www.ylliehana.biz
Pershendetje vizitor i nderuar.
Me sa duket, ju nuk jeni identifikuar akoma ne faqen tone, ndaj po ju paraqitet ky mesazh per tju kujtuar se ju mund te Identifikohu qe te merrni pjese ne diskutimet dhe temat e shumta te forumit tone.

-Ne qofte se ende nuk keni nje Llogari personale ne forumin ton, mund ta hapni nje te tille duke u Regjistruar
-Regjistrimi eshte falas dhe ju merr koh maksimumi 1 min...
Duke u Regjistruar ju do te perfitoni te drejta te lexoni edhe te shprehni mendimin tuaj.

Gjithsesi ju falenderojme shume, per kohen që fute ne dispozicion për të vizituar saitin tonë.





 
PortaliForumPytësoriRegjistrohuidentifikimi

Share | 
 

  Mosha e pjekurise, pse nuk duhet ta kemi frike

Shiko temën e mëparshme Shiko temën pasuese Shko poshtë 
AutoriMesazh
Medina
Mikë/e i/e Forum-it
Mikë/e i/e Forum-it
avatar

Numri i postimeve : 17104
Data regjis. : 12/11/2009
Age : 27
Location : Tek Parajsa Pa Drita

MesazhTitulli: Mosha e pjekurise, pse nuk duhet ta kemi frike   Fri Jan 28, 2011 12:06 am

Gjithmonë, madje me shumë ngulmim, pretendojmë se ende nuk jemi pjesë e asaj që quhet mosha e mesme, ose mosha e pjekurisë. Kjo ndodh sepse kemi frikë të pranojmë se vitet kanë kaluar… Ja si e sjell përvojën e saj një shkrimtare britanike, e cila thotë se të paktën për të, ky kalim moshe i sjell njeriut gëzime të papritura dhe përjetime shumë pozitive.

Pesë vite më parë, kur isha 47 vjeçe, nisa që të shkruaja kujtimet e mia në lidhje me përjetimin e hyrjes në atë që quhet “mosha e pjekurisë”. Mendoja se gjatë rrugës do të përballesha me të papritura. Në fund të fundit, të shkruarit në lidhje me përvojën që përjeton, do të thotë që historia jote është subjekt i një ndryshimi të vazhdueshëm dhe ti nuk e di kurrë se çfarë do të ndodhë më pas. Ajo që unë nuk e kisha parashikuar për shembull ishte reagimi i njerëzve kur morën vesh për iniciativën time. Shumë prej tyre ishin kureshtarë të dinin motivin që më shtyu për ta ndërmarrë një hap të tillë. Kur i thoja se thjesht doja të shkruaja një libër për moshën e mesme, përgjigjet e disave ishin jo pa ironi: “Epo në fund të fundit, duhet të kesh informacione të mira për një subjekt të tillë”.

Por më pas vendosa që ta mbaja gjithçka për vete dhe kjo u shndërrua për mua në një lojë private. Ajo çka më çuditi fillimisht ishte se të gjithë ata që nuk e dinin moshën time, edhe pse unë e mbaj veten mirë, ishin të qartë se sa vjeç isha. Pra nuk kishte dyshime në lidhje me këtë fakt. Dhe pikërisht dukja e jashtme është një nga gjërat e para që të bien në sy te njerëzit dhe veçanërisht te gratë e kësaj moshe. Edhe pse disa mund ta mbajnë veten mirë dhe mund të kenë një gjenetikë shumë të favorshme, në këtë moshë është e pamundur që të fshihesh më. E vërteta e “hidhur”, apo më pak “e hidhur” del në shesh, është aty. E megjithatë po kaq i vërtetë është edhe fakti që njerëzit pikërisht në këtë moshë nisen që të të thonë edhe gënjeshtra më të mëdha të tilla si: “ua dukesh si adoleshente”, apo “nuk e tregon fare moshën që ke”, “nuk ke qenë kurrë më në formë se sot”. Kjo e fundit mund të jetë e vërtetë. Por varet nga këndvështrimi, nga ajo se çfarë kuptojmë me “formë të mirë” dhe kjo jo domosdoshmërisht do të thotë që të dukesh fringo e re. Nga sa kisha lexuar në të shkuarën, e dija se kjo moshë nuk të ndjell gjithnjë mëshirë. Letërsia para gjysmës së shekullit të 20 është e mbushur me gra të shkëlqyera të kësaj moshe. Një pjesë e tyre e konsideronin këtë moshë më të mirën e jetës së tyre, në të cilën kanë oreks për shumë gjëra në jetë, për ushqimin, seksin, aventurën dhe gjithçka tjetër me “adrenalinë”. Sipas tyre kjo është mosha gjatë së cilës femra, ajo që është e ndërgjegjshme për rëndësinë e saj, është edhe më e kërkuar dhe e vlerësuar nga mashkulli.

Në kulturën europiane, shpesh një grua në moshën e mesme, apo atë të pjekurisë ka shijen e një vere “të vjetër”, pra që sa më e vjetër bëhet, aq më e shijshme dhe më e rafinuar shndërrohet. Gratë e kësaj moshe janë më të thella, kanë një mënyrë të kuptuari të vetes dhe të botës që i rrethon shumëdimensionale, janë vetë më të ndërlikuara dhe më të dëshirueshme dhe në fund të fundit e me pak fjalë, janë më seksi sa më shumë që i afrohen moshës së pjekurisë.

Por jo në të gjitha vendet ekziston një këndvështrim i tillë për këtë moshë të grave. Kështu në Britaninë e Madhe, edhe pse mesatarja e moshës është 39 vjeç, është e dhimbshme kur shesh se sa të padrejta janë sjelljet ndaj grave të kësaj moshe. Ndaj tyre shprehet pakënaqësi, mospëlqim dhe shpesh edhe frikë.

Kur isha 20, apo edhe 30 vjeç, isha mësuar që të shihja imazhe të grave që më shfaqeshin kudo, nëpër kopertinat e revistave, filmat, radiot dhe televizionet. Por me kalimin e viteve, zbulova se rrëfimi i historisë tënde nuk ia vlen më. Gratë mundohen që ta fshehin këtë moshë në të gjitha mënyrat e ndryshme, duke filluar nga trukimi i fytyrës, operacionet e ndryshme, mënyrat ekstravagante të veshjeve e deri te deklarimet e rreme të moshës, të cilat përbëjnë në këtë mënyrë një arsenal për të fshehur një të vërtetë, një fakt jetik që nëse pranohet dhe jetohet me mendje të hapur, mund të shndërrohet në pikën kulmore dhe më të mirë të jetës. Gratë në Britaninë e Madhe pretendojnë, po sigurisht ky është një iluzion, që mund ta mbajnë larg këtë periudhë kohore me gjithë “armët” e sipërpërmendura, pra të zgjasin në mënyrë artificiale një cikël kohor, një cikël moshe që nuk ekziston më dhe që natyrshëm ia ka lënë vendin pasardhësit të tij.

Ka shumë gra që kanë frikë të pranojnë moshën që kanë, për shkak se në kulturën e përgjithshme ekziston ideja se gratë mbi të 50-at nuk janë gjë tjetër veçse ca topa plastike. Por meshkujt nuk e kanë një ide të tillë për veten, kur bëhet fjalë për dukjen e tyre në të njëjtën moshë. Në fakt njerëzit që ata kanë rrotull si gratë, fëmijët, kolegët mund ta mendojnë një gjë të tillë për ata, por kurrsesi ata për veten e tyre. Pra kjo është një pjesë e kulturës që i dëmton gratë dhe i bën që të kenë një perceptim të gabuar dhe tragjik për veten dhe si pasojë të marrin masa që të fshehin me të gjitha mjetet këtë realitet “të mjerë”.

Një nga gjërat që fillova të vë re, ndërsa avancoja në moshë dhe ndërkohë shkruaja librin tim, ishte reagimi i parë i grave kur më në fund vendosin që të vënë re atë çka u thotë pasqyra. Sepse ajo që pasqyra u ka thënë me kohë është një grua që ka ndryshuar. Kur ky moment vjen, jo të gjitha reagojnë mirë dhe ka nga ato që ose dëshpërohen, ose vendosin që të mbyllin sërish sytë dhe të vazhdojnë të shohin në pasqyrë një tjetër imazh, atë të krijuar nga fantazia dhe iluzioni. Në Britaninë e Madhe, një spikere lajmesh në BBC u pushua nga puna, pikërisht me pretekstin se ishte 51 vjeçe, pra shumë e vjetër për të dalë në ekran. Por ajo që vihet re është se gratë gjithnjë e më tepër, sigurisht jo të gjitha, përpiqen që ta kundërshtojnë këtë tendencë ndaj një trajtimi aspak të drejtë, për shkak të moshës që nuk është në dorën e tyre dhe mbi të gjitha, nuk është aspak një fakt diskriminues.

Ndërkaq kur konsultova librat që flasin për menopauzën, pashë me sytë e mi se këto libra janë të mbushura me përshkrime simptomash shumë pesimiste për fizikun dhe psikikën e grave në një moshë të tillë. Madje këto libra janë pjesë e asaj aureole të përgjithshme që ekziston për gratë e kësaj moshe, që është shumë paragjykuese dhe aspak ndihmuese dhe e saktë mbi të gjitha. Shpesh menopauza nuk konsiderohet si një ndryshim krejtësisht i natyrshëm në organizmin e gruas, si dhe ndryshimet e mëparshme, por gati-gati konsiderohet një “sëmundje” që duhet kuruar dhe që ka pasoja shpesh të mëdha në psikikën e grave. Kjo krijon frikë të madhe dhe të pavërtetë ndaj momentit dhe moshës. Nuk jam për atë që duhet të jemi injorantë dhe t’i shmangim informacionet, por ato duhet që ta ulin dozën e alarmit dhe të përqendrohen te situata pozitive që vjen pas këtij ndryshimi dhe se si ai është thjesht diçka e natyrshme dhe relativisht i lehtë dhe pa probleme. Dhe duke qenë diçka natyrore dhe mbi të gjitha jo një sëmundje, nuk ka nevojë që të flitet për mjekime dhe ilaçe që shpesh rekomandohet të merren sikur fati i jetës të ishte në dorën e tyre. Megjithatë, beteja më e madhe emocionale për një grua në një moshë të tillë është që më në fund, të pranojë pamjen e saj dhe të bëjë paqe me veten. Një mëngjes u zgjova dhe në pasqyrën e banjës pashë dy “torba” të fryra poshtë syve të mi, që kishin marrë ngjyrë mavi. Jo se më parë nuk kisha pasur sy të fryra, por këtë herë pamja ishte vërtet e rëndë. Me kalimin e minutave fryrja u ul dhe unë vendosa që për ta fshehur të vija një ngjyrë të lehtë lejla përreth syve. Ky mëngjes më bëri që të hiqja dorë nga pirja e alkoolit deri në orët e vona të natës, edhe pse vetëm gjatë fundjavave dhe në vend të tij nisa që të pija më shumë ujë gjatë ditës, si dhe bleva ca kremra të shtrenjtë që më premtonin mrekullinë. Ndërkohë njerëzit rreth meje më këshillonin operacionet plastike, pra ato ndërhyrje të lehta për heqjen e disa “viteve” nga fytyra. Fillimisht pranova që të bëja botox. Por ky ishte hapi më i gabuar që bëra, sepse në radhë të parë ai të transformonte dhe ta shndërronte fytyrën në një “copë” plastike të njëtrajtshme me të tjerat dhe mbi të gjitha, të krijonte shumë varësi. Tashmë kisha fituar “rininë”, por kisha humbur identitetin. Identiteti, pra pamja ishte shumë e rëndësishme.

Ajo që dua të them është se një grua në këtë moshë duhet që më në fund ta kuptojë që tashmë baza e sigurisë dhe e vetëvlerësimit së saj duhet një tjetër gjë, jo më fytyra. Gratë duhet që të gjejnë paqe me veten, ekuilibër dhe nuk është e vështirë, sepse kjo moshë ua ofron me shumë bollëk. Po të hedhim një vështrim në të shkuarën te gjyshet tona, të cilat jetuan në një tjetër epokë, do të shohim se ato, pavarësisht se kanë pasur një jetë shumë më të pasigurt dhe jo gjithmonë të mirë ekonomikisht, ishin më të sigurta dhe kishin marrëdhënie më të mirë me moshën e tyre. Ishin më të qeta dhe pa ankthet e pamjes së jashtme. Që të jemi të sinqerta, mosha e pjekurisë është edhe një moshë humbjesh. Disa prej tyre mund të jenë të mëdha dhe të parikthyeshme. Një grua duhet ta marrë këtë moshë si një udhëtim në një tokë të panjohur dhe jo në një tokë të djegur dhe me kalimin e mohës, përveç humbjeve të shumë gjërave, kanë mbetur të pandryshuara dhe surpriza është se ka gjëra të cilat po të dimë t’i kërkojmë, do të na befasojnë.
Mbrapsht në krye Shko poshtë
Shiko profilin e anëtarit
 

Mosha e pjekurise, pse nuk duhet ta kemi frike

Shiko temën e mëparshme Shiko temën pasuese Mbrapsht në krye 
Faqja 1 e 1

Drejtat e ktij Forumit:Ju nuk mund ti përgjigjeni temave të këtij forumi
www.ylliehana.biz :: Ƹ̵̡Ӝ̵̨̄Ʒ..::Lajmet::..Ƹ̵̡Ӝ̵̨̄Ʒ :: Kuriozitete-
Kërce tek:  
Copyright © 2009-2011 Powered by Ylliehana Team
Ylliehana.bizFree forum | © phpBB | Forum mbështetës | Kontakto | Report an abuse | Free blog
YlliehanaForum