www.ylliehana.biz
Pershendetje vizitor i nderuar.
Me sa duket, ju nuk jeni identifikuar akoma ne faqen tone, ndaj po ju paraqitet ky mesazh per tju kujtuar se ju mund te Identifikohu qe te merrni pjese ne diskutimet dhe temat e shumta te forumit tone.

-Ne qofte se ende nuk keni nje Llogari personale ne forumin ton, mund ta hapni nje te tille duke u Regjistruar
-Regjistrimi eshte falas dhe ju merr koh maksimumi 1 min...
Duke u Regjistruar ju do te perfitoni te drejta te lexoni edhe te shprehni mendimin tuaj.

Gjithsesi ju falenderojme shume, per kohen që fute ne dispozicion për të vizituar saitin tonë.





 
PortaliForumPytësoriRegjistrohuidentifikimi

Share | 
 

 Anekdota dhe Mesele të Pleqve .

Shiko temën e mëparshme Shiko temën pasuese Shko poshtë 
Shko tek faqja : 1, 2, 3, 4  Next
AutoriMesazh
Blina
Mikë/e i/e Forum-it
Mikë/e i/e Forum-it


Numri i postimeve : 683
Data regjis. : 26/11/2010
Location : Happy .

MesazhTitulli: Anekdota dhe Mesele të Pleqve .   Fri Jan 28, 2011 11:03 pm

Në të kaluarën, në munges të institucioneve arsimore ,krijues të ndryshëm lanë shumë krijime që të përcillen në tel qiftelie apo në gojëdhëna të quajtura Mesele.
Brez pas brezi janë treguar histori të ndryshme të cilat kanë treguar trimërine,urtësinë,menqurinë e popullit shqiptar ndër shekuj. Sot kur jemi shumë me shumë te avancuar, kur shkruajm Gjuhen tonë të bukur dhe të dlirë ne brezi i ri kemi për detyrë që t`i kujtojmë e t`i përsërisim ndonjëher këto gojëdhëna me qëllim të vetëdijësimit të gjeneratave pasardhëse dhe rikujtimit të krijuesve të gojëdhënave të ndryshme ,të cilat na mesojnë shumë.
Mbrapsht në krye Shko poshtë
Shiko profilin e anëtarit
Blina
Mikë/e i/e Forum-it
Mikë/e i/e Forum-it


Numri i postimeve : 683
Data regjis. : 26/11/2010
Location : Happy .

MesazhTitulli: Re: Anekdota dhe Mesele të Pleqve .   Fri Jan 28, 2011 11:04 pm



, Ka qene nje Burr shume Mekatar , edhe nje dite dikush i Thot qe per me t'u hjek keto Gjynahe qe i ke ba .Ti duhesh me mjell nje are me Bostan edhe kush kalon andej pari me ia Jap .
Nejse tasht ky gjynahtari qohet e mbjell plot aren me Bostan edhe gjithe kohen e kalon ne Ar tuj punu... Kush kalon anej pari qe i'u jep Bostan...
Nje dite pas dite kalon anej pari nje Burr t'uj ngajtt sa t'uj mujt... edhe ky Gjyhnatari ia ban... Nalu bre Burr merre e ha pak Bostan, e shko ka je nis..
Ai ia kthen Jo Jo...
e Vete po pse bre burr me kaq ngut e ke marr ket pune , qfar halli ke ulu ha Bostan e tani shkon Kallxom qka paske
I kalloxon i thot valla s'kam vakt me hanger bostan , se kam ni qe Filan fisteki po dojke me ia dhan qiken per Rob.. e mu ai s'me Pleqen ai burri per qeta po du me shku me prish Fejesen
Ky burri me gjynahe te mdhaja , ia ban e Pasha Zotin pa te Myt s'kam me lan, ashtu kshtu 99 Gjynahe i kam ba kam me shku ne Xhehenem.. per 1 sevab nuk shkoj ne Xhehenet pa te myt se la... e Myet ky me bostan per qet pun shkon ne Xhehenet edhe pse i ka pas 99 Gjyhe

Mbrapsht në krye Shko poshtë
Shiko profilin e anëtarit
Blina
Mikë/e i/e Forum-it
Mikë/e i/e Forum-it


Numri i postimeve : 683
Data regjis. : 26/11/2010
Location : Happy .

MesazhTitulli: Re: Anekdota dhe Mesele të Pleqve .   Fri Jan 28, 2011 11:04 pm







Xhemajl Abria si Dijetar i madhe, Shkon me nje ode me nejt e pyesin

Baca Xhemjal ti si Burr i meqem qe je kallxona qka kishe ba ti, Po ti kishe taku nje Grup tu u Perla...Baca Xhemjal ia kthen , po ne ate Grup njerzesh t'uj u perla pa qellu njo i meqem s'ka qare.. kshtu qe me Bacen ai i meqmi hjek dore prej asaj perlamje
Prap e vesin po Baca Xhemjal.. qka kishe ba ti po te kishe qellu me nje vend ku Perlahen nje Burr me do te rinje... Baca Xhemjal ia ban Po bre mik, me pas qellu une ne at vend njo e di qe ai Burri qe ka Burreri nuk fjaloset me te Rinje Burri me burreri i meson qe s'duhet me u fjalos me te rritur po duhet me pas Respekt
Prap e pyesin Baca Xhemjal me pas qellu ti me nje vend ku perlahen dy Budall qka kishe ba ti
Baca Xhemajl i kthen e me Bacen ne ate vend mos qellovte Baca Xhemajl po qellovsh TI !


Mbrapsht në krye Shko poshtë
Shiko profilin e anëtarit
Blina
Mikë/e i/e Forum-it
Mikë/e i/e Forum-it


Numri i postimeve : 683
Data regjis. : 26/11/2010
Location : Happy .

MesazhTitulli: Re: Anekdota dhe Mesele të Pleqve .   Fri Jan 28, 2011 11:04 pm





Mbreti

Ish kan nje here nje Mbret , edhe e qet Lajmin qe kush ka Pleq ne per shpia me myt krejt... kush don me pas Pasunin teme... qohen njerzit krejt kush ka pas Pleq n'shpi i mysin.
PO ata qe e kan pas me trashigu pasunin e Mbreit , e kan pas si Kusht me ia maru nje Zingjir prej Zallit.... Qohen i mysin pelqt, po kerkush s'po din me ba zingjirin prej zallit qe pe Kerkon e Mbreti!
Po veq njoni prej krejtve nuk e Myt Baben e vete , edhe shkon ky te Baba i vet qe e ka Mshef Baben qe mos me marr vesh Mbreti qe ky se ka Myt Baben...
Ia ban o Bab qeshtu ka dal lajmi ne Milet (ne Popullat ) prej Mretit kush ma ban zingjirin prej Zallit ka me pas pasunin teme... Baba i thot djalit shko te te Mbreti e thuj , Ana ti neve yrrnekin e zingjirit prej zallit na e Marojm... qeshtu vjen dita me shku te Mbreti qe me paraqit zingjirin prej zallit , e me trashigu pasunin e ti ai qe e ka bo ket pune... Krejt thojn jo se kemi ba zingjirin , vjen renti te ky djali qe e ka mesu Baba i vete , me than Mbretit ana ti yrrnekin na e bajm zingjirin , edhe i thot He ti ae ke zingjirin djali i kthen Jo se kam veq ti ana neve yrrnekin per me ba zingjirin na e Bajm!
Mbrti i kthen ee ti se paske Myt Plakun , se plaku te ka msu .ti koke ma i Meqem ner krejt Nahin prej sotit je Mbret mas meje ti !


(Kete ma ka Tregu Gjyshi ime )
Mbrapsht në krye Shko poshtë
Shiko profilin e anëtarit
Blina
Mikë/e i/e Forum-it
Mikë/e i/e Forum-it


Numri i postimeve : 683
Data regjis. : 26/11/2010
Location : Happy .

MesazhTitulli: Re: Anekdota dhe Mesele të Pleqve .   Fri Jan 28, 2011 11:04 pm






Dredhina

Ish pas kan nje Familje e pasne , Tyneher po zoja e shpis jo Grue e mire... edhe ata si Familje e pasne kan pas Toke , e Gjo (Bageti)
Shume bageti e kan marr nje djal te Varfur per me u kujdes per to...Po tynher ajo shpi qe ka pas nje Gavedar (Rroktar ) Ka pas ai te ushqehet aty... edhe ne fund ti bohet Martesa...
Nje dite pas dite zonja e shpis.. qysh me Hjek qafe Gavedarin , qohet edhe ia qet nje Buke gavedarit qe me hanger , Nejse gavedari e merr buken si gjdo here edhe i lshon Bagetin.. me kollos , Buken ne janxhik (Qant) i qone ne fush bagetin , po nuk e Han buke ne ate kohe ku zakonisht e ka Honger, hajt se po e han e hajt se po e han qeshtu i shkon gjysa e Dites... Tu i rujt ky Bagedin andej pari kalon nje Ushtar... edhe ia bon
U lodhe o Qoban
Jo Fort Jo...
Mos t'ka qellue pak Buke me ma jap se jam i untu
Gavedari ia jep Buken qe ia ka gatu zoja e shpis, Po ksaj here me Xeher me qellimin qe ky me u Helmu e me dek.. mos me pas Martesen nga ajo shpi se tasht u rrit
e Han Ushtari boll mire Buken , edhe niset per me shku ne Shpi t'vet
Bohet akshom.. Gavedari i qon bagetin ne shpi ,edhe Lyp buke !
i ban zonjes ma jep do buke se s'kam hanger gjithe diten sot
Zonja e vete menjehere Ku e lae buken qe ta kam qit , pse se ke Hanger
Gavedari i thot qe se hangra buken se ahjt se pe ha tasht hajt se pe ha, aty Kaloj nje ushtar qe ish pas kan per rrug ish untu e ja dhash
Zonjes i bjen ne mend qe djali i saj asht ne Ushtri..
e ja ban Gavedarit, ajo buke asht gatu me qellim qe ty met Helmu
PO se paskna dite qe me durt e mia e paskna gatu buken me myt Birin tem..
Mbrapsht në krye Shko poshtë
Shiko profilin e anëtarit
Blina
Mikë/e i/e Forum-it
Mikë/e i/e Forum-it


Numri i postimeve : 683
Data regjis. : 26/11/2010
Location : Happy .

MesazhTitulli: Re: Anekdota dhe Mesele të Pleqve .   Fri Jan 28, 2011 11:05 pm











Me nje Nahi ne Rethinen e Gjilanit ishn pas ba dymbdhjet gjaqe...Kryeplaku i katunit ish pas Munue me pajtu po s'ia dul ne krye ksaj pune edhe qohen e thirrin Mehmet Roshanin te rrethines t'Prizrenit shkon ky nejti ja shtate dite po nja shate Gjaqe i pajtoj po ma shume s'Mujti edhe ato jo Bashe mire....
i Qojn Fjal Xhemjal Abris.. prej Katunit te Obris ne Drenic... qohet Xhemjal Abria i mledh do pleq , e Nisen per ne Nahi te Gjilanit
i Dule Mehmet Roshani e i Tha .
Ku je Xhemjal Obrija qe shate dite qe pot pres, e ti Kerkue hiq. Une kallapin e preva e me ate Kallap , i pres tullat prej çamuri me ato Tulla e qoj shpien ne Shtat kate hiq pa Pej
Besa une jam prej ni veni Kershh Obrije , ia kthej Xhemajl Obria na Çamur nuk marojm ma s'pari i Bajm gati gurt , e qesim penin e i Renojm Gurt e qaj qe ta qet kryt i mshojm Çekiç Kres.. e kshtu e qoj Kullen dymbdhet katsh.
Edhe sa nejti Xhemjal Abria aty i Pajtoj dymdhjet gjagje e nuk la Fjal mbrapa!

(Marr nga Libri Fjalt e urta te Drenices )

Mbrapsht në krye Shko poshtë
Shiko profilin e anëtarit
Shaban Cakolli
Forum Legend
Forum Legend


Numri i postimeve : 6018
Data regjis. : 14/08/2010

MesazhTitulli: Re: Anekdota dhe Mesele të Pleqve .   Sat Jan 29, 2011 12:16 am

shume interesant
Mbrapsht në krye Shko poshtë
Shiko profilin e anëtarit
lola
Përgjegjës i Forumit
 Përgjegjës   i Forumit


Numri i postimeve : 29035
Data regjis. : 05/11/2009
Age : 26
Location : ɐuɐɥǝıןןʎ ɐןןɐɥɐɯ ǝʇ :)

MesazhTitulli: Re: Anekdota dhe Mesele të Pleqve .   Sat Jan 29, 2011 12:19 am

Te pergezoj per temen Blina,me te vertet tem interesante.Shpresoj te na sjellesh mesele te ndryshme ti ,por edhe antaret tjer besoj :)

_________________________________________________________________________



Mbrapsht në krye Shko poshtë
Shiko profilin e anëtarit http://www.ylliehana.biz
lola
Përgjegjës i Forumit
 Përgjegjës   i Forumit


Numri i postimeve : 29035
Data regjis. : 05/11/2009
Age : 26
Location : ɐuɐɥǝıןןʎ ɐןןɐɥɐɯ ǝʇ :)

MesazhTitulli: Re: Anekdota dhe Mesele të Pleqve .   Sat Jan 29, 2011 12:21 am

Ajt se po kontriboj edhe une pak per ket tem :)

BACI, E SHOQJA APO UNË JAM MA TRIM?
Ishin kanë dy vllazën. Njani ish i martuem. Shpesh herë u rrokshin vllaznit nërmje veti e u rrehshin. Baci e rrehke vllaun e vogël qi nuk ish i martuem, e sakatojke e ky cik nuk guxojke me ba. Mirpo kur u idhnojke ky vllau i vogël, e rrehke nusen e bacit. E shoqja e bacit e rrehke burrin e vet e edhe baci cik s’guxojke me ba. Ditë pej ditsh u çue vllau i vogël e shkoi tu ni plak, tu Brahim Uka i Dobërdolit. Po i kallxon:
- Jena tre vetë - baci m’rreh mue, e une cik s’goxoj me ba. Une e rrehi t’shoqen e bacit e ajo cik s’guxon me ba. Kush àsht ma trim n’shpinë tonë?
- He, bre djalë i mirë, - ja kthei Brahim Uka - ti kanke ma trim se ti p’e bàjke bacin e s’po i kthejke dorë si ma i vjetër qi âsht. Edhe po mujke m’e rrehë t’shoqen e bacit e ajo p’e rrehka bacin e ai cik s’po guxojka me ba. Pej juve treve ti po del ma trimi.

_________________________________________________________________________



Mbrapsht në krye Shko poshtë
Shiko profilin e anëtarit http://www.ylliehana.biz
lola
Përgjegjës i Forumit
 Përgjegjës   i Forumit


Numri i postimeve : 29035
Data regjis. : 05/11/2009
Age : 26
Location : ɐuɐɥǝıןןʎ ɐןןɐɥɐɯ ǝʇ :)

MesazhTitulli: Re: Anekdota dhe Mesele të Pleqve .   Sat Jan 29, 2011 12:22 am


S’TA LEN AS MRÊNË E LE MÂ N'HAMAR
Njani, tuj shkue udhës, e sheh njanin tuj livrue. Lavërtari e lâke laknor, bâjke trapa. Udhtari po i thot:
- Puna e marë!
- Marë paç!
- Keq paske punue.
Lavërtari i tha:
- N’hamar t’zotit!
Vallahi - i tha udhtari - s’ta le as mrênë e le mâ n’hamar.

_________________________________________________________________________



Mbrapsht në krye Shko poshtë
Shiko profilin e anëtarit http://www.ylliehana.biz
lola
Përgjegjës i Forumit
 Përgjegjës   i Forumit


Numri i postimeve : 29035
Data regjis. : 05/11/2009
Age : 26
Location : ɐuɐɥǝıןןʎ ɐןןɐɥɐɯ ǝʇ :)

MesazhTitulli: Re: Anekdota dhe Mesele të Pleqve .   Sat Jan 29, 2011 12:23 am


ASNI PUNË NUK T'THRRET...

Ni t’dërvarsi i shkon ni musafir. E priti mirë e i bâni fort muhabet i zoti shpisë. T’nestrit musafiri po ly izën me u çue e me shkue n’shpi.
I dërvarsi po i thotë:
- Rrimë, bre mik, se ty tash nuk t’thrret kurrfarë pune! Shyqyr, djem e nipa t’u kanë bâ boll!
-E, bre mik - po i thotë musafiri - asni punë nuk e hap gojën e me britë: ,,O hajde punom!’’, po vetë duhet m’e marrë me mên se puna thrret.

_________________________________________________________________________



Mbrapsht në krye Shko poshtë
Shiko profilin e anëtarit http://www.ylliehana.biz
lola
Përgjegjës i Forumit
 Përgjegjës   i Forumit


Numri i postimeve : 29035
Data regjis. : 05/11/2009
Age : 26
Location : ɐuɐɥǝıןןʎ ɐןןɐɥɐɯ ǝʇ :)

MesazhTitulli: Re: Anekdota dhe Mesele të Pleqve .   Sat Jan 29, 2011 12:24 am

Kallamoqi s'ka sabër
Ni hoxhë, me nifarë tubimi, kish pas thanë se veç me sabër u bâhet ballë të tana punëve. Njani po i thotë:
- Veç ni punë, hoxhë efêni, nuk ka sabër.
- Cilla?
- Kallamoqi, kur t’bâhet m’u prashitë, s’ka sabër.

_________________________________________________________________________



Mbrapsht në krye Shko poshtë
Shiko profilin e anëtarit http://www.ylliehana.biz
lola
Përgjegjës i Forumit
 Përgjegjës   i Forumit


Numri i postimeve : 29035
Data regjis. : 05/11/2009
Age : 26
Location : ɐuɐɥǝıןןʎ ɐןןɐɥɐɯ ǝʇ :)

MesazhTitulli: Re: Anekdota dhe Mesele të Pleqve .   Sat Jan 29, 2011 12:24 am

DUHET ME JA DITË HUJIN PELËS
Dikur moti kanë pasë fjetë'ni odë edhe burrat edhe gratë. Njani shkoi mysafir tu ni shok i veti. Ai miku ish kanë i vetëm me gruen edhe e kish pasë sall ni odë. Grueja ish kanë shum e hijshme, po e nershme. Masi hangrën darkë e ranë me fjetë, burri me mysafirin ranë n’ni anë t’odës e grueja n’anën tjetër.
Kur e zuni gjumi t’zotin e shpisë, mysafiri u çue kadalë e shkoi tu grueja me mêne t’keqe. Grueja e kish pasë ni shtagë ngat veti. E muer shtagën e i ra kresë. Mysafiri e rroku kryet me grushta e shkoi me ra prap n’vên t’vet.
Nestra, kur u çuen, i zoti i shpisë e pa mysafirin me krye t’ajun. Po e dvét:
- Ku e vrave, mik, kryet ashtu?
Mysafiri po i thotë:
- Natën dula n’oborr e m’ra pela shkelëm.
Grueja ish kanë tuj sitë miell n’magje. Tha.
- Á’ kanë dashtë me ja ditë hujin pelës.

_________________________________________________________________________



Mbrapsht në krye Shko poshtë
Shiko profilin e anëtarit http://www.ylliehana.biz
lola
Përgjegjës i Forumit
 Përgjegjës   i Forumit


Numri i postimeve : 29035
Data regjis. : 05/11/2009
Age : 26
Location : ɐuɐɥǝıןןʎ ɐןןɐɥɐɯ ǝʇ :)

MesazhTitulli: Re: Anekdota dhe Mesele të Pleqve .   Sat Jan 29, 2011 12:42 am


DOSTI HAKIKAT

Ishin kanë dy dosta n’ket dyjê. Kur diqen, n’at dyjê kanka adet m’i matë gjynahet edhe sevapet. Njani i kish pasë nandhetenanë sevape, e veç ni gjynah, e tjetri nandhetenanë gjynahe, e veç ni sevap.
- Shko gjâje edhe ni sevap n’dash me shkue n’xhenet - i thanë kti qi i kish pasë nandhetenanë sevape.
Ai shkoi te nana e ja lypi ni sevap, po nuk ja dha. Nuk ja dha as baba, as vllau, e as motra. Kur u zatet me kët dostin:
- O dost, ku je, qysh i ki punët? - e vet dosti.
- Per ni sevap po m’djeg zjarmi i xhehnemit - ja kthei ky.
- Unë, ni sevap e kam, qatâ po ta fali. Ty po t’pshtoj, e vetë si paça bâ e gjetsha.
- Ku e more kët sevap? - e vetën ata, qi i matshin sevapet e gjynahet.
- Ni dost e kam pasë n’at dyjê e n’ket dyjê.
Te dy n’xhenet paçi shkue! - i thanë ata.

_________________________________________________________________________



Mbrapsht në krye Shko poshtë
Shiko profilin e anëtarit http://www.ylliehana.biz
Blina
Mikë/e i/e Forum-it
Mikë/e i/e Forum-it


Numri i postimeve : 683
Data regjis. : 26/11/2010
Location : Happy .

MesazhTitulli: Re: Anekdota dhe Mesele të Pleqve .   Sat Jan 29, 2011 12:55 am

Në një odë burrash e pyesin Salë Marken:
- Ç’është njeriu?
- Njeriu është pesë zogj, pesëmbëdhjetë shqerra, tridhjetë
desh, dyzetë qe, 50 mendje, shtatëdhjetë tahma, tetëdhjetë shkopinj dhe nëntëdhjetë vezë.
- O Salë Aga, na e sqaro pak se nuk jemi duke e kuptuar se çka thua, - i tha tjetri.
- Po,- iu përgjigj Sala,- deri në moshën pesë vjeçe, njeriu është si ato zogjtë që hapin gojën vetëm për të ngrënë. Nga pesë deri në 15 pesëmbëdhjetë vjeç është si ata shqerrat që nuk ngopen duke bredhë nëpër livadhe. Në moshën 30 vjeç njeriu kërkon të zgjedh çdo gjë me forcë, siç bëjnë dy desh që kur zihen njëri me tjetrin, marrin hov, mbyllin sytë dhe përplasen kokë më kokë. Në moshën dyzet vjeç është si ato qetë që thyejnë dhe kularin në zgjedhë. Në moshën 50 pesëdhjetë vjeç njeriu e ka mendjen më të shëndoshë se në çdo moshë tjetër. Mosha 70 shtatëdhjetë vjeçe është mosha që njeriu edhe pse e ndjen pleqërinë, i hip një tahma për punë. Mosha 80 tetëdhjetë vjeçe e kërkon një shkop në dorë për t’u mbajtur. Në moshën 90 nëntëdhjetë vjeçe njeriu nuk duron ta prekësh as me gishtin e vogël, është si veza që pak ta prekësh-thyhet!




(Marre nga nje faqe ne Facebook )
Mbrapsht në krye Shko poshtë
Shiko profilin e anëtarit
Blina
Mikë/e i/e Forum-it
Mikë/e i/e Forum-it


Numri i postimeve : 683
Data regjis. : 26/11/2010
Location : Happy .

MesazhTitulli: Re: Anekdota dhe Mesele të Pleqve .   Sat Jan 29, 2011 12:56 am

Na ishte një vend kohë më parë ku njerëzit do ta ndërronin mbretin për çdo vit. Personi që do të bëhej mbret duhej të pajtohej me një kontratë, sipas së cilës ai do të dërgohej në një ishull mbas një viti mbretërim. Kështu që një mbret e mbaroi afatin apo periudhën e tij dhe ishte koha për të që të shkonte në ishull dhe të jetonte atje. Njerëzit e veshën atë me rroba të shtrenjta, e vendosën në një elefant dhe e dërguan rreth qyteteve që t’u thoshte lamtumirën të gjithë njerëzve. Ky ishte momenti i pikëllimit për të gjithë mbretërit të cilin sunduan për nga një vit. Mbas lamtumirës, njerëzit e dërguan mbretin me një barkë në ishullin e vetmuar dhe e lanë atje.
Në rrugën e tyre mbrapa, ata zbuluan një anije që ishte fundosur vetëm pak kohë më parë. Ata panë një njeri të ri, i cili kishte shpëtuar duke u mbajtur në një pjesë druri që lundronte. Meqë iu nevojitej një mbret i ri, ata e morën këtë njeri dhe e dërguan në vendin e tyre, ku kërkuan prej tij që të bëhej mbret për një vit. Në fillim ai refuzoi, por më vonë u pajtua të bëhej mbret. Njerëzit i treguan atij për të gjitha rregullat dhe normat dhe se si ai do të dërgohej në një ishull mbas një viti.
Mbas tri ditësh mbret ai pyeti ministrat nëse mund t’ia tregonin ishullin ku të gjithë mbretërit e tjerë ishin dërguar. Ata u pajtuan dhe e dërguan në ishull. Ishulli ishte i mbuluar me xhungla të dendura dhe zërat e kafshëve të egra dëgjoheshin duke dalë prej tyre. Mbreti hyri pak brenda për të parë se si ishte dhe zbuloi trupat e vdekur të të gjithë mbretërve të mëparshëm. Ai e kuptoi se posa ata ishin lënë në ishull, kafshët kishin ardhur dhe i kishin vrarë. Mbreti u kthye në vend dhe kërkoi nga njerëzit ta pajisin me 100 punëtorë të fuqishëm. I mori 100 punëtorët dhe i dërgoi në ishull dhe u tha që të largonin të gjitha kafshët e egra dhe të prisnin të gjithë drurët. Ai do ta vizitonte ishullin çdo muaj që të shihte se si po përparonte puna. Në muajin e parë, të gjitha kafshët ishin larguar dhe shumë drurë ishin prerë. Në muajin e dytë, i tërë ishulli ishte pastruar. Pastaj mbreti u tha punëtorëve të mbillnin kopshte në pjesë të ndryshme të ishullit. Ai gjithashtu dërgoi atje kafshë të dobishme, si pula, rosa, dhi, lopë etj.. Në muajin e tretë ai i urdhëroi punëtorët të ndërtojnë shtëpi të mëdha dhe skela për anije. Me kalimin e muajve ishulli u kthye në një vend të bukur.
Mbreti i ri vishte rroba të thjeshta dhe harxhonte shumë pak nga fitimet e tij. Ai i dërgoi të gjitha fitimet në ishull, që t’i ruante. Nëntë muaj kaluan kështu. Mbreti i thirri njerëzit dhe u tha atyre: “Unë e di që kam për të shkuar në ishull mbas një viti, por do të dëshiroja të shkoja menjëherë atje”. Por njerëzit nuk u pajtuan më këtë dhe thanë që ai duhet të priste edhe tre muaj që të plotësonte vitin.
Tre muaj kaluan dhe tani ishte një vit i plotë. Njerëzit e veshën mbretin e ri dhe e vendosën në një elefant që ta dërgojnë rreth vendit, që t’u thotë lamtumirë të tjerëve. Megjithatë, ky mbret ishte jashtëzakonisht i lumtur që po e linte mbretërinë. Njerëzit e pyetën: “Të gjithë mbretërit e tjerë qanin në këtë moment, po ti pse po qesh?” Ai u përgjigj: “A nuk e dini se çka thonë njerëzit e mençur? Ata thonë se kur ti erdhe në këtë botë si foshnje, ti qaje ndërsa të tjerët qeshnin. Jeto jetë të tillë që kur je duke vdekur, ti do të jesh duke qeshur dhe çdokush rreth teje do të qajë.” Unë kam jetuar jetë të tillë. Derisa të gjithë mbretërit e tjerë ishin humbur në salltanetin e mbretërisë, unë gjithmonë kam menduar për të ardhmen dhe e kam planifikuar atë. E kam shndërruar ishullin vdekjeprurës në një vendbanim të bukur, ku mund të qëndroj i qetë.
Ne duhet të marrim mësim prej këtij tregimi se si të jetojmë jetën tonë. Jeta e kësaj bote është që të përgatitemi për jetën në botën tjetër. Në këtë jetë nuk duhet të mashtrohemi nga gjërat e bukura të kësaj bote dhe të harrojmë se çka vjen në botën tjetër. Bile, edhe nëse jemi mbretër, ne duhet të jetojmë një jetë të thjeshtë, si i dashuri ynë, i Dërguari Muhamed alejhi selam dhe të ruajmë të gjitha kënaqësitë për botën tjetër. Allahu na e lehtësoftë!

(Gjitheashtu dhe kjo nga Facebook) Tregime te Bukura, ia vlen qe te t'i kemn ne Forum!!
Mbrapsht në krye Shko poshtë
Shiko profilin e anëtarit
Medina
Mikë/e i/e Forum-it
Mikë/e i/e Forum-it


Numri i postimeve : 17104
Data regjis. : 12/11/2009
Age : 27
Location : Tek Parajsa Pa Drita

MesazhTitulli: Re: Anekdota dhe Mesele të Pleqve .   Sat Jan 29, 2011 1:02 am

Bravo Blina tema shumm e bukur edhe interesante po me pelqen shumm
Mbrapsht në krye Shko poshtë
Shiko profilin e anëtarit
lola
Përgjegjës i Forumit
 Përgjegjës   i Forumit


Numri i postimeve : 29035
Data regjis. : 05/11/2009
Age : 26
Location : ɐuɐɥǝıןןʎ ɐןןɐɥɐɯ ǝʇ :)

MesazhTitulli: Re: Anekdota dhe Mesele të Pleqve .   Sat Jan 29, 2011 4:18 am

A KEMI ME ÇKA ME U PAJTUE?
Ish kanë ni burrë i mirë plak. I kish pas dekë grueja. Kish pasë nevojë me u martue se s’kish kush i bânte hyzmet. N’ni tjetër katun ni grue ish kanë metë vejushkë. Shum e mirë ish kanë vejushka e n’za. Ja çon plaku msitin e i thotë:
Bani selam asaj grueje, e me ardhë e me m’marrë. Jam burrë i mirë, i njoftun n’popull e du me ba kët hyzmet e kët hyzmet e gjith hyzmetet që i takojnë burrit e shpisë
. - Shkoi msiti e ja tha gjith ato fjalë vejushkës. Ajo i tha:
- Alejqym selam! Thuej ati burrit t’gjitha ato hyzmete t’i bâj qysh m’i ka thanë, veç vete, kur t’idhnohem nër veti naj sen (helbete s’â ‘ mymyqym pa u idhnue naj herë) a kemi me çka m’u pajtue?
Kur erdhi msiti e ja tha plakut ato fjalë, plaku e muer vesh shka kish dashtë me thanë vejushka me ato fjalë, e tha:
- Jo valla, s’kem’ me çka me u pajtue. - Edhe e la at punë.

_________________________________________________________________________



Mbrapsht në krye Shko poshtë
Shiko profilin e anëtarit http://www.ylliehana.biz
lola
Përgjegjës i Forumit
 Përgjegjës   i Forumit


Numri i postimeve : 29035
Data regjis. : 05/11/2009
Age : 26
Location : ɐuɐɥǝıןןʎ ɐןןɐɥɐɯ ǝʇ :)

MesazhTitulli: Re: Anekdota dhe Mesele të Pleqve .   Sat Jan 29, 2011 4:19 am

TA KISHE PASË TI GISHTIN NË TÂNA PUSHKËT…
Ish kanë ni burrë i zoti, trim, po pikë ore s’kish pasë edhe po i vjen shtirë qi s’kish pasë orë (autoritet). Teshet n’Sylejman agën e Batushës. Aga ish kanë çaush at’herë. I thotë:
- Lum aga, ama pak orë se s’po m’din kush qi jam gjallë.
- Qysh me ta dhanë orën? - i thotë aga.
- Une po dal me armë n’çarshi. Ti je me sejmen. Ti thum: ,,Dorzoi armët!’’ e une s’po i dorzoj. Ti mos ëm çart e hallki m’shohin qi s’mujte me m’çarmatosë e mue m’hyp autoriteti n’popull qi s’mujte me m’çarmatosë.
Aga pranoi. E lanë pjekjen t’nesret n’midis t’qytetit, ku ka popull ma shum, për me e krye at kuvên. Kur duel ky me armë, aga e rrethoi edhe i tha: ,,Dorzoi armët!’’, si i kishin pasë ba fjalët. Ky i tha: ,,S’i dorzoj’’. Aga u tha sejmenve: ,,Mos ma lshoni’’. Sejment i kthyen pushkët pej ti. Ky i dorzoi armët. Aga i tha:
- Pse, t’vraftë zoti i dorzove armët? A e di qysh i kemi pasë fjalët?
- He, more agë, ta kishe pasë ti gishtin n’tâna pushkët, s’pata me i dorzue, po ktu, dhetë sejmen, dhetë gishta n’pushkë. Bani e luejti gishti i njanit, mue m’shkoi jeta

_________________________________________________________________________



Mbrapsht në krye Shko poshtë
Shiko profilin e anëtarit http://www.ylliehana.biz
Blina
Mikë/e i/e Forum-it
Mikë/e i/e Forum-it


Numri i postimeve : 683
Data regjis. : 26/11/2010
Location : Happy .

MesazhTitulli: Re: Anekdota dhe Mesele të Pleqve .   Mon Jan 31, 2011 12:34 am

‎"BEFASIA"

Ishte nje femije i zgjuar dhe i gjalle. Mirepo, nuk kishte mundesi per t’u shkolluar. Babai i vdiq kur i kishte tre vjet. Rronte nje jete te mjerueshme, e ate e ushqente nena e vet, e cila edhe kujdesej per te. Punonte ne shtepi, duke tjerr lesh, te cilin pastaj do ta shiste ne treg, ne menyre qe te kishte mun...desi qe nga disa derhem te fituar te bleje ushqim per vete dhe Ibrahimin. E gjora nene, nuk e dinte rendesine e diturise, se nuk ishte grua e ditur. E tere vemendja e saj ishte perqendruar ne ate qe te tjerre sa me shume lesh, qe te mund te fitonte per tesha dhe ushqim per vete dhe djalin e saj, Ibrahimin. Ndonjehere i shikonte femijet e fqinjeve si shkonin ne shkolle qe te mesonin shkrimin dhe leximin. Por, fare nuk kishte menduar qe ta dergonte djalin e saj ne shkolle qe atje te mesoje diq. Ibrahimi rritej dhe i kishte mbushur gjashte vjet. Nevojat e shtepise rriteshin e me to edhe nevojat e Ibrahimit. I duhej me teper veshmbadhje, tesha dhe ushqim. Per kete gje nena i tha: “Ibrahim, qfare mendon, te punesohesh ne menyre qe te fitosh diq?” Ibrahimi nuk e kundershtoi nenen e vet, se ishte shume besnik dhe i degjueshem. i tha asaj: “Si te thuash nene!”
Te nesermen, shkuan tek nje tregtar dhe nena kerkoi nga ai duke e lutur qe ta punesoje djalin e saj Ibrahimin si ndihmes. Tregtari e pranoi me kusht qe Ibrahimi te jete punetore i zellshem dhe i sinqerte. Ajo iu pergjigj: “Djali im eshte rritur ne duarte e mia, i edukuar me dashuri ndaj punes dhe respektit!” Tregtari i besoi, keshtu qe Ibrahimit ia dha qelesat e dyqanit te tij te madh dhe kerkoi nga ai qe qdo dite te vije heret ne mengjes e ta pastroje dyqanin dhe ta rendite mallin.

Ibrahimi me gezim e pranoi punen, dhe pa u lodhur punonte. Per fat te keq, tregtari ishte shume koprrac, dhe per qdo jave Ibrahimit i jepte nga nje derhem. Nje derhem nuk ishte i mjaftueshem per ushqimin, pijet dhe teshat e Ibrahimit. Per kete arsye Ibrahimi iu ankua nenes se tij per koprracine e tregtarit. Nena i tha se duhet te kete durim gjersa te mesoje zanatin e pastaj tregtari do t’ia rrise pagen.

Kishte kaluar nje vit, e tregtari Ibrahimit i jepte ende meditje te njejte – nje derhem ne jave. Ibrahimi kishte vendosur ta leshoje ate tregtar dhe te kerkoje pune tjeter. Askush nuk deshironte ta pranonte, se tragtari u ishte kercenuar tregtareve te tjere duke u thene: “Ibrahimi eshte argat i imi! Kush e pranon ne pune, do ta nderpreje bashkepunimin me te dhe asnjehere s’do te flase me te!”
Tregtaret ishin frikesuar nga ky kercenim, prandaj refuzonin qe ta punesonin Ibrahimin. Keshtu qe Ibrahimi kishte ngelur pa pune dhe rrinte ne shtepi i merzitur dhe plot brenga.


MESIMET NE XHAMI


Ibrahimi e kishte shprehi te shkonte ne xhami per ta falur namazin. Para xhamise, qdo dite pas namazit te drekes mbaheshin ligjeratat. Ibrahimi pas namazit, me vemendje e degjonte ligjeraten e dijetarit, keshtu qe e perbinte qdo fjale te tij ne lidhje me respektin ndaj prinderve, dashurise ndaj punes dhe deshires se qdo njeriu ta fitoje buken e vet. All-llahu xh.sh i ka urdheruar roberit e Tij qe te punojne dhe te fitojne per te jetuar, e jo te rrine pa pune.

Nje dite, derisa po dilte nga xhamia, Ibrahimi filloi te mendonte per mesimet qe i jepte dijetari ne lidhej me punen dhe fitimin, ndaj e pyeti veten: “Une po rri si dembel e si mund te kem diq nese nuk fitoj – me duhet te punoj! U mundova te gjeja pune, mirepo tregtaret me refuzonin sa here qe kerkoja pune prej tyre.” Pastaj ne mendime u kthye nga ligjerata e dijetarit dhe mendoi se nuk eshte duke u munduar sa duhet. Mendonte se duhet te shkonte ne ndonje qytet tjeter, kur ne qytetin e tij te gjitha dyert i kishte te mbyllura. Bisedoi me nenen e vet dhe ia tregoi asaj vendosmerine e tij per te shkuar ne ndonje qytet tjeter per te kerkuar pune. Mirepo, nena e tij kishte frike per te, se ende ishte i vogel. Ibrahimi e bindi ate se eshte i afte te punoje jashte qytetit te tij dhe se nuk ka nevoje te merzitet per te. Nena e tij asesi te vendoste qe ta lejonte ate ta leshoje qytetin. Si te ndahej nga ai? Mirepo kur iu kujtua se si tregtaret jane sjelle ndaj Ibrahimit ne menyre te padrejte dhe kishin refuzuar qe ta punesojne ate, ne fund u desh te pranonte qe djali i saj te shkoje ne ndonje qytet tjeter per te punuar.

KERKIMI I PUNES NE NJE QYTET TJETER


Ibrahimi e caktoi diten e udhetimit dhe e luti nenen qe t’i pergatiste ushqim per rruge, per disa dite. Kur erdhi momenti i shkuarjes, e mori ushqimin per rruge, e kerkoi hallallin e nenes dhe kerkoi nga ajo qe ta luse All-llahun xh.sh. per te. E leshoi qytetin e vet dhe shkoi ne drejtim te panjohur.

Udhetoi tere diten, aty-ketu pushonte nga pak nen hijen e lisave, hante dhe falte namaz dhe i lutej All-llahut xh.sh. qe te ndihmonte ne realizimin e qellimit te vet. Kthehej neper fshatra dhe kerkonte pune, mirepo per fat te keq, nuk gjente asgje, keshtu qe detyrohej te shkonte me tutje. Kaluan tri dite. Ibrahimi e harxhoi tere ushqimin e vet dhe e kishte humbur shpresen se do te gjente pune, ndaj ishte i deshperuar. Shpesh i binte ndermend ate qe e kishte ndegjuar nga dijetari ne xhami qe duhet te jete i vendosur dhe te vazhdoje te kerkoje pune. Kur fjeti ne hijen e nje lisi, pasi qe ishte i raskapitur nga rrugetimi i gjate dhe mungesa e ushqimit, erdhi nje njeri me disa dele dhe vendosi qe edhe ai te pushoje nen hijen e atij lisi te madh. E verejti Ibrahimin duke fjetur, u ul praen tij dhe nxori diq nga ushqimi per te ngrene. Ibrahimi u zgjua i frikesuar nga blegerima e dhenve. Mirepo njeriu i dha selam me butesi ne menyre qe ta qetesonte. Ibrahimi u qetesua, e njeriu e thirri qe te haje se bashku me te. Ibrahimi ishte i uritur keshtu qe i erdhi mire. Bariu pas kesaj u ngrit te mjele delet dhe i dha Ibrahimit qumesht e ky iu falenderua ngrohtesisht per te gjitha keto. Njeriu e pyeti Ibrahimin se nga po shkonte, e ky te gjitha ia tregoi me rend. Njeriu buzeqeshi dhe tha: “Mos u merzite, nese do pune do ta gjesh ate tek une, e une do te paguaj mire!” Ibrahimi i befasuar e pyeti se qfare pune eshte ajo, e njeriu iu pergjigj se duhet t’i ruaj delet. Ibrahimi iu gezua kesaj pune, e sidomos per ate se do te punonte tek ky njeri i mire dhe zemergjere. E pranoi punen me gjithe zemer dhe shkoi me ate njeri ne fshatin e tij. U vendos tek ai, e qysh te nesermen e mori nje kope te vogel qe t’i ruante ne nje livadh. I ruante delet neper kodra dhe lugina, e para mbremjes kthehej ne shtepi.

Ibrahimi ishte punetor i ndergjegjshem. Punet e veta prej bariu i kryente me nder dhe zell, edhe pse duhej ruajtur delet nga ujqit e uritur.
Aty e kishte gjetur fatin dhe rehatine. Rashidi, per te cilin punonte Ibrahimi, ishte shume i drejte me te, ndersa punen mire ia pagunte. Me Ibrahimin sillej sikur me djemte e tij. Ibrahimi Rashidin e konsideronte si baba, ndaj e kishte harruar qytetin e tij. Megjithate shpesh here i kujtohej nena dhe deshironte qe edhe ajo te jete me te, ne menyre qe te kenaqej edhe ajo me gjithe keto te mira qe i kishte.

Kishin kaluar tri vite qe kur Ibrahimi ishte tek Rashidi. Kopeja e Rashidit ishte rritur. Por, Ibrahimi deshironte ta shihte nenen e vet, ndaj kerkoi leje nga Rashidi qe ta vizitoje ate. Ai iu pergjigj: “Nuk ka problem, shko dhe vizitoje nenen tende. Rri atje nje muaj, e pastaj kthehu se me duhesh. Ne ty kam shume besim!” Ibrahimi i premtoi se do te kthehej.

KTHIMI NE SHTEPI

Si pjese te fitimit te cilen e kishte merituar duke punuar tre vjet tek Rashidi, Ibrahimi i mori me vete disa dele. Pjesen tjeter te mbetur te deleve e la te Rashidi , si amanet se do te kthehej. U pershendet me te dhe shkoi ne shtepi tek nena e vet.

Keshtu Ibrahimi arriti ne shtepi me delet e veta dhe diqka prej te hollave ne xhep. Nena iu gezua shume, sepse kishte filluar te pyeste veten se ne mos i kishte ndodhur diq atij, se mos kishte pesuar dikund ose ka vdekur? Asnjehere, prej se kishte shkuar, nuk kishte marre asnje lajm. Per kete arsye, gezimi i saj tani ishte i papershkruar. E perqafoi dhe i tha: “Shume me ke munguar dhe per kete isha brengosur dhe merzitur. Mos u largo me nga une.”

Ibrahimi i tha: “Nene kam punuar tek nje njeri i mire dhe zemergjere. Ishte njeri shume fisnik, dhe shume mire me paguante, e tek ai kam lene edhe njehere kaq sa i kam sjelle ne shtepi prej deleve dhe i kam premtuar se do te kthehem!”
Nena e nderpreu: “Sado qe ti te me flasesh per nderin dhe per fisnikerine e Rashidit, nuk dua qe perseri te shkosh se nuk do te mund te duroj edhe nje ndarje me ty!”

Ibrahimi e degjoi nenen e tij dhe vendosi qe te mos kthehet tek Rashidi. E pyeti se qfare do te punonte ketu, e nena i tha: “Puno qfare te duash, shko ne treg dhe shiti keto dele. Bleje nje gomar dhe shfrytezoje per bartje, puno si hamall.”
Ibrahimi veproi ashtu siq i tha e ema, dhe filloi te punoje si hamall.
Nje pjese te fitimit e shpenzonte per vete dhe nenen e tij e pjesen tjeter e kursente. Nga kursimi e kishte blere nje shtepi e pastaj u martua.
Puna e tij ishte t’ua barte njerezve gjerat e tyre ose grurin gjer ne mulli.


FAMILJA E IBRAHIMIT

Numri i anetareve te familjes se Ibrahimit shtohej, keshtu qe pas dhjete vjet martese i kishte pese femije, e me te dhe gruan e tij jetonte edhe nena e tij. Harxhimet per ushqim, tesha dhe per shkollimin e femijeve shtoheshin.

Ibrahimi ishte i vendosur qe femijet e tij te jene te ditur, qe te mos jetojne si ai pa shkolle dhe injorante. Prandaj duhej siguruar femijeve te vet qdo gje qe ishte e nevojshme per mesim, si dhe ushqimin dhe veshje.

Nje dite gjersa shkonte me gomarin e vet te ngarkuar me thaes te rende me grure, duke e detyruar te ecte me shpejte, gomari u rrezua, ra ne toke dhe shume shpejt ngordhi. Ibrahimi u merzite shume, dhe filloj te mendoj se qfare do te bente tani kur nuk e ka gomarin, e nuk ka as para te kursyera qe te mund ta blente tjetrin. Erdhi ne shtepi, i merzitur dhe i zhgenjyer me lot ne sy. Duhej ta ushqente familjen, e nuk mund te fitonte. Nuk dilte nga shtepia, kurse femijet e tij i kishte kapluar frika, se babai i tyre tanime ishte i varfer.

Kur e pa ne kete gjendje, nena e tij plake iu drejtua me keto fjale: “Ibrahim, biri im, perse rri keshtu si grua? Asnjehere nuk te kam pare keshtu te pashprese dhe te papune, e te mos dalesh nga kjo situate. Shko te kerkosh pune!”

Ibrahimi iu pergjigj: “Qfare te bej, kur gomari me te cilin kam punuar dhe kam fituar, me ka ngordhur. Ku do ta marr tjetrin?”

“Duhet te besh qmos per te fituar, e jot e rrijsh dhe te vajtosh. A nuk te kujtohet kur si femije shkove ne nje vend tjeter per te kerkuar pune? E tani je burre i forte dhe ke familje te madhe mundesh pa punuar? Femijet i ke te uritur!” Ketu Ibrahimit iu kujtua Rashidi dhe delet e veta te cilat i kishte lene tek ai. Menjehere u ngrit, duke shpresuar se mendimi i tij ndoshta realizohet, I tha nenes: “Do te shkoj perseri tek Rashidi, tani m’u kujtua, delet e mia jane tek ai. Nese mi kthen ato do te mund te bleje nje gomar!” Nena i tha atij: “Tani te ra ndermend Rashidi dhe delet e tua? Qdo gje mund te kete ndryshuar pas gjithe ketyre viteve. Si do te mund t’i thuash se pas gjithe ketyre viteve ti ke dele tek ai? Kush e di, ndoshta edhe ka vdekur. Mendo diqka tjeter!”

Pas kesaj, Ibrahimi u ul i brengosur, duke humbur shpresen.


BEFASIA

Ate nate Ibrahimi nuk mund te flinte. Plot brenga dhe merzi te madhe, mendonte se qka do t’u jepte femijeve te vet neser per te ngrene. Sa e kishte kapluar gjumi, iu paraqiten para syve te tij delet te cilat i kishte lene tek Rashidi – sikur blegeronin per rreth tij dhe e therrisnin qe t’i merrte ato. I gezuar mendonte se si do ta perqafonte njehere nje qengje pastaj tjetrin. Mirepo, per fat te tij te keq kjo ishte vetem nje enderr. Tere naten kur zgjohej ishte me brenga, e nese e kaplonte gjumi perseri ne enderr e therrisnin delet.

Ne mengjes vendosi te shkonte ne fshatin e Rashidit. Kerkoi leje nga nena e tij, u pershendet me gruan dhe femijet e tij dhe u nis per ne rruge. Pasi qe fshati ishte zhvilluar dhe ishte ndryshuar shume, filloi te pyeste per Rashidin. Atje kishte arritur pas tri ditesh. Kur erdhi te shtepia e Rashidit, kur ja, Rashidi. Rashidi rrinte ne nje kodrine dhe i shikonte delet e veta, te cilat e kishin mbushur luginen. Ibrahimi iu afrua, i dha selam dhe i tha: “Zoteri, une jam Ibrahimi a po me njihni?”

Rashidi ne kete iu pergjigj: “Mire se vjen! Shume mire me kujtohesh!”
Ibrahimi vazhdoi: “A ju kujtohet zoteri, se tek ju i pata lene disa dele. Tani me duhen!”

Rashidi buzeqeshi dhe e pyeti: “Pse shkove e me nuk u ktheve, e me pate premtuar se do te kthehesh?”

Ibrahimi iu pergjigj: “E degjova nenen, e ajo nuk me lejoi te kthehem. Kerkoi te mbetem me te. E degjova dhe mbeta me te. Tani kam ardhur tek ju qe te m’i ktheni delet e mia, All-llahu te dhente qdo te mire!”

Rashidi i tha: “Shiko ne kete lugine dhe me thuaj se qfare po sheh!”
Ibrahimi i tha: “Delet tuaja!”
E Rashidi i tha: “Ato jane te tuat. Merri dhe shko ne shtepi!”
Ibrahimi iu pergjegj: “Une i kerkoj vetem delet e mia. Ishin kater apo tri dele, ju mua me thoni: “Merri delet te cilat e kane mbushur tere kete lugine!” Ibrahimi tha: “Q’eshte me ju, mesuesi im?! A me perqeshni?”

Rashidi iu pergjigj seriozisht: “ E them te verteten, asnjehere askend s’e kam perqeshur, e as ty tani. Keto jane delet e tua. Jane rritur dhe jane shtuar e tani jane keto te gjitha qe po i sheh. I kam ruajtur dhe jam kujdesur per ty, se ndoshta nje dite kthehesh dhe i merr ato. E falenderoj All-llahun, ke ardhur ne momentin e duhur! Biri im, tani jam shume plak dhe kasha frike se do te vdes para se t’i kthej delet. Merri delet dhe kthehu, All-llahu te ndihmofte. Kthehu, Zoti te bekofte!”
Ibrahimi ishte shume i gezuar dhe falenderues ndaj tij.
“Keto dele vlejne me mija dinare. Falenderimi dhe lavderimi i takon All-llahut, jam bere shume i pasur! Femijet do te jene te lumtur kur do te me shohin. Ende ka ne kete bote njerez te mire dhe te ndershem. I falenderuar qofte All-llahu!”

MESIMET E TREGIMIT


1. Femija musliman duhet t’I nenshtrohet nenes se vet, si shperblim per mundin qe ajo ka dhene per te.
2. Rinia muslimane duhet te inkuadrohet neper seksione dhe shoqata neper xhamia ne te cilat mesohen diturite dhe leximi I Kur’anit.
3. Duhet t’u bejme mire te varferve dhe skamnoreve, sikur qe kete e kishte bere bariu me Ibrahimin, kur e kishte gjetur nen lis.
4. muslimani nuk duhet ta keqperdore besimin qe I eshte dhene, por duhet te kete vetebesim ne vete, sikur qe kishte Ibrahimi ne punen e tij si bari.
5. Myslimani duhet ta fitoje buken e tij ne menyre hallall, po qofte edhe nese duhet dhene mund te madh. Muslimani nuk guxon te jete I kenaqur me fitimin haram.
6. I riu musliman nuk guxon te udhetoje e ta lere nenen vetem, nese ajo nuk e lejon kete.
7. Muslimani asnjehere nuk e humb shpresen. Ai qdo here duhet t’I mbeshtetet All-llahut te Lartesuar dhe nuk guxon te jete dembel.
8. Muslimani nuk guxon te haje pasurine e te tjereve ne menyre te palejuar, por te veproje ashtu siq veproi Rashidi.
9. Kur muslimani fiton shume pasuri, kjo nuk guxon ta mashtroje, por duhet ta falenderoje All-llahun, sikur qe kishte vepruar Ibrahimi kur Rashidi ia dha nje kope te madhe me dele.
Mbrapsht në krye Shko poshtë
Shiko profilin e anëtarit
Blina
Mikë/e i/e Forum-it
Mikë/e i/e Forum-it


Numri i postimeve : 683
Data regjis. : 26/11/2010
Location : Happy .

MesazhTitulli: Re: Anekdota dhe Mesele të Pleqve .   Mon Jan 31, 2011 12:51 am

Plaku


Kish qene nje plak, Udhertar me nje percjells dhe po udhetonte nga fshati ne fsht , kembe , gjate udhetimit te ti ndien lodhjen dhe ne fshatin ku mbrrin e merr etja aty afer shefe nje tube me vajza te cilet po mbushin gercakt per uje... dhe si plak Po keron nga vajzat e rea qe te i jepet mundesia te pin uje qe te mos pret ne rend...

Plaku : Oj Bije jam une udhetar ne moshe , jam lodhur a ka mundesi te me japesh nje pike uje e mos te pres ne rend , aty ishte nje vajz e sjellshme , dhe i thot Po Mixhe.. urdhero e freskohu mbase qe pine plaku uje.. e shune etjen dhe i thot vajzes .

e marrsh nje burre te keq moj bija ime...Ndersa vajza nuk flet asgje vetem e shikon , po ashtu dhe percjellsi i ti e shikon

Nisen per udhetim , perseri mbas nje kohe plakun e merr etja..Hasin me nje burime ku dhe aty kishte pase vajza te cilat prisnin ne rend per uje..

Plaku mbas pershendetjeve qe i bere , iu tha vajzave qe me lejoni te freskohem se jam pak udhetar i lodhur e nuk po mundem te pres ne rend .
Vajza e cila po merrte uje jau Ktheu plakut .
Jo vallahin Mixhe , s'mundem me te lshu rend... por as uje s'mundem me te dhen me pi.. se ka kohe qe po rri ketu ne Burim...
Plaku niset dhe para se te niset , ia bene vajzes
e Marrsh nje burre te Mire moj bija ime !!

Percjellsi me plakun qe ishte e degjoi dhe po hesht... s'po flet asgje , mbas nje kohe te shkurte po e pyet plakun , Mixhe une nuk po mundem me te kuptu , vajza e cila te dha uje e urove e marrsh nje burre te keq, kurse kjo qe s'te dha uje e urove e marrsh nje burre te mire.
Nuk po mundem me te kuptu ia bene Djali...

Plakun: ee More bire se kupton ti , se pse une ju kam then ashtu vajzve .
Me trego ia bene djali percjells qe ishte me plakun .
Vajza e cila me dha uje , e urova qe te t'a merr nje burre te Keqe , se ajo ishte e mire dhe kjo ate burin e keqe do t'a bene njeri te mire...
Kurse kjo qe s'me dha uje ishte e keqe e pa sjellshme , dhe kur ajo e merr nje burre te mire te sjellshme Bujar dhe Fisnik , dhe kete vajzen do e bene te sjllshme.
Se po u takuan dy te keqit asaj shtepie do t'i hyne Flaka...
Ndersa s'ka shanc qe te takohen dy te Mire...



(Powered by Gjyshi ime , ky Tregim )
Mbrapsht në krye Shko poshtë
Shiko profilin e anëtarit
Egzon`k
V.I.P
V.I.P


Numri i postimeve : 10882
Data regjis. : 03/10/2009
Age : 31
Location : N'Rrs

MesazhTitulli: Re: Anekdota dhe Mesele të Pleqve .   Sun Oct 02, 2011 11:58 pm

Shum me vend tema , m'Pelqyn krejt sidomos ajo me Bacen Xhemajl .
Mbrapsht në krye Shko poshtë
Shiko profilin e anëtarit
lola
Përgjegjës i Forumit
 Përgjegjës   i Forumit


Numri i postimeve : 29035
Data regjis. : 05/11/2009
Age : 26
Location : ɐuɐɥǝıןןʎ ɐןןɐɥɐɯ ǝʇ :)

MesazhTitulli: Re: Anekdota dhe Mesele të Pleqve .   Wed Oct 19, 2011 9:08 pm

GEZIM MA T'MADH?--KUR JAM MARTUE VETE

Bajram Haliti e kish pas martue djalin.Kur shkojne shoket me ja ba per hajr , i thone:
--Per hajr , Bajram Haliti qi e martove djalin!
--Hajer paqi!
I thone:
--A ki pas gzim ma t'madh n'ymer tan se sot qi pe marton djalin?
--Po , qysh jo.
--Kur?
--Kur jam martue vete

_________________________________________________________________________



Mbrapsht në krye Shko poshtë
Shiko profilin e anëtarit http://www.ylliehana.biz
lola
Përgjegjës i Forumit
 Përgjegjës   i Forumit


Numri i postimeve : 29035
Data regjis. : 05/11/2009
Age : 26
Location : ɐuɐɥǝıןןʎ ɐןןɐɥɐɯ ǝʇ :)

MesazhTitulli: Re: Anekdota dhe Mesele të Pleqve .   Wed Oct 19, 2011 9:08 pm

Bukë e langë po ne sofren teme

Sylejman Lashi i Kaliqanit, shpi e madhe, n´za për kullë, toka e dhenë, një ditë e thirri Micë Binakun argat me punue! Mici ish kanë i mencem po ma fukareja i Kaliqanit!Sylejmani i kishte porositë graninë që për drekë të gatuejnë cka asht hae ma e mirë për Micin dhe ato ashtu banë: prunë mazë të zieme, pite, pulë...!

Kallxo drejtë o Micë, a ke hanger nojherë drekë ma të mirë se sot, ia priti Sylejmani Micit, atëherë kur maruen se hangri!

Mici u kujtue dhe ia ktheu!
Po, mramë, në darkë!
Po cpate për darkë!
Bukë e lagë po ne sofren teme!

_________________________________________________________________________



Mbrapsht në krye Shko poshtë
Shiko profilin e anëtarit http://www.ylliehana.biz
lola
Përgjegjës i Forumit
 Përgjegjës   i Forumit


Numri i postimeve : 29035
Data regjis. : 05/11/2009
Age : 26
Location : ɐuɐɥǝıןןʎ ɐןןɐɥɐɯ ǝʇ :)

MesazhTitulli: Re: Anekdota dhe Mesele të Pleqve .   Wed Oct 19, 2011 9:08 pm

Ali Meta i Junikit

Ali Meta i Junikit ish kone mashkull i mire. Ish kone nji mledhje ne katund.N'ate mledhjenji nipash i veti, i thojshin Muse Haliti i Carrabregit.Kish pase thane;
_Daja Ali!
_Hoj!
_Shka asht puna jote keshtu qe mashkulli i mire po, i zoti po, e ty kurrfare zani nuk te doli e s'qite kurrgja n'drite?
_Le Muse,mos t'hime atje.
_Jo,kame qef me dite dishka.Shka asht puna jote kshtu?
_Muse,me t'hanger qeni i huej, me nji pasul e shnosh varen,po me t'hanger qeni yt,kurrfare ilaci nuk t'shnosh.E mue m'kane hanger qent e mij

_________________________________________________________________________



Mbrapsht në krye Shko poshtë
Shiko profilin e anëtarit http://www.ylliehana.biz
Sponsored content




MesazhTitulli: Re: Anekdota dhe Mesele të Pleqve .   Today at 5:48 am

Mbrapsht në krye Shko poshtë
 

Anekdota dhe Mesele të Pleqve .

Shiko temën e mëparshme Shiko temën pasuese Mbrapsht në krye 
Faqja 1 e 4Shko tek faqja : 1, 2, 3, 4  Next

Drejtat e ktij Forumit:Ju nuk mund ti përgjigjeni temave të këtij forumi
www.ylliehana.biz :: Ƹ̵̡Ӝ̵̨̄Ʒ..::Tema Te Ndryshme::..Ƹ̵̡Ӝ̵̨̄Ʒ :: Ndryshe-
Kërce tek:  
Copyright © 2009-2011 Powered by Ylliehana Team
Ylliehana.bizFree forum | © phpBB | Forum mbështetës | Kontakto | Report an abuse | Create your own blog
YlliehanaForum