www.ylliehana.biz
Pershendetje vizitor i nderuar.
Me sa duket, ju nuk jeni identifikuar akoma ne faqen tone, ndaj po ju paraqitet ky mesazh per tju kujtuar se ju mund te Identifikohu qe te merrni pjese ne diskutimet dhe temat e shumta te forumit tone.

-Ne qofte se ende nuk keni nje Llogari personale ne forumin ton, mund ta hapni nje te tille duke u Regjistruar
-Regjistrimi eshte falas dhe ju merr koh maksimumi 1 min...
Duke u Regjistruar ju do te perfitoni te drejta te lexoni edhe te shprehni mendimin tuaj.

Gjithsesi ju falenderojme shume, per kohen që fute ne dispozicion për të vizituar saitin tonë.





 
PortaliForumPytësoriRegjistrohuidentifikimi

Share | 
 

 Anekdota dhe Mesele të Pleqve .

Shiko temën e mëparshme Shiko temën pasuese Shko poshtë 
Shko tek faqja : Previous  1, 2, 3, 4  Next
AutoriMesazh
Blina
Mikë/e i/e Forum-it
Mikë/e i/e Forum-it


Numri i postimeve : 683
Data regjis. : 26/11/2010
Location : Happy .

MesazhTitulli: Anekdota dhe Mesele të Pleqve .   Fri Jan 28, 2011 11:03 pm

First topic message reminder :

Në të kaluarën, në munges të institucioneve arsimore ,krijues të ndryshëm lanë shumë krijime që të përcillen në tel qiftelie apo në gojëdhëna të quajtura Mesele.
Brez pas brezi janë treguar histori të ndryshme të cilat kanë treguar trimërine,urtësinë,menqurinë e popullit shqiptar ndër shekuj. Sot kur jemi shumë me shumë te avancuar, kur shkruajm Gjuhen tonë të bukur dhe të dlirë ne brezi i ri kemi për detyrë që t`i kujtojmë e t`i përsërisim ndonjëher këto gojëdhëna me qëllim të vetëdijësimit të gjeneratave pasardhëse dhe rikujtimit të krijuesve të gojëdhënave të ndryshme ,të cilat na mesojnë shumë.
Mbrapsht në krye Shko poshtë
Shiko profilin e anëtarit

AutoriMesazh
lola
Përgjegjës i Forumit
 Përgjegjës   i Forumit


Numri i postimeve : 29035
Data regjis. : 05/11/2009
Age : 26
Location : ɐuɐɥǝıןןʎ ɐןןɐɥɐɯ ǝʇ :)

MesazhTitulli: Re: Anekdota dhe Mesele të Pleqve .   Wed Oct 19, 2011 9:09 pm

O Babë a i kollitet kesaj rrene?


Ne nje ode te nje fshati, mbildheshin burrat dhe kishte qen nje djal i asaj shpie, qe e kishte marr si shprehi, qe sa here rrente dikush, ky te i thonte: Po rrenë dhe ate me ze te lartë, dhe tash prinderit dhe te shpis po i thojn, more na morre ftyren, qysh po i thu musafireve ashtu nersy, po rren, a e di se eshte shprehi e keqe dhe i ngushton musafiret. Por tash e tutje, nese rren dikush, ti ski nevoj mi than qe po rren, mirpo mjafton qe sa here te rren dikush, ti te kollitesh si shenje qe po rren qe ne mandej ta dijm se po rren mysafiri.

Dhe pas disa diteve po vjen nje mysafir ne ode, dhe po fillon fjalen dhe po livdohet shume e shum dhe po thotë qe i kam mbjell disa qulaha dhe kunguj, dhe i kam punu mire, sa qe aq lozë te medha i ka bo, une me makine po eci neper lozet e saja.

Ky djali i ri, pi drejtohet babes tij, me keto fjal: O Babë, allahile a i kollitet qesaj rrene, leje bre mos ja kaj nonen??

- Baba: pernime nuk i kollitet kesaj rrene

_________________________________________________________________________



Mbrapsht në krye Shko poshtë
Shiko profilin e anëtarit http://www.ylliehana.biz
lola
Përgjegjës i Forumit
 Përgjegjës   i Forumit


Numri i postimeve : 29035
Data regjis. : 05/11/2009
Age : 26
Location : ɐuɐɥǝıןןʎ ɐןןɐɥɐɯ ǝʇ :)

MesazhTitulli: Re: Anekdota dhe Mesele të Pleqve .   Wed Oct 19, 2011 9:11 pm

MENDJA E MADHE

Në një kuvend të burrave, hyri me pakë vonesë edhe Shaban Hoxha i Isniqit. Ishte vonuar pak dhe, natyrisht, plakun e mençur e pret kuvendi.

Mirëpo, një mendjemadh i Strellcit, me mustaqe të holla si bishti i miut, që ja kishte mbushur mendjen vetes se e ka vendin në kuvend të burrave, i hidhëruar pse kuvendi po e respektonte Shabanin, mezi priste që t’ia thoshte ndonjë fjalë.
Shaban Hoxha u rahatue në kullë. Ia sollën edhe kafen, Njëri prej pleqve në kuvend tha:

- Fol diçka Shaban Hoxha!
Ende pa e çelur gojën Shabani, ai mendjemadhi ia priti:
- Çka ka me fol Shaban plehu që vonohet në kuvend të burrave?
Të gjithë u prekën. Ai plaku që i tha Shabanit më parë “fol diçka”, u zu ngushtë, por foli:
- Mos u hidhëro lum Shabani, se është martue rishtas dhe e ka pak veten n’qejf?
- Jo - tha Shabani Hoxha, -nuk hidhërohem. Plehut ia sheh hajrin dikush, se plehu e rrit bimën, e mendjes së madhe, pasha zotin, kush mbi dhe hajrin deri sot s’ia ka pa!

_________________________________________________________________________



Mbrapsht në krye Shko poshtë
Shiko profilin e anëtarit http://www.ylliehana.biz
lola
Përgjegjës i Forumit
 Përgjegjës   i Forumit


Numri i postimeve : 29035
Data regjis. : 05/11/2009
Age : 26
Location : ɐuɐɥǝıןןʎ ɐןןɐɥɐɯ ǝʇ :)

MesazhTitulli: Re: Anekdota dhe Mesele të Pleqve .   Wed Oct 19, 2011 9:11 pm

Per vete e ke

Kishte qen nje person i cili e kishte pasur si shprehi gjithmon ti thoshte te tjereve "Per vete e ki", edhe nese i bente dikush mire apo keqë.

Dhe nje dite merr rruge te gjatë dhe e nxe vonja e aty rruges tek nje shpi, kerkon konak dhe i zoti i shpis i ofron konak dhe ky mysafiri i hyn brenda ne shtepi.

I zoti i shtepis i ofron te haj e te pije, te gjitha te mirat qe i posedonte dhe poashtu gjume te qet i ofroj, mirpo ky pas gjithe ketyre te mirave gjthmon i thoshte Per vete e ki!!

Dhe i zoti i shtepis, filloj te nervozohet, se si po ja kthen mysafiri ne kete menyre dhe thotë ne vete , hajt se ka me ja tregu qejfin ketij bukëpermysi.

Dhe neser ne mengjes, ky mysafiri u zgjua heret dhe u be gati te nisej dhe te vazhdoj rrugen, mirpo i zoti i shtepism po i thotë, pasi ke per te marr rruge te gjatë, merre kete ushqim te mbeshtjellur sepse te kap uria dhe e ha rruges, mysafiri po ia kthen perseri: Per veti e ki !! dhe po e merr ushqimin, fillon rrugen.

Ndersa i zoti i shtepis ne ushqimin e mysafirit kishte futur helm vdekjeprures...

Dhe per rastesi rruges ky udhetari, takon nje udhetar tjeter, aman i lodhur e i uritur tejmase, dhe po ndalet e po e pyet kete udhetarin, dhe per qudi ky udhetari i lodhur ishte djali i atij te zotit te shtepis i cili i ofroj konak keti udhetarit.

Dhe ky udhetari i cili kishte ushqimin e helmuar me veti, po i thot, pasi qe qenke i uritur, merre kete ushqim te cilin ma dha babai yt, sepse te nevoitet te shuash urinë.

Ky djali merr ushqimin dhe e falenderon, dhe ky ja kthen si gjithnje: Per vete e ki, dhe udhetari misterioz vazhdon rrugen, ndersa ky djaloshi, pasi qe ta han ushqimin e helmuar te cilin babai i tij e kishte pergatitur per ate udhetarin qe i kishte ofruar konak, helmohet dhe shkon disi deri te shpia e tij zhagazhi dhe kur e shef babai i tij ashtu te lodhur dhe te semure e pyet : o djali im qfar ke keshtu??

Djali: nje udhetar me dha ca ushqim per te ngrene dhe prej atij momenti po ndjehem keq dhe me ato fjal vdes djali.

Tash ketij babait i kujtohet se ate ushqim qe ia kishte pergatitur me helm, udhetarit e paska hanger djali i tij dhe poashtu i kujtohe ajo thenja misterioze e udhetarit : Per vete e ki dhe e kupton se vertet ate qe deshi te ja bere udhetarit ja ka bere djalit te vete dhe e ka mbytur djalin e tij

_________________________________________________________________________



Mbrapsht në krye Shko poshtë
Shiko profilin e anëtarit http://www.ylliehana.biz
lola
Përgjegjës i Forumit
 Përgjegjës   i Forumit


Numri i postimeve : 29035
Data regjis. : 05/11/2009
Age : 26
Location : ɐuɐɥǝıןןʎ ɐןןɐɥɐɯ ǝʇ :)

MesazhTitulli: Re: Anekdota dhe Mesele të Pleqve .   Wed Oct 19, 2011 9:12 pm

I GJALLI RRUDHET PAK

-Shkoi ni katunar m'e e ble ni jargan. Edhe e lypi ni jargan ma t'madhin.Dugajxhija ja qiti njâ, po s'kish pas jargana shum t'gatë. Katunari u shtri n'dugâjë edhe u m'lue me jargan, po i metën kamët pak përjashta.Tha:
-Kanka i shkurtë.
-A e do për t'gjallë a për t'dekun,- i tha dugajxhija.
-Për t'gjallë,- i tha katunari.
Dugajxhija i ra shtagë kamëve. Katunari i rrudhi kamët e jargani ja mloi. At'herë dugajxhija i tha:
- Qe vlla,taman e ke jarganin se i gjalli rrudhet pak.

_________________________________________________________________________



Mbrapsht në krye Shko poshtë
Shiko profilin e anëtarit http://www.ylliehana.biz
lola
Përgjegjës i Forumit
 Përgjegjës   i Forumit


Numri i postimeve : 29035
Data regjis. : 05/11/2009
Age : 26
Location : ɐuɐɥǝıןןʎ ɐןןɐɥɐɯ ǝʇ :)

MesazhTitulli: Re: Anekdota dhe Mesele të Pleqve .   Wed Oct 19, 2011 9:12 pm

BOLL MA....

Ish kanë ni katunar e e përziu drithin me dhe për me i ardhë ma i rânë e e con n'magaze me e shitë.Magazinjeri ish kânë njeri i drejtë.E kqyr drithin edhe e pâ t'përziem me dhe.S'po i thot:"Pse e ki t'përziem me dhe",po po e vetë:
-Sa vjet i ki?
-Gjashtdhejt.
-Boll ma,-i tha magazinjeri-hiq dorë prej ktyne seneve se vakti â.

_________________________________________________________________________



Mbrapsht në krye Shko poshtë
Shiko profilin e anëtarit http://www.ylliehana.biz
lola
Përgjegjës i Forumit
 Përgjegjës   i Forumit


Numri i postimeve : 29035
Data regjis. : 05/11/2009
Age : 26
Location : ɐuɐɥǝıןןʎ ɐןןɐɥɐɯ ǝʇ :)

MesazhTitulli: Re: Anekdota dhe Mesele të Pleqve .   Wed Oct 19, 2011 9:12 pm


QITMA ZOT NJI KALI

Ish kanë ni drumtar kah shkon vetun për shehër.Dikur po e sheh ni përpjeze e po thot:
-Qitma,zot,ni kali e t'kapërcej qeket përpeze teri n'qat kodër se jam lodhë e kputë.Nuk shkon nja pesdhjet hapa e zatetet n'ni zabit t'mretit. Zabitit i kish pjellë atkija. Mazi i vogël nuk mujke me ecë e zabiti me pritë s'kish vakt.Kur e pa zabiti drumtarin,i tha:

-Paja kâ!-Drumtari ju afrue.
-Kape ket maz,qite n'shpinë se s'po munet me ecë e qitma n'kodër.
-Vallahi jam lodh e s'muj.-i tha drumtari.
Zabiti ja qiti alltin,ja drejtoi e i tha:
-Kape mazin qite n'shpin se t'vrava.
S'pat cka me ba drumtari,e ngarkoi mazin n'shpinë. Po i n'gjitet kodrës përpjetë me gjith maz e po flet me vedi:
-Hej more zot,une t'thash:"Qitma 'i kali t'i hipi n'shpin e t'dal n'kodër",se jo me m'hipë mue kali n'shpinë e m'e qitë une kalin n'kodër

_________________________________________________________________________



Mbrapsht në krye Shko poshtë
Shiko profilin e anëtarit http://www.ylliehana.biz
lola
Përgjegjës i Forumit
 Përgjegjës   i Forumit


Numri i postimeve : 29035
Data regjis. : 05/11/2009
Age : 26
Location : ɐuɐɥǝıןןʎ ɐןןɐɥɐɯ ǝʇ :)

MesazhTitulli: Re: Anekdota dhe Mesele të Pleqve .   Wed Oct 19, 2011 9:13 pm

TY S´PO TA KAJKE KAFEN PA TA SHETITË
(Klinë e Epërme,Drenicë)

Njani shkoi musafir te miku i vet. Miku ja pjeki kafen ngat oxhakut edhe ja dha për s´ungjti.
- A t´bani miku muhabet? - e vetën kojshija e vllaznija, kur u kthye prej mikut.
- Jo,valla,hiç.
- Po pse, more?
- Kafen ma dha për s´ungjti - tha ky.
Vllaznija e kojshija ni ditë pej ditsh i kallxuen atij mikut. Kur muer vesh miku, i erdh koxha ranë. E, kur shkoi ky për s´dyt te miku i vet, ai ja poç kafen edhe ja shetiti xhezven qosh um qosh t´sobës e duel edhe n´hajat t´shpisë e u kthye e i tha mikut:
- Qetash bujrum mik, se kam nie qi s´po ta kajka kafen pa ta shetitë pak!

_________________________________________________________________________



Mbrapsht në krye Shko poshtë
Shiko profilin e anëtarit http://www.ylliehana.biz
lola
Përgjegjës i Forumit
 Përgjegjës   i Forumit


Numri i postimeve : 29035
Data regjis. : 05/11/2009
Age : 26
Location : ɐuɐɥǝıןןʎ ɐןןɐɥɐɯ ǝʇ :)

MesazhTitulli: Re: Anekdota dhe Mesele të Pleqve .   Wed Oct 19, 2011 9:14 pm

Dhandrri dhe grueja e mêçme

Ish kanë ni djalë koxha mênjemadh edhe ish kanë martue.
Masi fjet natën e parë me grue, t’nesërmen u çue e shkoi me mjellë grunë n’arë edhe u tha te shpija:

- Bukën me ma pru djali!
Kur shkon te ara edhe ja nis me livrue. Po pret çka po bâjnë robt e shpisë - kush po ja çon bukën.
Kta te shpija s’dinë qysh me ja ba. A bâhet prâmë me u martuee e sod me ja çue bukën djali te ara. Mirëpo, ajo nusja ish kânë e meçme edhe u thotë robve t’shpisë:

- Binma bukën edhe ni drapën , se une kam me ja çue bukën.
Ja bien bukën e drapnin e niset nusja me shkue te ara. Kur mrrin tu i shoqi i tha:
- Puna e marë!
- Marë paç!
- Ku me ja nisë me korrë, o njeri?
- Qysh me korrë - i tha i shoqi - po une qe sa ja nisa me livrue…!
- Po si qaj djali yt, o njeri - i tha grueja - promë u martove e sod po don me ta pru djali bukën.

_________________________________________________________________________



Mbrapsht në krye Shko poshtë
Shiko profilin e anëtarit http://www.ylliehana.biz
lola
Përgjegjës i Forumit
 Përgjegjës   i Forumit


Numri i postimeve : 29035
Data regjis. : 05/11/2009
Age : 26
Location : ɐuɐɥǝıןןʎ ɐןןɐɥɐɯ ǝʇ :)

MesazhTitulli: Re: Anekdota dhe Mesele të Pleqve .   Wed Oct 19, 2011 9:14 pm

Laknat e Nastradinit

Nastradini gjithkah ish kanë shkue e gjithkah e kish pasë mashtrue hallkun. U çue me shkue edhe n’Shkodër m’e mashtrue edhe atje nâkan. Kur ra n’Fushë t’Shkodrës, e zateti ni çoban me dhên. U fal me tâ e çobani e pveti kah ishte e çka ishte e çka e kishte qitë anej pari. Nastradini i kallxoj se pej kahit ishte, e i tha se gjithkah ish kanë e tash ish ardhë m’e pa edhe Shkodrën. E pveti djali:
- Shka ka anej pej jush?
- Hej, - ja kthej Nastradini. - Anej kah na bâhen qaq lakna t’mdhaja, sa me ni lakën mushet kaca e rasojit.
Djali s’bani za. Kur ju afruen dikur detit, Nastradini e pa bardh shkumën e e pveti djalin:
- Shka â’ qajo qi po doket bardh qatje?
- Kan nî mjeshtrit e Shkodrës qi anej kah ju po u bâjshin laknat e mdhaja e janë çuen me bâ kaca t’mdhaja. Qajo qi po doket bardh, janë bujashkat qi bâhen tu’ i strugue drrasat, - ja kthei çobani.
E pa Nastradini qi s’mujti me e rrejtë çobanin e u kthye e nuk shkoi hiç ma përtej.

_________________________________________________________________________



Mbrapsht në krye Shko poshtë
Shiko profilin e anëtarit http://www.ylliehana.biz
lola
Përgjegjës i Forumit
 Përgjegjës   i Forumit


Numri i postimeve : 29035
Data regjis. : 05/11/2009
Age : 26
Location : ɐuɐɥǝıןןʎ ɐןןɐɥɐɯ ǝʇ :)

MesazhTitulli: Re: Anekdota dhe Mesele të Pleqve .   Wed Oct 19, 2011 9:16 pm

MYSAFIRËVE U QITI GJELLË T'QENIT

Ish kanë miqasue rrafshi khâ me Malsi atje.Miqasi e re.Ky mik khâ me ata atje pale se qysh janë njoftë.
Po duen me shkue kta t'rrafshit te miqt n'Malsi.
Malsori i kish pregaditë tâna t'mirat-me bukë,me djath,me mish e tjera sene,si asht adeti i pritjeve.
Kta tânët,nja tre mashqi,kur shkuen atjetu miqt,po u qet i zoti shpisë kafe e duhan.

Kur kishte nevojë nojnjani me dalë përjashta n'oborr,i zoti i shpisë,n'derë e dvetke kët qetrin:
Çka asht ky,cfarë burri âsht?(me u njoftë ma mirë,me kanë miqasi e vjetër qi mos me ba lazëm me dvetë).
-Ha-tha-qeni qi â ky.
Duel dikur edhe tjetri.Pveti i zoti i shpisë:

-Çfarë burri â ky?
-Qen i madh âsht.
Kur duel i treti,prap dveti edhe për tâ.
-Çfarë burri â ky?
-Ha qen i keq â ky.
Shkon malsori e po i thotë baqicës:
-A di shka?Ato jemeke leji t'gjitha aty e m'e marue ni koritë t'madhe gjellë.
-Për kâ?
-Për qata miqt.
-Marre,mori njeri;ikena pregaditë tâna senet.Mos se po koritesh!Konaku yt s'ka bâ kurr ashtu.
-Une po t'tham vetëm koritën e qenit gjellë me ma mushun edhe lugët me m'i pru.
I zoti i shpis urdhnoi.Baqica ja bani gati.Kur e pruni n'sofër:
-Urdhnoni-u tha musafirëve.
-Bre burrë i fortë na gjellë nuk hamë.
-Paj masi qi ishit qen...Ky m'tha për kët shoqin e vet:"Qeni qi asht ky";ky tjetri m'tha për ket shoqin:
"Qeni i madh asht",e ky i treti m'tha për ket shoqin tjetër:"Qen i keq â ky".
Masi ishit të tret qen,edhe une u pregadita gjellë.

_________________________________________________________________________



Mbrapsht në krye Shko poshtë
Shiko profilin e anëtarit http://www.ylliehana.biz
lola
Përgjegjës i Forumit
 Përgjegjës   i Forumit


Numri i postimeve : 29035
Data regjis. : 05/11/2009
Age : 26
Location : ɐuɐɥǝıןןʎ ɐןןɐɥɐɯ ǝʇ :)

MesazhTitulli: Re: Anekdota dhe Mesele të Pleqve .   Wed Oct 19, 2011 9:16 pm

TËRSHANË N'SOFËR PËR DARKË

Dy t'dragobillas shkojnë musafirë te ni i Malishevës. Kur del i pari n'fun t'oborrit,i dyti po i thotë konakxhisë.

-Ky shoqi jem â kali i madh,s'din me folë,po ti mos ja vno roen.
-Si vjen i pari,del i dyti,e tash i pari po i thot konakxhisë:
-Mos ja vno fort roen k'ti shoqit tem se kurkun s'ka ma kali se ky.

Kur erdh darka,konakxhija ju qiti n'sofër ni shoshë tërshanë.

-Cka po donë me kta tërshanë?-veti njani pej musafirëve.
-Paj sa mujta me marrë vesh,ju të dytë kaki kual.
E na yshym ma t'mirë për kual se tërshanë,skemi,vec hajde byrum!

_________________________________________________________________________



Mbrapsht në krye Shko poshtë
Shiko profilin e anëtarit http://www.ylliehana.biz
lola
Përgjegjës i Forumit
 Përgjegjës   i Forumit


Numri i postimeve : 29035
Data regjis. : 05/11/2009
Age : 26
Location : ɐuɐɥǝıןןʎ ɐןןɐɥɐɯ ǝʇ :)

MesazhTitulli: Re: Anekdota dhe Mesele të Pleqve .   Wed Oct 19, 2011 9:17 pm

SI KAM QENË E SI U BANA

Ish kan ni burrë qi kish pas qef m'u livdue.Kur ish kan plakë,i kish pas thanë ni ditë t'shoqes:

-Valla,mori grue,qysh jam kan i zoti,kur jam kan i ri,e tash qi u plaka,jam ba me u vajtue.
Valla bre njeri,n'pac qef po t'vajtoj,ja priti e shoqja.
Besa vajtom se un po t'ngoj.-Edhe u shtri-
E sjoqja,tu kryet,ja nisi e pe vajton:
Njeri ,o njeri!Kur je kan i ri s'e ke pas shoqin!
T'hijshëm sikur ti nuk ka pasë!
Sahatin si ti kush s'e ka pasë!
Cigaren e sermit si ti kush s'e ka pasë!
Pushkën si tanën kush s'e ka pasë!
Atin t'shalës sikur ti kush s'e ka pasë!
Kullën sikur tanën kush s'e ka pasë!
Pleqnar sikur ti kurkun nuk ka pasë!
Burri tu ingue k'to fjalë,u përmallue edhe po kanë.E shoqja po i thotë:
-Shuej njeri.cka ke qi po kanë për sene t'hueja se,pasha zotin asnjo k'to tuajat nuk janë,vec i marova me ta ba qefin.

_________________________________________________________________________



Mbrapsht në krye Shko poshtë
Shiko profilin e anëtarit http://www.ylliehana.biz
lola
Përgjegjës i Forumit
 Përgjegjës   i Forumit


Numri i postimeve : 29035
Data regjis. : 05/11/2009
Age : 26
Location : ɐuɐɥǝıןןʎ ɐןןɐɥɐɯ ǝʇ :)

MesazhTitulli: Re: Anekdota dhe Mesele të Pleqve .   Thu Oct 20, 2011 6:12 pm

A e dredh duhanin ?
Shkon njeri ne pazar per te shitur kaun.
Kaun e donte shume dhe e mbante si asnje tjeter, i therte ne zemer qe do t'a shiste po halli e detyroi t'a nxirrte ne pazar.
Afrohet dikush dhe e pyet, a ma shet mua kaun ?
-Per te shitur e kam nxjerre po ulu njehere e dridhe nje duhan...
-Aha nuk e pi duhanin, po hajde te ndajme pazarin se s'kam kohe...
-Si se pi duhanin,d.m.th e le punenen vetem kur te mer uria ?
Degjo or mik, ty nuk te dhimbset vetja jote e jo me te te dhimbset kau im, prandaj ik se nuk ben ti per te.

_________________________________________________________________________



Mbrapsht në krye Shko poshtë
Shiko profilin e anëtarit http://www.ylliehana.biz
lola
Përgjegjës i Forumit
 Përgjegjës   i Forumit


Numri i postimeve : 29035
Data regjis. : 05/11/2009
Age : 26
Location : ɐuɐɥǝıןןʎ ɐןןɐɥɐɯ ǝʇ :)

MesazhTitulli: Re: Anekdota dhe Mesele të Pleqve .   Thu Oct 20, 2011 6:13 pm

DIJA E ZBULUEME DHE E PAZBULUEME

Ish kanë dalë ni njeri me shetit.Shkon deri n'stom detit.
Aty ish kanë ni pemë e madhe.N'at pemë ni shpen i bardhë.Ai shpen e kish pas ni pikë ujë n'kaqep.
Ky njeri cuditet shka ish ajo pemë aty e ai zog me ni pikë ujë n'kaqep.
Kah kthehet,n'kujtim,teshet n'ni plak t'mrrinë.E veti plaku:
-Çka ki qi je kshtu menueshëm, more bir?
Ai u përgjegj:
-Kshtu e kshtu e pashë ni pemë n'stom t'detit e ni zog n'pemë me ni pikë ujë n'kaqep.
S'po di se cka domethanë kjo punë.
-Po t'kallxon plaku.i tha i mrrini.
-Pema n'stom âsht dyjeja.Shpeni n'pemë âsht insani-
Pika e ujit n'kaqep t'shpenit âsht dija sa kan mrri njerzit,e ata ujt tjetër t'detit âsht dija e pazbulueme.
__________________

_________________________________________________________________________



Mbrapsht në krye Shko poshtë
Shiko profilin e anëtarit http://www.ylliehana.biz
lola
Përgjegjës i Forumit
 Përgjegjës   i Forumit


Numri i postimeve : 29035
Data regjis. : 05/11/2009
Age : 26
Location : ɐuɐɥǝıןןʎ ɐןןɐɥɐɯ ǝʇ :)

MesazhTitulli: Re: Anekdota dhe Mesele të Pleqve .   Thu Oct 20, 2011 6:13 pm

PËR FYTYRË--- KATËR LIRA

-N'kohë t'vjetra, gjaku për fytyrë ish kânë katër lira;gjaku i burrit dymdhet lira,e varra sakat gjashtë lira.

Shkon njâni te ni plak edhe e vet:

-Qysh bâhet kjo punë , qi varra i ka gjashtë lira e fytyra katër lira?
-Fytyra nuk lahet me pare,-ja kthei plaki.
-Ai qi nuk don m'e hupë ftyrën e vet,për tâ âsht pishtoli. Ai qi nuk ka dert për fytyrë e do m'i marr paret,boll i ka katër lira.

_________________________________________________________________________



Mbrapsht në krye Shko poshtë
Shiko profilin e anëtarit http://www.ylliehana.biz
lola
Përgjegjës i Forumit
 Përgjegjës   i Forumit


Numri i postimeve : 29035
Data regjis. : 05/11/2009
Age : 26
Location : ɐuɐɥǝıןןʎ ɐןןɐɥɐɯ ǝʇ :)

MesazhTitulli: Re: Anekdota dhe Mesele të Pleqve .   Thu Oct 20, 2011 6:13 pm

HAJNAT EDHE BORXHLIJT KRYET E MBAJNË ULËT

Kur ish kanë Shemsi pasha n'Mitrovicë,ishin kan vjedh dugajët natën shumë.Disa prej shehrit shkojnë e i thonë pashës:

-Cka u ba kjo punë si na fikën hajnat? Me na i gjetë hajnat!
-Bre burra,-u tha Shemsi pasha,-une i kisha gjetë hajnat n'pikë dite,po m'u kan përzie me borxhlijt e s'po mij i daj.

-Qysh kshttu përzihen hajnat me borxhlit?
-Se si borxhlija qi shkon me krye ulët e tuj u tutë se mos pe e zatet borxhlin e vet e nuk ka me ja pague paret,ashtu edhe hajni shkon me krye t'ulët prej tute mos p'e ngjeh nakush qi asht hajn , edhe e kapin.

_________________________________________________________________________



Mbrapsht në krye Shko poshtë
Shiko profilin e anëtarit http://www.ylliehana.biz
lola
Përgjegjës i Forumit
 Përgjegjës   i Forumit


Numri i postimeve : 29035
Data regjis. : 05/11/2009
Age : 26
Location : ɐuɐɥǝıןןʎ ɐןןɐɥɐɯ ǝʇ :)

MesazhTitulli: Re: Anekdota dhe Mesele të Pleqve .   Thu Oct 20, 2011 6:14 pm

Mos U Përzi Në Punë Të Zotit Të Shtëpisë
Bajram Selmani i uçës ish kanë shpijanik. I shkon ni mik n'konak. Bajrami e ngarkon oxhakun me dru e mysafiri i thotë:
-Mos qit shumë dru Bajram.
Prap Bajrami ja qon fitilin llamës e mysafiri i thotë:
-Ungje pak fitilin se s'ka nevojë:
Bajrami tha:
-Mik rri n'venë tan, kulla asht e jemja. Me dasht e kalli krejt. I zoti i shpisë kaun ta preftë, ti afrou e maja e mos u përzi në punët e ti.

_________________________________________________________________________



Mbrapsht në krye Shko poshtë
Shiko profilin e anëtarit http://www.ylliehana.biz
lola
Përgjegjës i Forumit
 Përgjegjës   i Forumit


Numri i postimeve : 29035
Data regjis. : 05/11/2009
Age : 26
Location : ɐuɐɥǝıןןʎ ɐןןɐɥɐɯ ǝʇ :)

MesazhTitulli: Re: Anekdota dhe Mesele të Pleqve .   Thu Oct 20, 2011 6:14 pm

S’fillohet muhabeti dy dakika para yftarit
Rexhë Hyseni i katunit Shushicë ish kanë plak i meqëm dhe shpijani. I shkon nji mik në konak në Rmazan. E shtrojnë sofrën dy dakika para yftarit . Dhe bash në qato dy dakika para yftari mysafiri e vetë:
-Sa djem i kie?
Ky po i thotë:
-Pusho! – edhe mysafiri nuk foli.
Bajnë yftar, dhezin duhan dhe pinë kafe. Dikur Regja i përgjigjet dhe i thot:
-I kam pesë djem.
-A i ki të martuam?
-I kam dy.
-A kanë thmi?
-Kanë.
-A ja ke nxanë nuset këtyre tjerëve?
-Besa e kam ditë heret qe e qon kaq gat e për qata të thash: “Pusho”, se s’fillon muhabeti dy dakika para yftari.

_________________________________________________________________________



Mbrapsht në krye Shko poshtë
Shiko profilin e anëtarit http://www.ylliehana.biz
lola
Përgjegjës i Forumit
 Përgjegjës   i Forumit


Numri i postimeve : 29035
Data regjis. : 05/11/2009
Age : 26
Location : ɐuɐɥǝıןןʎ ɐןןɐɥɐɯ ǝʇ :)

MesazhTitulli: Re: Anekdota dhe Mesele të Pleqve .   Thu Oct 20, 2011 6:17 pm

T'JAP KUR T'NGUSHTOHESH

Zeq Rama i Brovinës e kish pas ni nip, Isufin. Ai ish kan pasanik i madh. Ni ditë teshet me tâ n'Gjakovë. I thotë:
- Qysh je dajo?
- Mirë, daja Zeqë.
- Shka i ke punët?
- Mirë daja Zeqë.
- Qyr, dajo, kur t'ngushtohesh najherë, se je shpi e madhe, drejtomu mue se kam pare unë.
- Faleminerës daja Zeqë, se s'kam nevojë.
Mas disa dite iu kishin pa duftë nja tridhet lira. Merr kalin e i shkon n'konak dajës. Hanë darkë e bajnë muhabet. I thotë Isufi:
- Daja Zeqë, kam nevojë për pak pare.
- A t'duhen nopak?
- Po, nja tridhet lira.
Mas disa kohe e pvet tuj nejtë aty n'odë:
- Isuf a ki nopak berre, more?
- Po, daja Zeqë, nja niqin e pesëdhet copa.
- Po dhi?
- Nja tetëdhetë.
- E lopë?
- Lopë nja katërdhetë.
- Po kual?
- Kual nja dymdhetë.
- Ooo, mashalla, paske gjâ mirë.
Rrinë, rrinë, dikur i thotë Isufi:
- Daja Zeqë, du m'u çue.
- Shko babë, - i tha Zeqa ni djali t'vet, - bjerja kalin.
Ja qet kalin. Ky çohet e p'e përcjell. Pare s'ka. Po menon Isufi: "Tek i ka paret n'xhep e m'i jep te dera". Kur dalin n'derë t'oborrit, i thotë:
- Qitu hypi kalit!
- Daja Zeqë,-thotâe Isufi-po paret?
- Çfarë paresh?
- Qi t'thashë me mi dhanë hua.
Une t'kam thanë: "T'jap kur t'ngushtohesh, hajde te unë". Ti s'koke n'gusht. Hajt ta pasha hajrin, mos bân hajgare.

_________________________________________________________________________



Mbrapsht në krye Shko poshtë
Shiko profilin e anëtarit http://www.ylliehana.biz
lola
Përgjegjës i Forumit
 Përgjegjës   i Forumit


Numri i postimeve : 29035
Data regjis. : 05/11/2009
Age : 26
Location : ɐuɐɥǝıןןʎ ɐןןɐɥɐɯ ǝʇ :)

MesazhTitulli: Re: Anekdota dhe Mesele të Pleqve .   Thu Oct 20, 2011 6:18 pm

E kish pas marrë ni plak ni grue për djalë t'vet.Reja i kish pa bâ hyzmet shumë plakut rrum tre vjet.Plaku tre vjet e kish pa livdue renë n'ka ish zatetë,kur kish pas shkue nëpër miq:"Ni re qi e kam marrë une,kush se ka n'ket rrethinë".

Mas tri vjete reja s'po i ban hyzmet e as s'po e ngon.Plaku ni ditë po i thotë:
-Hej moj bi,shum n'zor jam ra une tash.Tri vjet t'kum livdue e , tash tri vjet m'duhet me t'kesh për me jau mush menen hallkut qi s'asht qashtu qysh kam thanë.

_________________________________________________________________________



Mbrapsht në krye Shko poshtë
Shiko profilin e anëtarit http://www.ylliehana.biz
lola
Përgjegjës i Forumit
 Përgjegjës   i Forumit


Numri i postimeve : 29035
Data regjis. : 05/11/2009
Age : 26
Location : ɐuɐɥǝıןןʎ ɐןןɐɥɐɯ ǝʇ :)

MesazhTitulli: Re: Anekdota dhe Mesele të Pleqve .   Thu Oct 20, 2011 6:19 pm

NUSJA E DJALIT


kishte nda mendjen vjehrri të jetonte me djalin e vogël, pasi e martoi. Disa ditë e kaloi mirë. Nusja i piqte kafe, e lante e shpëlante si e donte e mbara, por ishte llafexhore. S’i hynte gjuha në gojë. Plaku, s’do mend, shqetësohej. Një ditë, qesh e ngjesh, i thotë:
- Si s’u ke ngja dy kunatave të mëdhaja, moj nuse?! – Tërr, tërr tanë ditën e lume…
- Manet, lum vjehërri, - ia kthen nusja, - a ka n’katund ndonjë burrë ma t’mendshëm se ti?
- A një a, sa t’duash, - përgjigjet ai.
- A kishe me pas dëshir me kenë si ata? – vazhdon bisedën e reja.
- Boll, mana, po ku me i marrë mendtë se ?
- E, po njashtu si e mban katundi një burrë t’marrë, le ta durojë edhe shpia një grua, - mbylli këshillën nusja e sodit.

_________________________________________________________________________



Mbrapsht në krye Shko poshtë
Shiko profilin e anëtarit http://www.ylliehana.biz
lola
Përgjegjës i Forumit
 Përgjegjës   i Forumit


Numri i postimeve : 29035
Data regjis. : 05/11/2009
Age : 26
Location : ɐuɐɥǝıןןʎ ɐןןɐɥɐɯ ǝʇ :)

MesazhTitulli: Re: Anekdota dhe Mesele të Pleqve .   Thu Oct 20, 2011 6:19 pm

TË KA HUPË EDHE LAMSHI

Njani s'i kish pas punët kurrqysh.Po u ankohet disa dostllarve t'vet:
-M'ka hupë fija.
Ata dostllarët ja dijshin punët mirë e i thanë:
-Shka bahet qi t'ka hupë edhe lamshi,se për fije kallaj bahet!

_________________________________________________________________________



Mbrapsht në krye Shko poshtë
Shiko profilin e anëtarit http://www.ylliehana.biz
lola
Përgjegjës i Forumit
 Përgjegjës   i Forumit


Numri i postimeve : 29035
Data regjis. : 05/11/2009
Age : 26
Location : ɐuɐɥǝıןןʎ ɐןןɐɥɐɯ ǝʇ :)

MesazhTitulli: Re: Anekdota dhe Mesele të Pleqve .   Thu Oct 20, 2011 6:19 pm

HERË PO MA KANDA,HERË S'PO MA KANDA

Ish kanë ni njeri,e katuni e kish marrë si njeri jo shumë të gdhenun.
Kishin marrë e e kishin pre nji pjepën e ni kungull e ja kishin përzie n'ni sahan.Ja kishin dhanë me hangër.

Ky edhe ja nis me hangër.Kur e vetën:

-Kadri,qysh po t'duket,a po ta kana?

Ky ju përgjegj:

-Herë po ma kana,herë s'po ma kana.

_________________________________________________________________________



Mbrapsht në krye Shko poshtë
Shiko profilin e anëtarit http://www.ylliehana.biz
lola
Përgjegjës i Forumit
 Përgjegjës   i Forumit


Numri i postimeve : 29035
Data regjis. : 05/11/2009
Age : 26
Location : ɐuɐɥǝıןןʎ ɐןןɐɥɐɯ ǝʇ :)

MesazhTitulli: Re: Anekdota dhe Mesele të Pleqve .   Thu Oct 20, 2011 6:20 pm

RENDIN JA DI POR.....

Ish kanë njani e e kish pas zakon,kur i shkojke naj mysafir,e dhezke zarmin,i shtike gjygym e xhezve n'zjerm,i nxirrke filxhanat,u ungjke ngat oxhakut e u thojke mysafirëve:

-More miq,renin e di qysh duhet,po cka t'i baj qi s'po kam kafe e shiqer me ju qitë ka 'i kafe.

_________________________________________________________________________



Mbrapsht në krye Shko poshtë
Shiko profilin e anëtarit http://www.ylliehana.biz
lola
Përgjegjës i Forumit
 Përgjegjës   i Forumit


Numri i postimeve : 29035
Data regjis. : 05/11/2009
Age : 26
Location : ɐuɐɥǝıןןʎ ɐןןɐɥɐɯ ǝʇ :)

MesazhTitulli: Re: Anekdota dhe Mesele të Pleqve .   Thu Oct 20, 2011 6:20 pm

Vezet e Kadiut


Ne nje fshat nje Kadi po bente muhabet me te shoqen. Ne muhabet e siper, i thote:

-Kam bere dicka po nuk ta them!
-Ma thuaj i thote kjo, nuk i them askujt.
-Bera nje veze, i thote ky.
-Qysh more bere nje veze?!

E mire pa mbaruar muhabeti mire, ngrihet kjo se i iken muhabeti i kafes tek gjitonja, e fillojne nga llogjet.

-U moj filanke e more vesh ca beri im shoq.
-Jo i thote kjo!
-Burri im beri 2 veze.

E sa pa mbaruar muhabeti ngrihet gjitonja vete per kafe tek gjitonja tjeter e keshtu me rradhe derisa vajti numri i vezeve qe kishte bere Kadiu 100 kokrra.

Ky i fundit vete edhe i thote Kadiut per vezet i habitur qe si kishte bere 100 veze!

-I thote Kadiu duke qeshur, po tek bera 100 po i shtoj edhe nje vete te veje 101.

Edhe muhabetet e njerezve, ose e bejne qimen tra!

_________________________________________________________________________



Mbrapsht në krye Shko poshtë
Shiko profilin e anëtarit http://www.ylliehana.biz
Sponsored content




MesazhTitulli: Re: Anekdota dhe Mesele të Pleqve .   Today at 6:11 pm

Mbrapsht në krye Shko poshtë
 

Anekdota dhe Mesele të Pleqve .

Shiko temën e mëparshme Shiko temën pasuese Mbrapsht në krye 
Faqja 2 e 4Shko tek faqja : Previous  1, 2, 3, 4  Next

Drejtat e ktij Forumit:Ju nuk mund ti përgjigjeni temave të këtij forumi
www.ylliehana.biz :: Ƹ̵̡Ӝ̵̨̄Ʒ..::Tema Te Ndryshme::..Ƹ̵̡Ӝ̵̨̄Ʒ :: Ndryshe-
Kërce tek:  
Copyright © 2009-2011 Powered by Ylliehana Team
Ylliehana.bizFree forum | © phpBB | Forum mbështetës | Kontakto | Report an abuse | Create a blog
YlliehanaForum