www.ylliehana.biz
Pershendetje vizitor i nderuar.
Me sa duket, ju nuk jeni identifikuar akoma ne faqen tone, ndaj po ju paraqitet ky mesazh per tju kujtuar se ju mund te Identifikohu qe te merrni pjese ne diskutimet dhe temat e shumta te forumit tone.

-Ne qofte se ende nuk keni nje Llogari personale ne forumin ton, mund ta hapni nje te tille duke u Regjistruar
-Regjistrimi eshte falas dhe ju merr koh maksimumi 1 min...
Duke u Regjistruar ju do te perfitoni te drejta te lexoni edhe te shprehni mendimin tuaj.

Gjithsesi ju falenderojme shume, per kohen që fute ne dispozicion për të vizituar saitin tonë.





 
PortaliForumPytësoriRegjistrohuidentifikimi

Share | 
 

 Largohet Ami nga “ Portokalli”, zëvendëson Alketën tek “ Dancing with the stars”

Shiko temën e mëparshme Shiko temën pasuese Shko poshtë 
AutoriMesazh
lola
Përgjegjës i Forumit
 Përgjegjës   i Forumit


Numri i postimeve : 29035
Data regjis. : 05/11/2009
Age : 26
Location : ɐuɐɥǝıןןʎ ɐןןɐɥɐɯ ǝʇ :)

MesazhTitulli: Largohet Ami nga “ Portokalli”, zëvendëson Alketën tek “ Dancing with the stars”   Mon Jan 24, 2011 6:25 pm

Amarda Toska Mamaqi, prezantuesja e njohur e varietesë së humorit “Portokalli”, duket se nuk do të jetë më pjesë e tij në sezonin e ri që do të nisë pas pak muajsh. Ndonëse vetë Ami, s’ka pranuar asgjë, burime të sigurta në qarqet mediatike konfirmojnë largimin e bukuroshes së të dielës në një tjetër televizion. Muajt e parë të pranverës do ta gjejnë prezantuesen në rolin e drejtueses së spektaklit të yjeve.



Pavarësisht se ishte planifikuar që Alketa Vejsiu ta drejtonte vetë edhe këtë edicion të dytë të “Dancing with the stars Albania”, vonesat në prova mendohet të jenë bërë shkak që showgirl-i të ndryshojë mendje. Pritet që show i vallëzimit të vipave të fillojë transmetimin në fund të muajit mars, që i përkthyer tek Alketa i bie të jenë javët e fundit të shtatzënisë. Kjo flitet të ketë qenë edhe arsyeja pse prezantuesja e ka parë më të volitshme që të tërhiqet për t’u rikthyer sërish në ekran gjatë muajve shtator-tetor. Përkrah Amit në prezantim do të jetë Genti Zotaj, djaloshi simpatik që prezantoi edhe vjet bashkë me Alketën. Sa i përket jurisë nuk e dimë në do të pësojë ndryshime, e vetmja gjë që mund të themi me siguri është se, Ilir Shaqiri nuk do të mungojë as këtë vit. Ndërsa tashmë gjërat janë vënë thuajse në vijë, të gjithë janë në pritje të regjisores Grabocka për të nisur provat, pasi siç dihet ajo ndodhet në Amerikë si pasojë e ardhjes në jetë të nipit të dytë. Tashmë të gjithë jemi kuriozë të shikojmë se si do të jetë Ami në këtë eksperiencë të re dhe jo vetëm kaq… Po Amardën kush do ta zëvendësojë në “Portokalli”? Për të marrë përgjigjet e këtyre dy pyetjeve, s’na mbetet gjë tjetër veçse të presim

_________________________________________________________________________



Mbrapsht në krye Shko poshtë
Shiko profilin e anëtarit http://www.ylliehana.biz
 

Largohet Ami nga “ Portokalli”, zëvendëson Alketën tek “ Dancing with the stars”

Shiko temën e mëparshme Shiko temën pasuese Mbrapsht në krye 
Faqja 1 e 1

Drejtat e ktij Forumit:Ju nuk mund ti përgjigjeni temave të këtij forumi
www.ylliehana.biz :: Ƹ̵̡Ӝ̵̨̄Ʒ.::Arti dhe Kultura::..Ƹ̵̡Ӝ̵̨̄Ʒ :: Kinemaja dhe Televizioni-
Kërce tek:  
Copyright © 2009-2011 Powered by Ylliehana Team
Ylliehana.bizFree forum | © phpBB | Forum mbështetës | Kontakto | Report an abuse | Sosblogs
YlliehanaForum