www.ylliehana.biz
Pershendetje vizitor i nderuar.
Me sa duket, ju nuk jeni identifikuar akoma ne faqen tone, ndaj po ju paraqitet ky mesazh per tju kujtuar se ju mund te Identifikohu qe te merrni pjese ne diskutimet dhe temat e shumta te forumit tone.

-Ne qofte se ende nuk keni nje Llogari personale ne forumin ton, mund ta hapni nje te tille duke u Regjistruar
-Regjistrimi eshte falas dhe ju merr koh maksimumi 1 min...
Duke u Regjistruar ju do te perfitoni te drejta te lexoni edhe te shprehni mendimin tuaj.

Gjithsesi ju falenderojme shume, per kohen që fute ne dispozicion për të vizituar saitin tonë.





 
PortaliForumPytësoriRegjistrohuidentifikimi

Share | 
 

 Pacolli: Duhet reaguar ndaj shpifjeve të Martyt

Shiko temën e mëparshme Shiko temën pasuese Shko poshtë 
AutoriMesazh
Medina
Mikë/e i/e Forum-it
Mikë/e i/e Forum-it


Numri i postimeve : 17104
Data regjis. : 12/11/2009
Age : 27
Location : Tek Parajsa Pa Drita

MesazhTitulli: Pacolli: Duhet reaguar ndaj shpifjeve të Martyt    Sat Jan 08, 2011 8:30 am



Krerët e AKR-së dhe përfaqësues të partnerëve të tyre të koalicionit kanë mbajtur tubimin e parë elektoral për rivotimin e së dielës në Skenderaj. Presidenti i AKR-së, Behgjet Pacolli, pasi ka prezantuar shkurt programin e këtij koalicioni, për të cilin ka thënë se përfshin zgjidhje për të gjitha problemet aktuale me të cilat përballet Kosova, ka folur edhe për koalicionet e mundshme për qeverinë e ardhshme.

Mirëpo, për të ardhur deri te kjo, ai ka thënë se duhet të plotësohen disa kushte që do të mundësonin zbatimin e programit ekonomik të AKR-së. “Ne nuk luftojmë për poste, por për Kosovën, dhe jemi të gatshëm të japim kontributin tonë si pjesë e qeverisë së vendit. Kushti kryesor është hapësira e mjaftueshme e veprimit, sepse ne duam të lëmë gjurmë të veprimit tonë”, ka deklaruar Pacolli, të cilin nuk e ka penguar aspak dekori i dasmave në sallën ku mbahej tubimi, e as fotografia e Thaçit, e vendosur prapa krahut të tij të majtë. Sipas tij, “kushti i dytë është bashkëpunimi me vetëm ata njerëz që i kanë duart e pastra dhe kanë vullnet për të zbatuar programin ekonomik të AKR-së”, ka thënë Pacolli, njofton Koha.

Në një fjalim të gjatë ai ka folur edhe për disponimin anti Kosovë të filluar nga Carla del Ponte e i vazhduar me raportin e Dick Martyt. Ai mandej ka thënë se e kishte hetuar këtë rrezik dhe mu për këtë kishte kërkuar reagim të organizuar kundër akuzave të Pontea, por nuk kishte hasur në përkrahje nga kryeministri i Kosovës, i cili e kishte nënçmuar rrezikun.

“Thaçi tha se ai është vetëm një libër, i cili nuk do të thotë gjë, e përkrahje nuk kam gjetur as të kreu i OVL-së për të reaguar kundër shpifjeve të Pontes për UÇK-në”, ka treguar Pacolli. Sipas vlerësimit të tij, raporti i Dick Martyt është bazuar krejtësisht në shpifjet e del Pontes dhe ka ftuar që ndaj raportit të veprohet në mënyrë të organizuar, ndërkohë që plan veprimi të faktorëve të unifikuar kosovarë ka kërkuar edhe për veriun e Kosovës, i cili, sipas tij, duhet të shpallet zonë e lirë ekonomike.
Mbrapsht në krye Shko poshtë
Shiko profilin e anëtarit
 

Pacolli: Duhet reaguar ndaj shpifjeve të Martyt

Shiko temën e mëparshme Shiko temën pasuese Mbrapsht në krye 
Faqja 1 e 1

Drejtat e ktij Forumit:Ju nuk mund ti përgjigjeni temave të këtij forumi
www.ylliehana.biz :: Ƹ̵̡Ӝ̵̨̄Ʒ..::Lajmet::..Ƹ̵̡Ӝ̵̨̄Ʒ :: Me te Rejat prej Lajmeve-
Kërce tek:  
Copyright © 2009-2011 Powered by Ylliehana Team
Ylliehana.bizFree forum | © phpBB | Forum mbështetës | Kontakto | Report an abuse | Create a blog
YlliehanaForum