www.ylliehana.biz
Pershendetje vizitor i nderuar.
Me sa duket, ju nuk jeni identifikuar akoma ne faqen tone, ndaj po ju paraqitet ky mesazh per tju kujtuar se ju mund te Identifikohu qe te merrni pjese ne diskutimet dhe temat e shumta te forumit tone.

-Ne qofte se ende nuk keni nje Llogari personale ne forumin ton, mund ta hapni nje te tille duke u Regjistruar
-Regjistrimi eshte falas dhe ju merr koh maksimumi 1 min...
Duke u Regjistruar ju do te perfitoni te drejta te lexoni edhe te shprehni mendimin tuaj.

Gjithsesi ju falenderojme shume, per kohen që fute ne dispozicion për të vizituar saitin tonë.





 
PortaliForumPytësoriRegjistrohuidentifikimi

Share | 
 

 Mungesa e njohjeve pasojë e krizës institucionale

Shiko temën e mëparshme Shiko temën pasuese Shko poshtë 
AutoriMesazh
Medina
Mikë/e i/e Forum-it
Mikë/e i/e Forum-it


Numri i postimeve : 17104
Data regjis. : 12/11/2009
Age : 27
Location : Tek Parajsa Pa Drita

MesazhTitulli: Mungesa e njohjeve pasojë e krizës institucionale    Mon Dec 27, 2010 9:34 pm

Kriza institucionale ka ndikimin kryesor për ngecjen momentale të Kosovës në aspektin e njohjeve nga vendet e tjera.

Kështu ka thënë drejtori i Institutit Kosovar për Kërkime dhe Zhvillimeve të Politikave, Krenar Gashi.

“Mungesa e njohjeve të shtetësisë është pasojë e ngecjes së jetës institucionale në Kosovë. Prej krizës qeveritare që e kemi pasur, kemi mbetur pa ministër të jashtëm dhe pa një përfaqësim intensiv diplomatik. Më pas edhe ato vende që ndoshta e kanë njohjen e Kosovës në agjendë, kanë pritur që të shohin se çka po ndodh në Kosovë gjatë procesit zgjedhor”, ka theksuar Gashi.

Qëkur Kosova e ka shpallur pavarësinë e saj më 17 shkurt të vitit 2008, atë e kanë njohur gjithsej 72 vende. Shteti i fundit që e ka njohur shtetin e Kosovës është Tuvalu, e bërë atë më 18 nëntor, shkruan Koha Ditore.

Drejtori i KIPRED-it, element ndikues tjetër të pauzës së njohjeve e ka lënë raportin e të dërguarit të Këshillit të Evropës, Dick Marty, për pasojat e të cilit ka thënë se akoma më shumë mund të shihen më vonë.

“Pesha që e ka Këshilli i Evropës dhe reputacioni i këtij institucioni, pa dyshim se e ka dëmtuar rëndë imazhin e Kosovës. Ky dëmtim perceptohet më i rëndë te vendet të cilat nuk kanë pasur të qartë sa i përket njohjes së Kosovës, ndërsa u ndihmon shumë në lobim kundër njohjeve armiqve të shtetësisë sonë”, ka arsyetuar ai.

Ndërkohë, Ibrahim Gashi, nga AKR, një parti kjo që vazhdimisht është përplasur me MPJ-në në terrenin e lobimit, ka thënë se kriza politike në vend, por edhe raporti i Dick Marty kanë bërë që numri i njohjeve të Kosovës të mos shtohet.

E zëvendësministrja në largim e Punëve të Jashtme të Kosovës, Vlora Çitaku nuk e ka parë shkaktare të heshtjes së njohjeve punën e krizës institucionale, por atë të raportit të senatorit të Këshillit të Evropës.
Mbrapsht në krye Shko poshtë
Shiko profilin e anëtarit
 

Mungesa e njohjeve pasojë e krizës institucionale

Shiko temën e mëparshme Shiko temën pasuese Mbrapsht në krye 
Faqja 1 e 1

Drejtat e ktij Forumit:Ju nuk mund ti përgjigjeni temave të këtij forumi
www.ylliehana.biz :: Ƹ̵̡Ӝ̵̨̄Ʒ..::Lajmet::..Ƹ̵̡Ӝ̵̨̄Ʒ :: Me te Rejat prej Lajmeve-
Kërce tek:  
Copyright © 2009-2011 Powered by Ylliehana Team
Ylliehana.bizFree forum | © phpBB | Forum mbështetës | Kontakto | Report an abuse | Sosblogs
YlliehanaForum