www.ylliehana.biz
Pershendetje vizitor i nderuar.
Me sa duket, ju nuk jeni identifikuar akoma ne faqen tone, ndaj po ju paraqitet ky mesazh per tju kujtuar se ju mund te Identifikohu qe te merrni pjese ne diskutimet dhe temat e shumta te forumit tone.

-Ne qofte se ende nuk keni nje Llogari personale ne forumin ton, mund ta hapni nje te tille duke u Regjistruar
-Regjistrimi eshte falas dhe ju merr koh maksimumi 1 min...
Duke u Regjistruar ju do te perfitoni te drejta te lexoni edhe te shprehni mendimin tuaj.

Gjithsesi ju falenderojme shume, per kohen që fute ne dispozicion për të vizituar saitin tonë.





 
PortaliForumPytësoriRegjistrohuidentifikimi

Share | 
 

 Thaçi qorton komisionerët e PDK-së në Skenderaj

Shiko temën e mëparshme Shiko temën pasuese Shko poshtë 
AutoriMesazh
Medina
Mikë/e i/e Forum-it
Mikë/e i/e Forum-it


Numri i postimeve : 17104
Data regjis. : 12/11/2009
Age : 27
Location : Tek Parajsa Pa Drita

MesazhTitulli: Thaçi qorton komisionerët e PDK-së në Skenderaj    Mon Jan 03, 2011 11:50 pm



Kryeministri në largim, Hashim Thaçi, njëherësh kryetar i PDK-së, nuk ka kursyer kritika të ashpra në adresë të komisionerëve dhe të vetë kandidatëve për deputetë nga radhët e partisë së tij, duke i cilësuar si fajtorët kryesorë për procesin zgjedhor të dështuar më 12 dhjetor.

Këto kritika, Thaçi i bëri gjatë takimeve që ka zhvilluar me struktura të nëndegëve dhe seksioneve nëpër qendra lokale dhe fshatra të komunës së Skenderajt, të nisura tri ditë para Vitit të Ri, e për të vazhduar të hënën, raportoi Zëri.

PDK-ja, por siç mësohet, edhe kryetari Thaçi, kanë rekomanduar që takimet e kreut të partisë me struktura të partisë në të gjitha nivelet, të mbahen pa praninë e mediave, pasi që ai “kishte shumëçka për t’u thënë” atyre që kontribuuan në dështimin e procesit zgjedhor të 12 dhjetorit në komunën e Skenderajt.

Nga burime të gazetës është mësuar se Thaçi, takimin e parë e ka mbajtur me kryetarë të nëndegëve dhe anëtarë të kryesisë në qytetin e Skenderajt, e pastaj ka vijuar me takimet në Klinë të Epërme, Runik, Klledërnicë, Krasaliq e Qirez. Merret vesh gjithashtu se Thaçi ka paralajmëruar një takim me strukturat e nëndegës në Likofc, të hënën.

Në të gjitha këto takime, sipas informacioneve të sigurta që ka siguruar gazeta, Thaçi ka manifestuar pezëm dhe mllef në komisionerët dhe në kandidatët për deputetë, të cilët, siç ka thënë ai, i kanë dhënë imazh të keq procesit zgjedhor dhe së fundmi kanë qenë fajtorët kryesorë për dështim të gjithë procesit zgjedhor të 12 janarit.

Ai ka kritikuar edhe kandidate për deputetë, të cilët kanë dalë me deklarata nëpër gazeta.

Në të gjitha takimet, kryetari i PDK-së ka porositur që në procesin zgjedhor, i cili më 9 janar në komunat Skenderaj, Drenas, Deçan dhe pjesërisht në Malishevë dhe Lipjan, të mbizotërojë kultura zgjedhore, demokratike dhe dinjiteti, duke mos lënë më asnjë fije dyshimi për manipulim të votave
Mbrapsht në krye Shko poshtë
Shiko profilin e anëtarit
 

Thaçi qorton komisionerët e PDK-së në Skenderaj

Shiko temën e mëparshme Shiko temën pasuese Mbrapsht në krye 
Faqja 1 e 1

Drejtat e ktij Forumit:Ju nuk mund ti përgjigjeni temave të këtij forumi
www.ylliehana.biz :: Ƹ̵̡Ӝ̵̨̄Ʒ..::Lajmet::..Ƹ̵̡Ӝ̵̨̄Ʒ :: Me te Rejat prej Lajmeve-
Kërce tek:  
Copyright © 2009-2011 Powered by Ylliehana Team
Ylliehana.bizForumotion.com | © phpBB | Forum mbështetës | Kontakto | Report an abuse | Sosblogs.com
YlliehanaForum