www.ylliehana.biz
Pershendetje vizitor i nderuar.
Me sa duket, ju nuk jeni identifikuar akoma ne faqen tone, ndaj po ju paraqitet ky mesazh per tju kujtuar se ju mund te Identifikohu qe te merrni pjese ne diskutimet dhe temat e shumta te forumit tone.

-Ne qofte se ende nuk keni nje Llogari personale ne forumin ton, mund ta hapni nje te tille duke u Regjistruar
-Regjistrimi eshte falas dhe ju merr koh maksimumi 1 min...
Duke u Regjistruar ju do te perfitoni te drejta te lexoni edhe te shprehni mendimin tuaj.

Gjithsesi ju falenderojme shume, per kohen që fute ne dispozicion për të vizituar saitin tonë.





 
PortaliForumPytësoriRegjistrohuidentifikimi

Share | 
 

 Emigracioni, si po e ndryshon kontinentin tone

Shiko temën e mëparshme Shiko temën pasuese Shko poshtë 
AutoriMesazh
Medina
Mikë/e i/e Forum-it
Mikë/e i/e Forum-it
avatar

Numri i postimeve : 17104
Data regjis. : 12/11/2009
Age : 28
Location : Tek Parajsa Pa Drita

MesazhTitulli: Emigracioni, si po e ndryshon kontinentin tone   Fri Jan 28, 2011 12:05 am

Bashkimi Europian po përballet me një epokë të re ndryshimesh sociale dhe kryesisht demografike. Vala e fundit e emigrantëve në vendet e BE-së, përfshi miliona myslimanë, do të ndryshojë shumë shpejt kontinentin, madje në atë masë sa e ardhmja nuk do të ngjajë fort me të tashmen. Ja disa shifra: vetëm 3.1% e popullsisë së Spanjës ka qenë e huaj para vitit 1998. Në vitin 2007 kjo shifër shkoi në 13.4%. Popullsia myslimane e Europës është dyfishuar gjatë 30 viteve të fundit dhe një rritje e madhe e saj parashikohet edhe në vitin 2015. Në Bruksel, emrat më të përhapur që preferohen për foshnjat sot janë: Mohamed, Adam, Rayan, Ayoub, Mehdi, Amine dhe Hamza. Shkalla e ulët e lindjeve në kontinent dhe shtimi i madh i emigrantëve do të ndryshojnë rrënjësisht atë që ne e konsiderojmë kultura dhe shoqëria europiane. Kjo përzierje e popullsisë do të ketë padyshim ndikimin e saj në çështjet e shkollimit, banimit, kujdesit shëndetësor, punësimit dhe gjithçkaje tjetër që përbën komponentët jetësorë. Një ndikim do të madh do të ketë edhe në politikën e jashtme. Sipas shumë analistëve, megjithëse ndryshimet në pritje janë shumë më mëdha, pak rëndësi po u kushtohet atyre nga politikanët. Sipas disa zyrtarëve të Komisionit Europian, fokusi i drejtuesve të BE-së ka qenë përqendruar gjithmonë në çështjet e strehimit të të ardhurve, pra të azil-kërkuesve si dhe në kontrollin e emigracionit, dhe jo në integrimin e atyre që gjendeshin tashmë brenda dyerve të bllokut të 27 vendeve. Sipas tij, bëhet fjalë për një nënvleftësim që do të kenë pasoja. Në fakt, ekziston një retorikë e përgjithshme për integrimin e emigrantëve të huaj, e shoqëruar me ndonjë paketë integruese, por këtij aspekti i duhet dhënë po aq rëndësi sa edhe kontrollit të fluksit të emigrantëve. Retorikat, deri më tani nuk i kanë dhënë formësim ndonjë veprimi konkret politik.

Vendet e Bashkimit Europian kanë të gjitha historitë e tyre me emigracionin këto dekadat e fundit, por vitet e fundit janë përvijuar dy tendenca kryesore: ata kanë ardhur nga shtete të varfra dhe gjithnjë e më të shumtë në numër. Nga të gjitha hyrjet e kontinentit, emigrantët vazhdojnë të vijnë përditë. Por ndërkohë, myslimanët përfaqësojnë një numër gjithnjë e më të madh, pavarësisht faktit se në emër të islamit në Europë janë kryer shumë akte kriminale. Sipas një raporti të fundit amerikan, vendet e Bashkimit Europian kanë tradita të mëdha linguistike, religjioze, kulturore, historike. Ardhja e emigrantëve në këtë mjedis, dhe këtu bëhet fjalë për ardhjen e miliona të tillëve që kanë një pamje të ndryshme, flasin një tjetër gjuhë dhe sillen në mënyrë të ndryshme nga të zotët e shtëpisë, krijon një përzierje sociale që mund të shndërrohet edhe në konfliktuale nëse gjithçka i lihet rastësisë. Lind pyetja: sa dramatike janë ndryshimet demografike? Të gjithë jemi të ndërgjegjshëm se ka shumë zona në Europë që po bëhen gjithnjë e më tepër myslimane dhe brenda tyre po ndodhin ndryshime të mëdha. Megjithatë, detaje të sakta është e vërtetë që duhet të mblidhen, sepse bëhet fjalë për një material shumë sensitive. Shumë vende të BE-së nuk grumbullojnë statistika për popullsinë në bazë të fesë, sepse kjo konsiderohet si diskriminim. Numrat e BE-së për emigrimin në përgjithësi tregojnë një tjetër histori. Gjatë viteve të fundit të shekullit të kaluar, të 27 vendet e BE-së thithën rreth gjysmë milionë njerëz në vit. Megjithatë, që nga viti 2002, sipas raportit të fundit të Bashkimit Europian, “emigracioni në BE është trefishuar me rreth 1.6 deri 2 milionë hyrje në vit. Në vitin 2004, BE-ja parashikonte se popullsia e saj do të pakësohej me 16 milionë në vitin 2050. Tani mendohet e kundërta: se ajo do të rritet me 10 milionë në vitin 2060. Sipas këtij parashikimi, vendi më i populluar i kontinentit do të jetë Britania e Madhe, me 77 milionë banorë. Aktualisht, Anglia ka 20 milionë banorë më pak se Gjermania. Popullsia e Italisë pritej që të binte në mënyrë të ndjeshme, ndërkohë së fundi edhe ky parashikim ka ndryshuar dhe e ardhmja e popullsisë së këtij vendi nuk pritet të ketë ndonjë rënie të ndjeshme. Ndërkohë, një studim i një tjetër instituti, këtë herë amerikan, i bërë në vitin 2006, thotë se numri i myslimanëve në Europë mund të jetë rreth 23 milionë dhe se ata nuk janë të shpërndarë në mënyrë të njëtrajtshme, por i gjen në vende të ndryshme dhe në numra të ndryshëm. Në vitin 2050, 20% e banorëve të Europës do të jenë myslimanë, dhe kjo përqindje është arritur në një sërë qytetesh të Europës. Në vitin 2026, të bardhët do të jenë një pakicë në Birmingham dhe në ndonjë qytet tjetër të Anglisë. Një tjetër parashikim thotë se myslimanët mund t’i tejkalojnë jomyslimanët në Francë, dhe ndoshta kjo mund të vlejë për gjithë Europën në mesin e shekullit. Austria ishte 90% katolike në shekullin e 20-të, por feja myslimane mund të përbëjë shumicën e fëmijëve nën 15 vjeç në vitin 2050. Por, parashikimet demografike gjithmonë janë të diskutueshme dhe ndryshojnë në varësi të faktorëve të papritur. Shkalla e lindshmërisë është e vështirë që të përcaktohet, ndërkohë që edhe numri i emigrantëve mund të rritet apo pakësohet në varësi të ndryshimit të politikave. Një ekonomist i Parlamentit Europian, që është marrë prej vitesh me problemin e demografisë, parashikon se myslimanët përbëjnë aktualisht 25% të popullsisë së Marsejës dhe Rotterdamit, 20% në Malmo, 15% në Bruksel dhe Birmingam dhe 10% në Londër, Paris dhe Kopenhagë. Sondazhet e fundit tentojnë që të tregojnë se radikalizimi i frikshëm i myslimanizimit të Europës nuk ka ndodhur. Kjo të jep shpresë se të ardhurit e rinj do të integrohen më mirë dhe me sukses. Megjithatë, breznitë e dyta dhe të treta të myslimanëve shfaqin herë pas here shenja të një vështirësie më të madhe integruese se vetë prindërit apo gjyshërit e tyre vite më parë. “Policy Exchange”, një grup studimor britanik, gjeti se mbi 70% e myslimanëve mbi 55 vjeç e gjenin veten shumë më të integruar me vendasit. Kjo shifër binte në 62% tek brezat e rinj, kryesisht ata të moshës 14-24 vjeç. Për sa i përket europianëve, ata në sondazhet e tyre shprehen se nuk duan më që të vijnë emigrantë të tjerë, por politikanët zakonisht i shmangen një debati të tillë. Së fundi Franca ndaloi përdorimin e shamive në shkolla si dhe vënien e kryqeve të mëdha e të dukshëm, duke e bërë kështu këtë ligj të përbashkët për të gjitha llojet e feve. Ndërkohë, edhe Britania e Madhe i ka shtrënguar shumë ligjet në lidhje me urrejtjen fetare. Por gjithsesi, bëhet fjalë për raste të izoluara legjislacioni. Në këtë mungesë ligjore ka gjetur hapësirë një grup politikanësh të ekstremit të djathtë, që kanë fituar disa vende në zgjedhjet e fundit për Parlamentin Europian. Ata, në këtë tribunë, përfitojnë nga rasti për të folur kundër islamit. Fakti që gjatë këtyre viteve partitë e ekstremit të djathtë kanë gjetur terren, flet për situatën e vërtetë të debatit dhe marrjes së masave konkrete për integrimin e emigrantëve. Disa studiues thonë se elita europiane duhet të mbushë hapësirat sa nuk është vonë. Pika e nisjes është padyshim një debat më gjithëpërfshirës për integrimin. Pa një masë të tillë rrezikohet të shkohet në një shoqëri të polarizuar getosh dhe të krijohet një dasi e padrejtë dhe plotësisht e shmangshme mes vendësve dhe të ardhurve. Një nga problemet e mëdha të integrimit është mungesa e njohjes së gjuhës së huaj. Sipas disa të dhënave, 28% e fëmijëve që lindin në Britani dhe në Wells kanë njërin nga prindërit të huaj, çka e bën hera-herës më të vështirë integrimin. Ndërkohë, ka vende si Gjermania që emigrantët janë grupuar dhe kanë dalë me përfaqësime të vërteta edhe në Parlament. Gjermania nisi reformimin e ligjit të zgjedhjeve 10 vjet më parë, duke i dhënë, ndër të tjera, disa të drejta popullsisë turke që përbën një shumicë të konsiderueshme.

Demografia do t’i shtrëngojë politikanët që të përballen me këto çështje herët ose vonë. Së fundi, disa janë ndërgjegjësuar për këtë realitet dhe po përpiqen që të nxisin debatin, i cili është fillimi i ndryshimit.


Mbrapsht në krye Shko poshtë
Shiko profilin e anëtarit
 

Emigracioni, si po e ndryshon kontinentin tone

Shiko temën e mëparshme Shiko temën pasuese Mbrapsht në krye 
Faqja 1 e 1

Drejtat e ktij Forumit:Ju nuk mund ti përgjigjeni temave të këtij forumi
www.ylliehana.biz :: Ƹ̵̡Ӝ̵̨̄Ʒ..::Lajmet::..Ƹ̵̡Ӝ̵̨̄Ʒ :: Kuriozitete-
Kërce tek:  
Copyright © 2009-2011 Powered by Ylliehana Team
Ylliehana.bizFree forum | © phpBB | Forum mbështetës | Kontakto | Report an abuse | Sosblogs
YlliehanaForum