www.ylliehana.biz
Pershendetje vizitor i nderuar.
Me sa duket, ju nuk jeni identifikuar akoma ne faqen tone, ndaj po ju paraqitet ky mesazh per tju kujtuar se ju mund te Identifikohu qe te merrni pjese ne diskutimet dhe temat e shumta te forumit tone.

-Ne qofte se ende nuk keni nje Llogari personale ne forumin ton, mund ta hapni nje te tille duke u Regjistruar
-Regjistrimi eshte falas dhe ju merr koh maksimumi 1 min...
Duke u Regjistruar ju do te perfitoni te drejta te lexoni edhe te shprehni mendimin tuaj.

Gjithsesi ju falenderojme shume, per kohen që fute ne dispozicion për të vizituar saitin tonë.





 
PortaliForumPytësoriRegjistrohuidentifikimi

Share | 
 

 Shpifjet serbe dëshmojnë racizëm dhe zhgënjim

Shiko temën e mëparshme Shiko temën pasuese Shko poshtë 
AutoriMesazh
Medina
Mikë/e i/e Forum-it
Mikë/e i/e Forum-it


Numri i postimeve : 17104
Data regjis. : 12/11/2009
Age : 27
Location : Tek Parajsa Pa Drita

MesazhTitulli: Shpifjet serbe dëshmojnë racizëm dhe zhgënjim    Tue Dec 28, 2010 4:01 am

Kryeministri i Shqipërisë, Sali Berisha, ka hedhur poshtë shkrimet e “Politikës” së Beogradit për pjesëmarrjen në tregtinë me armë, gjatë luftës në Kosovë 1998/1999. “Pretendimet e ‘Politikës’, që është zëdhënëse e ultranacionalizmit serb dhe avokate e gjenocidit serb në Kosovë, nuk janë asgjë tjetër, pos shpifje raciste”, ka thënë kryeministri Berisha për agjencinë e lajmeve AFP.

Gazeta “Politika” e Beogradit ka shkruar të hënën se “Berisha ka qenë një nga tregtarët kryesorë me armë në kohën e luftës në Kosovë, ndërsa shtëpia e tij në Tropojë ka qenë qendër për blerjen e armatimit”. Siç pohon kjo gazetë, emri i Berishës përmendet nga katër dëshmitarë në dokumentet e Prokurorisë serbe për Krime të Luftës.

Berisha, raportet e “Politikës” i ka lidhur me “histerinë anti-shqiptare të udhëhequr nga Dick Marty”, të cilin e ka quajtur “një racist, që pa asnjë provë, është duke u përpjekur të hedhë baltë në luftën e shqiptarëve të Kosovës”.

“Forma, në të cilën janë bërë akuzat, vetëm mund të më nderojë”, ka thënë kryeministri i Shqipërisë, për të shtuar se “shpifjet që “Politika” e Beogradit dhe Dick Marty janë duke propaganduar sërish … dëshmojnë racizmin, verbërinë e tyre dhe zhgënjimin e madh të tyre me çlirimin e një populli”.

Në intervistën për AFP-në, të cituar nga REL, kryeministri Berisha ka vënë në pah se “Shqipëria do të jetë e hapur për çfarëdo hetimi që ndërlidhet me luftën në Kosovë dhe rastet tjera nga ana e EULEX-it dhe Gjykatës Ndërkombëtare të Hagës”.
Mbrapsht në krye Shko poshtë
Shiko profilin e anëtarit
 

Shpifjet serbe dëshmojnë racizëm dhe zhgënjim

Shiko temën e mëparshme Shiko temën pasuese Mbrapsht në krye 
Faqja 1 e 1

Drejtat e ktij Forumit:Ju nuk mund ti përgjigjeni temave të këtij forumi
www.ylliehana.biz :: Ƹ̵̡Ӝ̵̨̄Ʒ..::Lajmet::..Ƹ̵̡Ӝ̵̨̄Ʒ :: Me te Rejat prej Lajmeve-
Kërce tek:  
Copyright © 2009-2011 Powered by Ylliehana Team
Ylliehana.bizForumotion.com | © phpBB | Forum mbështetës | Kontakto | Report an abuse | Have a free blog with Sosblogs
YlliehanaForum