www.ylliehana.biz
Pershendetje vizitor i nderuar.
Me sa duket, ju nuk jeni identifikuar akoma ne faqen tone, ndaj po ju paraqitet ky mesazh per tju kujtuar se ju mund te Identifikohu qe te merrni pjese ne diskutimet dhe temat e shumta te forumit tone.

-Ne qofte se ende nuk keni nje Llogari personale ne forumin ton, mund ta hapni nje te tille duke u Regjistruar
-Regjistrimi eshte falas dhe ju merr koh maksimumi 1 min...
Duke u Regjistruar ju do te perfitoni te drejta te lexoni edhe te shprehni mendimin tuaj.

Gjithsesi ju falenderojme shume, per kohen që fute ne dispozicion për të vizituar saitin tonë.





 
PortaliForumPytësoriRegjistrohuidentifikimi

Share | 
 

 Sot fillon nënshkrimi i peticionit kundër raportit të Martyt

Shiko temën e mëparshme Shiko temën pasuese Shko poshtë 
AutoriMesazh
lola
Përgjegjës i Forumit
 Përgjegjës   i Forumit


Numri i postimeve : 29035
Data regjis. : 05/11/2009
Age : 26
Location : ɐuɐɥǝıןןʎ ɐןןɐɥɐɯ ǝʇ :)

MesazhTitulli: Sot fillon nënshkrimi i peticionit kundër raportit të Martyt   Wed Jan 05, 2011 10:17 pm

Prishtinë, 5 janar - Organizatat e dala nga lufta çlirimtare për Kosovën njoftuan se sot do të fillojë nënshkrimi i peticionit kundër raportit të Dick Martyt, i cili pastaj do t’i drejtohet Asamblesë Parlamentare të Këshillit të Evropës.

“Në Kosovë, në çdo qendër komunale do të vendosen tavolinat e posaçme, ku të gjithë qytetarët do të kenë mundësinë që përmes nënshkrimit të tyre të kundërshtojnë këtë raport fyes për kombin shqiptar”, thuhet në këtë njoftim.

Në Shqipëri, Kosovë Lindore dhe Maqedoni do të bëhen organizime të ngjashme. “Nënshkrimi i këtij peticioni është organizuar nga udhëheqjet e organizatave të luftëtarëve të UÇK-së dhe kjo ka hasur në përkrahje të spektrit politik shqiptar, organizatave studentore dhe shoqërisë civile anekënd trojeve shqiptare”, thuhet më tutje në njoftim.

Marty në raportin e tij akuzon kryeministrin aktual Hashim Thaçi se gjatë ushtrimit të detyrës së udhëheqësit politik të UÇK-së ka qenë i përfshirë në trafikim organesh të marra nga serbët e zënë rob gjatë luftës në Kosovë.

“Ne, qytetaret e indinjuar, e nënshkruajmë këtë peticion si reagim ndaj raportit të z.Dick Marty, me të cilin ai tenton të njollosë kombin, vendin dhe luftën tonë të drejte për liri dhe pavarësi nga regjimi pushtues e totalitar i Serbisë, e zhvilluar në përputhje të plotë me normat ndërkombëtare dhe zakonet e luftës...”, thuhet në njoftimin e organizatave të dala nga lufta çlirimtare për Kosovën.

_________________________________________________________________________



Mbrapsht në krye Shko poshtë
Shiko profilin e anëtarit http://www.ylliehana.biz
 

Sot fillon nënshkrimi i peticionit kundër raportit të Martyt

Shiko temën e mëparshme Shiko temën pasuese Mbrapsht në krye 
Faqja 1 e 1

Drejtat e ktij Forumit:Ju nuk mund ti përgjigjeni temave të këtij forumi
www.ylliehana.biz :: Ƹ̵̡Ӝ̵̨̄Ʒ..::Lajmet::..Ƹ̵̡Ӝ̵̨̄Ʒ :: Me te Rejat prej Lajmeve-
Kërce tek:  
Copyright © 2009-2011 Powered by Ylliehana Team
Ylliehana.bizFree forum | © phpBB | Forum mbështetës | Kontakto | Report an abuse | Create a free blog
YlliehanaForum