www.ylliehana.biz
Pershendetje vizitor i nderuar.
Me sa duket, ju nuk jeni identifikuar akoma ne faqen tone, ndaj po ju paraqitet ky mesazh per tju kujtuar se ju mund te Identifikohu qe te merrni pjese ne diskutimet dhe temat e shumta te forumit tone.

-Ne qofte se ende nuk keni nje Llogari personale ne forumin ton, mund ta hapni nje te tille duke u Regjistruar
-Regjistrimi eshte falas dhe ju merr koh maksimumi 1 min...
Duke u Regjistruar ju do te perfitoni te drejta te lexoni edhe te shprehni mendimin tuaj.

Gjithsesi ju falenderojme shume, per kohen që fute ne dispozicion për të vizituar saitin tonë.





 
PortaliForumPytësoriRegjistrohuidentifikimi

Share | 
 

 Ndarjet dhe lidhjet e vitit 2010

Shiko temën e mëparshme Shiko temën pasuese Shko poshtë 
AutoriMesazh
Medina
Mikë/e i/e Forum-it
Mikë/e i/e Forum-it


Numri i postimeve : 17104
Data regjis. : 12/11/2009
Age : 27
Location : Tek Parajsa Pa Drita

MesazhTitulli: Ndarjet dhe lidhjet e vitit 2010    Sun Jan 02, 2011 12:17 am

Viti 2010 nuk ishte aq i këndshëm sa i takon dashurisë për disa prej yjeve të estradës shqiptare, të cilat nuk kaluan as pa u trajtuar në media. Në anën tjetër disa prej yjeve patën fatin të gjejnë apo rigjejnë dashurinë këtë vit.

E përditshmja kosovare “Zëri” ka përzgjedhur disa prej ndarjeve dhe bashkimeve të yjeve të estradës gjatë vitit 2010.

Ndarjet e vitit 2010

Linda Halimi ndahet nga i fejuari

Përveç që nuk i ecën punët mirë nëpër festivale, si largimi i saj nga festivali “Kënga Magjike”, e më pas tërheqja e këngës në festivalin e RTSH-së, as jeta private nuk ka qenë e këndshme për Linda Halimin gjatë këtij viti. Pas dy vitesh, këngëtarja këtë vit i ka dhënë fund lidhjes dhe fejesës me kitaristin nga Peja, Ilir Halili.

Fundi i lidhjes tetëvjeçare të Ronës

Vit jo i mirë nuk ka qenë as për këngëtaren Rona Nishliu. Pas tetë vjetësh lidhje me Leopard Canën, muaj më parë u raportua se lidhja e tyre ka marrë fund. Edhe pse asnjëri nuk tregoi arsyet e ndarjes, u fol se mosmarrëveshjet kanë lindur ngase njëri prej tyre ka bërë kërkesë për martesë kurse kjo nuk është miratuar nga personi tjetër. Megjithatë, derisa Rona duket se vazhdon jetën single, për Leopardin kanë dal fjalë se është martuar vetëm pak ditë pas ndarjes me Ronën.

Geti i jep fund lidhjes tri vjeçare

Getoar Selimi dhe Hana Shehu në fillim të vitit i kanë dhënë fund lidhjes së tyre tre vjeçare. Geti ka konfirmuar se definitivisht janë ndarë dhe ndarja ka ardhur për shkak të angazhimeve dhe largësisë së njëri tjetrit.

Lidhjet e vitit 2010

Vesa Luma lidhet me Kreshnik Zallin

Me të mësuar se ish-i dashuri i saj është fejuar, Vesa Luma ka zbuluar lidhjen e saj të re me arkitektin Kreshnik Zalli, i cili një kohë të gjatë ka jetuar në Amerikë ku ka studiuar. Çifti tashmë kanë dalë edhe publikisht dhe ata janë parë afër njëri tjetrit edhe në tavolinën e prapaskenës në festivalin “Kënga Magjike”.

Çiljeta ndërron të dashur

Zemra e Çiljetës nuk ka qëndruar shumë kohë e zbrazët. Pas ndarjes së saj me të dashurinë Romeo, me të cilin ajo kishte një kohë të gjatë lidhje, këngëtarja seksi gjeti të dashur të ri pas vetëm pak muajsh. I dashuri i saj i ri “i vitit 2010” quhet Aleksandër.

Adrian Gaxha dhe Luana Vjollca

Prej shumë kohësh flitej se këngëtari nga Maqedonia, Adrian Gaxha është në lidhje me prezantuesen e “Top Chanel”, Luana Vjollca, por asnjëri nuk e pranonte. Por këtë vit, mbase duke e parë se lidhja e tyre po ecën për së mbari, ata kanë filluar që të shfaqën edhe më shumë bashkë, por edhe të tregojnë se lidhja e tyre po funksionon për mrekulli.
Mbrapsht në krye Shko poshtë
Shiko profilin e anëtarit
 

Ndarjet dhe lidhjet e vitit 2010

Shiko temën e mëparshme Shiko temën pasuese Mbrapsht në krye 
Faqja 1 e 1

Drejtat e ktij Forumit:Ju nuk mund ti përgjigjeni temave të këtij forumi
www.ylliehana.biz :: Ƹ̵̡Ӝ̵̨̄Ʒ.::Arti dhe Kultura::..Ƹ̵̡Ӝ̵̨̄Ʒ :: Kinemaja dhe Televizioni-
Kërce tek:  
Copyright © 2009-2011 Powered by Ylliehana Team
Ylliehana.bizFree forum | © phpBB | Forum mbështetës | Kontakto | Report an abuse | Sosblogs.com
YlliehanaForum