www.ylliehana.biz
Pershendetje vizitor i nderuar.
Me sa duket, ju nuk jeni identifikuar akoma ne faqen tone, ndaj po ju paraqitet ky mesazh per tju kujtuar se ju mund te Identifikohu qe te merrni pjese ne diskutimet dhe temat e shumta te forumit tone.

-Ne qofte se ende nuk keni nje Llogari personale ne forumin ton, mund ta hapni nje te tille duke u Regjistruar
-Regjistrimi eshte falas dhe ju merr koh maksimumi 1 min...
Duke u Regjistruar ju do te perfitoni te drejta te lexoni edhe te shprehni mendimin tuaj.

Gjithsesi ju falenderojme shume, per kohen që fute ne dispozicion për të vizituar saitin tonë.





 
PortaliForumPytësoriRegjistrohuidentifikimi

Share | 
 

  Ne fabriken e endrrave

Shiko temën e mëparshme Shiko temën pasuese Shko poshtë 
AutoriMesazh
Medina
Mikë/e i/e Forum-it
Mikë/e i/e Forum-it
avatar

Numri i postimeve : 17104
Data regjis. : 12/11/2009
Age : 28
Location : Tek Parajsa Pa Drita

MesazhTitulli: Ne fabriken e endrrave   Sun Jan 16, 2011 12:30 am



Nga mitet te fantashkenca: ja studimet teknike për të kuptuar sekretet e mendjes që fle, e madje për të drejtuar ëndrrat. Në të ardhmen mendohet se do të regjistrohen e shihen në kompjuter për t’u interpretuar.

“Duam të lexojmë ëndrrat e njerëzve”, thotë Moran Cerf, neuroshkencëtar në Universitetin e Nju Jorkut dhe atë të Kalifornisë. Cerf, me kolegët e tij, ka zhvilluar një teknikë në gjendje të lexojë ëndrrat në momentin që ato ndodhin në tru. Nuk bëhet fjalë për skenarin e filmit “Inception”, por nuk mund të mohojmë faktin se shkencat që merren me studimin e mendjeve njerëzore po bëjnë hapa gjigantë, falë teknikave të rezonancës magnetike që lejojnë të shohësh proceset cerebrale. Mes tyre mund të përmendim aftësinë për të lexuar mendimet dhe atë për të regjistruar ëndrrat, që deri pak kohë më parë ishte thjesht fantashkencë.
Kontakti me botën e përtejme

Bota e ëndrrave ka qenë për një kohë të gjatë e kundërvënë, pothuajse antagoniste ndaj botës materiale dhe shkencore. Nëse shkenca është racionale, ëndrra është irracionale për nga përcaktimi. Për popujt antikë, por në fund të fundit, për shumë prej tyre edhe sot, ëndrra ishte një mënyrë për të hyrë në një dimension hyjnor, në gjendje të zbulojë të ardhmen apo për t’u vënë në kontakt me botën e përtejme.

Në mitologjinë greke, ëndrrat silleshin nga perëndia e gjumit, Hypnos, por edhe nga Morfeu, nga Fobetori për makthet dhe nga Fantazos për ëndrrat tërësisht joreale.
Paraardhësi i Frojdit

Për të shpjeguar vizionet tona të natës, grekët e vjetër nuk i drejtoheshin vetëm Olimpit. Artemidori i Daldit i lindur në Hefes dhe që ka jetuar në shekullin II pas Krishtit, ishte i pari që katalogoi mijëra ëndrra, duke i ndarë në 5 grupe dhe duke dalluar, për shembull, ato paralajmëruese nga ripërjetimet e thjeshta në ëndërr të eksperiencave të jetuara. Me veprën e tij “Onirokritika”, në fakt Artemidori i parapriu me 17 shekuj “Interpretimit të ëndrrave”, libri i Sigmund Frojdit që shënoi në vitin 1900 lindjen e psikanalizës moderne.
Të paralizuar

Studimet e para shkencore mbi këtë argument nisën në fillim të viteve ‘50, kur filluan të mateshin me mjete elektrike mekanizmat fiziologjikë të gjumit. Hapi më i rëndësishëm ndodhi në vitin 1952, kur studenti Eugene Aserinsky, në Universitetin e Çikagos, e kuptoi se në disa faza të gjumit sytë lëvizin shumë shpejt poshtë qepallave: ishte zbuluar faza e gjumit REM (Rapid eye moviment) gjatë të cilit truri regjistron një aktivitet shumë të madh, ndërsa trupi qëndron i paralizuar. Shumë shpejt u kuptua se nëse zgjoheshin gjatë fazës së gjumit REM njerëzit kujtonin shpesh se kishin ëndërruar: që atëherë studimet mbi ëndrrat u përqendruan mbi të gjitha në këtë fazë. “Në të vërtetë kjo ide ishte fryt i një eksperimenti artificial që lidhej me faktin e pyetjes së vullnetarëve që të kujtonin ëndrrat e tyre. Më pas në vitet ‘60-‘70 vëmendja u zhvendos tek aktiviteti mendor. Kështu, teksa zgjoheshin personat pyeteshin se çfarë po u kalonte nëpër mend. Në 90 për qind të rasteve ishte një aktivitet mendor në fazën REM, ndërsa 70 për qind të rasteve në fazën jo REM”.
Emocione dhe çuditë

De Genaro është autor i një studimi të publikuar kohët e fundit në revistën specifike “Human Brain Apping”, i bërë së bashku me institutin Santa Luccia të Romës dhe Universitetin e Bolonjës, ku lidhen karakteristikat fiziologjike të trurit me disa karakteristika të ëndrrave: gjatësia e tyre, niveli emocional, qartësia vizive dhe përmbajtja e çuditshme. Studimi i bërë me teknika moderne të rezonancës magnetike te 35 individë nga mosha 18 deri në 70 vjeç, tregoi për disa lidhje komplekse mes karakteristikave të ëndrrave dhe karakteristikave fiziologjike të dy zonave të trurit amigdalas, asaj që rregullon emocionet, dhe hipokampusit, që lidhet me qendrat e kujtesës. Rezultati? “85 për qind e çudirave që shohim në ëndërr lidhen me ndryshimet strukturore të amigdalës. Sa më i vogël të jetë vëllimi i amigdalës së majtë aq më të shumta janë çudirat. Ndërkaq ato rriten edhe nëse rritet vëllimi i hipokampusit të djathtë”, shpjegon De Gennaro. Rezultate të ngjashme dolën edhe për tonin emocional dhe qartësinë e imazheve.
Mekanizma molekularë

Përveç këtyre karakteristikave fiziologjike grupi i De Gennaros po studion edhe mekanizmat kimikë dhe elektrikë të trurit që ëndërron. Për sa u përket të parave, studimet janë ende duke u zhvilluar: “Ka pacientë të prekur nga sëmundja e Parkinsonit që kanë mungesë dopamine (një neurotransmetues, d.m.th. një molekulë që transmeton impulset elektrokimike të trurit), shpjegon De Gennaro. “Po studiojmë ëndrrat e tyre para dhe pas një ilaçi që rrit nivelin e dopaminës. Për më tepër presim që sasia dhe cilësia e ëndrrave të rritet në përpjesëtim me nivelin e këtij neurotransmetuesi”.
Valët elektrike

Përkundrazi, për sa u përket aspekteve elektrofiziologjikë, studimet bazohen në leximin e impulseve elektrike të trurit, përmes kuantifikimit të sinjaleve të një elektrocefalograme, për të vendosur kushtet nëse e kujtojmë një ëndërr apo jo. Në këtë rast, studimi u bë tek 64 individë të zgjuar, në fazën e gjumit REM dhe jo REM. “Pamë se gjatë gjumit REM, një sasi më e madhe valësh ‘theta’ në zonën frontale të trurit tregon nëse ëndrra do të kujtohet me detaje”, shpjegon De Gennaro. “Në mënyrë analoge në fazën jo REM, një sasi e vogël valësh alfa 8-12 Hz në zonën cerebrale të djathtë korrespondon me një kujtim më të mirë”. Është domethënës fakti se një lidhje e tillë mund të bëhet edhe gjatë kohës kur jemi zgjuar. Kur mësojmë diçka të re për ta kujtuar aktivizohen të njëjtët mekanizma. “Kërkimi nxjerr në pah se nga pikëpamja e trurit, gjumi nuk është shumë ndryshe nga të qenët zgjuar”, komenton De Gennaro.
Neuronet fizionomiste

Në fakt një grup shkencëtarësh në Kaliforni po zhvillon një teknikë për të lexuar aktivitetin cerebral (kur jemi zgjuar) dhe ta shndërrojë mendimin në rregulla për t’u hedhur në kompjuter. Grupi i drejtuar prej Christof Koch nga “California Insitute of technology”, të cilave u përket edhe Moran Cerf, ka identifikuar disa neurone që karakterizojë një imazh të caktuar: për shembull ka një neuron të veçantë që aktivizohet kur mendon për Marilyn Monroe, një kur mendon për Bill Clinton dhe një tjetër për kullën Eifel.
Të lexosh brenda trurit

Ndërkohë edhe në pjesë të tjera të botës po kërkohet të lexohet aktiviteti cerebral përmes teknikave gjithmonë e më të sofistikuara. Në Japoni për shembull, kërkuesit e “Computational Neuroscience Laboratories” të Kyotos kanë zhvilluar një teknikë për të ndërtuar imazhet që formohen në tru teksa jemi duke lexuar. “Rezultat kanë qenë befasuese”, thotë njëri prej autorëve kryesorë.
Çështje privatësie

John-Dylan Haynes, një neuroshkencëtar gjerman, e pranon se këto zhvillime janë të rëndësishme dhe mund të bëjnë të mundur regjistrimin e ëndrrave. Në çdo rast, paralajmërojnë ekspertët, duhet të fillojmë të shqetësohemi për privatësinë tonë: kush do të donte të shihte që mendimet tona intime dhe ëndrrat të regjistrohen në ndonjë çip apo disk e më pas të analizohen në kompjuter? Ja se çfarë thotë shkenca për disa nga pyetjet më të zakonshme tonat. Pyetje që ngrihen edhe në filmin “Inception”, ku ngjarjet zhvillohen brenda ëndrrave të protagonistëve.

A mund ta kuptojmë që jemi në ëndërr?

Po, dhe kjo ndodh në të ashtuquajturat ëndrrat e kthjellëta. I pari që hodhi hipotezën për ekzistencën e këtyre lloj ëndrrash ishte psikologu holandez Frederik van Eeden në vitin 1913. Por ai që i studioi në mënyrë sistematike ishte Stephen LaBerge, psikofiziolog në Universitetin “Stanford” në vitet ‘70. Megjithatë studimet e tij janë kontradiktore: “LaBerge seleksionoi individë që rrëfenin se kishin kontroll mbi ëndrrat e tyre dhe i ftoi ata që t’i nënshtroheshin një eksperimenti: në gjumë, gjatë fazës REM (gjatë të cilës trupi është krejtësisht i palëvizshëm me përjashtim të syve), duhej të lëviznin sytë në mënyrë të njohshme (për shembull tri lëvizje në të djathtë)”, shpjegon Luigi de Gennaro, docent i psikofiziologjisë së gjumit në “La Sapienza” të Romës. “Sipas LaBerge, eksperimenti doli me sukses, por jo të gjithë u bindën, sepse gjatë fazës REM të gjumit verifikohen mijëra lëvizje të syve në të gjitha drejtimet, kështu që është e vështirë të dallosh ato rastësore nga ato të vullnetshmit”.

Si mund ta kuptojmë që jemi në ëndërr?

Nuk ka një përgjigje të saktë, por mund të gjejmë disa tregues, si për shembull prania e të vdekurve apo situatave jo reale: për shembull mund të ëndërrohet sikur je duke fluturuar.

Apo në situata nga më normalet, mund të dalësh në përfundimin e mungesave të detajeve, që është tipike e ëndrrave: për shembull mund të provosh të shohësh duart, pasqyrën, apo të lexosh një libër ose një gazetë. Nëse e rilexon, mund të ndodhë që teksti të ndryshojë.

A mund të kontrollohen ëndrrat?

“Deri në një farë pike”, thotë De Gennaro. “Disa aspekte janë të kontrollueshme, për shembull mund të rritet frekuenca e ëndrrave të kujtuara dhe detajet: mjafton të sforcohesh për të kujtuar ëndrrat apo ndoshta mund të mbash një ditar”. Disa mendojnë se duke u stërvitur mund të ndryshojnë përmbajtjen e ëndrrave sipas dëshirave, por nuk ka prova që e mbështesin këtë.

A mund të ndodhë një ëndërr brenda ëndrrës?

Po, në ëndrrat e kthjellëta. Mund të ndodhë të zgjohesh nga një ëndërr dhe të gjendesh në një ëndërr tjetër.

A mund të parashikohet një ëndërr?

Në një farë mënyre po. Mjafton të mendosh për një argument para se të flesh për të rritur probabilitetin që ta ëndërrosh.

Në ëndërr koha kalon me ngadalë?

E vështirë të thuhet. Sipas ekspertëve të ëndrrave të kthjellëta koha rrjedh në të njëjtën mënyrë si në ëndërr ashtu edhe në realitet.

Sa duhet të flemë çdo natë?

Nuk ka një rregull fiks. Mesatarisht 7 orë e gjysmë, thotë Jim Horne, drejtor i “Sleeep Research Centere” në Britaninë e Madhe.

Sa mund të qëndrojmë zgjuar?

Rekordin e mban një vajzë e re nga San Diego, Randy Gardner, që në vitin 1963 ka qëndruar zgjuar për 164 orë (11) ditë rresht pa i shkaktuar asnjë dëmtim trurit.

Çfarë janë ankthet në ëndërr?

Duhet bërë një dallim mes ëndrrave të tmerrshme dhe ‘pavor nocturnus’. Të parat ndodhin në gjumin REM dhe karakterizohen nga një frikë e madhe dhe ankthi se kemi parë një ëndërr të keqe. Të dytat, më të shpeshta gjatë fëmijërisë, ndodhin në fazën jo REM dhe karakterizohen nga një zgjim i keq pa pasur ndjesinë se ishim në ëndërr.

Sa përgjegjës është truri për ëndrrat?

I gjithë truri merr pjesë në ëndrra, por ka zona më të rëndësishme.

A ka njerëz që nuk ëndërrojnë kurrë?

Po, rreth 5 për qind e njerëzve tregojnë se nuk ëndërrojnë kurrë. Gjithsesi ata edhe mund të ëndërrojnë, por nuk i kujtojnë kurrë ato.

Në çfarë moshe ëndërrojmë?

Rreth 15 javësh.

Përse ëndërrojmë?

Nuk ka ende një arsye bindëse se përse njeriu ëndërron. Mendimi im është se truri ka nevojë të punojë vazhdimisht, por ka edhe nevojë të flejë.
Mbrapsht në krye Shko poshtë
Shiko profilin e anëtarit
 

Ne fabriken e endrrave

Shiko temën e mëparshme Shiko temën pasuese Mbrapsht në krye 
Faqja 1 e 1

Drejtat e ktij Forumit:Ju nuk mund ti përgjigjeni temave të këtij forumi
www.ylliehana.biz :: Ƹ̵̡Ӝ̵̨̄Ʒ..::Lajmet::..Ƹ̵̡Ӝ̵̨̄Ʒ :: Kuriozitete-
Kërce tek:  
Copyright © 2009-2011 Powered by Ylliehana Team
Ylliehana.bizCreate a forum on Forumotion | © phpBB | Forum mbështetës | Kontakto | Report an abuse | Sosblogs
YlliehanaForum