www.ylliehana.biz
Pershendetje vizitor i nderuar.
Me sa duket, ju nuk jeni identifikuar akoma ne faqen tone, ndaj po ju paraqitet ky mesazh per tju kujtuar se ju mund te Identifikohu qe te merrni pjese ne diskutimet dhe temat e shumta te forumit tone.

-Ne qofte se ende nuk keni nje Llogari personale ne forumin ton, mund ta hapni nje te tille duke u Regjistruar
-Regjistrimi eshte falas dhe ju merr koh maksimumi 1 min...
Duke u Regjistruar ju do te perfitoni te drejta te lexoni edhe te shprehni mendimin tuaj.

Gjithsesi ju falenderojme shume, per kohen që fute ne dispozicion për të vizituar saitin tonë.





 
PortaliForumPytësoriRegjistrohuidentifikimi

Share | 
 

 Ardhja e Dacicit “fik” kamerat në Jarinë

Shiko temën e mëparshme Shiko temën pasuese Shko poshtë 
AutoriMesazh
Medina
Mikë/e i/e Forum-it
Mikë/e i/e Forum-it


Numri i postimeve : 17104
Data regjis. : 12/11/2009
Age : 27
Location : Tek Parajsa Pa Drita

MesazhTitulli: Ardhja e Dacicit “fik” kamerat në Jarinë    Tue Dec 28, 2010 4:04 am

Policët e MUP-it të Serbisë, bashkë me policët serbë të Policisë së Kosovës kanë patrulluar në rrugën nacionale nga pika kufitare në Jarinë, deri në jug të Mitrovicës.

Ky urdhër ka ardhur nga MPB-ja e Serbisë, e cila është frikësuar se eskortat që do të udhëtonin të dielën për në Prizren, ku ishte edhe zëvendëskryeministri dhe njëkohësisht ministër i Brendshëm i Serbisë, Ivica Dacic, në shugurimin e peshkopit Teodosije, mund të sulmoheshin, njoftojnë burime të Kohës Ditore.

Burimi më tej ka specifikuar se frika e MUP-it të Serbisë për ndonjë sulm në eskorta vjen pas vrasjes së udhëheqësit të boshnjakëve të Leposaviqit, Shefko Salkovic, më 8 dhjetor, në një pritë në fshatin Jarinë të Leposaviqit.

Nëpër kuluare dhe në fshatra boshnjake flitet haptazi se Salkovic është vrarë me urdhër të MUP-it të Serbisë.

Nga ana tjetër, Policia e Kosovës ka bërë të ditur se në kuadër të Drejtorisë së Përgjithshme është bërë plani për ruajtjen e rendit dhe qetësisë për ardhjen dhe shkuarjen e pjesëmarrësve, plani operativ është zhvilluar për secilin regjion veç e veç, që nënkupton regjionin e veriut.

“Sipas planeve tona, policët shqiptarë e serbë kanë bërë sigurinë e pjesëve të parapara në plan, ne nuk kemi informacione që në territorin e Kosovës të ketë pasur policë të Serbisë”, ka thënë zëdhënësi i policisë Baki Kelani. Ai ka shtuar se përpos planit operativ, ka pasur edhe patrullime të herëpashershme, mirëpo nuk kanë hasur në policë nga Serbia.

Po në këtë ditë, doganierët e Kosovës nuk kanë mundur të shohin asgjë nga kamerat e vendosura në pikën kufitare në Jarinë, të cilat nuk kanë funksionuar që nga mëngjesi.
Mbrapsht në krye Shko poshtë
Shiko profilin e anëtarit
 

Ardhja e Dacicit “fik” kamerat në Jarinë

Shiko temën e mëparshme Shiko temën pasuese Mbrapsht në krye 
Faqja 1 e 1

Drejtat e ktij Forumit:Ju nuk mund ti përgjigjeni temave të këtij forumi
www.ylliehana.biz :: Ƹ̵̡Ӝ̵̨̄Ʒ..::Lajmet::..Ƹ̵̡Ӝ̵̨̄Ʒ :: Me te Rejat prej Lajmeve-
Kërce tek:  
Copyright © 2009-2011 Powered by Ylliehana Team
Ylliehana.bizFree forum | Computers and Internet | Forums directory | © phpBB | Forum mbështetës | Kontakto | Report an abuse | Create a blog
YlliehanaForum