www.ylliehana.biz
Pershendetje vizitor i nderuar.
Me sa duket, ju nuk jeni identifikuar akoma ne faqen tone, ndaj po ju paraqitet ky mesazh per tju kujtuar se ju mund te Identifikohu qe te merrni pjese ne diskutimet dhe temat e shumta te forumit tone.

-Ne qofte se ende nuk keni nje Llogari personale ne forumin ton, mund ta hapni nje te tille duke u Regjistruar
-Regjistrimi eshte falas dhe ju merr koh maksimumi 1 min...
Duke u Regjistruar ju do te perfitoni te drejta te lexoni edhe te shprehni mendimin tuaj.

Gjithsesi ju falenderojme shume, per kohen që fute ne dispozicion për të vizituar saitin tonë.





 
PortaliForumPytësoriRegjistrohuidentifikimi

Share | 
 

 Kosovarët, më optimistët në rajon

Shiko temën e mëparshme Shiko temën pasuese Shko poshtë 
AutoriMesazh
Medina
Mikë/e i/e Forum-it
Mikë/e i/e Forum-it


Numri i postimeve : 17104
Data regjis. : 12/11/2009
Age : 27
Location : Tek Parajsa Pa Drita

MesazhTitulli: Kosovarët, më optimistët në rajon    Tue Dec 28, 2010 4:02 am

Mbi 55 për qind e qytetarëve të Kosovës presin që viti 2011 do të jetë më i mirë se viti 2010, bëjnë të ditur rezultatet e hulumtimit “Barometri global” të realizuar nga Gallup International. Sipas këtij hulumtimi, qytetarët e Kosovës janë më optimistët në rajon, ndërsa qytetarët e Serbisë janë deklaruar si më pesimistët në rajon.

Vetëm 11 për qind e serbëve kanë shprehur vlerësime optimiste, duke rezultuar si populli më pesimist në rajon, njofton agjencia e lajmeve INA. Anketa e prezantuar thekson se më pak optimistë janë edhe qytetarët e Bosnjë-Hercegovinës, Bullgarisë dhe vendet tjera evropiane.

Hulumtimi nga Gallup International është realizuar në 53 shtete ku jeton 76 për qind e popullsisë botërore. Sipas rezultateve të anketës së përgjithshme, 42 për qind e qytetarëve në botë janë optimistë se viti 2011 do të jetë më i mirë se ai i vitit 2010, ndërsa 19 për qind janë pesimistë.

Qytetarët më optimistë janë nga Suedia, Finlanda, Danimarka dhe Zvicra, ku qytetarët e këtyre vendeve theksojnë se janë më të kënaqurit në botë, nuk i mungojnë paratë dhe shpresojnë në ditë më të mira gjatë 2011.
Mbrapsht në krye Shko poshtë
Shiko profilin e anëtarit
 

Kosovarët, më optimistët në rajon

Shiko temën e mëparshme Shiko temën pasuese Mbrapsht në krye 
Faqja 1 e 1

Drejtat e ktij Forumit:Ju nuk mund ti përgjigjeni temave të këtij forumi
www.ylliehana.biz :: Ƹ̵̡Ӝ̵̨̄Ʒ..::Lajmet::..Ƹ̵̡Ӝ̵̨̄Ʒ :: Me te Rejat prej Lajmeve-
Kërce tek:  
Copyright © 2009-2011 Powered by Ylliehana Team
Ylliehana.bizFree forum | © phpBB | Forum mbështetës | Kontakto | Report an abuse | Sosblogs.com
YlliehanaForum