www.ylliehana.biz
Pershendetje vizitor i nderuar.
Me sa duket, ju nuk jeni identifikuar akoma ne faqen tone, ndaj po ju paraqitet ky mesazh per tju kujtuar se ju mund te Identifikohu qe te merrni pjese ne diskutimet dhe temat e shumta te forumit tone.

-Ne qofte se ende nuk keni nje Llogari personale ne forumin ton, mund ta hapni nje te tille duke u Regjistruar
-Regjistrimi eshte falas dhe ju merr koh maksimumi 1 min...
Duke u Regjistruar ju do te perfitoni te drejta te lexoni edhe te shprehni mendimin tuaj.

Gjithsesi ju falenderojme shume, per kohen që fute ne dispozicion për të vizituar saitin tonë.





 
PortaliForumPytësoriRegjistrohuidentifikimi

Share | 
 

 Fyhet shqiptarja Erinela Bitri

Shiko temën e mëparshme Shiko temën pasuese Shko poshtë 
AutoriMesazh
Medina
Mikë/e i/e Forum-it
Mikë/e i/e Forum-it


Numri i postimeve : 17104
Data regjis. : 12/11/2009
Age : 27
Location : Tek Parajsa Pa Drita

MesazhTitulli: Fyhet shqiptarja Erinela Bitri    Sat Jan 22, 2011 12:44 am



Shqiptarja nga Berati po çmend shtëpinë e Grande Fratellos (Big Brother) në Itali. Bukuroshe, inteligjente dhe shumë e vendosur, Erinela Bitri, e cila ka hyrë në këtë reality show më 10 janar, ka tërhequr vëmendjen e të gjithë shikuesve si dhe banorëve të shtëpisë së veçantë të cilët ndjehen edhe shumë të xhelozuar, sidomos femrat.

Kjo ka sjellë që ajo të jetë pre e sulmeve të herë pas hershme drejtuar asaj. Guendalina Tavassi, 24-vjeçarja nga Roma, konkurrente në spektaklin e sivjetshëm në Itali, ka lëshuar fyerje raciste ndaj shqiptarëve, nisur nga pozicioni i Erinelës në shtëpi.

Ajo i ka krahasuar shqiptarët me ciganët si ‘njerëz të këqij’ ndërsa media nuk e ka lënë pa e ndjerë këtë fenomen. Nën titujt ‘Guendalina Tavassi, fyen shqiptarët në Grande Fratello’, vajza nga Roma është kthyer në epiqendër të vëmendjes.

Sherret në shtëpinë e Grande Fratello-s ndodhën që në ditën e katërt të hyrjes së Erinit. Afrimi i saj me Daviden, i cili në këtë shtëpi kishte pasur dy histori më parë me Rosën dhe Olivian, shkaktoi sherrin e parë. Një prej vajzave Anxhelika, i tha Erinit që duke ditur historinë e tij me Rosën nuk duhej të hynte në mes, por vajza u mbrojt me faktin se kur hyri në shtëpi, askush veç Davidit dhe Xhulianos nuk i dha shoqëri.

Sherri degradoi deri sa Erin i thoshte Anxhelikës të rrinte urtë dhe as nuk donte të njihej me të. ‘Ik mi e shkretë se as nuk dua të njihem me ty dhe as të flas me ty’, e bllokoi shqiptarja vajzën, ndërsa i erdhi në mbrojtje dhe Davidi me të cilin tashmë ka nisur një histori dashurie. Kjo situatë e tensionuar ka çuar në krijimin e xhelozive të mëdha, deri sa filluan edhe fyerjet.
Mbrapsht në krye Shko poshtë
Shiko profilin e anëtarit
 

Fyhet shqiptarja Erinela Bitri

Shiko temën e mëparshme Shiko temën pasuese Mbrapsht në krye 
Faqja 1 e 1

Drejtat e ktij Forumit:Ju nuk mund ti përgjigjeni temave të këtij forumi
www.ylliehana.biz :: Ƹ̵̡Ӝ̵̨̄Ʒ.::Arti dhe Kultura::..Ƹ̵̡Ӝ̵̨̄Ʒ :: Kinemaja dhe Televizioni-
Kërce tek:  
Copyright © 2009-2011 Powered by Ylliehana Team
Ylliehana.bizFree forum | Computers and Internet | Forums directory | © phpBB | Forum mbështetës | Kontakto | Report an abuse | Create a free blog
YlliehanaForum