www.ylliehana.biz
Pershendetje vizitor i nderuar.
Me sa duket, ju nuk jeni identifikuar akoma ne faqen tone, ndaj po ju paraqitet ky mesazh per tju kujtuar se ju mund te Identifikohu qe te merrni pjese ne diskutimet dhe temat e shumta te forumit tone.

-Ne qofte se ende nuk keni nje Llogari personale ne forumin ton, mund ta hapni nje te tille duke u Regjistruar
-Regjistrimi eshte falas dhe ju merr koh maksimumi 1 min...
Duke u Regjistruar ju do te perfitoni te drejta te lexoni edhe te shprehni mendimin tuaj.

Gjithsesi ju falenderojme shume, per kohen që fute ne dispozicion për të vizituar saitin tonë.





 
PortaliForumPytësoriRegjistrohuidentifikimi

Share | 
 

 Anekdota dhe Mesele të Pleqve .

Shiko temën e mëparshme Shiko temën pasuese Shko poshtë 
Shko tek faqja : Previous  1, 2, 3, 4
AutoriMesazh
Blina
Mikë/e i/e Forum-it
Mikë/e i/e Forum-it


Numri i postimeve : 683
Data regjis. : 26/11/2010
Location : Happy .

MesazhTitulli: Anekdota dhe Mesele të Pleqve .   Fri Jan 28, 2011 11:03 pm

First topic message reminder :

Në të kaluarën, në munges të institucioneve arsimore ,krijues të ndryshëm lanë shumë krijime që të përcillen në tel qiftelie apo në gojëdhëna të quajtura Mesele.
Brez pas brezi janë treguar histori të ndryshme të cilat kanë treguar trimërine,urtësinë,menqurinë e popullit shqiptar ndër shekuj. Sot kur jemi shumë me shumë te avancuar, kur shkruajm Gjuhen tonë të bukur dhe të dlirë ne brezi i ri kemi për detyrë që t`i kujtojmë e t`i përsërisim ndonjëher këto gojëdhëna me qëllim të vetëdijësimit të gjeneratave pasardhëse dhe rikujtimit të krijuesve të gojëdhënave të ndryshme ,të cilat na mesojnë shumë.
Mbrapsht në krye Shko poshtë
Shiko profilin e anëtarit

AutoriMesazh
lola
Përgjegjës i Forumit
 Përgjegjës   i Forumit


Numri i postimeve : 29035
Data regjis. : 05/11/2009
Age : 26
Location : ɐuɐɥǝıןןʎ ɐןןɐɥɐɯ ǝʇ :)

MesazhTitulli: Re: Anekdota dhe Mesele të Pleqve .   Thu Oct 20, 2011 6:40 pm

Kur asht mjaft e kemi dijtë
Shkon musafir njani. Kur hin mrena n’odë, masi bisedojnë, p’e sheh ni llahutë virë n’stenë. Po e vet mysafiri t’zotin e shpisë:
-A i bjen kush ksaj llahute ?
-Kapak, - i tha plaku.
Dikur e dveti plaku mysafirin:
-Po ti a mos dite me i ra ?
-Po, i bij bajagi mirë, - ja kthen musafiri.
-Po bjeri pak e na ban zijaret, - i tha i mashkulli i shpisë.
E mur llahuten mysafiri e ja nisi mi ra. Po s’ja kish pas zanat hiç e s’diti me nalë deri sa i mërziti t’anë. I zoti i shpisë, priti s’e pe nalë, dikur s’ju durue e i tha:
-He more miku i mirë, ksaj virone nuk kena ditë me i ra mirë, por kur asht boll e kena ditë !

_________________________________________________________________________



Mbrapsht në krye Shko poshtë
Shiko profilin e anëtarit http://www.ylliehana.biz
lola
Përgjegjës i Forumit
 Përgjegjës   i Forumit


Numri i postimeve : 29035
Data regjis. : 05/11/2009
Age : 26
Location : ɐuɐɥǝıןןʎ ɐןןɐɥɐɯ ǝʇ :)

MesazhTitulli: Re: Anekdota dhe Mesele të Pleqve .   Thu Oct 20, 2011 6:41 pm

Mirë me mu e keq me Rustemin, s’ban
Dikur ish kanë ni kmet n’ni katun. Ish kanë edhe ni far Rustemi n’at katun. Ish kanë prishë kmeti me Rustemin. Rustemi e kish pasë kojshi ni farë Rame. Kmeti çohet ni natje e shkon te Rama. Rama e dveti:
-Çka je ardhë n’shpi teme ?
-Paj jam ardhë me t’ba zijaret n’kët natje.
-Mirë me mue e keq me kojshinë tem, me Rustemin, s’ban. Çohu e ik pej shpije !

_________________________________________________________________________



Mbrapsht në krye Shko poshtë
Shiko profilin e anëtarit http://www.ylliehana.biz
lola
Përgjegjës i Forumit
 Përgjegjës   i Forumit


Numri i postimeve : 29035
Data regjis. : 05/11/2009
Age : 26
Location : ɐuɐɥǝıןןʎ ɐןןɐɥɐɯ ǝʇ :)

MesazhTitulli: Re: Anekdota dhe Mesele të Pleqve .   Thu Oct 20, 2011 6:41 pm

I çelsha veshtë e i mshelsha sytë
Ish kanë shku Brahim Uka i Dobërdolit te Raci i Siçevës, e thojke:
-Kur shkova te Raci, i çelsha sytë e i mshelsha veshtë, - se Raci ish zingjin, po meshkuj t’muhabetit s’kish pasë. krejt do t’shnoshë.
-Kur shkojsha te Tahir Hasani i Kijevës, i mshelsha sytë e i çelsha veshët se hem jan kanë t’fortë pej takati e hem kanë pasë burra t’meçem (Ramadan Shabani etj.)

_________________________________________________________________________



Mbrapsht në krye Shko poshtë
Shiko profilin e anëtarit http://www.ylliehana.biz
lola
Përgjegjës i Forumit
 Përgjegjës   i Forumit


Numri i postimeve : 29035
Data regjis. : 05/11/2009
Age : 26
Location : ɐuɐɥǝıןןʎ ɐןןɐɥɐɯ ǝʇ :)

MesazhTitulli: Re: Anekdota dhe Mesele të Pleqve .   Thu Oct 20, 2011 6:41 pm

Koshat qenkan të shprazët
Ishin kanë shku tre katër vetë tu njani n’i katun. I zoti i shpisë s’ish kanë aty. Kur hin musafit n’kullë, ungjën n’odë, pa ardhë i zoti i shpisë. P’e kqyrë njani n’odë ni tallë të virrun me nan kollomoqa. Po u thot shokëve:
-A ka bereqet n’qat tallë qi i ka nan kollomoqa ?
Ni plak, qi ish kanë me ta, e qeli prozorën e odës e pi kqyr koshat jashtë n’oborr. At’ëher u kthye kah shokët e tha:
-Jo nuk ka bereqet n’at tallë, ani pse ish me nan kollomoqa, se koshat e kollomoqit n’oborr tek janë t’shprazët.

_________________________________________________________________________



Mbrapsht në krye Shko poshtë
Shiko profilin e anëtarit http://www.ylliehana.biz
lola
Përgjegjës i Forumit
 Përgjegjës   i Forumit


Numri i postimeve : 29035
Data regjis. : 05/11/2009
Age : 26
Location : ɐuɐɥǝıןןʎ ɐןןɐɥɐɯ ǝʇ :)

MesazhTitulli: Re: Anekdota dhe Mesele të Pleqve .   Thu Oct 20, 2011 6:41 pm

Për punë të mija jam vetë
Ish kanë ardhë ni pashë n’Nish.
edhe hallku tu’e livdu: “Asht ardhë ni pashë i mirë, ish ardhë ni pashë i mirë”. Ni katunar i tha njanit: “N’koftë pashë, ashtë për punë t’veta. Për punë t’mija jam vet”.
Qillon n’at hallk ku foli ky ni mynafik dhe shkon e i kallxon pashës: “Kështu e kështu ka folë filan njeri për ty”. Pasha qonë zaptin e marrin. Ja qojnë n’zyre pashës. E veti ky:
-A ki folë ti kështu: “n’koftë pashë ashtë për punë t’veta” ?
-Po, - i thot katunari – i kam thanë.
-Pse ki thanë ?
- E kam oborrin e lig dhe e kamë arën qi e punoj dy sahat larg pej shpije, e unë shkoj me punu atje. Gratë ma binë bukën vetëm, në vaktë të drekës edhe s’guxon kush me ja lëshu sytë, pej meje, qi jam pashë për punë t’mija, se për ty, qi je pashë n’Nishë, n’dhet vena m’ja marrin ftyrën grave edhe oborrin ma kishin thy.
Pasha e fali se e pa qi e kish drejt.

_________________________________________________________________________



Mbrapsht në krye Shko poshtë
Shiko profilin e anëtarit http://www.ylliehana.biz
lola
Përgjegjës i Forumit
 Përgjegjës   i Forumit


Numri i postimeve : 29035
Data regjis. : 05/11/2009
Age : 26
Location : ɐuɐɥǝıןןʎ ɐןןɐɥɐɯ ǝʇ :)

MesazhTitulli: Re: Anekdota dhe Mesele të Pleqve .   Thu Oct 20, 2011 6:42 pm

Ma mirë ta dredhi pushkën kah bunari
Ishin kan pas mledhë katër a pesë burra e ishn kanë tu u gjue me mesele. Bajagi i kishin egërsue fjelët. Njani pej tyne pe sheh qi nuk i kanë punët mirë, se po gjuhen koxha p’ër’ime. Po do me ja nalë fjalët. Jau qiti qit mesele:
-Burra, - tha – falmëni pak se po jau kallxoi ni mesele:
“Ish kanë njani i Prekorupës. E kish pas ble ni pushkë t’re në vakt t’mretit. E bleu pushkën e po don me provu a dhezë a nuk dhezë, e po don me qitë ni here me ta. E mushi pushkën e nreqi n’faqe e po don me qitë. E kthej pej Ali Metve të Gjurgjevikut. Dikur i ra n’men e po i thot veti:
-S’po guxoj knej me qit se janë Ali Met’ e Gjurgjevikut e tutna jau shoh sherrin. E kthej pushkën n’tjetrën anë, pej Kijeve. Prap u kujtue e tha:
-Jo, edhe knej s’guxoi se jan Shaba’ Kajtazt e Kijevës.
E dredhi pushën n’anën e tretë, pej Arllati. Prap po i thot veti:
-Edhe knej, besa, nuk guxoj, se janë Bujupt e Arllatit.
E dredhi n’anën e katërt, kah Drenica. U kujtu prap e tha me vedi:
-Edhe knej s’guxoj se n’Drenicë a Xhamajl Obrija.
At’herë e kish pas’i bunar për skejt e, për m’e provue pushkën, tha:
-Ma mirë p’e dredhi n’bunar, se qitu nuk m’del kurrfarë sherri. –dhe e shprazi pushkën.”
Edhe ju burra, bajani si aj motit e mos u gjuni me fjalë t’rrepta se, fjalën nuk duhet me qitë qi e vret kan, ma mirë maje e mos e fol se, as burrat nuk ta lanë fjalën.

_________________________________________________________________________



Mbrapsht në krye Shko poshtë
Shiko profilin e anëtarit http://www.ylliehana.biz
lola
Përgjegjës i Forumit
 Përgjegjës   i Forumit


Numri i postimeve : 29035
Data regjis. : 05/11/2009
Age : 26
Location : ɐuɐɥǝıןןʎ ɐןןɐɥɐɯ ǝʇ :)

MesazhTitulli: Re: Anekdota dhe Mesele të Pleqve .   Thu Oct 20, 2011 6:42 pm

A s’dite mu lutë, a s’more vesh ?
Ish kanë nisë njani me shkue tu ni mik me kali. Del pej shpije me kalë për dore e shkon kamë koxha larg. Dikur mrrin tu ni ujë e don m’i hip kalit me kapërcye ujin. Çepon n’zingji, kapet për shalë e thotë:
- Nimom, o Zot!
Kur bani me hip n’kali, merr hezë t’madh e bije n’at anë. Aty qilloj ni guri e ky i ngrati u sakatue n’at guri. Dikur u que kadal e po thot:
- Aman more Zot, a thue unë nuk dita me t’u lutë, apo Ti nuk e more vesh !

_________________________________________________________________________



Mbrapsht në krye Shko poshtë
Shiko profilin e anëtarit http://www.ylliehana.biz
lola
Përgjegjës i Forumit
 Përgjegjës   i Forumit


Numri i postimeve : 29035
Data regjis. : 05/11/2009
Age : 26
Location : ɐuɐɥǝıןןʎ ɐןןɐɥɐɯ ǝʇ :)

MesazhTitulli: Re: Anekdota dhe Mesele të Pleqve .   Thu Oct 20, 2011 6:43 pm

Babë deshu !
Një djalë ishte rritë dhe ba për martesë. Kërkon nga baba qe ta martoi. Kërko ni herë e kërko dy herë, ashtu zgjati dy vjet. Ni ditë djali po i thotë babës:
- Babë hajde në odë se kam me të kallxu diçka !
Baba i thotë:
- E di bre birë, po herët ashtë !
Djali: nuk e kam për martesë po për diçka tjetër. E mashtron babën e shtinë në odë, e mshelë derën me ngujore e i thotë babës:
- Deshu babë !
Baba: Çka donë bir !
- Deshu! Se sonte ja kam me të hypë ty, ja kam mi hypë grues teme.
Baba e merr krroqen e ja gjanë gruan.

_________________________________________________________________________



Mbrapsht në krye Shko poshtë
Shiko profilin e anëtarit http://www.ylliehana.biz
lola
Përgjegjës i Forumit
 Përgjegjës   i Forumit


Numri i postimeve : 29035
Data regjis. : 05/11/2009
Age : 26
Location : ɐuɐɥǝıןןʎ ɐןןɐɥɐɯ ǝʇ :)

MesazhTitulli: Re: Anekdota dhe Mesele të Pleqve .   Thu Oct 20, 2011 6:44 pm

Xhemajl Abria Dhe Vëllai Mburravec
Shkoi Xhemail Abria n’Prishtinë, n’ditë t’mretit, e po banë llaf me gjin. Nër burra ish kanë edhe vëllai i Xhemailit, Vesel Çaushi, çaushi i mretit e kapadai i madh. P’e vesin xhinja Veselin:
A ke vra shumë gjin, Vesel ?
-Valla nizet e pesë me qit gisht, - tha Veseli edhe p’e luen gishtin.
E veten Xhamail Abrinë:
-Po ti , Xhemail, a ke vra shumë ?
-Sall ni magju e kam vra.
-Qysh ni magjup !
-Po, besa, se ma rrehi vëllain tem, Veselin.*

_________________________________________________________________________



Mbrapsht në krye Shko poshtë
Shiko profilin e anëtarit http://www.ylliehana.biz
lola
Përgjegjës i Forumit
 Përgjegjës   i Forumit


Numri i postimeve : 29035
Data regjis. : 05/11/2009
Age : 26
Location : ɐuɐɥǝıןןʎ ɐןןɐɥɐɯ ǝʇ :)

MesazhTitulli: Re: Anekdota dhe Mesele të Pleqve .   Thu Oct 20, 2011 6:44 pm

Dija kimetin vëllait
Xhemail Abrinë, në një tubim e kishin pa vetë:
-Çka ma dam për njeriun ?
-Ka shumë dame për njerin, po s’ka dam ma i madh se mos me njoftë vëlllaun, mos me dashtë edhe mos me ia dijtë kimetin.
-Po ka turli vëllau !
-Unë flas për vëlla si ashtë taman vëlla e jo “për turli vëllau”.

_________________________________________________________________________



Mbrapsht në krye Shko poshtë
Shiko profilin e anëtarit http://www.ylliehana.biz
lola
Përgjegjës i Forumit
 Përgjegjës   i Forumit


Numri i postimeve : 29035
Data regjis. : 05/11/2009
Age : 26
Location : ɐuɐɥǝıןןʎ ɐןןɐɥɐɯ ǝʇ :)

MesazhTitulli: Re: Anekdota dhe Mesele të Pleqve .   Thu Oct 20, 2011 6:45 pm

Nuk mund ta la Mujën në zandan
Ni katunar kish shku n’pazar e, kah vje, hyp n’kali. Koha ish kanë shumë e shtirë. Ja nisi me rigu shi i lehtë e ai e qiti n’kry kacurretën me kapole dhe ja nisi e p’e knon ni krainë t’Mujës.. Tuj knue mrrini te shpija, po kainën se kish krye. Gratë e ninë e dulën para me i nimue me zhdrypë pej kali. Po ai nuk dojke me zhdrypë. Rake shi sixhim, e ai kojke hala kainën e Mujës. I thanë gratë:
-Zhdryp, o babë !
-Jo s’muj me zhdrypë pa e nxjerrë Mujën pej onani. S’un e la Mujën n’znan Edhe nejti n’kali tekteri e kreu krainën. Shiu e bani qull.

_________________________________________________________________________



Mbrapsht në krye Shko poshtë
Shiko profilin e anëtarit http://www.ylliehana.biz
lola
Përgjegjës i Forumit
 Përgjegjës   i Forumit


Numri i postimeve : 29035
Data regjis. : 05/11/2009
Age : 26
Location : ɐuɐɥǝıןןʎ ɐןןɐɥɐɯ ǝʇ :)

MesazhTitulli: Re: Anekdota dhe Mesele të Pleqve .   Thu Oct 20, 2011 6:45 pm

Hysa kurrë mos baftë fëmi ! (Magjija)
Zymer Uka ish ka’hajn. Ish dalë me vjedhë dishka pale ku t’mundet. Aty afër katunit Shkereshnik vinë dy gra tu vorret. U deshën krejt gratë. Shkunë tu ni vorr. E kishin marrë ni lamsh. Njana ish n’kët anë t’vorrit, tjetra ish n’at anë t’vorrit, Ja gjujke njana shoqës lamshin edhe i thojke:
- Prite lamshin o te zi,
- Hysa kurr mos baftë naj thmi !
Shoqja tjetër e pritke lamshin edhe ja gjuejke prap tu i thanë :
- Prite lamshin o të bardhë,
- besa kurr mos baftë djalë
Zymeri ish kanë msheh mas ni vorri . Qohet e shkon tu ato e u thot :
- Pse po thoni kështu ?
- Ato i thanë:
Ja kena inatin Hyses e për qato po i bejmë maxhi.
Zymeri at’herë zen e i rreh edhe i përzen prej vorreve.

_________________________________________________________________________



Mbrapsht në krye Shko poshtë
Shiko profilin e anëtarit http://www.ylliehana.biz
Oda-e-Deqanit
Fillestar/e
Fillestar/e


Numri i postimeve : 1
Data regjis. : 16/01/2012
Location : Shtepi

MesazhTitulli: Re: Anekdota dhe Mesele të Pleqve .   Mon Jan 16, 2012 10:30 pm

Parja Hallall dhe ajo Haram!!!

Kish qen nje Njeri shum i Varfer, i martuar me 4 Femi te Vogjel. Nje Dit ndegjon si nje Mbret larg ne Shqiperi kerkon nje Rrogetar. Niset aj Burre dhe udheton 2 Jav ne kembe, dhe mbrrin atje. I paraqitet Mbretit dhe i thot `` Kam ardh per pun Mbret`` Dhe e mer dhe e shtin ne Pune, ku aj meret me Pune te Shtepis, Shkollim te Femive te Mbretit dhe gjitha gjerat ne rrethinen e Familjes se ti. E ben me kush me Mbretin te punon gjith jeten te aj, dhe ti mer 300 Lira rroge ne Muaj. Po i lutet Mbretit tja jep vetem 30 Lira per tja derguar Familjes dhe te Tjerat ti Kursen Mbreti per te. Dhe ashtu shkuan 30 Vjet aj duke punuar Dite dhe Nate, pa e pa Familjen e vet me Sy. Qohet ne Mengjes, ju qet Kuajve per te ngroh, Familjes se ti ju shtrronte Mengjesin, ja Shkollonte Femit, dhe i krynte gjitha Punt ne rreth te familjes se Mbretit. Dikur kishte arritur Dita e mbram pas 30 Vitesh, dhe Mbreti e therret ne mbremje ne Tavolinen e vet, te ngroh Buke me Mbretin, dhe aj Hungjet. I thot Mbreti te ka ardhur dita e mbram, ki punuar dhe je Kujdes gjith mire per ne. Thot aj Burri, po Mbret, po si ja bejm me te hollat si mi ke kursyar?! I thot Mbreti, sa para i kerkon ti prej meje, i pergjigjet ky, po 300 Vite kam Punuar dhe i ke kursy per mua 270 Lira ne Muaj, dhe ato bashk bejn 97.200 Lira!! I Thot Mbreti, mire.... A i don 97,200 Lira HARAM apo i don 3 Lira HALLALL!? ky i pergjigjet, une kam punuar per ato te holla dhe natyrisht si i kerkoj Hallall... Mbreti prap i pergjigjet, 3 Lira i ke Hallall.. Ky Burri prengoset, dhe i vjen rend tja mer 97.200 Lira Hallall. Qohet te nestrit ne Mengjes dhe ja mer 3 Lira Hallall dhe niset rruges se vet, duke shkuar ne Kembe ne Shtepi te vet ne Malsi. Rruges duke shkuar duke menduar, qka bera, si mund te kthehna keshtu ne shtepi, me duar that, qka ti them Gruas, qka tju them Miqve. Dikur e Zen nata, dhe e shef nje Shtepi me Drriten dhezur, shkon dhe don te kerkon Miqesi per ate nat, kur avitet Shtepis, e shef si ajo shpi ka Darsem, dhe hyn mbrenda dhe e kerkon Zotin e Shtepise. E pyet, o i Zoti Shpis, a doni Musafir. Aj ja hap deren dhe e fut mbrenda, e shoqeron dhe e dergon ne Oden e Burrave ku behet ndeja e Darsmes. Aty ne Ode i qesin te ngroh dhe te pin, dhe rrin duke i shikuar ata Burra si flasin dhe argetohen sebashku.. Afer ti ishte nje Plak, dhe i drrejtohet i flet, por aj nuk i kthen pergjigjje.. I thot tjetrri, ky plak nuk flet, vetem nejse ja jep 1 Lire ateher ky Flet.. Mbet ky burri dhe thot, e po i menqur qenka, 1 Lire per me fol me ty... Por dikur ne mbremje i intereson Plaku dhe ja gjuan 1 Lire, dhe i drrejtohet Plaku dhe i thot, MOS HYN KURRE NE NJE SHTEPI KU KA VETEM FEMRA!! Mbet ky burre dhe thot por kete e di vet more, dhe ja gjuan dhe nje Lire, dhe i drrejtohet Plaku prap dhe i thot: MOS E KALO LUMIN KURRE KUR AJ ESHTE I TRRUBELLT!!!! Mbet prap me Pikequditsje! Ja gjuan Liren e Mbram dhe behet nervoz, dhe i kthehet Plaku dhe i thot: GJITHMON SHIKO 2 HER PARA SI VEPRON SE SHPEJTI!!!! Behet nervoz dhe kerkon te flen. Te nestrit qohet ne mengjes dhe niset heret, dhe udheton. E zen Nata prap dhe e shef nje Kulle kukishte Drrit. Trrokit ne Dere dhe ja hapin Deren do Femra, dhe i thojn, hajde mbrenda, ky pyet, po a keni Burra ne kete Shpi more, ato pergjigjen, burrat na kan vdek, jemi 7 Gra te vetmuar, eja mbrenda na Shoqeron. Ky pyet, po a ka shtepi te tjeter ne afersi, i pergjigjet njona dhe i thot, po atje ku eshte ajo Drrite eshte Nje Plak i vjeter, po le ata e eja me ne te argetohem. Ky vendos te shkon te Plaku, dhe aj ja hap deren, i shtrron Buke, dhe i pergatit Shtrratin per te Flejt. Dikur ne mes nate, i del gjumi duke i ndegjuar do Krisma Pushke, po prap e mer gjumi se ishte i lodhur shum. Kur zgjohet ne Mengjes e pyet plakun, QKA KEN MORE ATO KRISMA MBREMB? Dhe Plaku i pergjigjet. E kishin Plaqkitur nje Mbret ne largesi 7 Bandita, ja kishin mar krejt pasurin, dhe i ka zen Nata dhe kan shkuar te nje Kulle ku banojshin 7 Vejushka, aty kan shkuar dhe jan vrar nermeveti per ato Femra. Te gjith kajn vdekur, vetem 1 ka pshtu dhe aj ka ik me gjith Dukatin e mbretit. Niset ky burri prap Rruges se vet, dhe mendohet qka i pat then aj Plaku per 1 Lire i dul fat, dhe shkonte rruges dhe mendonte si rasisht ka ndodh ajo. Kur dikur ja niste Shiu duke ra, dhe arrit tek nje Lum, dhe Ujt ishte Turbulluar. Ishte nje Ur ta kalonte, por kish vendos te pret deri te mbaron Shiu, dhe te qetesohet Ujt. Dikur vjen nje Kalors me nje Gjok te Bardhe, Pushken ne Krah dhe do thash te ngarkuar ne Gjok, dhe aj e pyet, pse rrin para Lumit more? Ky pergjigjet, dua te pres deri te mbaron Shiu, dhe prandaj ta kaloj. Prap Kalorsi, eja hyp ne Kalin tim nejse ke frige dhe e kalojm se bashku, aj prap i thot jo, kaloni ju.. Kur niset ta kalon kalorsi Uren, ne mes te Ures Thehet Ura dhe Bjen Kalorsi bashk me kali ne Uj, ku ujt e shpejt dhe te Ftoft e hupin kalorsin, por Gjoku i ti kalon ne anen tjeter, por rrin shtrrir se kishte pi Uj shum.. Ky Burri kalon andej kur qetesohet Ujt dhe shkon te Gjoku, ku i shef Lirat e Dukatit duke dalun nga ata Thas te ngarkuar ne Gjok, por aj kalorsi nuk shifet as kund. E qon Gjokun ne Kembe, dhe niset ne vrap rruges per shtepi, plot gezim. Kur mbrrin tek Shpija e vet, e shef shtepin pas 3 Vitesh e prishur dhe gati e rrexuar, dhe shkon tek dera e Oborrit,. Shikon ne Oborre dhe e sheh Gruan Plak hungjur bashk me nje te rinj, aj i riu i kishte shtrrir Durt ne Prehen te Plakes, dhe ky Burri mendon si paska Martu Gruja e ti nje te ri, e mer Pushken dhe ja Shejon ati djalit, kur i bin Fjalet e Plakut ndermend : STAY COOL.. Avitet dhe pyet, kush je ti djalosh, aj pergjigjet, Bir i kesaj Shtepije, po kush jeni ju, pergjigjet Burri, une jam Baba yt. Dhe ketu Perfundon kjo prralle me domethenje..


Ndoshta nuk e kam shkruar mire, por kete e kam te trreguar prej Gjyshit tim para 20 Vitesh, dhe keshtu e mbaj nder mend.. Ju pershendes
Mbrapsht në krye Shko poshtë
Shiko profilin e anëtarit
Fidani-Lip
dreqi-ME-PATIKA
dreqi-ME-PATIKA


Numri i postimeve : 4271
Data regjis. : 04/12/2009
Age : 32
Location : ne toke

MesazhTitulli: Re: Anekdota dhe Mesele të Pleqve .   Tue Jan 17, 2012 2:46 pm

Flm per pestimin shum i bukur

_________________________________________________________________________


Mos lejo qe gjerat e vogla te prishin nje miqesi te madhe
Mbrapsht në krye Shko poshtë
Shiko profilin e anëtarit
Blina
Mikë/e i/e Forum-it
Mikë/e i/e Forum-it


Numri i postimeve : 683
Data regjis. : 26/11/2010
Location : Happy .

MesazhTitulli: Re: Anekdota dhe Mesele të Pleqve .   Wed Feb 29, 2012 11:54 am

lola shkruajti:
Mos e lasht Zoti pa t'vra
Ish kanë n’vakt t’mretit Zekë Sallahi i Llaushës edhe kish pa rreh njerz edhe kish pas myt besa njerz. Ni i katunas i thot:
- Zekë, bre !
- Hoja !
- A ke rrehë ?
- Po valla.
- Po a ke vra ?
- Po valla.
- Po a munet kush me t’rrehë ty ?
- Jo.
- A munet kush me t’vra ty ?
- Jo valla.
- A i tutesh kuj ?
- Kërkuj s’i tutna hiç.
- Po Zoti, bre Zekë, a munet me t’vra ?
- Zoti munet me m’vra.
- Hej, Zekë, mos e lashtë pa t’vra.






Bravo Lola , shume mesele e mire... deri me tani s'kam arrit me lexu askund as degju.









Mbrapsht në krye Shko poshtë
Shiko profilin e anëtarit
Sponsored content




MesazhTitulli: Re: Anekdota dhe Mesele të Pleqve .   Today at 1:22 am

Mbrapsht në krye Shko poshtë
 

Anekdota dhe Mesele të Pleqve .

Shiko temën e mëparshme Shiko temën pasuese Mbrapsht në krye 
Faqja 4 e 4Shko tek faqja : Previous  1, 2, 3, 4

Drejtat e ktij Forumit:Ju nuk mund ti përgjigjeni temave të këtij forumi
www.ylliehana.biz :: Ƹ̵̡Ӝ̵̨̄Ʒ..::Tema Te Ndryshme::..Ƹ̵̡Ӝ̵̨̄Ʒ :: Ndryshe-
Kërce tek:  
Copyright © 2009-2011 Powered by Ylliehana Team
Ylliehana.bizFree forum | © phpBB | Forum mbështetës | Kontakto | Report an abuse | Sosblogs
YlliehanaForum