www.ylliehana.biz
Pershendetje vizitor i nderuar.
Me sa duket, ju nuk jeni identifikuar akoma ne faqen tone, ndaj po ju paraqitet ky mesazh per tju kujtuar se ju mund te Identifikohu qe te merrni pjese ne diskutimet dhe temat e shumta te forumit tone.

-Ne qofte se ende nuk keni nje Llogari personale ne forumin ton, mund ta hapni nje te tille duke u Regjistruar
-Regjistrimi eshte falas dhe ju merr koh maksimumi 1 min...
Duke u Regjistruar ju do te perfitoni te drejta te lexoni edhe te shprehni mendimin tuaj.

Gjithsesi ju falenderojme shume, per kohen që fute ne dispozicion për të vizituar saitin tonë.





 
PortaliForumPytësoriRegjistrohuidentifikimi

Share | 
 

 <Eja Edhe Nje Her>

Shiko temën e mëparshme Shiko temën pasuese Shko poshtë 
Shko tek faqja : Previous  1, 2, 3, 4, 5, 6, 7  Next
AutoriMesazh
Medina
Mikë/e i/e Forum-it
Mikë/e i/e Forum-it


Numri i postimeve : 17104
Data regjis. : 12/11/2009
Age : 27
Location : Tek Parajsa Pa Drita

MesazhTitulli: <Eja Edhe Nje Her>   Thu Dec 30, 2010 11:27 pm

First topic message reminder :

Eja
Eja dhe pastaj ik prapë e më ler ta shijoj dhimbjen e ndarjes
E ëmbël është vuajtja që shkaktohet nga mungesa jote
Sepse mungesa jote gjithmonë ma kujton praninë tënde
Eja edhe një herë dhe më godit mu në zemër
Që të bindem se ende kam fuqi të përballem me dhimbjet!

Kur unë të jem dënuar nga harresa
Eja dhe më bëj të vuaj edhe një herë
Eja se dua ta kem plagën e freskët
Që edhe kujtimet për ty të jenë të freskëta
Eja edhe një herë dhe më ç‘mëso
Se më kanë mësuar aq shumë sa desh m’u zbraz zemra nga ndjenjat
Eja të bashkohemi edhe një herë që ta kuptoj sa të fortë më ka bërë ndarja!

Kur unë të jem harruar pothuajse nga krejt bota
Eja ti me vesën e të gjitha mëngjeseve të jetës
Dhe m’i kujto lulet që u thanë pa ua ndier aromën
M’i kujto gjynahet e mia që kanë arritur majat e maleve
Kështu s’do ta harroj se nuk ka mal pa majë
Dhe do ta kujtoj sot e përmot që edhe pse majat e maleve janë më afër diellit
Prapë se prapë ato jetojnë me borën.

Kur shpirti im të jetë nisur drejt Qiellit
Eja ti me lotët e krejt syve të të dashuruarve të Tokës dhe laje trupin tim
Që ta ndjej edhe një herë se në botë lashë njerëz më të dashuruar se vetja
Që shpirti im t’i thotë gjithë botës se nuk ka ndarje që s’na e kujton takimin,
Nuk ka pendim që s’na e kujton gabimin,
Nuk ka ikje që s’na e kujton kthimin.

Nëse s’jam i denjë të vish derisa unë të jem këtu
Ti eja kur të kem shkuar unë atje
Dhe thuaja gjithë botës Të Vërtetën për të cilën u lavdërova e u shava
Thuaju që unë edhe pse u largova, nuk u ndava
Edhe pse nuk derdha lotë, prapë qava
Se që kur u ndanë Ademi e Hava
Edhe rrugët e njerëzve u ndanë në dy:
E para: “Kam nevojë për ty se të dua”,
E dyta: “Të dua se kam nevojë për ty”.
Mbrapsht në krye Shko poshtë
Shiko profilin e anëtarit

AutoriMesazh
Medina
Mikë/e i/e Forum-it
Mikë/e i/e Forum-it


Numri i postimeve : 17104
Data regjis. : 12/11/2009
Age : 27
Location : Tek Parajsa Pa Drita

MesazhTitulli: Re: <Eja Edhe Nje Her>   Sun May 01, 2011 7:10 am

I perlotur i fyer me zemren e copetuar
dashuri e paster sonte per ty vuaj
krenari e shqyer shpirt i sakatuar
loti sdo pushoje me dite me muaj


lotet qe un derdhi ty ne shpirt ste prekun
vaji i shpirtit tim per ty eshte nje loje
lulet mbi zemren time te fyer te vdekun
shpirti im i vogel me vrau me thermoj


hapu varri im i ndjenjave te mia
digju shpirti im nga flaket e dashurise
ajo kurr sme ka dashte po me vret vetmia
jeta ime e shuar nga hiri i padrejtesise

shkretetire pafund pa ty me duket jeta
qofsh e lumtur shpirt mbi vajin e shpirtit tim
plage e zemres time duke qare une mbeta
vdekja mu afrua jeta ska kuptim
Mbrapsht në krye Shko poshtë
Shiko profilin e anëtarit
Medina
Mikë/e i/e Forum-it
Mikë/e i/e Forum-it


Numri i postimeve : 17104
Data regjis. : 12/11/2009
Age : 27
Location : Tek Parajsa Pa Drita

MesazhTitulli: Re: <Eja Edhe Nje Her>   Sun May 01, 2011 7:11 am

TE T`HARROJ

Deshta te t`harroj por nuk mundem dot
nga larg kur te shoh syt me mbushen lot
Deshta te t`harroj por e kam veshtir
nuk po mundem dot emrin pa ta thirr
Deshta te t`harroj e per ty mos t mendoj
zeri ty i embel te mos me mungoj
deshta nga mendja ime pergjithmon me t`fshi
por s mundem dot pa i pa ata sy
Deshta nga jeta t largoj por u mundova kot
si t largoj nga jeta kur nga zemra s mundem dot
Mbrapsht në krye Shko poshtë
Shiko profilin e anëtarit
Medina
Mikë/e i/e Forum-it
Mikë/e i/e Forum-it


Numri i postimeve : 17104
Data regjis. : 12/11/2009
Age : 27
Location : Tek Parajsa Pa Drita

MesazhTitulli: Re: <Eja Edhe Nje Her>   Sun May 01, 2011 7:11 am

T-të dua, të dua deri sa të vdes,
E-ëndërroj një jetë me ty e pres.

D-dashuri e madhe e pashuar,
A-ardhmëri e gjatë e papërshkruar,
SH-shumë kujtime dhe lumturi,
U-udhë e gjat porsi ruti,
R-rashë n’mendime t’thella shumë,
O-o zot ndihmom t’gjej strehi,
J-jetën shikoj terr n’sy t’mi,
E-ëndërroj t’më hapen përsëri.

M-mallkuar qoftë dita që t’dashurova,
A-ardhmërin time mori e kaluara,
RR-rrugët me humbën sy hapur,
E-është një jet dhe duhet jetuar,
Z-zemrën askujt për t’mos ja lënduar,
I-i madhi ZOT do t’gjykoj rend,
SH-shuaj avanturat tua t’gjata,
T-të fillosh jetë të mbar nga e para.
Mbrapsht në krye Shko poshtë
Shiko profilin e anëtarit
Medina
Mikë/e i/e Forum-it
Mikë/e i/e Forum-it


Numri i postimeve : 17104
Data regjis. : 12/11/2009
Age : 27
Location : Tek Parajsa Pa Drita

MesazhTitulli: Re: <Eja Edhe Nje Her>   Sun May 01, 2011 7:11 am

Hena dhe yjet jane deshmitare
per dy te rinj qe tani jane ndare
vajza vajtonte me lot ne sy
djali kishte harruar castet qe kaluan te dy
ne heshtje u ndane ata pergjithmone
ne doni ta dini, vajza me s'jeton
shpirti i saj preferoi te prehej ne qetesi
sesa ne kete jete te gjate te rrinte pa syte e tij
ne varrimin e saj qene shkruar disa fjlae:
"kjo vajze vdiq nga vetmia,
kete vajze e vrau dashuria
dhe para se te vdiste nje thenie la:
"SA TE JETE DASHURIA, QETESI NUK KA!"
Mbrapsht në krye Shko poshtë
Shiko profilin e anëtarit
Medina
Mikë/e i/e Forum-it
Mikë/e i/e Forum-it


Numri i postimeve : 17104
Data regjis. : 12/11/2009
Age : 27
Location : Tek Parajsa Pa Drita

MesazhTitulli: Re: <Eja Edhe Nje Her>   Sun May 01, 2011 7:12 am

PSE.....
Pse te dua aq shum e nuk mund te harroj.
Pse te mendoj per ty kur ti mua as qe me kujton.
Pse te vuaj per ty kur ti se meriton.
Pse te vdes per ty kur ti pastaj jeton.
Pse te humbi krenarin time per ty qe s’me don.
Pse te qaj per ty e te lendoj veten kur ti ndoshta tash je me tjetren.
Te lutem tregom pse ti keshtu po ma shkatrrom jeten.
Pse s’me do ashtu siq te dua un, pse se pranon realitetin se askush sdo te doj siq te deshta un.
Pse o Zot e dua kaq shum?
Mbrapsht në krye Shko poshtë
Shiko profilin e anëtarit
Medina
Mikë/e i/e Forum-it
Mikë/e i/e Forum-it


Numri i postimeve : 17104
Data regjis. : 12/11/2009
Age : 27
Location : Tek Parajsa Pa Drita

MesazhTitulli: Re: <Eja Edhe Nje Her>   Sun May 01, 2011 7:12 am

.syte e tu... jane aq te bukur,
Jane aq te thelle, aq te fshehur e aq te shkelqyer
Ne brendine e tyre ndjeh ngrohtesi,
Ne pranine e tyre jam me e lumtura ne bote,
Shkelqej edhe une me ta.

Sikur te mund ta degjoja zerin tend aq shpesh sa dua
Fuqia e tij eshte aq magjepse saqe percjell cdo gje qe me mungon nga ti
Ma lehteson shpirtin, rrahjen e zemres ma ndryshon
Perse me merr mall kaq shume per zerin tend, per gjithcka tenden?
Je larg, shume larg, aq larg saqe s'mund te te puth ne kete moment
Ne kete moment kur me duhesh aq shume...
Ndonjehere behem si e marre, ndonjehere qaj,
Ndonjehere zemerohem me ty...
Por cdohere me mungon aq shume.
Ah sikur te mundja te te tregoj sa shume me ka marre malli,
Ah sikur te me besoje..
Mbrapsht në krye Shko poshtë
Shiko profilin e anëtarit
Medina
Mikë/e i/e Forum-it
Mikë/e i/e Forum-it


Numri i postimeve : 17104
Data regjis. : 12/11/2009
Age : 27
Location : Tek Parajsa Pa Drita

MesazhTitulli: Re: <Eja Edhe Nje Her>   Sun May 01, 2011 7:12 am

syt e tu te gjelbert
ftokt e tua te zeza
urime te qoft.........
martesa

a e din sa te du
prej asaj dite qe
qe je martu mua
me harrove

por ti u martove
dashurin time
ti thjesht e shkaterrove

une kur te vdes ti mos
me loto vetem dy :grusht: dhe
mbi varrin tim lesho

mbi varrin tim tash
vendoset guri
ndersa ne dasmen
tende vendoset
flamuri

te gjith me shikojn
mua se si mbulon
gjaku te gjith te shikojn
ty se si te rrin duvaku

ne syt e familjes time
lotet skan me u shterr
se ma per mua kurr
sdo te ket pranver.....

kur te thon se kam nderruar jet
mos u mudo per te me gjet gjeje
nje arsyje dhe ngushelloje veten
prej sot pa mue e kalofsh jeten
ska me dhurata ska me lule
se ne zemren time thiken e
ngule.

Kur të më shikosh të vdekur
Mos qaj bëje zemrën hekur
Kur të më lëshosh në varr
Kujtoje takimin tonë të parë.
Kur t´më mbulosh me dhe
Mendo sa u deshtëm ne
Edhe kur të më lësh në varr të vetmuar
Nuk besoj se ke me më harruar
Mbrapsht në krye Shko poshtë
Shiko profilin e anëtarit
Medina
Mikë/e i/e Forum-it
Mikë/e i/e Forum-it


Numri i postimeve : 17104
Data regjis. : 12/11/2009
Age : 27
Location : Tek Parajsa Pa Drita

MesazhTitulli: Re: <Eja Edhe Nje Her>   Sun May 01, 2011 7:13 am

FUNDI I DASHURISE

Sa e tmerrshme qe eshte kur nje njeri
qe e do me zemer, di ta marr shpirtin
per se gjalli

eshte shume e qudtishme se si
njerzit ndryshojn

tash me gjithqka ka mbaruar
te lutem mos me merr ta pa shpirt
te kam dashur me zemer dhe ende te dua
por jeta na ndau ne dy rruge te gjata
ajo dashuri qe ka qene dikur tash me nuk eshte
sepse ti je ajo qe e hodhe nje plumb mbi dashurin ton
mos qaj tash me... ti je viktime e dashuris son

Mbrapsht në krye Shko poshtë
Shiko profilin e anëtarit
Medina
Mikë/e i/e Forum-it
Mikë/e i/e Forum-it


Numri i postimeve : 17104
Data regjis. : 12/11/2009
Age : 27
Location : Tek Parajsa Pa Drita

MesazhTitulli: Re: <Eja Edhe Nje Her>   Sun May 01, 2011 7:13 am

EDHE NË VDEKSHA

Deri kur
Të të pres
I them vetvetes
Apo i bëj iluzion vetes
Ta kisha ditur
Se kështu do të vie fundi
Edhe duke vdekur do të kujtoj
Emrin tënd duke pëshpëritur
Edhe pse s'më don
Unë të dashuroj
Edhe në vdeksha
Nuk do të harroj
Mbrapsht në krye Shko poshtë
Shiko profilin e anëtarit
Medina
Mikë/e i/e Forum-it
Mikë/e i/e Forum-it


Numri i postimeve : 17104
Data regjis. : 12/11/2009
Age : 27
Location : Tek Parajsa Pa Drita

MesazhTitulli: Re: <Eja Edhe Nje Her>   Sun May 01, 2011 7:13 am

SI MUNDE

S'kam besuar se më ik si era
S'kam menduar të jetoj pa ty
S'besoj es erdhi pranvera
Derisa s'pushojnë të lotojnë këta sy
Në çdo hap në çdo vend dhe
Në gjum më bie ndërmend
Kur flej
Më duket të kam pranë
Kur qeshi më duket më shikon
Kur qaj më duket më pajton
Eja pranë meje
Mbrapsht në krye Shko poshtë
Shiko profilin e anëtarit
Medina
Mikë/e i/e Forum-it
Mikë/e i/e Forum-it


Numri i postimeve : 17104
Data regjis. : 12/11/2009
Age : 27
Location : Tek Parajsa Pa Drita

MesazhTitulli: Re: <Eja Edhe Nje Her>   Sun May 01, 2011 7:13 am

Ngadale lundron ne det
dhe ngritet e fluturon ne qiell
me dy sy qe shkelqejne atje lart
buzeqeshja flet.
Nata kalon...
Buzeqeshja mbledhe krahet
dhe kthehet ne qerdhen e vet...
Serish heshta mbreteron...
dhe syte e vegjel hapen me nxitim
Tani dielli i posalindur ndriqon
" Te kam enderruar,"
nje ze tingellon
dhe...
serish heshtja mbreteron
Mbrapsht në krye Shko poshtë
Shiko profilin e anëtarit
Medina
Mikë/e i/e Forum-it
Mikë/e i/e Forum-it


Numri i postimeve : 17104
Data regjis. : 12/11/2009
Age : 27
Location : Tek Parajsa Pa Drita

MesazhTitulli: Re: <Eja Edhe Nje Her>   Sun May 01, 2011 7:13 am

Po shkoj me the
dhe dy pika loti t'nrine ne sy!
Po shkoj me the
atje ku malli do t'me trete per ty!

Do shkosh te thash
po un çfare te t'jap si kujtim?
Para se t'nisesh
trete n'zemer mallin tim!

Sa here qe shuhet 1 yll ne qiell
2 pika loti m'ndrijn ne sy!
Ne shpirtin tim nuk ka me diell
por ka veç mall, veç mall per Ty
Mbrapsht në krye Shko poshtë
Shiko profilin e anëtarit
Medina
Mikë/e i/e Forum-it
Mikë/e i/e Forum-it


Numri i postimeve : 17104
Data regjis. : 12/11/2009
Age : 27
Location : Tek Parajsa Pa Drita

MesazhTitulli: Re: <Eja Edhe Nje Her>   Sun May 01, 2011 7:14 am

Gjysma ime e ëmbël!

Do të kalojnë vitet dhe, buzët
S’do të kenë më aromë të pranvertë
Lëkura tënde e butë
S’do ti ngjaj më livadhit të blertë

Do të kalojnë vitet dhe, sytë
S’do të kenë më shkëlqimin e yjeve
Flokëve të tu të mëndafshtë
S’do të bredh më flladi i pyjeve

Do të kalojnë vitet dhe, puthjet
Si dielli në mbrëmje do zbehen
Përqafimet me krah të ylbertë
Në mjegulla vjeshte do kthehen

Do të kalojnë vitet e dashur
Si stinët që bredhin në park
Ndaj, po të hedh nëpër këngë
Që koha të mos mund të të plak

Do të vij një ditë e dashur
Mbi sup do t’na ulet një ëngjëll
Gjithsesi, ti do të mbetesh
Ajo gjysma ime e ëmbël !
Mbrapsht në krye Shko poshtë
Shiko profilin e anëtarit
Medina
Mikë/e i/e Forum-it
Mikë/e i/e Forum-it


Numri i postimeve : 17104
Data regjis. : 12/11/2009
Age : 27
Location : Tek Parajsa Pa Drita

MesazhTitulli: Re: <Eja Edhe Nje Her>   Sun May 01, 2011 7:14 am

BOTE E PAKUPTIMTE..

Neteve flen te dashuruarit
Lehtaz gjumi i merr,
SHkujdesur nga rutine e dites,
Verberia ia ben gjithca terr..

Neteve flen te dashuruarit
Nuk s"gjat minuti qe gjumi ti zere,
Puthje shijojne, gjithca qe duan,
Verberi qe i ka pushtuar te tere.

Neteve flen te dashuruarit,
Skllaverome te lutem dhe mua,
GJumi lehtas te me marre,
Te endem aty ku dua.

Neteve, por vetem neteve,
Se ditet te renda jan plumb,
Te renda, por boshe brenda,
Kuptimin s"ua gjeta kund.
Mbrapsht në krye Shko poshtë
Shiko profilin e anëtarit
Medina
Mikë/e i/e Forum-it
Mikë/e i/e Forum-it


Numri i postimeve : 17104
Data regjis. : 12/11/2009
Age : 27
Location : Tek Parajsa Pa Drita

MesazhTitulli: Re: <Eja Edhe Nje Her>   Sun May 01, 2011 7:15 am

E dua syrin tende
te me shikoj vetëm mua
E dua zemren tende
te rrahi vetëm për mua
E dua trupin tende
te bjere vetëm mbi mua
I dua buzet e tua
te me puthin vetëm mua
I dua fjalet e tua
te me flasin vetëm mua
I dua te gjitha pjeset
e trupit tende te me
perkasin vetëm mua
Por mbi te gjitha keto
vetëm " TY TE DUA "
Mbrapsht në krye Shko poshtë
Shiko profilin e anëtarit
Medina
Mikë/e i/e Forum-it
Mikë/e i/e Forum-it


Numri i postimeve : 17104
Data regjis. : 12/11/2009
Age : 27
Location : Tek Parajsa Pa Drita

MesazhTitulli: Re: <Eja Edhe Nje Her>   Sun May 01, 2011 7:15 am

Nga cila fjal ke frik me shum ?
TE DUA apo TE URREJ ?
Cilit veprim i frikesohesh ?
Nga cila ane ke droj ?
Cilen do qe te them ?
Pasi per mua e njejta gje ndodhne te dy rastet
Ne te njejten koh te dua dhe te urrej
Malli per ty shpirtin ma kaplon
E urrejtja per ty syt mu verbon
O zot si mundet te mbaj nje shpirt kaq shum ndjenjave
E si mund te bej ball kaq shum mundimeve
Pse kaq shum t`dashuroj
Kur parajsen n`ferr ma shnderrove
E si mund te urrej
Kur dashurin e pasjonin ma mesove
Mbrapsht në krye Shko poshtë
Shiko profilin e anëtarit
Medina
Mikë/e i/e Forum-it
Mikë/e i/e Forum-it


Numri i postimeve : 17104
Data regjis. : 12/11/2009
Age : 27
Location : Tek Parajsa Pa Drita

MesazhTitulli: Re: <Eja Edhe Nje Her>   Sun May 01, 2011 7:15 am

O zot me ndihmo
Nga mendja ma largo
Mos valle gabova
që si e marre e dashurova
Mi largo te gjitha kujtimet
Puthjet dhe ledhatimet
Mos e lejo t’me bej me te vuaj
Mos e lejo që me mua me te luaj
Ma thaj lotin që mbi sy me pikon
Sheroma shpirtin që cdo dite me shume e me shume renkon
Jo nuk dua te kaloj nete te tera pa gjume
Ai se kupton, por une e dua, e dua shume
Por me mirë te jetoj një jetë ne vetmi
Se sa ta shkatrroj jeten time për një dashuri
As emrin nuk dua me t’ja degjoj
vetëm dua që pergjithmone ta harroj
Ma shuaj mallin që kam për te
Nuk dua fytyren t’ja shoh me
O zot, me fal dhe ti ca heshtje dhe qetesi
Beme që ta ndjej lumturine perseri
Ose me mirë merrma dhe jeten time
Kur ai s’do te jetë pjese e jetës sime
Jeten s’kam ce dua me
Kur s’mund ta jetoj me me te
Dhe një mesazh i fundit për te nga mua
Te desha shume dhe ende te dua.
Mbrapsht në krye Shko poshtë
Shiko profilin e anëtarit
Medina
Mikë/e i/e Forum-it
Mikë/e i/e Forum-it


Numri i postimeve : 17104
Data regjis. : 12/11/2009
Age : 27
Location : Tek Parajsa Pa Drita

MesazhTitulli: Re: <Eja Edhe Nje Her>   Sun May 01, 2011 7:15 am

ulur mbytem ne mendime
Plot pyetje që rrjedhin ne mendjen time
Si lum pa mbarim
Pyetje që duken pa kuptim

Pyes lotin pse gjumin ma prish
Ai me thot pyet zemren që ta dish
Pyes zemren pse me rreh kaq fort
“Se pa ate që do ti nuk jeton dot”

Pyes shpirtin tim
Pse valle vetëm renkon
“Po si mund te ndjesh gezim
Kur ty ai cdo dite te mungon”

Pastaj neper erresire
Pyes syte e mi
Pse nuk kane me ngjyre
Pse shohin vetëm bardh e zi
Ata te trishtuar kthejne koken te dy
“Sepse ai që na fali ngjyren u largua nga ty”

Pyes buzet e bera llum
Po ju ku e keni embelsine
“Shko pyet ate që do shum
është i vetmi që mund te jape një shpjegim”

Befas ne faqe me rreshket një pike lot
Dhe pyes faqen po ti pse vajton
Ajo e pafajshme ul koken dhe me thot
“Ti e do shume por ty ai s’te don”

Pyes zotin nese faqja ka te drejte
“Nuk e di” ai me thote
Kte duhet ta zbulosh vete
Dhe askush tjeter ne këtë bote

Pyes mendjen a ka ndonje shpetim
Ndonje ilac, ndonje sherim
Ajo me thot “hape zemren pa u druajtur
Ndryshe gjithë jeten ti ke për te vuajtur”

Pastaj kthehem tek qoshja ime e vetmise
E mbuluar me plaget e dashurise
Thjesht veshtroj qiellin e zymte me lot ne sy
Kur do vi ajo dite valle, që te kuptosh sa te dua ty
Mbrapsht në krye Shko poshtë
Shiko profilin e anëtarit
Medina
Mikë/e i/e Forum-it
Mikë/e i/e Forum-it


Numri i postimeve : 17104
Data regjis. : 12/11/2009
Age : 27
Location : Tek Parajsa Pa Drita

MesazhTitulli: Re: <Eja Edhe Nje Her>   Sun May 01, 2011 7:15 am

Kte nate ty oi te mendoj
Castet qe kaluam bashk po kujtoj
Cdo moment lumturimi
I mbuloi trishtimi
Momente trishtimi kam ne zemer
Te urrej qe ne zemren tende ke shkruar nje tjeter emer
Neser prap do te dashuroj
Caste gezimi perseri dua te perjetoj
Nese Sonte vdes
Ne parajs do te pres
Nje dit do bashkohemi perseri
Dhe do ta mbushim jeten plot lumturi
Do te doja qe ne keto caste te ishe me mua
Te te thoja se sa shum te dua
Mbrapsht në krye Shko poshtë
Shiko profilin e anëtarit
Medina
Mikë/e i/e Forum-it
Mikë/e i/e Forum-it


Numri i postimeve : 17104
Data regjis. : 12/11/2009
Age : 27
Location : Tek Parajsa Pa Drita

MesazhTitulli: Re: <Eja Edhe Nje Her>   Sun May 01, 2011 7:16 am

vuajtjen për ty
ndoshta do ta ndal
po për tradhetin që me bere
kurr nuk do ta fal

nese me tradhetove
ke tradhetu veten
se tani i vetmuar
do ta kalosh jeten

sdi cte them tjeter
te uroj rrug te mbare
se kurr me me mua
ske për ty pare

përse keshtu o zot
nuk pate pak meshir
me le vetëm
ne castin me te veshtir

te ndezi një cigare
jo se nuk e pi
te te therras ne emer
jo jo se nuk ka me kuptim

te derdh për ty lot
jo se nuk i meriton
se ne zemren e Floreshes
ti me nuk egziston

jo nuk ka me falje
jo nuk ka me pendil
jo nuk ka me vuajtje
nuk ka me as kthim

vuajtjet do ti ndal
plaget do ti sheroj
zemren time te vetme
jo me zdua ta lendoj

iku edhe hena
iken edhe ret
ik dhe ti tradhtar
me ler mua te qe
Mbrapsht në krye Shko poshtë
Shiko profilin e anëtarit
Medina
Mikë/e i/e Forum-it
Mikë/e i/e Forum-it


Numri i postimeve : 17104
Data regjis. : 12/11/2009
Age : 27
Location : Tek Parajsa Pa Drita

MesazhTitulli: Re: <Eja Edhe Nje Her>   Sun May 01, 2011 7:16 am

U lodha duke pare
Dike qe s`me shikon
U lodha duke dashur
Dike qe s`me do
U lodha nga dashuria
Ku gjithmone gabova
U lodha nga jeta
Qe deri sot jetova
Nese vargjet e mia po lexon
Nese je dhe ti dikush qe dashuron
Mendohu mir per hapat e tua
Dhe ki kujdes kur thua te dua
Mbrapsht në krye Shko poshtë
Shiko profilin e anëtarit
Medina
Mikë/e i/e Forum-it
Mikë/e i/e Forum-it


Numri i postimeve : 17104
Data regjis. : 12/11/2009
Age : 27
Location : Tek Parajsa Pa Drita

MesazhTitulli: Re: <Eja Edhe Nje Her>   Sun May 01, 2011 7:17 am

Kte nate ty oi te mendoj
Castet qe kaluam bashk po kujtoj
Cdo moment lumturimi
I mbuloi trishtimi
Momente trishtimi kam ne zemer
Te urrej qe ne zemren tende ke shkruar nje tjeter emer
Neser prap do te dashuroj
Caste gezimi perseri dua te perjetoj
Nese Sonte vdes
Ne parajs do te pres
Nje dit do bashkohemi perseri
Dhe do ta mbushim jeten plot lumturi
Do te doja qe ne keto caste te ishe me mua
Te te thoja se sa shum te dua
Mbrapsht në krye Shko poshtë
Shiko profilin e anëtarit
Medina
Mikë/e i/e Forum-it
Mikë/e i/e Forum-it


Numri i postimeve : 17104
Data regjis. : 12/11/2009
Age : 27
Location : Tek Parajsa Pa Drita

MesazhTitulli: Re: <Eja Edhe Nje Her>   Sun May 01, 2011 7:17 am

Nuk të dua më, o jetë,
as nuk dua në ty të rrojë,
ngase je e pavërtetë,
e përse në ty të jetoj?

Tani se dua as dritën e diellit,
se dua më as dashurinë!
edhe nëse jetoj në zjarr të tmerrit,
më me ty s'dua të rri.

Mos vajtoni as ju oj qyqe të mjera,
se s'dua t'ju dëgjoj as zërin më,
se lumturinë më mori era,
e në këtë jetë më askund vend nuk zë.

Po bëjë lutje, e pse o Zot s'më dëgjon,
po e thërras vdekjen, e nuk po vjen?
E çfa tjeter gje tani nga unë kërkon,
kur e gjithë rininë më shkatërron?!

Mjaft o jetë më mundove,
s'më le vend askund në këtë botë,
mjaft dhembje më shkaktove,
e dhembjen time e dëshmojnë këta lotë.

O, mos ago as ti o dritë,
se më shumë më pëlqen nata,
errësirën tani jam duke e pritë,
ngase kurrë lumturi në këtë jetë nuk pata.

Ah sikur ta dije, se sa të urrej,
t'ma merrje shpirtin këtu tek shkruaj,
që ti s'më do mua, unë e vërej,
e përse më lë që të vuaj?

Ka kohë që po të kërkoj,
e askund nuk po të gjej,
në çdo vend po gjurmoj,
Vallë Ku je mshef
Po Tek unë nuk pate mëshirë,
që në këtë moshë ta urrej jetën,
të vdes ndoshta është më mirë,
nga ky tmerr ta shpëtojë vehtën.

Mos ke mëshirë për mua,
eja e më shpëto,
se jetën më se dua,
të lutem, mos më ler me te jetoj
Më shpëto nga këto vuajtje,
nga këto lot, nga ky pikëllim,
ah, moj mendje çfarë nuk bluajte,
në këto ditë, që po ngdhinë.

Ka filluar të bëhet ditë,
ah, moj natë ti mos kalo,
eja vdekje, se jam duke të të pritë,
mos kështu, mos më ler te jetoj

Mjaft më tradhëtove mbi këtë dhe,
mjaft më le duke të pritur,
jo, për mua s'ka ditë të re,
se drita ime tani është fikur.

Po të kërkoj në dritë të qiriut dhe në mesin e humnerës,
të lutem, eja e mos më tradhëto,
eja e merre këtë shpirt të fatëzezës,
e nga këto vuajtje më largo.

Unë jam një mjerë,
në këtë botë jam pa dashuri,
e pa fat unë paskam qene
që t'mos njoh unë kurrë lumturi.

Nuk dua më të pres,
nuk dua më të jetoj,
por dua që të vdes,
se të nesërmes nuk i besoj.

Të prita dje, të prita dhe sot,
do të pres ndoshta me vajë e lotë,
por kur vdekja më afrohet,
atëherë ndoshta do të pendohem
Oh, të lutem më trego se ku je,
se nga malli do të verbohem,
të lutem eja, se të pres,
se zemra e shpirti do t'më shkatërrohen

Por ja, jeta me zhgënjeu,
na largoi të dy, të dy
zemrat na i theu, dhe s'dua që kësaj jetë t'i thojnë,
kur njëri larg tjetrit po jetojmë.

Në atë çast unë ndihmë kërkova,
para Zotit u gjunjëzova,
O, Zot! Në zemër një plagë të rëndë e kam,
edhe në këtë jetë mallkuar jam.

Në shpirtin tim, fle zemra jote,
dhe tani jetoj vetëm me shpresë,
kjo dritë s'më lë vend askund,
prandaj më mirë është që të vdes.

Me lotë filloj të shkruaj,
me shpirt po digjem, e me zemër vuaj,
përse kjo jetë më tradhëtoi,
e përse tani të jetoj?

Vuajtja tek unë gjithmonë mbretëron,
e rruga e varrit më përëndon,
më mirë të vdes, se të jetoj,
se këto vuajtje s'mund më t'i duroj.

Përse, o Zot kaq më mundon,
e zemrën dhe shpirtin ma ´,
fatin tim gjithmonë ta vajtoj,
e në rininë time, vdekje të kërkoj.

Mallkuar qoftë emri dhe jeta ime,
mallkuar qoftë kjo jetë me mundime,
gëzim për zemrën time, se di përse s'ka,
kjo zemër e shkretë si lule është tha.

Këtë shpirt të lutem, mos e merr,
se aty jeton një i mjerë,
largoni këto vuajtje, e këto lotë, që kurrë nuk pushojnë,
e pa fat jam në jetë, dhe kur nuk shoh dritë të vërtetë.

E mallkuar është kjo zemër,
prandaj leri këto sy të mallëngjyer,
që edhe njëherë të shijojnë atë dritë të pakët që kisha,
e tani dua që t'më harrosh.

Frymëzimi im i pa fat,
që vjen e më djeg mu në gji,
për kënd të flas, e për kënd të shkruaj,
e përse më bën që kaq shumë të vuaj?

Jam shkrirë, në jetë jam tretur,
e tëra kërkoj të vdes, të shkoj në dhe,
të pushoj, të bëhem tokë,
trupi yt për të më shkelur.

E të bëhem pluhur, që kurrë s'do të kesh për të më vërejtur,
bashkë me pranverë po largohem edhe unë,
kur t'më kujtojnë shokët e shoqët, le të shikojnë në dhe,
se aty pushon një trup, që dikur i deshti shumë,
dhe ja, tani u bë për ta shkelur edhe ju!.

Po nënës time, vallë kush do t'i jep ngushëllime,
në ankthe të jetës le t'më kujtojnë,
nganjëherë le të vjen tek varri,
le ta shiqon varrin tim aty ku shkruan:
"Amanet, më kujtoni nganjëherë"?

Amanet më kujto nganjëherë,
më përqafo prej së largu,
së paku një herë në vit,
se për mua nuk do të ketë as pranverë,
as s'do të zbardh kjo e mjera ditë.

Mos e harro shifrën që të don,
kthema dritën, se ky zjarr më përvëlon,
mos u largo nga gjiri im,
se s'ka kush pas teje, t'më jep ngushëllim.

Përse kështu më tradhëtove,
don që t'ma shuash të vetmën dritë,
zemrën dhe jetën ma helmove,
prandaj kthehu, e mos shko, o shpirt. Të kërkoj vdekjen, më dhimbet jeta,
e kur s'të kam pranë, qajnë sytë e mi,
prandaj prapë më e mirë është vdekja,
kur s'kam ku të gjej unë lumturi.

Në ëndërr të shoh, kur sytë e mi lotojnë,
në netët pa gjumë, ndiej zemrën që vajton,
kërkoj hijen tënde në muret e dhomës sime,
e mëngjesi agon, por vuajtjet nuk pushojnë.

Në lotët e mi, një melodi e re,
ma shuan mallin, nuk më len të vdes,
ditët kalojnë por asgjë nuk ndryshon.

Koha shënon vuajtjet e mia në ditar,
sytë e tu nuk më len të qetë,
ah, ky kujtim
dashurinë e humbur kërkon.

Ky rrembesh shiu, kujtimet m'i riktheu,
ma pushtoi shpirtin zemrën ma theu,
kohën e pranverës së kaluar mua ma kujtoi,
atëherë kur zemra ime në tënden jetoi.

E tani u larguam! Jetë pa mëshirë!
Po bredhi nëpër rrugë, çdo kund po gjurmoj me shpirt të tretur,
në çdo pëllëmb po të kërkoj,
po e thërras vdekjen, nga ky zjarr të më shpëtoj.

Por, vallë! Jeta a sillet me çdokend si me mua,
kësaj bote të hidhur - jetë po i thuhet,
e çfarë, o Zot është ai kur zemrën ta vret
dhe kur ai na mallkon, ndihmë nga ai a kërkohet?

Sytë i kam të mbushur me lotë
dhe kurrë s'më thahen për atë njeri që ma theu zemrën,
dhe më shtyn të qaj,
por më e mirë është vdekja, se e tërë jeta t'më kalon në vaj?!

Unë po vdes, e tani në shpirt të kujt, vallë do të jetoj,
në atë shpirt që desha,
e që kurrë "Të dua", s'më tha,
por tani le të harrohen të gjitha
Nëse ka Zot, në këtë botë,
vallë, pse nuk më dëgjon,
por më len, që të derdhi lotë,
e nga këta lotë, pse s'më shpëton?

Jo! S'besoj më as në Zot,
as në tokë, as në qiell,
vetëm vdekja mund t'më shpëtoj,
nga këto vuajtje t'më largoj.

Ah, jam lodhur nga këto rënkime,
që po shtohen nga dita në ditë
nga këto plagë të zemrës sime,
eja vdekje, çfare po pret me
Eja pra, eja o, vdekje
që sa kohë unë po të pres,
në këto orë të kësaj mesnate,
ty po të pres, që t'më rrëmbesh
Mbrapsht në krye Shko poshtë
Shiko profilin e anëtarit
Medina
Mikë/e i/e Forum-it
Mikë/e i/e Forum-it


Numri i postimeve : 17104
Data regjis. : 12/11/2009
Age : 27
Location : Tek Parajsa Pa Drita

MesazhTitulli: Re: <Eja Edhe Nje Her>   Sun May 01, 2011 7:17 am

Nje shikim i par te dy na rrembeu
Nje dashuri e brishte papritur na genjeu
Me beri te besoj ne dashuri
Me beri te perjetoj nje lumturi
Po ty nuk te pranova
Te thash s`te dua e te refuzova
Kaluan muaj , kaluan vite
E dashurin time nuk e prite
Nuk prite te thoja te dua
Te thoja se je jeta per mua
Ty po filloj te harroj
Nje tjeter do mesoj te dashuroj
Do ti them zemres se ti nuk ekziston
Do ti them asajt se ti dashurin e harron
Mbrapsht në krye Shko poshtë
Shiko profilin e anëtarit
Medina
Mikë/e i/e Forum-it
Mikë/e i/e Forum-it


Numri i postimeve : 17104
Data regjis. : 12/11/2009
Age : 27
Location : Tek Parajsa Pa Drita

MesazhTitulli: Re: <Eja Edhe Nje Her>   Sun May 01, 2011 7:17 am

Nese ti do te me gjesh
me kerko atje
te braktisur te mjere
mes qiellit me re

Nese rruges se gjatë
do te ndeshesh një shpirt te vrare
mos e shif me sy te shtrembert
por i thuaj dy fjale

I thuaj nese te mban mend
e nese vuan për ty
pyete dhe për zemren
që dashuroi dy syte blu

E nese ajo duket e ftohte
e syte s'kane me shkelqim
e ke fajin ti
që u talle me dashurine
Mbrapsht në krye Shko poshtë
Shiko profilin e anëtarit
Sponsored content




MesazhTitulli: Re: <Eja Edhe Nje Her>   Today at 10:08 am

Mbrapsht në krye Shko poshtë
 

<Eja Edhe Nje Her>

Shiko temën e mëparshme Shiko temën pasuese Mbrapsht në krye 
Faqja 3 e 7Shko tek faqja : Previous  1, 2, 3, 4, 5, 6, 7  Next

Drejtat e ktij Forumit:Ju nuk mund ti përgjigjeni temave të këtij forumi
www.ylliehana.biz :: Ƹ̵̡Ӝ̵̨̄Ʒ..::Tema Te Ndryshme::..Ƹ̵̡Ӝ̵̨̄Ʒ :: Poezi-
Kërce tek:  
Copyright © 2009-2011 Powered by Ylliehana Team
Ylliehana.bizFree forum | © phpBB | Forum mbështetës | Kontakto | Report an abuse | Create a blog
YlliehanaForum