www.ylliehana.biz
Pershendetje vizitor i nderuar.
Me sa duket, ju nuk jeni identifikuar akoma ne faqen tone, ndaj po ju paraqitet ky mesazh per tju kujtuar se ju mund te Identifikohu qe te merrni pjese ne diskutimet dhe temat e shumta te forumit tone.

-Ne qofte se ende nuk keni nje Llogari personale ne forumin ton, mund ta hapni nje te tille duke u Regjistruar
-Regjistrimi eshte falas dhe ju merr koh maksimumi 1 min...
Duke u Regjistruar ju do te perfitoni te drejta te lexoni edhe te shprehni mendimin tuaj.

Gjithsesi ju falenderojme shume, per kohen që fute ne dispozicion për të vizituar saitin tonë.





 
PortaliForumPytësoriRegjistrohuidentifikimi

Share | 
 

 Rritje e pahetueshme ekonomike

Shiko temën e mëparshme Shiko temën pasuese Shko poshtë 
AutoriMesazh
Medina
Mikë/e i/e Forum-it
Mikë/e i/e Forum-it


Numri i postimeve : 17104
Data regjis. : 12/11/2009
Age : 27
Location : Tek Parajsa Pa Drita

MesazhTitulli: Rritje e pahetueshme ekonomike    Tue Dec 28, 2010 1:03 am



Gjatë këtij viti, ekonomia e Kosovës ka pasur vlera të shtuara, por ato nuk kanë pasur ndonjë reflektim pozitiv në jetën e qytetarëve dhe në standardin e tyre, vlerësojnë njohës të çështjeve të ekonomisë.

Lumir Abdixhiku, ekspert për ekonomi nga Instituti Riinvest, thotë se parametrat e lartë të varfërisë dhe papunësisë në Kosovë, tregojnë se standardi i qytetarëve nuk ka ndryshuar, pavarësisht se në ekonomi janë shënuar disa tregues pozitivë. Kemi pasur një rritje ekonomike rreth 4. 5 për qind - rritje kjo e cila nuk është ‘përkthyer’ në standardin e jetës së kosovarëve.

“Në përgjithësi, ne kemi pasur një rritje ekonomike rreth 4. 5 për qind - rritje kjo e cila nuk është ‘përkthyer’ në standardin e jetës së kosovarëve. Në qoftë se kemi rritje të çmimeve në vazhdimësi, ndërkaq pagat mbesin konstante si në sektorin publik, ashtu edhe në sektorin privat, kjo tregon se qytetarët tanë po bëhen më të varfër”, tha Abdixhiku.

Edhe sociologu Fadil Maloku nga Instituti për Demokraci dhe Relacione Etnike, thotë se rritja e vogël ekonomike nuk ka reflektuar në ekonominë e qytetarëve. Sipas tij shumë indikatorë, tregojnë se gjendja ekonomike është duke u keqësuar, në kuptimin që inflacioni është më i madh.

“Mund të them se studimet e fundit që ka bërë Instituti për Demokraci dhe Relacione Etnike çojnë në atë drejtim që shtresa apo grupimi i qytetarëve, që janë në margjina të zhvillimit dhe emancipimit të gjithëmbarshëm, të jenë në rritje e sipër. Diku rreth 22 apo 23 për qind është shtresa më e kërcënuar dhe kjo është një indikator shumë i rëndësishëm për të treguar se varfëria në Kosovë edhe më tej është duke u rritur”, shprehet Maloku.

Ekspertët thonë se indikacionet sinjalizojnë se gjendja sociale e qytetarëve nuk pritet të përmirësohet së shpejti, ashtu sikurse edhe gjendja ekonomike e përgjithshme, e cila ka ndikim të drejtpërdrejtë në standardin e qytetarëve.
Mbrapsht në krye Shko poshtë
Shiko profilin e anëtarit
 

Rritje e pahetueshme ekonomike

Shiko temën e mëparshme Shiko temën pasuese Mbrapsht në krye 
Faqja 1 e 1

Drejtat e ktij Forumit:Ju nuk mund ti përgjigjeni temave të këtij forumi
www.ylliehana.biz :: Ƹ̵̡Ӝ̵̨̄Ʒ..::Lajmet::..Ƹ̵̡Ӝ̵̨̄Ʒ :: Me te Rejat prej Lajmeve-
Kërce tek:  
Copyright © 2009-2011 Powered by Ylliehana Team
Ylliehana.bizFree forum | © phpBB | Forum mbështetës | Kontakto | Report an abuse | Sosblogs.com
YlliehanaForum