www.ylliehana.biz
Pershendetje vizitor i nderuar.
Me sa duket, ju nuk jeni identifikuar akoma ne faqen tone, ndaj po ju paraqitet ky mesazh per tju kujtuar se ju mund te Identifikohu qe te merrni pjese ne diskutimet dhe temat e shumta te forumit tone.

-Ne qofte se ende nuk keni nje Llogari personale ne forumin ton, mund ta hapni nje te tille duke u Regjistruar
-Regjistrimi eshte falas dhe ju merr koh maksimumi 1 min...
Duke u Regjistruar ju do te perfitoni te drejta te lexoni edhe te shprehni mendimin tuaj.

Gjithsesi ju falenderojme shume, per kohen që fute ne dispozicion për të vizituar saitin tonë.





 
PortaliForumPytësoriRegjistrohuidentifikimi

Share | 
 

 Si dhe pse të përcillet temperatura e procesorit

Shiko temën e mëparshme Shiko temën pasuese Shko poshtë 
AutoriMesazh
Edoni
Mikë/e i/e Forum-it
Mikë/e i/e Forum-it
avatar

Numri i postimeve : 9966
Data regjis. : 24/12/2009
Age : 29
Location : Ku bon knusi Vo :P

MesazhTitulli: Si dhe pse të përcillet temperatura e procesorit   Tue Dec 28, 2010 4:36 am




Procesorët qendror të kompjuterëve tonë tashmë disa vite kanë nevojë për ftohje shtesë. Ftohja në disa kushte mund të dështojë, prandaj është e rëndësishme që të përcillet se çfarë po ndodh me procesorin.
Sistemet e ftohjes me ajër nënkuptojnë pjesët të cilat rrotullhen, respektivisht ventilatorët. Pjesët lëvizëse janë më të prira ndaj prishjeve për dallim nga ato statike, prandaj komponent kritik i sistemit të ftohjes është pikërisht ventilatori. Mundësinë e prishjes e rrit edhe pluhuri, e atë e tërheq pikërisht funksionimi i sistemit të ftohjes. Prishja e sistemit të ftohjes mund të sjellë deri tek vështirësitë në funksionimin apo deri tek djegia e tërësishme e procesorit.
Prandaj është shumë me rëndësi të monitorohet gjendja e sistemit të ftohjes. Kjo nënkupton inspektimin vizual të ventilatorit, me fjalë tjera të kontrollohet nëse rrotullohet apo jo, por edhe matjen e temperaturës së procesorit.
Nëse fillon të ndodh diçka e paparashikuar, temperatura do të ngrihet dhe kështu do t’i jep përdoruesit të kuptojë se diçka nuk është në rregull dhe t’i jep kohë të mjaftueshme për ta fikur kompjuterin, para se të ndodhin prishje serioze. Në raste të paparashikuara mund të kategorizohen mbyllja e sistemit të ftohjes me pluhur, prishje në ventilator apo lëvizje e vet ventilatorit për shkak të dridhjeve të tërë kompjuterit.
Procesorët modern në vete kanë sensor për matjen e temperaturës, prandaj mjafton të gjendet programi i cili do t’i lexojë të dhënat nga ai sensor. Program i tillë është Core Temp, dhe ai mund të shkarkohet nga faqja e publikuar në fund të këtij teksti. Në faqen e njëjtë gjendet edhe lista e procesorëve nga të cilët ky program mund të lexoj të dhënat, por kryesisht bëhet fjalë për procesorët të cilët janë paraqitur gjatë disa viteve të fundit.
Core Temp ofron edhe të dhëna të detajuara për vet procesorin përveç temperaturës së secilës bërthamë në vete (nëse bëhet fjalë për procesor me më shumë bërthama). Përveç temperaturës, është e përcaktuar edhe vlera maksimale të cilën nuk do të duhej të kalojë procesori, sepse në të kundërtën do të mund të vinte deri tek prishja. Programi mund të minimizohet, ku vetëm do të paraqes temperaturën. Pos sistemeve të mëhershme operative, Core Temp mund të punojë edhe në Windows Vista e Windows 7.
Mbrapsht në krye Shko poshtë
Shiko profilin e anëtarit
 

Si dhe pse të përcillet temperatura e procesorit

Shiko temën e mëparshme Shiko temën pasuese Mbrapsht në krye 
Faqja 1 e 1

Drejtat e ktij Forumit:Ju nuk mund ti përgjigjeni temave të këtij forumi
www.ylliehana.biz :: Ƹ̵̡Ӝ̵̨̄Ʒ..::Shkenca Natyrore / Shoqerore::..Ƹ̵̡Ӝ̵̨̄Ʒ :: Teknologji-
Kërce tek:  
Copyright © 2009-2011 Powered by Ylliehana Team
Ylliehana.bizFree forum | © phpBB | Forum mbështetës | Kontakto | Report an abuse | Sosblogs.com
YlliehanaForum