www.ylliehana.biz
Pershendetje vizitor i nderuar.
Me sa duket, ju nuk jeni identifikuar akoma ne faqen tone, ndaj po ju paraqitet ky mesazh per tju kujtuar se ju mund te Identifikohu qe te merrni pjese ne diskutimet dhe temat e shumta te forumit tone.

-Ne qofte se ende nuk keni nje Llogari personale ne forumin ton, mund ta hapni nje te tille duke u Regjistruar
-Regjistrimi eshte falas dhe ju merr koh maksimumi 1 min...
Duke u Regjistruar ju do te perfitoni te drejta te lexoni edhe te shprehni mendimin tuaj.

Gjithsesi ju falenderojme shume, per kohen që fute ne dispozicion për të vizituar saitin tonë.





 
PortaliForumPytësoriRegjistrohuidentifikimi

Share | 
 

 Politika zvarrit arrestimet

Shiko temën e mëparshme Shiko temën pasuese Shko poshtë 
AutoriMesazh
Medina
Mikë/e i/e Forum-it
Mikë/e i/e Forum-it


Numri i postimeve : 17104
Data regjis. : 12/11/2009
Age : 27
Location : Tek Parajsa Pa Drita

MesazhTitulli: Politika zvarrit arrestimet    Mon Dec 27, 2010 9:33 pm

Zyrtarët kosovarë që kanë rënë ndesh me ligjin mund të ndihen “komodë” të paktën deri në fillim të muajit shkurt, kur edhe pritet të përfundojë procesi zgjedhor dhe konstituimi i institucioneve të reja.

Këtë “komoditet” ua kanë krijuar përfaqësuesit e EULEX-it, të cilët para fillimit të fushatës zgjedhore e kanë “fjalën” se deri në konstituimin e institucioneve të reja, nuk do të veprojnë me arrestime dhe aktakuza.

Po ashtu kësaj heshtjeje të EULEX-it i kanë ndihmuar edhe festat e fundvitit, shkruan Zëri. Kjo për faktin se shumë nga zyrtarët e këtij misioni kanë shkuar në vendlindjet e tyre, prandaj sipas burimeve ndërkombëtare, ky përgjysmim i stafit, në një mënyrë a tjetër ka ndikuar në “mosefikasitetin e këtij misioni”.

Megjithëse, nuk është parë ndonjë arrestim apo ngritje akuze në javët dhe muajt e fundit për ndonjë zyrtarë të Kosovës, zyrtarë të EULEX-it thonë se janë duke e vazhduar punën normalisht.

“Absolutisht nuk ka pasur dhe nuk ka asnjë marrëveshje në mes të EULEX-it dhe institucioneve të Kosovës për t’i pauzuar aktivitetet gjyqësore për shkak të zgjedhjeve. Ne vazhdojmë të punojmë me Policinë e Kosovës, me Doganën e Kosovës dhe me institucionet gjyqësore në Kosovë ashtu si edhe më parë”, ka sqaruar zëdhënësi i EULEX-it, Blerim Krasniqi.

“Është e vërtetë se ka një vakuum të vogël në nivel politik, pas shpërndarjes së Kuvendit dhe dorëheqjes së Qeverisë, sidoqoftë puna në sferën e sundimit të ligjit është duke vazhduar”, ka thënë më tej Krasniqi.

Sido që jetë, ai ka thënë se gjykimet janë duke u kryer, vendimet janë duke u shqiptuar dhe aktakuzat janë duke u ngritur.
Mbrapsht në krye Shko poshtë
Shiko profilin e anëtarit
 

Politika zvarrit arrestimet

Shiko temën e mëparshme Shiko temën pasuese Mbrapsht në krye 
Faqja 1 e 1

Drejtat e ktij Forumit:Ju nuk mund ti përgjigjeni temave të këtij forumi
www.ylliehana.biz :: Ƹ̵̡Ӝ̵̨̄Ʒ..::Lajmet::..Ƹ̵̡Ӝ̵̨̄Ʒ :: Me te Rejat prej Lajmeve-
Kërce tek:  
Copyright © 2009-2011 Powered by Ylliehana Team
Ylliehana.bizFree forum | © phpBB | Forum mbështetës | Kontakto | Report an abuse | www.sosblogs.com
YlliehanaForum