www.ylliehana.biz
Pershendetje vizitor i nderuar.
Me sa duket, ju nuk jeni identifikuar akoma ne faqen tone, ndaj po ju paraqitet ky mesazh per tju kujtuar se ju mund te Identifikohu qe te merrni pjese ne diskutimet dhe temat e shumta te forumit tone.

-Ne qofte se ende nuk keni nje Llogari personale ne forumin ton, mund ta hapni nje te tille duke u Regjistruar
-Regjistrimi eshte falas dhe ju merr koh maksimumi 1 min...
Duke u Regjistruar ju do te perfitoni te drejta te lexoni edhe te shprehni mendimin tuaj.

Gjithsesi ju falenderojme shume, per kohen që fute ne dispozicion për të vizituar saitin tonë.





 
PortaliForumPytësoriRegjistrohuidentifikimi

Share | 
 

 Thaçi “peshkon” deputetë në LDK

Shiko temën e mëparshme Shiko temën pasuese Shko poshtë 
AutoriMesazh
WebMaster
Off line
 Off  line ™


Numri i postimeve : 2045
Data regjis. : 30/09/2009
Location : Prishtinë

MesazhTitulli: Thaçi “peshkon” deputetë në LDK   Thu Jan 13, 2011 4:37 am


Prishtinë, 12 janar – Kreu i PDK-së, Hashim Thaçi, po llogarit edhe në deputetë të LDK-së, për t’i rreshtuar në mazhorancën që pretendon t’i prijë pas përmbylljes së procesit të votimit.
Burime ndërkombëtare të “Kohës Ditore” me mision diplomatik në Prishtinë kanë thënë të martën se Thaçi tash ka marrë disa përgjigje pozitive nga deputetë potencialë të partisë së Isa Mustafës. Ai ka përmendur dy emra prej tyre, ndërsa për të bërë të ditur identitetin e të tjerëve është shprehur i përmbajtur.
“Thaçi qysh tash po ‘peshkon’ deputetë individualë të mundshëm”, ka thënë ky diplomat ndërkombëtar, në kushte anonimiteti. “Deri tash janë katër deputetë potencialë të LDK-së, të cilët kanë thënë po”.
Zgjedhjet e 12 dhjetorit e kanë nxjerrë PDK-në parti të parë, të pasuar nga LDK-ja. Të dyja këto subjekte politike kanë qenë në koalicion në mandatin që po përfundon, mirëpo vendi shkoi në zgjedhje të parakohshme pasi LDK-ja vendosi ta shkëpuste njëanshëm marrëveshjen për bashkëqeverisje.
Në Kuvendin e fundit zgjedhor të LDK-së ka ardhur kryetar Mustafa, i cili gjithmonë partneritetin me PDK-në e ka cilësuar si të panatyrshëm dhe tash ka thënë se nuk do të bëjë më koalicion me subjektin e Thaçit. Mirëpo, ky Kuvend prodhoi një fraksion të ri në LDK, listën “Ibrahim Rugova”, disa nga njerëzit e së cilës u futën në listën e kandidatëve të AAK-së për të kandiduar për deputetë.
Astrit Haraqija, një nga zyrtarët e LDK-së që është pjesë e listës, ka thënë një natë më parë për “Klan Kosovën” se lista “Ibrahim Rugova” do të ketë numër të mjaftueshëm deputetësh për të bërë grup të veçantë parlamentar.
“Prej sot, më 10 janar, lista i ka 6 deputetë”, ka thënë ai, duke aluduar kryesisht në njerëz që janë kandidatë të LDK-së për deputetë.
Haraqija ka folur me një retorikë të zbutur ndaj PDK-së dhe kryetarit të saj. Ai ka thënë se është i gatshëm së bashku me listën “Ibrahim Rugova” të negociojë me Thaçin për të hyrë në qeveri.
Prijësi i kësaj liste, Ukë Rugova, besohet të jetë i vetmi nga kandidatët e saj të përfshirë me kandidatët e AAK-së, që ka fituar votat e mjaftueshme për të zënë ulëse në Kuvend. Në një intervistë që ka dhënë më herët për gazetën, Rugova pati thënë të jetë i hapur edhe për PDK-në. Sipas tij, “në politikë dyert duhet të jenë të hapura dhe nuk duhet shkuar me hapa radikalë, e të thuhet kurrë me PDK-në”.
Thaçi, që është edhe kryeministër në largim dhe që pritet të jetë mandatar për ta krijuar qeverinë e ardhshme, në intervistën e fundit që ka dhënë për gazetën, ka shprehur besimin se mund të ketë mbështetje individuale të deputetëve të LDK-së, për ta krijuar qeverinë e re. Thaçi pati thënë se “në LDK ka njerëz të përgjegjshëm” dhe “njerëz interesantë”, me të cilët ka punuar një kohë të gjatë për, siç ka thënë, interesa të shtetit në bashkëqeverisje.
Burime të gazetës kanë bërë të ditur se oferta e Thaçit për disa deputetë të LDK-së është bërë e pranueshme, pas deklarimit të Mustafës se në qeverinë që do të mund ta udhëhiqte ai, nuk do të kishte vend për ish-ministrat. E, gati të gjithë ish-ministrat janë kandidatë për deputetë në listën e LDK-së.

Në AAK kanë theksuar se kanë marrëveshje me listën “Ibrahim Rugova” që kandidatët e saj që mund të bëhen pjesë e Kuvendit të zhvillojnë aktivitetin në grup të përbashkët parlamentar.
Por, Besnik Tahiri, zëdhënës në këtë parti, ka theksuar se deputetët janë të lirë për të vepruar.
“Ne kemi pasur një marrëveshje me listën ‘Ibrahim Rugova’ që në një mandat të jemi në një grup parlamentar. Tani për tani nuk ka një rezultat që dihet saktësisht se kush janë deputetë, përveç faktit se zoti Rugova dihet se ka marrë vota më shumë. Tjera bisedime, tjera takime nuk kemi pasur rreth kësaj çështjeje”, ka thënë Tahiri. “Megjithatë, deputetët janë të lirë. Ata e kanë votën e popullit dhe janë të lirë për të vepruar”.
Po të konstituohej Kuvendi i Kosovës bazuar në rezultatet preliminare të KQZ-së, shqiptarët do të mund të zinin 93-94 ulëse, kurse pakicat 26-27. PDK-ja fillimisht ka llogaritur në mbështetjen e të gjitha partive të komuniteteve pakicë në ndërtimin e mazhorancës dhe, së paku, edhe në AKR-në. Kësisoj, besonte se mazhoranca prej saj do të mund të kishte rreth 70 ulëse, nga 120 sa ka Kuvendi, por pas procesit të rivotimit dhe deklarimeve të disa subjekteve nga radhët e komuniteteve, 7 nga to tashmë nuk janë të sigurta. Prandaj, kreu i saj është hedhur në “peshkim” (më gjerësisht sot në “Kohën Ditore”).

_________________________________________________________________________









Mirësevini në ylliehana Forum! www.ylliehana.biz

Off/On


Mbrapsht në krye Shko poshtë
Shiko profilin e anëtarit http://www.ylliehana.biz
 

Thaçi “peshkon” deputetë në LDK

Shiko temën e mëparshme Shiko temën pasuese Mbrapsht në krye 
Faqja 1 e 1

Drejtat e ktij Forumit:Ju nuk mund ti përgjigjeni temave të këtij forumi
www.ylliehana.biz :: Ƹ̵̡Ӝ̵̨̄Ʒ..::Lajmet::..Ƹ̵̡Ӝ̵̨̄Ʒ :: Me te Rejat prej Lajmeve-
Kërce tek:  
Copyright © 2009-2011 Powered by Ylliehana Team
Ylliehana.bizFree forum | © phpBB | Forum mbështetës | Kontakto | Report an abuse | Create a blog
YlliehanaForum