www.ylliehana.biz
Pershendetje vizitor i nderuar.
Me sa duket, ju nuk jeni identifikuar akoma ne faqen tone, ndaj po ju paraqitet ky mesazh per tju kujtuar se ju mund te Identifikohu qe te merrni pjese ne diskutimet dhe temat e shumta te forumit tone.

-Ne qofte se ende nuk keni nje Llogari personale ne forumin ton, mund ta hapni nje te tille duke u Regjistruar
-Regjistrimi eshte falas dhe ju merr koh maksimumi 1 min...
Duke u Regjistruar ju do te perfitoni te drejta te lexoni edhe te shprehni mendimin tuaj.

Gjithsesi ju falenderojme shume, per kohen që fute ne dispozicion për të vizituar saitin tonë.





 
PortaliForumPytësoriRegjistrohuidentifikimi

Share | 
 

 Maloku: “Po” në koalicion me PDK-në

Shiko temën e mëparshme Shiko temën pasuese Shko poshtë 
AutoriMesazh
Medina
Mikë/e i/e Forum-it
Mikë/e i/e Forum-it


Numri i postimeve : 17104
Data regjis. : 12/11/2009
Age : 27
Location : Tek Parajsa Pa Drita

MesazhTitulli: Maloku: “Po” në koalicion me PDK-në    Sun Jan 16, 2011 12:06 am



Nënkryetari i Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës (AAK), Naim Maloku është përgjigjur pozitivisht një koalicioni të mundshëm pas zgjedhjeve me Partinë Demokratike të Kosovës (PKD).

Deklarimi i tij i hapur pozitiv, vjen për gazetën Express kur shumica e krerëve të kësaj partie kanë mohuar një koalicion të tillë, por duke shmangur përgjegjësinë tek lideri i tyre, Ramush Haradinaj, si vendim përfundimtar.

“Unë i them ‘Po’ koalicionit me PDK-në. AAK, në cilindo variant, duhet të jetë pjesë e Qeverisë së ardhshme. Ne duhet të marrim përgjegjësinë për nxjerrjen e vendit nga situata aktuale. Së pari duhet ta rregullojmë sistemin zgjedhor. Kështu nuk mund të shkohet më”, theksoi nënkryetari i AAK-së, Naim Maloku.

Sipas tij, nuk ka qëndrim zyrtar për koalicionet në partinë e tyre, mirëpo ai theksoi se ky vendim do të merret menjëherë pas certifikimit të zgjedhjeve.

“Ne presim certifikimin e mandateve se si do të del AAK-ja, por edhe tjetra është se ne nuk kemi marrë ofertë edhe përderisa ne nuk marrim ofertë, nuk mund të marrim ndonjë qëndrim. Por, unë po ju them se do të jam njëri prej atyre që, nëse do të merret oferta të shqyrtohet në Kryesi, në Këshill Drejtues. Pra, me reflektu në bazë të përgjegjësisë që e merr AAK-ja dhe përgjegjësisë që duhet me e pasur subjekti jonë politik ndaj procesit që ka ndodhur në Kosovë ndaj vetë kësaj gjendjeje që kemi rënë, të gjithë jemi pjesë e asaj”, ka thënë Maloku për Express.
Mbrapsht në krye Shko poshtë
Shiko profilin e anëtarit
 

Maloku: “Po” në koalicion me PDK-në

Shiko temën e mëparshme Shiko temën pasuese Mbrapsht në krye 
Faqja 1 e 1

Drejtat e ktij Forumit:Ju nuk mund ti përgjigjeni temave të këtij forumi
www.ylliehana.biz :: Ƹ̵̡Ӝ̵̨̄Ʒ..::Lajmet::..Ƹ̵̡Ӝ̵̨̄Ʒ :: Me te Rejat prej Lajmeve-
Kërce tek:  
Copyright © 2009-2011 Powered by Ylliehana Team
Ylliehana.bizFree forum | © phpBB | Forum mbështetës | Kontakto | Report an abuse | Create a blog
YlliehanaForum