www.ylliehana.biz
Pershendetje vizitor i nderuar.
Me sa duket, ju nuk jeni identifikuar akoma ne faqen tone, ndaj po ju paraqitet ky mesazh per tju kujtuar se ju mund te Identifikohu qe te merrni pjese ne diskutimet dhe temat e shumta te forumit tone.

-Ne qofte se ende nuk keni nje Llogari personale ne forumin ton, mund ta hapni nje te tille duke u Regjistruar
-Regjistrimi eshte falas dhe ju merr koh maksimumi 1 min...
Duke u Regjistruar ju do te perfitoni te drejta te lexoni edhe te shprehni mendimin tuaj.

Gjithsesi ju falenderojme shume, per kohen që fute ne dispozicion për të vizituar saitin tonë.





 
PortaliForumPytësoriRegjistrohuidentifikimi

Share | 
 

 Lunacek: Zgjedhje të reja në 2011

Shiko temën e mëparshme Shiko temën pasuese Shko poshtë 
AutoriMesazh
WebMaster
Off line
 Off  line ™


Numri i postimeve : 2045
Data regjis. : 30/09/2009
Location : Prishtinë

MesazhTitulli: Lunacek: Zgjedhje të reja në 2011   Wed Jan 12, 2011 8:12 am



Prishtinë, 11 janar - Propozimi ka ardhur nga shefja e vëzhguesve të Parlamentit Evropian në zgjedhjet e fundit në Kosovë, eurodeputetja Ulrike Lunacek. Ajo u shfaq e zhgënjyer të hënën për procesin e votimit në komunat e Skenderajt dhe Drenasit, ku madje tha se “ka parë nga afër manipulimin e zgjedhjeve”.
Kritikat e saj kanë ardhur edhe të martën. Ajo i ka thënë RTK-së se organizimi i zgjedhjeve të reja në fund të vitit, propozim ky i disa partive, duhet të merret parasysh seriozisht.
“Kosova është me një zonë zgjedhore. Ka shumë mangësi sistemi, prandaj duhet të fillojnë shpejt përgatitjet, qoftë infrastruktura ligjore dhe të mbahen zgjedhjet deri në fund të vitit. Propozim ky i disa partive politike”, ka thënë Lunacek.
Para kësaj, ka shtuar ajo, duhet të formohen institucionet e reja. Lunacek pritet të raportoj edhe në Parlamentin Evropian për zgjedhjet e fundit, raportim ky që pritet të jetë negativ marr parasysh dëshpërimin që shfaqi këtyre ditëve me nivelin e organizimit të zgjedhjeve.
Zyra Civile Ndërkombëtare nuk ka preferuar të flasë për ndonjë opsion, por ka sugjeruar të merren seriozisht qëndrimet e Parlamentit Evropian.

_________________________________________________________________________









Mirësevini në ylliehana Forum! www.ylliehana.biz

Off/On


Mbrapsht në krye Shko poshtë
Shiko profilin e anëtarit http://www.ylliehana.biz
 

Lunacek: Zgjedhje të reja në 2011

Shiko temën e mëparshme Shiko temën pasuese Mbrapsht në krye 
Faqja 1 e 1

Drejtat e ktij Forumit:Ju nuk mund ti përgjigjeni temave të këtij forumi
www.ylliehana.biz :: Ƹ̵̡Ӝ̵̨̄Ʒ..::Lajmet::..Ƹ̵̡Ӝ̵̨̄Ʒ :: Me te Rejat prej Lajmeve-
Kërce tek:  
Copyright © 2009-2011 Powered by Ylliehana Team
Ylliehana.bizFree forum | © phpBB | Forum mbështetës | Kontakto | Report an abuse | Create your own blog
YlliehanaForum