komente




Saranda Hoda është 18 vjeçare, e lindur në Pejë punon dhe vijon arsimin ne Gjakoven. Shkollen fillore e ka mbaruar në Gjakove, ndërsa tani vazhdon mësimet në vitin e fundit në shkollen e mesme.
Saranda aktualisht është udhëheqëse e një emisioni rinor në një radio lokale në qytetin e Gjakoves.
Saranda thotë se ajo është energjike, i pelqen shoqëria. Gjithashtu ajo thotë se jeta e ka mesu me u ballafaqu me situata te ndryshme edhe pse është e re në moshë; dhe në fund vetën e shoh si fituese e Shpisë së Kosovës.
Dëshira më e madhe në jetë për Saranden është të realizon endërren e saj për shkollim dhe ngritje profesionale.
Në pyetjen se çfarë do të bëj nëse Suzana fiton 24 mijë euro, ajo është përgjigjur: Do të financoj arsimimin tim si dhe do t’i shfrytëzoj për të zgjidhur një problem shëndetësor.

Tags: Saranda Hoda





Albulena Gjinaj

Sunday, November 29, 2009 1:06 Posted in category Kandidatet
10 komente




Albulena Gjinaj është 20 vjeçare, e lindur në Pejë, ndërsa tani jeton në Klinë. Shkollen fillore dhe atë të mesme i ka mbaruar në Klinë, ndërsa tani vazhdon studimet në vitin e parë në Fakultetin Ekonomik në Prishtinë.
Albulena thotë se ajo është shumë optimiste dhe kur fillon diqka ajo mundohet që më të gjitha forcat t’i shkoj asaj pune deri në fund dhe ky është dhe synimi i saj për reality shown Shpija.
Dëshira më e madhe në jetë për Albulenën është të ketë sukses në Shpijën e Kosovës, pasi ajo i është përkushtuar më gjithë vullnetin e saj dhe deshiron t’i shkon deri në fund, pra të fiton dhe çmimin kryesor, si dhe të siguron një vend pune pasi të del nga Shpija.
Në pyetjen se çfarë do të bëj nëse Albulena fiton 24 mijë euro, ajo është përgjigjur: Sëpari do të blej një makinë për veti, pastaj i kasha rregullu standardet e jetës time dhe i kasha siguru paratë për studimet e mia.

Tags: Albulena Gjinaj





Erlinda Shatvica

Sunday, November 29, 2009 1:04 Posted in category Kandidatet
11 komente




Erlinda Shatvica është 19 vjeçare, e lindur në Gjakovë. Shkollen fillore dhe të mesme i ka mbaruar në vendlindje.
Erlinda thotë se ajo është tip pozitiv dhe që i pelqejnë gjërat që e bëjnë të ndihet mirë.
Dëshira më e madhe në jetë për Erlinden është të bëhët një stiliste e famshme, pasi ky profesion i përshtatet shumë asaj.

Në pyetjen se çfarë do të bëj nëse Erlinda fiton 24 mijë euro, ajo është përgjigjur: Disa nga këto mendoj t’i dedikoj për bamirësi për të varfërit e Rahovecit, ndërsa për te tjerat nuk kam vendosur akoma se ku do t’i shpenzoj.

Tags: Erlinda Shatvica





Arjeta Morina

Sunday, November 29, 2009 1:01 Posted in category Kandidatet
6 komente




Arjeta Morina është 22 vjeçare, e lindur në Astrazup të Malishevës. Shkollen fillore e ka mbaruar në vendlindje, ndersa gjimnazin në Malishevë. Aktualisht vijon studimet në Fakultetin Ekonomik në Prishtinë.
Gjatë shkollës së mesme, Arjeta ka qenë anëtare e një organizate joqeveritare, ndersa gjatë studimeve ajo ka punuar si arkatare në 3 qendra të ndryshme tregtare si dhe ka qënë promotere për disa kompani.
Arjeta thotë se ajo është e thjeshtë, altruiste, ambicioze, e shoqerueshme dhe e drejtë.
Dëshira më e madhe në jetë për Arjetën është te jetoj një jetë të lumtur familjare dhe të jetë pjesë e televizionit.

Në pyetjen se çfarë do të bëj nëse Arjeta fiton 24 mijë euro, ajo është përgjigjur: “Të siguroj një jetë standarde për familjen time në Prishtinë dhe te vazhdoj studimet.”
Mbrapsht në krye Shko poshtë
Shiko profilin e anëtarit
crazY.
Anëtar
Anëtar


Numri i postimeve : 231
Data regjis. : 01/12/2009
Age : 22
Location : n'kallafc:P

MesazhTitulli: Re: Shpija e Kosoves – Reality Show   Tue Dec 01, 2009 12:33 am

palidhje se veq 6 kandidata A:
Mbrapsht në krye Shko poshtë
Shiko profilin e anëtarit
dj-lumii
V.I.P
V.I.P


Numri i postimeve : 7684
Data regjis. : 04/11/2009
Age : 31
Location : Ki Menu Qi T'kom Dashuru Po Per Kit Sen Ki Mujt Veq Me Endrru

MesazhTitulli: Re: Shpija e Kosoves – Reality Show   Tue Dec 01, 2009 4:48 am

po lej bre 1mashkull veq marre me napa dikushe ne tv

5femr 1 mashkull
Mbrapsht në krye Shko poshtë
Shiko profilin e anëtarit http://www.ylliehana.com
starka
Mikë/e i/e Forum-it
Mikë/e i/e Forum-it


Numri i postimeve : 6260
Data regjis. : 21/11/2009
Age : 29
Location : No Active....

MesazhTitulli: Re: Shpija e Kosoves – Reality Show   Sun Dec 13, 2009 10:25 pm

Shpija e Kosovës : Java dhe e shtuna më interesante deri më tash!


Shpija e Kosovës : Java dhe e shtuna më interesante deri më tash!
E shtunja e tretë në Shpija e Kosoves ishte briliante mund të thuhet. Mysafirët ose më mire kojshit e kësaj javë që japin mendimin e tyre për qdo gjë qëndodh në Shpija e Kosoves ishin Shuki dhe aktorja e njohur Ilire Vinca.

Në fillim filluam me nje permbledhje javore ku vërehej një aktivizim dhe një lojë më premtuese nga banorët e shpis, po ashtu gjatë kësaj jave u largua një banorë ku më posht mund ti lexoni arsyet po ashtu pas pak orësh hyri një banorë i ri. Gjatë javës Shpin e vizituan shumë njerez të njohur një ndër ta ishte Labi i cili me emisionin e tij "Një kafe me Labin” ka arritur një sukses të madh, pra kjo javë mund të thuhet se ka qen një javë e mirë.

Një nder befasit ishte largimi i Festim Ramadanit ai u largua sepse sipas zotit të Shpis kishte thyer rregullat bazë por kishte edhe arsye shëndetsore. Me largimin e Festim Ramadanit hyri një banor i ri aj është Fadil Dini 39 vjeqar nga Prishtina.

Të shpëtuarit e kësaj jave
Nga largimi shpëtuan Erlinda , Saranda, Ekremi, Musa, Ziko, Arbeni dhe Meti.

Prova e Javës
Detyra javës për banorët ishte vendosja e dollapëve, i zoti i shpis këtë prove e shpalli të kaluar me sukses , por vendosi që shpërblimin të mos ta tregoj për sonte.

Saranda
Zoti i shpis kishte përgatitur një befasi për Saranden. Sarandes i tha që të shkonte në Shpajz sepse nuk deshironte qe te shihte videon qe e kishin përgatitur per jeten e saj. Saranda para pak kohesh ka kuptuar se nëna e saj nuk është nena e saj biologjikisht por si njerka ku në atë video shihen momente emocionuese që të bëjn të qajnë. Po ashtu Sasa kishte edhe një problem tjetër shendestor kishte disa vija në trup që i sillnin probleme, por stafi i Tring TV i ka mundësuar ndërhyrje kirurgjike në Itali që të shërohej nga semundja.

I pa disiplinuari
I pa disiplinuari i javës siq mund ta dini të gjith është Meti, zoti i shpis e dënoj që edhe për këtë javë të laj enët por edhe banjon gjithashtu një her në ditë.

Nominimet
Nominimet "ftyrë n’ftyrë” kështu u nominuan banorët e Shpis së Kosovës. Të nominuarit për këtë javë janë :
Fadili
Saranda
Suzana
Ziko
Ekremi
Arbeni
Votimi ka filluar që sonte.

Kurse nga kandidimi për këtë javë shpëtuan :
Arjeta
Musa
Meti
Albulena
Erlinda
Jehona
Arjeta
Zoti i shpis kishte përgatitur një befasi për Arjeten, Arjetes i tha që të shkonte në shpajz dhe kur hyri aty e pa motrën e vet të cilen thoshte që e donte shumë.Motra e Arjetes ja kumtoi lajmin se ishte shtatzën , ku zoti i shpis ja dha një detyr Arjetes që të mendonte nga një emer djal dhe vajz që kur të lindte tja linin emrin ashtu.
Mbrapsht në krye Shko poshtë
Shiko profilin e anëtarit
Sponsored content




MesazhTitulli: Re: Shpija e Kosoves – Reality Show   

Mbrapsht në krye Shko poshtë
 

Shpija e Kosoves – Reality Show

Shiko temën e mëparshme Shiko temën pasuese Mbrapsht në krye 
Faqja 1 e 1

Drejtat e ktij Forumit:Ju nuk mund ti përgjigjeni temave të këtij forumi
www.ylliehana.biz :: Ƹ̵̡Ӝ̵̨̄Ʒ.::Arti dhe Kultura::..Ƹ̵̡Ӝ̵̨̄Ʒ :: Kinemaja dhe Televizioni-
Kërce tek:  
Copyright © 2009-2011 Powered by Ylliehana Team
Ylliehana.bizFree forum | © phpBB | Forum mbështetës | Kontakto | Report an abuse | Create a blog
YlliehanaForum