www.ylliehana.biz
Pershendetje vizitor i nderuar.
Me sa duket, ju nuk jeni identifikuar akoma ne faqen tone, ndaj po ju paraqitet ky mesazh per tju kujtuar se ju mund te Identifikohu qe te merrni pjese ne diskutimet dhe temat e shumta te forumit tone.

-Ne qofte se ende nuk keni nje Llogari personale ne forumin ton, mund ta hapni nje te tille duke u Regjistruar
-Regjistrimi eshte falas dhe ju merr koh maksimumi 1 min...
Duke u Regjistruar ju do te perfitoni te drejta te lexoni edhe te shprehni mendimin tuaj.

Gjithsesi ju falenderojme shume, per kohen që fute ne dispozicion për të vizituar saitin tonë.





 
PortaliForumPytësoriRegjistrohuidentifikimi

Share | 
 

 Hoteli lundrues, “Arka” e se ardhmes

Shiko temën e mëparshme Shiko temën pasuese Shko poshtë 
AutoriMesazh
Medina
Mikë/e i/e Forum-it
Mikë/e i/e Forum-it
avatar

Numri i postimeve : 17104
Data regjis. : 12/11/2009
Age : 28
Location : Tek Parajsa Pa Drita

MesazhTitulli: Hoteli lundrues, “Arka” e se ardhmes   Sun Jan 16, 2011 12:28 am



Shtimi i nivelit të ujërave të deteve dhe oqeaneve mund të ketë qenë shtysa që ka vënë në lëvizje fantazinë e një arkitekti rus. Ai ka projektuar një hotel, që mund të ndërtohet në tokë, por njëherazi edhe në ujë. “Arka” që është tërësisht ekologjike mund të ndërtohet brenda pak muajsh në çdo vend të botës

Emri i saj është “Arka” dhe ndoshta është huazuar nga një ngjashmëri e jashtme që mund të këtë me të famshmen “Arka e Noes”. Por në fakt, të ngjan më shumë me një anije të kthyer mbrapsht që qëndron, ose më mirë pluskon mbi ujë. Bëhet fjalë për një projekt të ri të një arkitekti rus, i cili hedh poshtë dhe sfidon traditën e deritanishme të ndërtimeve vetëm në tokë. Në këtë rast bëhet fjalë për një hotel që është në “gjendje” që pluskojë mbi ujë, si të ishte një varkë dhe që në një të ardhme mund të përdoret si një “arkë” e vërtetë nëse bota do të përballej me përmbytje të përmasave biblike.

Arkitekti rus ka projektuar hotelin si pjesë e një programi arkitekture të ndërtuar për të sjellë ide nga arkitektë të ndryshëm për ndërtime që do të përballojnë lëkundje të tokës, rritje të madhe të nivelit të ujërave të oqeaneve dhe anomali të tjera të natyrës që janë pasojë në jetën e njerëzve dhe në mënyrën e tyre të jetesës.

Ai së bashku me kolegët e tij gjermanë, prej kohësh janë në kërkim të zgjidhjeve për rastet e emergjencës, të cilat njëherazi janë të gjitha zgjidhje arkitektonike që e respektojnë ambientin, që përdorin energji të pastra dhe tani atyre nuk u mbetet vetëm të gjejnë investuesit për të bërë realitet projektet shumë origjinale.

Në fakt bëhet fjalë për disa objekte, por më interesanti është hoteli në fjalë. Është një ndërtim që mund të realizohet shumë shpejt dhe mbi të gjitha, në një mënyrë të thjeshtë. Të gjitha pjesët përbërëse janë të parafabrikuara dhe mund të vendosen së bashku për të krijuar tërësinë e ndërtesës brenda pak muajsh. Strukturat janë shumë të lehta dhe ato mund të ndërtohen në çdo cep të botës, madje edhe në zonat që janë të njohura për lëkundje të mëdha sizmike dhe për tërmete. Ndërtimi i “Arkës” që përfshin një hapësirë prej 14 mijë metrash katrore hapësirë të banueshme ka koston e ndërtimit të një shtëpie të vogël. Struktura që konsiderohet në gjuhën e arkitektëve si “e vetëqëndrueshme” ndërtohet rreth një kolone qendrore, e cila është e lidhur me gjeneratorët e erës dhe me pompa që e marrin nxehtësinë nga panelet që janë vendosur në majë të godinës. Pra çdo lloj energjie përftohet nga era apo nga dielli dhe nuk shkaktohet asnjë lloj ndotje e mjedisit.

Arkitekti e ka perceptuar hotelin pa xhama dhe në vend të tyre ka zgjedhur një material të tejdukshëm dhe të trashë, që ka aftësinë t’i rezistojë kushteve të këqija klimaterike të vendit në të cilin është ndërtuar. Ky material i pathyeshëm do të vendoset në skelete metalikë shumë të lehtë dhe thjeshtësisht të ndërtueshëm. Pjesa më e bukur e godinës është në fakt brendia e saj. Aty është parashikuar përveç vendeve për të fjetur, për të ngrënë dhe kaluar kohën, edhe një hapësirë e gjelbër natyrale, ose më mirë një serë me bimë nga më të ndryshmet, në të cilën banorët do të kenë mundësinë që të shijojnë një ditë të ngrohtë mes gjelbërimit edhe në një mjedis të jashtëm, që do të jetë disa gradë nën zero dhe që mund të jetë në mes të një oqeani në akull. Ndërsa është e projektuar me një formë të tillë që të pluskojë mbi ujë. Pa lëvizur dhe pa u zhytur sigurisht.
Mbrapsht në krye Shko poshtë
Shiko profilin e anëtarit
 

Hoteli lundrues, “Arka” e se ardhmes

Shiko temën e mëparshme Shiko temën pasuese Mbrapsht në krye 
Faqja 1 e 1

Drejtat e ktij Forumit:Ju nuk mund ti përgjigjeni temave të këtij forumi
www.ylliehana.biz :: Ƹ̵̡Ӝ̵̨̄Ʒ..::Lajmet::..Ƹ̵̡Ӝ̵̨̄Ʒ :: Kuriozitete-
Kërce tek:  
Copyright © 2009-2011 Powered by Ylliehana Team
Ylliehana.bizFree forum | Computers and Internet | Forums directory | © phpBB | Forum mbështetës | Kontakto | Report an abuse | Create a blog
YlliehanaForum