www.ylliehana.biz
Pershendetje vizitor i nderuar.
Me sa duket, ju nuk jeni identifikuar akoma ne faqen tone, ndaj po ju paraqitet ky mesazh per tju kujtuar se ju mund te Identifikohu qe te merrni pjese ne diskutimet dhe temat e shumta te forumit tone.

-Ne qofte se ende nuk keni nje Llogari personale ne forumin ton, mund ta hapni nje te tille duke u Regjistruar
-Regjistrimi eshte falas dhe ju merr koh maksimumi 1 min...
Duke u Regjistruar ju do te perfitoni te drejta te lexoni edhe te shprehni mendimin tuaj.

Gjithsesi ju falenderojme shume, per kohen që fute ne dispozicion për të vizituar saitin tonë.





 
PortaliForumPytësoriRegjistrohuidentifikimi

Share | 
 

 AAK: As kushte as koalicion

Shiko temën e mëparshme Shiko temën pasuese Shko poshtë 
AutoriMesazh
Medina
Mikë/e i/e Forum-it
Mikë/e i/e Forum-it


Numri i postimeve : 17104
Data regjis. : 12/11/2009
Age : 27
Location : Tek Parajsa Pa Drita

MesazhTitulli: AAK: As kushte as koalicion    Wed Jan 19, 2011 5:48 am



Lideri i Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës (AAK), Ramush Haradinaj, nuk i ka paraqitur kusht Partisë Demokratike të Kosovës (PDK), që ta pranojë nënkryetarin e AAK-së, Blerim Shala, për kryeministër.

Për më tepër, kjo parti as që ka ndërruar qëndrimin e saj në raport me koalicionin me PDK-në e Hashim Thaçit, ndërsa vazhdon t’i qëndrojë besnike qëndrimit të saj, se “nuk bënë koalicion me ata që kanë dëmtuar shtetin”.

Kështu ka thënë anëtari i kryesisë së AAK-së, Besnik Tahiri, i cili gjatë një prononcimi për “Zëri” ka thënë se kushtet e Haradinajt për Thaçin, janë spekulime të disa medieve dhe asgjë më shumë.

“Aleanca për Ardhmërinë e Kosovës e ka qëndrimin e vet, nuk e ka ndërruar. Ai qëndrim është i vendimit të vitit 2008 i cili qartazi tregon se AAK-ja ka papajtueshmëri të plotë me qeverisjen Thaçi dhe ky është i vetmi qëndrim zyrtar i Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës”, ka thënë Tahiri.

Ai thotë se deklaratat e disa anëtarëve të kësaj partie për koalicion me PDK-në dëshmojnë për nivelin e demokracisë në AAK, ndërsa thekson se qëndrimi kundër koalicionit me PDK-në është konfirmuar edhe të martën në mbledhjen e kryesisë së kësaj partie.

“Ky (kushti i Haradinajt për Thaçin) është një spekulim ordiner për arsye qëndrimi ynë nuk ka ndryshuar, nuk është takuar asnjë strukturë e Aleancës për këtë çështje”, është shprehur ai.
Mbrapsht në krye Shko poshtë
Shiko profilin e anëtarit
Shaban Cakolli
Forum Legend
Forum Legend


Numri i postimeve : 6018
Data regjis. : 14/08/2010

MesazhTitulli: Re: AAK: As kushte as koalicion    Wed Jan 19, 2011 5:49 am

as-as!!!
Mbrapsht në krye Shko poshtë
Shiko profilin e anëtarit
 

AAK: As kushte as koalicion

Shiko temën e mëparshme Shiko temën pasuese Mbrapsht në krye 
Faqja 1 e 1

Drejtat e ktij Forumit:Ju nuk mund ti përgjigjeni temave të këtij forumi
www.ylliehana.biz :: Ƹ̵̡Ӝ̵̨̄Ʒ..::Lajmet::..Ƹ̵̡Ӝ̵̨̄Ʒ :: Me te Rejat prej Lajmeve-
Kërce tek:  
Copyright © 2009-2011 Powered by Ylliehana Team
Ylliehana.bizFree forum | © phpBB | Forum mbështetës | Kontakto | Report an abuse | Create your own blog
YlliehanaForum