www.ylliehana.biz
Pershendetje vizitor i nderuar.
Me sa duket, ju nuk jeni identifikuar akoma ne faqen tone, ndaj po ju paraqitet ky mesazh per tju kujtuar se ju mund te Identifikohu qe te merrni pjese ne diskutimet dhe temat e shumta te forumit tone.

-Ne qofte se ende nuk keni nje Llogari personale ne forumin ton, mund ta hapni nje te tille duke u Regjistruar
-Regjistrimi eshte falas dhe ju merr koh maksimumi 1 min...
Duke u Regjistruar ju do te perfitoni te drejta te lexoni edhe te shprehni mendimin tuaj.

Gjithsesi ju falenderojme shume, per kohen që fute ne dispozicion për të vizituar saitin tonë.





 
PortaliForumPytësoriRegjistrohuidentifikimi

Share | 
 

 Leonora Jakupi: S’me duhet mbeshtetja e nje mashkul

Shiko temën e mëparshme Shiko temën pasuese Shko poshtë 
AutoriMesazh
Medina
Mikë/e i/e Forum-it
Mikë/e i/e Forum-it


Numri i postimeve : 17104
Data regjis. : 12/11/2009
Age : 27
Location : Tek Parajsa Pa Drita

MesazhTitulli: Leonora Jakupi: S’me duhet mbeshtetja e nje mashkul   Sat Feb 19, 2011 8:18 am



Ndonëse me muzikën e saj ka krijuar imazhin e një femre kryesisht tradicionale, realisht ajo rrezaton energji, forcë, dhe vetëbesim. Eshtë vajza liberale që as nuk mund ta keni imagjinuar. Leonora Jakupi në një rrëfim për meshkujt, dashurinë, martesën dhe të ardhmen e afërt si nënë.

Një nga këngëtaret më popullore në hapësirën mbarë shqiptare, kosovarja Leonora Jakupi, prej vitesh ka zgjedhur të jetojë në Durrës, ku e lidh një dashuri e dhembje e madhe: varri i babait të saj, dëshmor i luftës së Kosovës.

Megjithatë ajo e ndien veten të dyzuar mes Kosovës dhe Shqipërisë, dy vende që i do dhe ku ka shënuar hapa të suksesshëm të karrierës së saj si këngëtare.

“Të falem ty Kosovë” është një nga klipet tuaja. Çfarë përfaqëson kjo këngë?

17 shkurti ka qenë dita kur më në fund, mori fund ankthi për Kosovën. Mori fund një periudhë e rëndë dhe e gjatë pritjeje. Ka qenë një kohë kur të gjithë shqiptarët kanë qenë të zënë me çështjen e Kosovës, me luftën për lirinë dhe pavarësinë e saj.

Të gjithë shqiptarët, kudo ndodhen, kanë dëshiruar që ta shohin Kosovën të pavarur dhe unë jam e lumtur që ëndrra e tyre dhe e jona, u realizua. Klipi im i fundit përfshin një periudhë të gjatë kohore, e cila është vendosur në vetëm katër minuta këngë dhe përjetim.

Dihet gjithçka që ka ndodhur deri në 17 shkurt, kohë kur vuajtjet dhe sakrificat e popullit të Kosovës u shpërblyen me shpalljen e pavarësisë.

Një prej dëshmorëve të luftës së Kosovës, është edhe babai juaj. Me siguri, ai do kishte qenë shumë i lumtur që më në fund vendi për të cilin dha jetën, u bë shtet…

Gjithë këtë kohë që kam kënduar, ka qenë mbi të gjitha për të respektuar dëshirën dhe vullnetin e tim eti. Ai donte që ne të gjithë të bënim pjesën tonë në atë që quhet “lufta për pavarësi”, kështu që dhe unë duhet të bëja pjesën time.

Gjithçka kam bërë deri më sot, i dedikohet jo thjesht dëshirës për ta parë Kosovën e lirë, por dhe tim eti. Ëndrra e tij për një Kosovë të pavarur, më ka bërë që të jem e përkushtuar për të bërë atë që babai do kishte bërë.

Ka shqiptarë që kanë rrokur armën, të tjerët kanë luftuar përmes gazetarisë apo politikës, kurse unë jam munduar që përmes këngës të mbaj gjallë vullnetin e popullit kosovar për liri e pavarësi.

Megjithëse ka kaluar kohë, mund të na tregoni se ku ishit kur u shpall zyrtarisht pavarësia dhe nisën festimet?

Gjatë gjithë kohës kam qenë rrugës Tiranë-Prishtinë, sepse isha në Shqipëri ato ditë… Këngën e pavarësisë e kam realizuar me kompozitorin Edmond Zhulali, në studion e tij këtu në Tiranë, por ishte ajo që është publikuar me qëllim vetëm ditën që u shpall pavarësia.

Për herë të parë këtë këngë e kam kënduar në Skënderaj dhe më pas në Prishtinë, në sheshin ku po mbahej koncerti i madh kushtuar kësaj ngjarjeje të madhe.

Ku do të të pëlqente të jetoje përveçse në Prishtinë?

Shqipëria për shembull, më pëlqen shumë. Kosova është vendi ku kanë lindur dhe kanë marrë jetë dëshirat, dhembjet apo dashuritë e mia, por s`e mohoj dot se Tirana apo Durrësi, ku kam tashmë një vilë, janë pjesa tjetër e bukur e jetës sime.

Mendon se pas pavarësisë Kosova do t`i zgjidh të gjitha hallet, sidomos ato ekonomike?

S`besoj se do jemi krejt pa halle, por së paku do të jemi të lirë t`i trajtojmë hallet. Edhe ato politike, edhe ato ekonomike. Unë e kam përfunduar një jetë me halle dhe një jetë në luftë për lirinë.

Kurse tani, jam më në fund e lirë t`i trajtojë hallet e mia ndryshe, përmes dashurisë dhe lirisë për t`i përjetuar ato. S`kam më frikë se si do të jetë e nesërmja… Frika e vetme që kam është se sa mirë dhe lirë do të jetoj në një Kosovë të udhëhequr nga shqiptarët.

Ndonëse u bë kohë, përse kënga “Zemra të kërkon” vazhdon të pëlqehet dhe dëgjohet me interes?

Kënga është motiv tërheqës për të gjithë, duke filluar që nga kompozitori, duke vazhduar me tekstshkruesin dhe duke përfunduar me këngëtarin. Mendoj se shumë rrallë ka diçka personale nga jeta e këngëtarit, në një këngë dedikuar dashurisë, ndonëse publiku ka prirjen që të besoj të kundërtën.

Metafora e “zemrës që kërkon” është gjithmonë aktuale dhe universale… Njeriu që kërkon dashurinë e tij, është një realitet që u përket të gjithëve, jo vetëm mua.

Ekziston ndonjë njeri special, të cilin e kërkon zemra e Leonorës?

Jam në kërkim të asaj që unë e dua, në kërkim të asaj që më përmbush, më plotëson… Dhe s`mjafton vetëm një zemër apo një dëshirë për t`u ndjerë e plotësuar.

Në dashuri, mjafton përkushtimi, nevoja për të biseduar, qarë hallet e përditshme apo që kanë lidhje me jetën profesionale, mirëkuptimi dhe respektimi i lirisë së secilit, dëshira për suksesin dhe karrierën. Mjaftojnë këto që një njeri, zemra të ta kërkojë.

Besoni te dashuria e përjetshme dhe te martesa?

Auuuuu… Po më duket shumë religjioze fjala “e përjetshme”. Do të ishte bukur sikur të plotësoheshin të gjitha ato që thashë pak më lart te një njeri, pra, përkushtimi dhe nevoja për njëri-tjetrin. Kjo e bën siç thoni juve, “të përjetshme” një dashuri. Pa këto, as institucioni i martesës s`do të kishte kuptim.

Martesa lëndohet nëse lëndohet liria e ambicia e tjetrit. Kjo ngulfatje e bën martesën fyese dhe pa dinjitet. S`ka vetëm ambicie të njërit dhe heshtje të tjetrit.

Jeni më shumë për martesën apo për bashkëjetesën?

S`bëjnë dallim as njëra, as tjetra. Ju thashë më lartë premisat e një lumturie.

Çfarë mendoni për lidhjet paralele, pra, për ata meshkuj ose femra që mbajnë disa lidhje në të njëjtën kohë

Nuk ndahet dashuria më dysh, dikë ose e do, ose s`e do. Nëse është fjala për lidhje fizike momentale, atëherë mund të flasim për lidhje paralele. Unë lidhjen paralele e kam të panjohur…

E kuptoj dashurinë si të tillë dhe jetoj me të nëse është e vërtetë. Por lidhja paralele, s`ka lidhje fare me dashurinë, ajo iu takon atyre që s`kanë motiv për të dashuruar.

Cili është tipari që vlerëson më tepër te dikush dhe cili vesi që s`e toleron kurrsesi?

S`jam konservative në gjykime, varet nga momenti. Gjërat që më pengojnë janë të shumta, por s`janë të pakta edhe ato që i respektoj dhe i dua te të tjerët.

Zakonisht, të intereson ajo që njerëzit thonë ose mendojnë për ty? Ndikon opinioni në lumturinë tënde?

Më pengojnë thashethemet, s`më pengon e vërteta. Nëse kritikohet diçka tek unë, këtë e shoh si nevojë për të gjykuar veten nëse e kam mirë apo jo. Por nëse dikush kritikon te mua diçka sa për të thënë apo më akuzon mua si njeri e jo të kritikojë punën time, atëherë s`merrem me të. S`më pëlqen të humbas kohën me kësi gjërash.

Si e imagjinon veten nënë

Do doja të isha si nëna ime, sepse ajo është e përkushtuar dhe e ndjeshme ndaj fëmijëve. E dua time më për atë që bën, por më mundon gjithë ajo sakrificë që ka bërë për ne fëmijët.

Do tregoheshe e egër dhe e ashpër me fëmijët e tu apo e hapur dhe e dashur?

Do jem e hapur dhe do kërkoja shumë nga ata. Do kërkoja gjithçka që më bën të ndihem e lumtur, në lumturinë e tyre.

Disa thone se në martesë pasioni vdes.. Bini dakord me këtë cilësim?

Ne s`jemi përjetësisht të bukur dhe përjetësisht të ri. Ju thashë më lart se çfarë i bën dy njerëz të duhen. Pamja është joshëse, ok, por biseda dhe nevoja për dialog e për të ndarë problemet, s`e bën gruan të humbasë dëshirën për burrin dhe anasjelltas.

Meshkujt mendojnë se femrat janë të dobëta dhe qaramane… Kanë të drejtë kur mendojnë kështu?

Nga sa e njoh veten, nuk mendoj se kjo vlen për femrat… Jam e bindur se bëj më shumë se sa shumë meshkuj dhe bëj aq sa më duhet për të jetuar mirë, e lumtur dhe e lirë. S`më duhet mbështetja e një mashkulli, as arroganca e tij kur më përmend se “ç`bën ai për mua”.

Jam e vetëmjaftueshme të jetoj kështu, por më duhen miqtë që ta kem jetën të lehtë dhe të lumtur. Unë nuk bëj kurrë atë që meshkujt presin të bëj, por bëj vetëm atë që dua dhe më pëlqen. Meshkujt jetojnë me një Leonorë tjetër, kur në realitet unë jam shumë, shumë ndryshe nga ç`më imagjinojnë ata.

Dy motivet kryesore pse mes meshkujve plas sherri, janë femrat dhe paratë. Po motivet kryesore dhe më të zakonshme pse femrat mund të zihen, cilat janë?

Shikoni, unë jam shumë e zënë për të luftuar për dikë, por jam shumë e zonja për të bërë atë që më pëlqen. Duke mos kaluar kurrë limitin e korrektësisë e moralit publik. Sidomos kur e di se ç`do të thotë të jesh i kujdesshëm në jetën publike.

Cili mendoni se është misioni kryesor i njeriut në këtë jetë?

As më pak, as më shumë por lumturia. Miqësia dhe dashuria për jetën e bukur. Kaq i duhet njeriut që të jetojë lumturinë e paktë të kësaj jete. Nëse do mendonim vetëm për problemet e mos të shikonim anën e bukur të gjërave, çfarë kuptimi do kishte jeta?
Mbrapsht në krye Shko poshtë
Shiko profilin e anëtarit
 

Leonora Jakupi: S’me duhet mbeshtetja e nje mashkul

Shiko temën e mëparshme Shiko temën pasuese Mbrapsht në krye 
Faqja 1 e 1

Drejtat e ktij Forumit:Ju nuk mund ti përgjigjeni temave të këtij forumi
www.ylliehana.biz :: Ƹ̵̡Ӝ̵̨̄Ʒ.::Arti dhe Kultura::..Ƹ̵̡Ӝ̵̨̄Ʒ :: Kinemaja dhe Televizioni-
Kërce tek:  
Copyright © 2009-2011 Powered by Ylliehana Team
Ylliehana.bizFree forum | © phpBB | Forum mbështetës | Kontakto | Report an abuse | Have a free blog with Sosblogs
YlliehanaForum