www.ylliehana.biz
Pershendetje vizitor i nderuar.
Me sa duket, ju nuk jeni identifikuar akoma ne faqen tone, ndaj po ju paraqitet ky mesazh per tju kujtuar se ju mund te Identifikohu qe te merrni pjese ne diskutimet dhe temat e shumta te forumit tone.

-Ne qofte se ende nuk keni nje Llogari personale ne forumin ton, mund ta hapni nje te tille duke u Regjistruar
-Regjistrimi eshte falas dhe ju merr koh maksimumi 1 min...
Duke u Regjistruar ju do te perfitoni te drejta te lexoni edhe te shprehni mendimin tuaj.

Gjithsesi ju falenderojme shume, per kohen që fute ne dispozicion për të vizituar saitin tonë.





 
PortaliForumPytësoriRegjistrohuidentifikimi

Share | 
 

 Shota Baraliu rrezikon humbjen e shikimit

Shiko temën e mëparshme Shiko temën pasuese Shko poshtë 
AutoriMesazh
Medina
Mikë/e i/e Forum-it
Mikë/e i/e Forum-it


Numri i postimeve : 17104
Data regjis. : 12/11/2009
Age : 27
Location : Tek Parajsa Pa Drita

MesazhTitulli: Shota Baraliu rrezikon humbjen e shikimit   Wed Jan 12, 2011 7:50 am

Këngëtarja e njohur kosovare Shota Baraliu, vetëm për disa minuta do të humbte shikimin përgjithmonë dhe atë, për shkak të vizitave të rregullta që bënte në një klinikë private me qëllime zbukurimi për linjat dhe fytyrën. Por të nisim nga fillimi se çfarë më saktësisht i ka ndodhur asaj!!! Nuk është sekret që Shota ka linja perfekte të trupit, por aspak nuk është e kënaqur me pamjen e saj, si çdo femër tjetër në botë, dhe gjithmonë gjen “defekte” tek vetja dhe kështu gjithmonë shfrytëzon rastin që të vizitojë disa klinika për zbukurimin e trupit dhe fytyrës në Zvicër, më saktësisht gjatë vizitës së fundit që ka bërë tek familja e saj atje. Të jemi më të qartë, nuk bëhet fjalë për ndërhyrje kirurgjikale, por vetëm për trajtime të fytyrës dhe trupit, për këmbë sa më perfekte dhe lëkurë të butë të fytyrës. Dhe derisa zgjaste trajtimi në fytyrë, teknikët medicinal kishin harruar që të largojnë nga funksioni aparatin që bën sterilizimin e sallës së operacionit, e që rastësisht kishte ndodhur në dhomën ku bëhej trajtimi i pacientëve, aparat ky, që transmeton rreze ultraviolet, të cilat janë shumë të dëmshme për organizmin e njeriut. E në këtë rast, pasi Shota duhej të kalonte aty më shumë se 20 minuta, gjatë gjithë qëndrimit në dhomë ajo kishte mbajtur shikimin tek këto drita. “Kur pas trajtimit në klinikë jemi kthyer në shtëpi, kemi vërejtur që asaj i ishte djegur lëkura shumë dhe kishte dhimbje në vendet ku nuk kishte qenë e mbuluar me rroba. Ndriçimi në atë dhomë ishte tepër i madh, saqë në fillim menduam se do i bënte dëm. Nuk ishte hera e parë që vizitohej në këtë klinikë, por nuk e di pse nuk u tha mjekëve që të largonin atë reflektor nga dhoma. Kur u zgjuam të nesërmen në mëngjes, sytë i kishte të fryrë dhe tepër të skuqur, gjatë gjithë kohës i lotonin, ndërkohë siç tregonte, edhe shikimi i ishte dobësuar”, thoshte e shqetësuar e motra e saj, që kishte shoqëruar këngëtaren deri në klinikë. “Menjëherë takuam mjekun dhe ai na tha që ka qenë fat i madh që nuk ka qëndruar edhe pak më shumë në dhomë, pasi llambat që kanë qenë të vendosura aty janë shumë të dëmshme dhe për sytë e njeriut, pastaj i dha një udhëzim për të marrë barëra për trajtim, derisa gjendja është normalizuar pas tri ditësh. Kemi kaluar një shock të vërtetë, menduam që do i dobësohet shikimi përgjithmonë”, shton më tej e motra. Për shkak të korrektësisë dhe sjelljes së mirë, që gjithmonë mjekët e asaj klinike kanë treguar për të, Shota nuk ka dashur të ushtrojë padi penale për këtë rast, që për pak do t’i kushtonte shikimin. “Të gjithë na kanë thënë pse nuk kemi ushtruar padi penale ndaj tyre, por nuk kishte të bënte me fajin e tyre, pasi vendosja e llambave aty kishte qenë e paqëllimshme. Të mendosh që një “skandal” i tillë ndodh në një klinikë prestigjioze zvicerane”.





Mbrapsht në krye Shko poshtë
Shiko profilin e anëtarit
 

Shota Baraliu rrezikon humbjen e shikimit

Shiko temën e mëparshme Shiko temën pasuese Mbrapsht në krye 
Faqja 1 e 1

Drejtat e ktij Forumit:Ju nuk mund ti përgjigjeni temave të këtij forumi
www.ylliehana.biz :: Ƹ̵̡Ӝ̵̨̄Ʒ.::Arti dhe Kultura::..Ƹ̵̡Ӝ̵̨̄Ʒ :: Kinemaja dhe Televizioni-
Kërce tek:  
Copyright © 2009-2011 Powered by Ylliehana Team
Ylliehana.bizFree forum | © phpBB | Forum mbështetës | Kontakto | Report an abuse | Sosblogs.com
YlliehanaForum