www.ylliehana.biz
Pershendetje vizitor i nderuar.
Me sa duket, ju nuk jeni identifikuar akoma ne faqen tone, ndaj po ju paraqitet ky mesazh per tju kujtuar se ju mund te Identifikohu qe te merrni pjese ne diskutimet dhe temat e shumta te forumit tone.

-Ne qofte se ende nuk keni nje Llogari personale ne forumin ton, mund ta hapni nje te tille duke u Regjistruar
-Regjistrimi eshte falas dhe ju merr koh maksimumi 1 min...
Duke u Regjistruar ju do te perfitoni te drejta te lexoni edhe te shprehni mendimin tuaj.

Gjithsesi ju falenderojme shume, per kohen që fute ne dispozicion për të vizituar saitin tonë.





 
PortaliForumPytësoriRegjistrohuidentifikimi

Share | 
 

 Mashtruesit me te famshem ne histori

Shiko temën e mëparshme Shiko temën pasuese Shko poshtë 
AutoriMesazh
Medina
Mikë/e i/e Forum-it
Mikë/e i/e Forum-it
avatar

Numri i postimeve : 17104
Data regjis. : 12/11/2009
Age : 28
Location : Tek Parajsa Pa Drita

MesazhTitulli: Mashtruesit me te famshem ne histori   Sun Jan 16, 2011 12:37 am



Të fundit qenë kushërinjtë amerikanë Tareq dhe Michaele Salahi që në vitin 2009 u morën për të ftuar në një mbrëmje gala të zhvilluar në Shtëpinë e Bardhë për nder të Kryeministrit indian, Manmohan Singh. Jo vetëm që arritën të hynin, por edhe të bënin fotografi me zv.presidentin Joe Biden. Por historia dhe kronikat janë plot të mbushura me mashtrues të aftë të bëjnë lloj-lloj profesionesh duke gënjyer: nga ata që deshën të shisnin kullën “Eiffel” e deri tek aktorët dhe mjekët e rremë që për vite me radhë askush nuk ka arritur t’i zbulojë. Filmat dhe romancat janë frymëzuar shpesh nga këta artistë të krimit. Gjakftohtë, aftësi për t’u përshtatur, reflekse dhe telepati të madhe: janë të gjitha veti pozitive që ngjallin admirimin e njerëzve edhe pse shpesh pas tyre fshihet mashtrimi. Sepse të dish të shtiresh është një aftësi më vete mbijetese. Ja një përmbledhje e disa mashtruesve të famshëm që jo gjithmonë kanë përfunduar me sukses. Edhe në këtë rast, njerëzit me aftësi të jashtëzakonshme bëjnë përjashtim.
Hiqet si stilist për të vjedhur bizhuteri

Interpretonte një stilist gay me zemër të thyer, 40 vjeçari rom që në vitin 2010 përmes mashtrimit arriti të vidhte rreth 70 mijë euro mall në një argjendari. Teknika e tij ishte e mirëpërpunuar: i shpërqendronte viktimat për t’u treguar hallet e tij e ndërsa njerëzit e gjorë e dëgjonin me vëmendje atë ç’ka thoshte madje edhe qanin, ai u zhdukte bizhuteritë nga banaku, pa rënë fare në sy.

Zbulon se gruaja është burrë
E vërteta doli në shesh kur e ikur nga shtëpia pas një zënke u ndalua nga policia. “Jam një burrë”, rrëfeu në vitin 2009 Wei Jinhua, 40 vjeç, kinez i martuar prej 3 vjetësh me Fu Shitou. I lajmëruar nga forcat e rendit, burri pranoi se nuk kuptoi asgjë pasi nuk e kishte konsumuar kurrë martesën. “Doja vetëm një njeri që të kujdesej për mua”, u justifikua para agjentëve që mezi u besonin veshëve nga ajo që dëgjonin.

U hoq si agjent special për të pasur dy dashnore
Djaloshi i zgjuar ishte nga një provincë e Lekos në Itali, ku ishte kuzhinier dhe kishte dy lidhje sentimentale të ndryshme, nga të cilat nuk donte të hiqte dorë. Atëherë çfarë bëri? U shtir si kapiteni i grupit operacional special të karabinierëve dhe shpiku mision pas misioni për të kaluar me justifikime shumë të bindshme nga një histori te tjetra. Kishte menduar për gjithçka: nga veshjet te teserat me firma dhe vula të falsifikuara. Por në fund më dinak se ai u treguan kolegët e tij të vërtetë që e zbuluan dhe denoncuan në vitin 2009.

Ngjyros flokët e fëmijës për të fshehur tradhtinë
Kishte nisur që në spital, por për katër vjet kishte vazhduar t’i lyente me të zezë flokët e kuq të të birit në mënyrë që burri, shumë ezmer të mos kuptonte për tradhtinë e të shoqes: protagoniste e kësaj historie është një grua ruse që kishte pasur një fëmijë me dashnorin. Kutia e bojës së harruar në banjë e bëri burrin që të kuptonte mashtrimin e së shoqes dhe më pas të kërkonte divorcin.

Futbollisti amator që u mor nga CSKA e Sofias
Greg Akcelrod, francez dhe 27 vjeç luante futboll prej një jete, por gjithmonë në nivele të ulëta. Deri kur një ditë pati një ide gjeniale: krijoi në internet për veten një identitet të ri. krijoi një faqe interneti ku hodhi video dhe fotot që tregonin se ishte me të vërtetë një talent i jashtëzakonshëm në futboll. Aty shkroi se kishte luajtur me skuadra të mëdha si Paris Saint Germain dhe River Plate. Në fund drejtuesit e CSKA Sofies vendosën që ta blinin në vitin 2010, por disa tifozë kuriozë e zbuluan mashtrimin e tij.

Zdrukthëtari që u shtir si prift për 20 vjet
Berlinezi Gerhard Ludwing Vilsmeirer ishte zdrukthëtar me profesion, por nga mosha 25 deri në 45 vjeç u shtir si prift katolik në vende të ndryshme të Bavarisë dhe besnikët i besuan. I zbuluar u arratis nga vendi në vitin 2005. Tani mund të kuptohet nëse martesat e celebruara, pagëzimet dhe rrëfimet në ata 20 vjet kanë vlejtur vërtet.

Centralisti që shtirej si i verbër në burg
I1shte punësuar në vitin 1984 si centralist në burgun e Tarantos, pasi paraqiti një certifikatë false ku tregonte se ishte krejtësisht i verbër. Në vitin 2008, policia e kapi në flagrancë teksa lexonte një gazetë. Në fund hetimet treguan se i “verbri” kishte edhe patentë motori dhe makine.

I veshur si prift iku pa paguar hotelin
Veshja dhe theksi gjerman kishin arritur t’i mashtronin të gjithë, sidomos kur pati deklaruar se i përkiste edhe një urdhri të lartë fetar. 34 vjeç, ati që shtirej si prift i rremë arriti të kalonte në vitin 2009 një muaj në hotel të shtrenjtë dhe të largohej pa paguar. Në fund u zhduk, por policia e gjeti.

Djaloshi i shtirur i Poiter
“Jam David Poiteir, djali i Sidney Poiteir”. Me këtë frazë David Hampton, një nga mashtruesit më të famshëm të historisë nisi karrierën e tij brilante. Gjithçka nisi për të arritur që të hynte në diskotekën e famshme “Studio 54” në Nju Jork. Kjo lojë i pëlqeu aq shumë sa e ktheu në një profesion. I shkëmbyer ngado për djalin e aktorit të famshëm arriti të takonte personazhe të famshme dhe të fitonte shuma të mëdha parash. U arrestua në vitin 1983 dhe çdo viktime të tij iu desh t’i paguante shumën prej 4490 dollarësh.

U vesh si grua për të marrë pensionin e të ëmës
U vesh si nëna e tij që kishte ndërruar jetë dhe këtë rol e luante më mirë se Dustin Hoffman në filmin “Tootsie”. Përkundrazi ishte edhe më i besueshëm: për gjashtë vjet me radhë mashtroi autoritetet duke marrë rreth 117 mijë dollarë mes pensionit dhe ndihmave të tjera. Mashtruesi në këtë rast ishte amerikani 49-vjeçar, Thomas Parkin, një i papunë. Kur i vdiq e ëma Parkin u dha të dhëna të rreme autoriteteve dhe certifikata e vdekjes u stilua për një grua që nuk ekzistonte. Maska iu çor në vitin 2009 kur u paraqit në një takim me disa investigatorë i trukuar, me paruke dhe një bombol oksigjeni me të cilën thoshte se merrte frymë, pasi vuante nga shumë sëmundje të pleqërisë.

U shtir si invalid për të marrë pjesë në garë
Për 12 vjet me radhë kishte marrë pjesë pa u shqetësuar në shumë kompeticione për invalidët, deri kur në maratonën e Londrës në vitin 2009, gjykatësit e kuptuan se diçka nuk po ecte në drejtimin e duhur. Ata i kërkuan Daniel Sardierit të ngrihej nga karroca e tij aerodinamike të cilit iu desh të bindte pa thënë se kishte ndodhur një mrekulli. Sadler, djali i një atleti paraplegjik fitues i garave të ndryshme u mbrojt duke thënë se askush nuk e kishte pyetur nëse ishte invalid apo jo: “Anëtarët e jurisë mendojnë menjëherë se je invalid sapo u paraqitesh me karrocë. Ky është një mendim diskriminues”, tha ai.

Njeriu merimangë që drejton trafikun
Agjentët e policisë Ayla Cohen dhe Uriel Dozrayev nuk mund t’u besonin syve: në një kryqëzim kaotik në qendër të Tel Avivit ishte një njeri-merimangë që drejtonte trafikun, duke hedhur litarë sipër automjeteve. Policia nuk humbi kohë të bllokonte në kohë njeriun e çuditshëm, 24 vjeç të veshur si merimangë. “Kohë më parë kam qenë viktimë e një aksidenti rrugor. Kështu desha të jepja ndihmën time në luftën kundër trafikut”, tha teksa çohej në një spital psikiatrik. Ngjarja ndodhi në vitin 2009.

Mashtruesit më të famshëm në histori
Më i famshmi ka qenë Frank Abagnale, i vitit 1948, që kishte arritur të fitonte plot 2.5 milionë dollarë nga 5 vitet e mashtrimit të tij, pasi përmes mashtrimeve ishte shtirur si pilot avioni, pediatër, avokat dhe mësues. Aq i zoti ishte sa frymëzoi edhe filmin e famshëm të Stepen Spielberg “Përpiqu të më kapësh” në vitin 2002. Por ai nuk ishte i vetmi me zotësi kaq të madhe. Një mjeshtër gjakftohtë ishte edhe Wilhem Voight, gjermani që në vitin 1906 u vesh si zyrtar prusian për të marrë kontrollin e qytezës Kopenick në Berlin. Aty arriti të izolonte për një orë vendin, ndërsa ai, arriti të largohej, pasi kishte marrë të gjitha paratë e bashkisë së qytetit. I verbri Victor Lusting, preferoi t’i shiste kullën “Eiffel” klientit më të mirë. Në vitin 1925 u shtir si zyrtar qeveritar dhe ftoi 6 sipërmarrës ta blinin. Ja arriti qëllimit duke fituar një shumë goxha të mirë parash dhe duke mos u bërë më i gjallë pas kësaj. Ferdinand Demara mund të thuhet me plot gojën se ka qenë një mjeshtër i vërtetë në këtë fushë: në karrierën e tij pati interpretuar me mijëra role, por kryeveprën e tij e bëri në një anije të marinës kanadeze. I shtirur si një kirurg, u detyrua të operonte 16 koreanë që ishin plagosur rëndë. I mbyllur në kabinë, studioi në një libër gjithë ndërhyrjet dhe arriti të mbyllte me sukses çdo operacion, përfshi këtu edhe një zemër të hapur.
Mbrapsht në krye Shko poshtë
Shiko profilin e anëtarit
 

Mashtruesit me te famshem ne histori

Shiko temën e mëparshme Shiko temën pasuese Mbrapsht në krye 
Faqja 1 e 1

Drejtat e ktij Forumit:Ju nuk mund ti përgjigjeni temave të këtij forumi
www.ylliehana.biz :: Ƹ̵̡Ӝ̵̨̄Ʒ..::Lajmet::..Ƹ̵̡Ӝ̵̨̄Ʒ :: Kuriozitete-
Kërce tek:  
Copyright © 2009-2011 Powered by Ylliehana Team
Ylliehana.bizFree forum | © phpBB | Forum mbështetës | Kontakto | Report an abuse | Create a free blog
YlliehanaForum