www.ylliehana.biz
Pershendetje vizitor i nderuar.
Me sa duket, ju nuk jeni identifikuar akoma ne faqen tone, ndaj po ju paraqitet ky mesazh per tju kujtuar se ju mund te Identifikohu qe te merrni pjese ne diskutimet dhe temat e shumta te forumit tone.

-Ne qofte se ende nuk keni nje Llogari personale ne forumin ton, mund ta hapni nje te tille duke u Regjistruar
-Regjistrimi eshte falas dhe ju merr koh maksimumi 1 min...
Duke u Regjistruar ju do te perfitoni te drejta te lexoni edhe te shprehni mendimin tuaj.

Gjithsesi ju falenderojme shume, per kohen që fute ne dispozicion për të vizituar saitin tonë.





 
PortaliForumPytësoriRegjistrohuidentifikimi

Share | 
 

 Në Mitrovicë më pak qytetarë, parregullsi njësoj

Shiko temën e mëparshme Shiko temën pasuese Shko poshtë 
AutoriMesazh
WebMaster
Off line
 Off  line ™


Numri i postimeve : 2045
Data regjis. : 30/09/2009
Location : Prishtinë

MesazhTitulli: Në Mitrovicë më pak qytetarë, parregullsi njësoj    Mon Jan 24, 2011 8:03 pm




Prishtinë, 23 janar – Zgjedhje me më pak qytetarë e me parregullsi njësoj kanë qenë ato të së dielës në Komunën e Mitrovicës.
Se përsëritja e zgjedhjeve në qytetin e ndarë i ka tërhequr më pak qytetarët, këtë e ka thënë Komisioni Qendror i Zgjedhjeve. E se niveli i parregullsive ka qenë i ngjashëm e ka thënë edhe rrjeti i organizatave joqeveritare me rol monitorues “Demokracia në Veprim”, por edhe partitë politike. Por aspekti i sigurisë gjatë procesit ka qenë i arrirë dhe këtë e ka thënë Policia e Kosovës.
Kryetarja e KQZ-së, Valdete Daka, në konferencën e fundit për shtyp të së dielës nuk ka dhënë rezultate të votave, por ka dhënë përqindjen e pjesëmarrjes së mitrovicasve në zgjedhje. “Dalja e votuesve me përqindje është kjo: deri në orën 19:00 kanë votuar gjithsej 23 mijë e 238 qytetarë apo me përqindje 26,76 për qind”.

“Demokracia në Veprim” pasi ka raportuar për një varg parregullsish gjatë procesit zgjedhor të së dielës në Komunën e Mitrovicës, ka njoftuar se Partia Demokratike e Kosovës ka shënuar fitore në zgjedhjet e së dielës në Mitrovicë, me 47.18% të votave, e pasuar nga LDK-ja me 22.69 %, Vetëvendosje me 11.55 %, AAK me 6.32%, Aleanca Kosova e Re 6.04 % dhe FER me 6.04 % të votave. Ndërsa, 4.48% të votave kane marrë partitë tjera pjesëmarrëse në rivotim.

Anëtari i “Demokracisë në Veprim”, Driton Selmanaj, ka treguar se parregullsitë që e kanë karakterizuar procesin zgjedhor të së dielës në Komunën e Mitrovicës kanë qenë: asistime të më shumë se një votuesi, votime të dyfishta, prezenca e personave të paautorizuar dhe votimet familjare.
Selmanaj ka treguar se kanë qenë tridhjetë e tetë raste me asistime të më shumë se një votuesi, gjashtë raste votime të dyfishta dy raste kur është vërejtur prezenca e personave të paautorizuar.
Sipas Selmanajt ka pasur 446 raste të votimeve familjare. “Raste të votimeve familjare janë evidencuar në 62 vendvotime”, ka thënë ai.

Për parregullsi ka raportuar edhe Lidhja Demokratike e Kosovës. Përmes një komunikate LDK-ja ka thënë se në Shipol ka pasur tendencë të qytetarëve të Skënderajt për të votuar.

“Në Qendrën e votimit në Shipol kanë tentuar të votojnë me kusht qytetarëve nga Komuna e Skënderajt”, ka treguar LDK-ja. “Po ashtu, po në këtë qendër ka pasur tendencë të votimit të dyfishtë”.
LDK-ja ka theksuar se në Qendrën e votimit në Shkollën Fillore të Vërrnicës, një vëzhgues i PDK-së nuk ka qëndruar në vendvotimin në të cilin është caktuar, por ka lëvizur vazhdimisht nëpër hapësirat e qendrës së votimit dhe në oborr, duke ushtruar presion te votuesit që të votohet për PDK-në.
Kryetarja e KQZ-së, Valdete Daka, ka thënë të mos ketë informata se qytetarë të një komune tjetër janë munduar të votojnë në një komunë tjetër.

Edhe Lëvizja “Vetëvendosje” ka akuzuar njerëzit e PDK-së se qysh në mëngjes të kenë filluar kërcënimet ndaj komisionerëve dhe vëzhguesve të saj. “Në orën 9:55, në shkollën ‘Migjeni’, në vendvotimin 1102b/07r, në Mitrovicë, vëzhguesi i lëvizjes ‘Vetëvendosje!’, Egzon Jashari, kërcënohet nga komisioneri i Partisë Demokratike të Kosovës, Metor Balia. Kryesuesi Salih Hetemi, nga Lidhja Demokratike e Dardanisë, nuk lejohet që ky rast të shënohet në librin e votimeve”, ka raportuar “Vetëvendosje” nëpërmjet një komunikate.
“Ndërkaq në shkollën fillore ‘Hivzi Sulejmani’, në qendrën e votimit 1112b, numri i votuesve në zgjedhjet e 12 dhjetorit 2010 ka qenë 2933, ndërsa në këto zgjedhje 3202”. Subjekti i Albin Kurtit ka treguar se në qendrën e votimit 1129b 02d, në shkollën “Sylejman Vokshi”, kryesuesi i vendvotimit Muhamet Veseli nga radhët e PDK-së ka orientuar votuesit “votoni IPKO”, që nënkupton numrin 49 – PDK. “Vetëvendosje” ka raportuar se në shkollën fillore ‘Abdullah Shabani’, në vendvotimin 1102x, në orën 10:23, në kabinën e votimit është gjetur një kartelë “voto AKR”. “Që të jetë ironia edhe më e madhe, TV Mitrovica nga ora 11:33 ka transmetuar fjalime dhe aktivitete të Hashim Thaçit, duke e thyer në këtë mënyrë heshtjen zgjedhore”, është shprehur kjo lëvizje.
Kryetari i Komisionit Komunal Zgjedhor në Komunën e Mitrovicës i ka treguar gazetës se në listën e votuesve mitrovicas të jenë gjithsej 86.834 votues, nga të cilët 71.580 shqiptarë dhe 15.254 serbë. Ai ka bërë të ditur se në shërbim të tyre kanë qenë 29 qendra të votimit me 104 vendvotime.
Kryetari i KKZ-së ka treguar se në veri të Mitrovicës janë hapur katër qendra të votimit me gjashtë vendvotime. “Në Lagjen e Boshnjakëve, në Kodrën e Minatorëve, në Vidimriq dhe Gushavc. Ndërsa në lagjet veriore ku jetojnë serbët, zgjedhjet i ka organizuar IFES-i me ekipe mobile”, është shprehur Mikullovci.
Përsëritja e zgjedhjeve në Mitrovicë u vëzhgua nga afro 1 mijë e 200 vëzhgues vendës dhe ndërkombëtarë.
Zëdhënësi i Policisë së Kosovës për rajonin e Mitrovicës, Besim Hoti, ka thënë se për sigurinë e procesit PK-ja ka angazhuar 500 pjesëtarë.
LDK-ja e para ka vërejtur mungesën e pesëdhjetë fletëvotimeve në një vendvotim. Përmes një komunikate, LDK-ja ka bërë të ditur se në vendvotimin numër 1102b/13, në Mitrovicë, në kohën e hapjes së vendvotimit, është raportuar se janë 650 fletëvotime, kurse në orën 12:00 është konstatuar që janë 600 fletëvotime. “Nuk është aspak e qartë se çfarë ka ndodhur me 50 fletëvotime”, është shprehur kjo parti përmes një komunikate.

Ka dyshime se “Këto 50 fletëvotime ka mundësi që janë marrë nga ndonjë parti për qëllim të caktuar”. Por kryeshefi i Sekretariatit të KQZ-së, Xhemajl Peqani, nuk ka parë asgjë më shumë sesa gabimi teknik tek mungesa e fletëvotimeve.
Anëtarëve të këshillave të vendvotimeve u ka dalë punë me gazetarët, fotoreporterët dhe kameramanët. I kanë penguar që ta kryejnë punën e tyre në qendrat e votimit 1102X dhe 1102B, përkatësisht në shkollat fillore “Abdullah Shabani” dhe “Migjeni”. Këtë e kanë konfirmuar vetë ekipet mediale, por një gjë të tillë e ka dënuar edhe lëvizja “Vetëvendosje”.
Kryetarja e KQZ-së, Valdete Daka, ka thënë se do të presë një raport zyrtar nga KKZ-ja në Mitrovicë, që pastaj të shohë se çfarë veprimesh do të ndërmarrë ajo.
Daka është shprehur se pengimi i mediave nuk është bërë me urdhër të KQZ-së.
“Jo, jo. KQZ-ja nuk jep urdhra në atë drejtim”, ka thënë ajo

_________________________________________________________________________









Mirësevini në ylliehana Forum! www.ylliehana.biz

Off/On


Mbrapsht në krye Shko poshtë
Shiko profilin e anëtarit http://www.ylliehana.biz
 

Në Mitrovicë më pak qytetarë, parregullsi njësoj

Shiko temën e mëparshme Shiko temën pasuese Mbrapsht në krye 
Faqja 1 e 1

Drejtat e ktij Forumit:Ju nuk mund ti përgjigjeni temave të këtij forumi
www.ylliehana.biz :: Ƹ̵̡Ӝ̵̨̄Ʒ..::Lajmet::..Ƹ̵̡Ӝ̵̨̄Ʒ :: Me te Rejat prej Lajmeve-
Kërce tek:  
Copyright © 2009-2011 Powered by Ylliehana Team
Ylliehana.bizFree forum | © phpBB | Forum mbështetës | Kontakto | Report an abuse | Sosblogs.com
YlliehanaForum