www.ylliehana.biz
Pershendetje vizitor i nderuar.
Me sa duket, ju nuk jeni identifikuar akoma ne faqen tone, ndaj po ju paraqitet ky mesazh per tju kujtuar se ju mund te Identifikohu qe te merrni pjese ne diskutimet dhe temat e shumta te forumit tone.

-Ne qofte se ende nuk keni nje Llogari personale ne forumin ton, mund ta hapni nje te tille duke u Regjistruar
-Regjistrimi eshte falas dhe ju merr koh maksimumi 1 min...
Duke u Regjistruar ju do te perfitoni te drejta te lexoni edhe te shprehni mendimin tuaj.

Gjithsesi ju falenderojme shume, per kohen që fute ne dispozicion për të vizituar saitin tonë.





 
PortaliForumPytësoriRegjistrohuidentifikimi

Share | 
 

 Qeveria e re, punë e kryer

Shiko temën e mëparshme Shiko temën pasuese Shko poshtë 
AutoriMesazh
Medina
Mikë/e i/e Forum-it
Mikë/e i/e Forum-it


Numri i postimeve : 17104
Data regjis. : 12/11/2009
Age : 27
Location : Tek Parajsa Pa Drita

MesazhTitulli: Qeveria e re, punë e kryer    Thu Jan 20, 2011 6:01 am


Qeveria është e gatshme për të funksionuar dhe kjo do të bëhet menjëherë pas certifikimit të zgjedhjeve. Këto komente i ka bërë në Mitrovicë kryetari i PDK-së, Hashim Thaçi, gjatë hapjes së fushatës elektorale para rivotimit të caktuar më 23 janar. Ai ka thënë se çështja e formimit të Qeverisë së re është punë e kryer...

Thaçi fushatën e ka bërë duke vizituar mbi 10 familje të qytetit dhe duke biseduar me elektoratin. Në shtëpinë e Gani Shalës, në lagjen ‘Ilirida’, Thaçi ka theksuar se është e panatyrshme që mitrovicasit duhet të dalin sërish në zgjedhje. “PDK ka shënuar një fitore bindëse dhe ju keni kontribuar në këtë fitore. Ju duhet të kontribuoni me deputetë dhe ministrat e juaj që qeverisja e ime në mandatin e ardhshëm katërvjeçar të jetë më e lehtë”.

“Ne jemi parti e së ardhmes, derisa ne premtonim 50 për qind rritje për arsimin, 40 për qind për shëndetësi, 30 për qind për shërbyesit civilë dhe 50 për qind për familjet e dëshmorëve, veteranët e luftës dhe invalidët e luftës, të tjerët kundërshtonin një gjë të tillë duke thënë se kjo është e pamundur. Nga këtu arsimtarëve, policëve, shërbyesve civilë, policisë dhe të gjithë të tjerëve ju garantoj se rritjen do ta marrin me rrogat e janarit”, ka thënë Thaçi, njofton Koha.

“Pra ne ende pa e formuar qeverinë jemi duke i realizuar premtimet që i kemi dhënë. Nga këto rritje do të përfitojnë 80 mijë familje në krejt Kosovën dhe kjo rritje është kushtetuese dhe ligjore. Puna e formimit të Qeverisë është e kryer, sepse kemi arritur që synimet tona programore t’i përkrahin disa parti të tjera dhe qeveria do të formohet menjëherë pas certifikimit të zgjedhjeve. Pavarësia e Kosovës është fakt i kryer, qeveria e Kosovës është fakt i kryer. Kemi edhe disa vështirësi dhe disa njerëz që kanë qenë kundër pavarësisë së Kosovës dhe janë kundër arritjeve të saj, po ju them se ne në bashkëpunim me miqtë tanë do t’i tejkalojmë këto pengesa dhe këto probleme të këtyre njerëzve që janë kundër shtetësisë së Kosovës”, ka thënë lideri i PDK-së.
Mbrapsht në krye Shko poshtë
Shiko profilin e anëtarit
 

Qeveria e re, punë e kryer

Shiko temën e mëparshme Shiko temën pasuese Mbrapsht në krye 
Faqja 1 e 1

Drejtat e ktij Forumit:Ju nuk mund ti përgjigjeni temave të këtij forumi
www.ylliehana.biz :: Ƹ̵̡Ӝ̵̨̄Ʒ..::Lajmet::..Ƹ̵̡Ӝ̵̨̄Ʒ :: Me te Rejat prej Lajmeve-
Kërce tek:  
Copyright © 2009-2011 Powered by Ylliehana Team
Ylliehana.bizForumotion.com | © phpBB | Forum mbështetës | Kontakto | Report an abuse | Create a blog
YlliehanaForum