www.ylliehana.biz
Pershendetje vizitor i nderuar.
Me sa duket, ju nuk jeni identifikuar akoma ne faqen tone, ndaj po ju paraqitet ky mesazh per tju kujtuar se ju mund te Identifikohu qe te merrni pjese ne diskutimet dhe temat e shumta te forumit tone.

-Ne qofte se ende nuk keni nje Llogari personale ne forumin ton, mund ta hapni nje te tille duke u Regjistruar
-Regjistrimi eshte falas dhe ju merr koh maksimumi 1 min...
Duke u Regjistruar ju do te perfitoni te drejta te lexoni edhe te shprehni mendimin tuaj.

Gjithsesi ju falenderojme shume, per kohen që fute ne dispozicion për të vizituar saitin tonë.





 
PortaliForumPytësoriRegjistrohuidentifikimi

Share | 
 

 Ushqimi ne vende te ndryshme te botes

Shiko temën e mëparshme Shiko temën pasuese Shko poshtë 
AutoriMesazh
Medina
Mikë/e i/e Forum-it
Mikë/e i/e Forum-it


Numri i postimeve : 17104
Data regjis. : 12/11/2009
Age : 27
Location : Tek Parajsa Pa Drita

MesazhTitulli: Ushqimi ne vende te ndryshme te botes   Sat Jan 22, 2011 8:48 am

Vende të ndryshme të botës hanë në mënyra të ndryshme dhe mbi të gjitha në sasi të ndryshme. Kjo duket kryesisht te kaloritë që konsumohen. Megjithatë, sado që menyja mund të ndryshojë, ajo që nuk ndryshon është se në të gjithë botën njerëzit tentojnë gjithmonë të hanë sa më shumë dhe të rëndohen me mishra dhe yndyrna siç kanë bërë shekuj me radhë. Ja disa nga menytë që përdoren në vende të ndryshme zakonisht në zonat rurale ku ende globalizmi nuk ka futur industrinë e fast-food-eve

Namibi
Ushqimi i përditshëm që konsumohet nga një banor i Namibisë është rreth 1500 kalori. Zakonisht banorët e këtij vendi për mëngjes hanë një lloj përzierjeje të bërë nga mielli i misrit me hirrë qumështi. Edhe ushqimi i drekës është pak a shumë i njëjtë vetëm se ketë herë në vend të hirrës është qumështi. Familjet namibiane hanë shumë rrallë mish

Tenesi (SHBA)
Në këtë shtet amerikan një njeri i rritur konsumon çdo ditë përafërsisht 1600 kalori. Në mëngjes preferohet zakonisht drithi me qumësht, por edhe groshët, apo bizelet me salcë, djathi amerikan, lëngu i çokollatës. Në drekë shpesh hahet sanduiç, patate dhe djathë i skuqur, ndonjë sallatë me zarzavate gjithmonë me shumë salca të ëmbla, apo makarona italiane. Ndërsa në darkë hante pjesë të ndryshme të pulës, bukë me gjalpë kikiriku dhe lëng frutash në kuti

Kina
Në kinë një i rritur shpenzon 1700 kalori në ditë me dietën e mëposhtme. Në mëngjes, zakonisht hahet një lloj keku i quajtur Yipin Xuan, jogurt, kivi apo mollë. Në drekë, brinjë derri dhe gjëra të tjera të fërguara të shoqëruara me oriz apo makarona të vogla dhe zarzavate. Edhe darka është thuajse e njëjtë vetëm se në këtë rast konsumohen dhe pije alkoolike

Minesota (ShBA)
Këtu njerëzit shpenzojnë 1900 kalori me ushqimet që marrin gjatë ditës. Për të përmbledhur me një fjalë të vetme të gjithë ushqimin e konsumuar në këtë shtet, si dhe në shumë shtete amerikane mjafton që të përmendësh fjalën fast food ose e junk fond. Janë ushqime në dukje të shijshme, por që në përmbajtje janë shumë të dëmshme për shkak të sasive të mëdha të kolesterolit që përmbajnë.

Jemen
Në këtë vend një person i rritur shpenzon 2700 kalori. Kryesisht janë të gjitha ushqime që vazhdojnë të përgatiten në shtëpi nga gratë shtëpiake. Madje edhe kafja bëhet nga një lloj bizeleje. Mëngjeset janë të bollshme me sallata, bukë, mishra dhe çajra. Meqë pas ka një vakt që e konsumojnë të gjithë që është ai mes mëngjesit dhe drekës që zakonisht përmban gjithmonë djathë dhe pastaj vjen dreka dhe darka me bollëk mishi, gjellë të yndyrshme. Kryesisht konsumohet mishi i lopës. Në darkë vijnë vezët dhe ndonjë produkt bulmetor.

Vietnami
Një fermer i rritur në këtë vend gjatë ditës konsumon 2500 kalori. Një vietnamez konsumon shumë peshk edhe pse të një cilësie jo të mirë. Ka raste që shpesh në mëngjes ha mish derri dhe zarzavate të ndryshme mes të cilave edhe spinaqin. Gjatë ditës pinë shumë çajra të ndryshme mes vakteve.

Egjipt
Një mashkull egjiptian zakonisht në ditë konsumon 3200 kalori. Ushqimi egjiptian është shumë i rëndë me fërgesa, yndyrna, fasule, qepë dhe bukë të bërë gjithmonë vetë. Kjo për sa i takon zonave rurale ku meshkujt merren ende me rritjen e gamileve dhe u duhet që të ecin shumë gjatë ditës.

Ekuador
Edhe në Ekuador është zakoni i të ngrënit të sasive të mëdha të ushqimit të rëndë dhe më yndyrë është shumë i përhapur. Një njeri i rritur konsumon 3800 kalori



Mbrapsht në krye Shko poshtë
Shiko profilin e anëtarit
 

Ushqimi ne vende te ndryshme te botes

Shiko temën e mëparshme Shiko temën pasuese Mbrapsht në krye 
Faqja 1 e 1

Drejtat e ktij Forumit:Ju nuk mund ti përgjigjeni temave të këtij forumi
www.ylliehana.biz :: Ƹ̵̡Ӝ̵̨̄Ʒ..::Lajmet::..Ƹ̵̡Ӝ̵̨̄Ʒ :: Kuriozitete-
Kërce tek:  
Copyright © 2009-2011 Powered by Ylliehana Team
Ylliehana.bizFree forum | © phpBB | Forum mbështetës | Kontakto | Report an abuse | Create a blog
YlliehanaForum