www.ylliehana.biz
Pershendetje vizitor i nderuar.
Me sa duket, ju nuk jeni identifikuar akoma ne faqen tone, ndaj po ju paraqitet ky mesazh per tju kujtuar se ju mund te Identifikohu qe te merrni pjese ne diskutimet dhe temat e shumta te forumit tone.

-Ne qofte se ende nuk keni nje Llogari personale ne forumin ton, mund ta hapni nje te tille duke u Regjistruar
-Regjistrimi eshte falas dhe ju merr koh maksimumi 1 min...
Duke u Regjistruar ju do te perfitoni te drejta te lexoni edhe te shprehni mendimin tuaj.

Gjithsesi ju falenderojme shume, per kohen që fute ne dispozicion për të vizituar saitin tonë.





 
PortaliForumPytësoriRegjistrohuidentifikimi

Share | 
 

 Wall i Pink Floyd mbush 30 vite

Shiko temën e mëparshme Shiko temën pasuese Shko poshtë 
AutoriMesazh
dj-lumii
V.I.P
V.I.P
avatar

Numri i postimeve : 7684
Data regjis. : 04/11/2009
Age : 32
Location : Ki Menu Qi T'kom Dashuru Po Per Kit Sen Ki Mujt Veq Me Endrru

MesazhTitulli: Wall i Pink Floyd mbush 30 vite   Wed Dec 02, 2009 5:43 pm



Më 30 nëntor të vitit 1979 dilte The Wall, concept-album i dyfishtë i Pink Floyd (pas atij Ummagumma), një vepër monumentale rock ku Roger Waters, autor i pothuajse të gjitha teksteve, rrëfente historinë e Pink, një personazh thellësisht autobiografik – por edhe i inspiruar nga ish Floydi Syd Barrett – i hallakatur nga një ekzistencë tjetërsimi dhe vetmie, deri aty sa të ndërtojë përreth vetes një mur metaforik.

Një disk që do t’i ndajë në dysh adhuruesit e grupit anglez: në ata që e konsiderojnë si kryeveprën e tyre; dhe në ata që e quajnë ndërrim të turpshëm të kursit nga ana e bendit të Animals dhe Tha Dark side of the moon, që pas kësaj përvoje (grindjet gjatë incizimit nuk llogariten) pushoi së ekzistuari si një kuartet, me largimin e Watersit.

I karakterizuar nga tingujt më shumë rock se psikedilik, të gërshetuar nga dhuna (shumë referime ndaj luftës, babai i Waters kishte mbetur i vdekur në Anzio gjatë Luftës së Dytë Botërore) dhe shtypja, albumi pati si këngë-simbol Another brick in the wall (që është edhe lajtmotiv që përshkon albumin), e cila u ngjit në majat e klasifikimeve të gjysmës së botës, por edhe këngë klasike si Is there anybody out there? apo Comfortably numb.

Narracioni kompleks dhe simbolik e bëri The Wall më shumë se një album: qysh nga dëgjimet e para u karakterizua edhe dhe mbi të gjitha si një vepër e destinuar të shikohet përveç se të dëgjohet. Prej këtu edhe vjen filmi Pink Floyd-The Wall (1982), me regjinë e Alan Parker dhe interpretuar nga një Bob Gledof atëherë gjysmë i njohur. Por edhe e para se gjithash një koncert spektakolar (me një mur të madh që ndërtohej e pastaj shembej), që Floyd e mbajtën në pak qytete të zgjedhura: New York, Los Angeles, Londër dhe Dortmund. Këto koncerte përfunduan në albumin e dyfishtë live Is There Anybody Out There?: The Wall Live 1980-1981.

Ndërsa The Wall - Live in Berlin qe një performancë live e diskut të bërë nga Waters dhe nga yje të shumta të tjera rocku në Berlin, 21 korrik 1990, për ta përkujtuar murin e Berlinit, atë të vërtetin mes lindjes dhe perëndimit, tetë muaj më parë. Tridhjetë vite distancë, ndoshta shifra zanore e The Wall nuk është më aq moderne, por mesazhet mbi tjetërsimin e njeriut bashkëkohor dhe shqetësimi shpesh ankthor që e përshkon ruajnë fuqinë e tyre.

Nisur nga opinionet, The Wall është ndër disqet e pakta që mund të konsiderohen “vepër rock”, afreske komplekse të një bote muzikore të zhdukur përgjithmonë. Për këtë, tridhjetë vite më vonë, mund ta fusim lirisht në panteonin e klasikeve, në shoqërinë e bukur pak disqeve të tjera si, Tommy të Who dhe The lamb lies down on Broadway të Genesis.
Mbrapsht në krye Shko poshtë
Shiko profilin e anëtarit http://www.ylliehana.com
 

Wall i Pink Floyd mbush 30 vite

Shiko temën e mëparshme Shiko temën pasuese Mbrapsht në krye 
Faqja 1 e 1

Drejtat e ktij Forumit:Ju nuk mund ti përgjigjeni temave të këtij forumi
www.ylliehana.biz :: Ƹ̵̡Ӝ̵̨̄Ʒ.::Arti dhe Kultura::..Ƹ̵̡Ӝ̵̨̄Ʒ :: Kinemaja dhe Televizioni-
Kërce tek:  
Copyright © 2009-2011 Powered by Ylliehana Team
Ylliehana.bizFree forum | © phpBB | Forum mbështetës | Kontakto | Report an abuse | www.sosblogs.com
YlliehanaForum