www.ylliehana.biz
Pershendetje vizitor i nderuar.
Me sa duket, ju nuk jeni identifikuar akoma ne faqen tone, ndaj po ju paraqitet ky mesazh per tju kujtuar se ju mund te Identifikohu qe te merrni pjese ne diskutimet dhe temat e shumta te forumit tone.

-Ne qofte se ende nuk keni nje Llogari personale ne forumin ton, mund ta hapni nje te tille duke u Regjistruar
-Regjistrimi eshte falas dhe ju merr koh maksimumi 1 min...
Duke u Regjistruar ju do te perfitoni te drejta te lexoni edhe te shprehni mendimin tuaj.

Gjithsesi ju falenderojme shume, per kohen që fute ne dispozicion për të vizituar saitin tonë.





 
PortaliForumPytësoriRegjistrohuidentifikimi

Share | 
 

 Jo koalicionit me PDK-në

Shiko temën e mëparshme Shiko temën pasuese Shko poshtë 
AutoriMesazh
Medina
Mikë/e i/e Forum-it
Mikë/e i/e Forum-it


Numri i postimeve : 17104
Data regjis. : 12/11/2009
Age : 27
Location : Tek Parajsa Pa Drita

MesazhTitulli: Jo koalicionit me PDK-në    Sat Jan 08, 2011 8:31 am



“Kurrsesi dhe në asnjë mënyrë nuk do të bëjmë koalicion me PDK-në”, ka thënë lideri i LDK-së, Isa Mustafa, në takimin përmbyllës të fushatës, të mbajtur të premten në Isniq të Deçanit. Ai pasi ka shprehur keqardhje për abuzimet me vota dhe rivotimet, ka treguar se e gjithë kjo ka ardhur pa fajin e LDK-së, por sipas tij është fakt se është dhunuar vota e qytetarëve dhe është sjellë në pikëpyetje legjitimiteti i zgjedhjeve, por edhe i qeverisjes së ardhshme.

“Nuk mund të kemi parlament dhe institucione të dala nga zgjedhjet, të cilat nuk kanë legjitimitetin e qytetarëve”, ka theksuar Musatafa, i cili ka kërkuar votën e deçanasve për subjektin e tij politik.

Mustafa, siç njofton Zëri, ka kërkuar edhe ndryshimin e sistemit zgjedhor, i cili nuk le mundësi për manipulime siç ndodhën në zgjedhjet e 12 dhjetorit. “Askush nuk ka të drejtë të prekë votën dhe besimin qytetar, ndaj zgjedhjet duhet të kenë legjitimitetin e duhur”, ka nënvizuar ai, i bindur se grafikoni i përqindjes së LDK-së do të rritet në zgjedhjet e 9 janarit.

Ndërkaq, Sabri Hamiti, nënkryetar i LDK-së ka thënë se “ka vetëm një LDK dhe kurrsesi grupacione tjera që thirrën në emër të vlerave të saj dhe të filozofisë rugoviane”. Sipas tij, fuqia e atyre që mund të bëjnë ndryshime në këtë vend, gjendet brenda LDK-së, si për ka tradita e qeverisjes, ashtu edhe për potencialin e saj kuadrovik.
Mbrapsht në krye Shko poshtë
Shiko profilin e anëtarit
 

Jo koalicionit me PDK-në

Shiko temën e mëparshme Shiko temën pasuese Mbrapsht në krye 
Faqja 1 e 1

Drejtat e ktij Forumit:Ju nuk mund ti përgjigjeni temave të këtij forumi
www.ylliehana.biz :: Ƹ̵̡Ӝ̵̨̄Ʒ..::Lajmet::..Ƹ̵̡Ӝ̵̨̄Ʒ :: Me te Rejat prej Lajmeve-
Kërce tek:  
Copyright © 2009-2011 Powered by Ylliehana Team
Ylliehana.bizFree forum | © phpBB | Forum mbështetës | Kontakto | Report an abuse | Free blog
YlliehanaForum