www.ylliehana.biz
Pershendetje vizitor i nderuar.
Me sa duket, ju nuk jeni identifikuar akoma ne faqen tone, ndaj po ju paraqitet ky mesazh per tju kujtuar se ju mund te Identifikohu qe te merrni pjese ne diskutimet dhe temat e shumta te forumit tone.

-Ne qofte se ende nuk keni nje Llogari personale ne forumin ton, mund ta hapni nje te tille duke u Regjistruar
-Regjistrimi eshte falas dhe ju merr koh maksimumi 1 min...
Duke u Regjistruar ju do te perfitoni te drejta te lexoni edhe te shprehni mendimin tuaj.

Gjithsesi ju falenderojme shume, per kohen që fute ne dispozicion për të vizituar saitin tonë.





 
PortaliForumPytësoriRegjistrohuidentifikimi

Share | 
 

 Denohet me 4 vjet burg Liliana Kondakci

Shiko temën e mëparshme Shiko temën pasuese Shko poshtë 
AutoriMesazh
Medina
Mikë/e i/e Forum-it
Mikë/e i/e Forum-it


Numri i postimeve : 17104
Data regjis. : 12/11/2009
Age : 27
Location : Tek Parajsa Pa Drita

MesazhTitulli: Denohet me 4 vjet burg Liliana Kondakci   Thu Mar 03, 2011 11:23 pm


Liliana Kondakçi, këngëtare e njohur shqiptare, dënohet me 4.5 vjet burg për trafik droge. Vendimi erdhi pasi prokuroria në pretencën e saj kërkoi jo më pak se tetë vjet heqje lirie për 59-vjeçaren nga Shqipëria. Zbulimi i drogës që përfshiu këngëtaren e njohur të muzikës së lehtë shqiptare, u bë në operacionin e koduar të policisë italiane, “Shkodër”. Vendimin e ka dhënë të hënën gjykata në Catanzaro. Gjyqtari i çështjes, Assunta Maiore e ka deklaruar Kondakçiun fajtore vetëm për akuzën e bashkëpunimit në grup kriminal, të finalizuar në trafik lëndësh narkotike, duke pranuar kështu kërkesën e avokatit të saj, Giorgio Pisani. Në këtë mënyrë ranë katër akuza, mes të cilave edhe posedimi e përdorimi i armëve të zjarrit. Prokurori Vincenzo Luberto kërkoi tetë vjet heqje lirie, por gjyqtari e hodhi poshtë këtë kërkesë.

Këngëtarja Liliana Kondakçi është arrestuar nga policia e Selanikut në Greqi, në fillim të prillit të vitit të kaluar. Kondakçi u arrestua në një banesë, e cila ishte marrë me qira prej disa të afërmve të saj. Policia deklaroi se në ngarkim të 59-vjeçares kishte dalë një urdhër arresti i prerë pas vendimit të Gjykatës së Selanikut që e shpallte person në kërkim për qëllime ekstradimi.

Kondakçi u kap në vitin 2006 me 3 kg heroinë gjatë operacionit të quajtur “Shkodër” dhe më pas u ndalua po në 2008 në këtë shtet, në bazë të urdhrit të prokurorisë. Sipas dosjes hetimore të prokurorisë italiane theksohet se Kondakçi thirrej me pseudonimin “Mamaja”, ose “Këngëtarja”. Nga operacionet në Itali u kapën 500 kg heroinë dhe kokainë, pjesa më e madhe e së cilës vinte nga Shqipëria.
Mbrapsht në krye Shko poshtë
Shiko profilin e anëtarit
 

Denohet me 4 vjet burg Liliana Kondakci

Shiko temën e mëparshme Shiko temën pasuese Mbrapsht në krye 
Faqja 1 e 1

Drejtat e ktij Forumit:Ju nuk mund ti përgjigjeni temave të këtij forumi
www.ylliehana.biz :: Ƹ̵̡Ӝ̵̨̄Ʒ.::Arti dhe Kultura::..Ƹ̵̡Ӝ̵̨̄Ʒ :: Kinemaja dhe Televizioni-
Kërce tek:  
Copyright © 2009-2011 Powered by Ylliehana Team
Ylliehana.bizFree forum | © phpBB | Forum mbështetës | Kontakto | Report an abuse | Have a free blog with Sosblogs
YlliehanaForum