www.ylliehana.biz
Pershendetje vizitor i nderuar.
Me sa duket, ju nuk jeni identifikuar akoma ne faqen tone, ndaj po ju paraqitet ky mesazh per tju kujtuar se ju mund te Identifikohu qe te merrni pjese ne diskutimet dhe temat e shumta te forumit tone.

-Ne qofte se ende nuk keni nje Llogari personale ne forumin ton, mund ta hapni nje te tille duke u Regjistruar
-Regjistrimi eshte falas dhe ju merr koh maksimumi 1 min...
Duke u Regjistruar ju do te perfitoni te drejta te lexoni edhe te shprehni mendimin tuaj.

Gjithsesi ju falenderojme shume, per kohen që fute ne dispozicion për të vizituar saitin tonë.





 
PortaliForumPytësoriRegjistrohuidentifikimi

Share | 
 

 Pasurohet buxheti nga gjobat ndaj partive

Shiko temën e mëparshme Shiko temën pasuese Shko poshtë 
AutoriMesazh
Medina
Mikë/e i/e Forum-it
Mikë/e i/e Forum-it


Numri i postimeve : 17104
Data regjis. : 12/11/2009
Age : 27
Location : Tek Parajsa Pa Drita

MesazhTitulli: Pasurohet buxheti nga gjobat ndaj partive    Mon Dec 27, 2010 9:33 pm

Paneli Zgjedhor për Ankesa dhe Parashtresa ka dënuar nëntë parti garuese me 345 mijë e 700 euro, para këto që do të derdhen në buxhetin e shtetit. Dënimet e PZAP-it vijnë pas ankesave të partive ndërmjet vete për mbulim të posterëve dhe shkeljeve të tjera zgjedhore.

Partia Demokratike e Kosovës, e cila ka dalë e para me vota më 12 dhjetor, po ashtu është më e dënuara nga PZAP-i. PDK-ja është gjobitur me 135 mijë e 600 euro, mjete këto që duhet të paguhen më së largu pesëmbëdhjetë ditë pas marrjes së vendimit, ndërkaq LDK-ja është dënuar me 83 mijë e 450 euro, njoftojnë mediat.

Partia Aleanca për Ardhmërinë e Kosovës është dënuar me 65 mijë e 550 euro, pasi janë miratuar ankesat e partive tjera që kanë të bëjnë kryesisht me mbulimin e posterëve dhe vërejtje tjera të paraqitura nga partitë rivale.

Partia e Behgjet Pacollit, e cila në zgjedhje u rendit e pesta, në ranglistën e PZAP-së është radhitur e katërta për shkelje ligjore gjatë fushatës. Kjo parti do të paguajë gjoba përgjysmë më pak se AAK-ja, duke pasuruar buxhetin e Kosovës me 38 mijë e 550 euro.

Edhe parti tjera në vend për shkelje zgjedhore janë dënuar, mirëpo me shuma më të vogla në krahasim me partitë e sipërpërmendura.
Mbrapsht në krye Shko poshtë
Shiko profilin e anëtarit
 

Pasurohet buxheti nga gjobat ndaj partive

Shiko temën e mëparshme Shiko temën pasuese Mbrapsht në krye 
Faqja 1 e 1

Drejtat e ktij Forumit:Ju nuk mund ti përgjigjeni temave të këtij forumi
www.ylliehana.biz :: Ƹ̵̡Ӝ̵̨̄Ʒ..::Lajmet::..Ƹ̵̡Ӝ̵̨̄Ʒ :: Me te Rejat prej Lajmeve-
Kërce tek:  
Copyright © 2009-2011 Powered by Ylliehana Team
Ylliehana.bizFree forum | © phpBB | Forum mbështetës | Kontakto | Report an abuse | Create your own blog
YlliehanaForum