www.ylliehana.biz
Pershendetje vizitor i nderuar.
Me sa duket, ju nuk jeni identifikuar akoma ne faqen tone, ndaj po ju paraqitet ky mesazh per tju kujtuar se ju mund te Identifikohu qe te merrni pjese ne diskutimet dhe temat e shumta te forumit tone.

-Ne qofte se ende nuk keni nje Llogari personale ne forumin ton, mund ta hapni nje te tille duke u Regjistruar
-Regjistrimi eshte falas dhe ju merr koh maksimumi 1 min...
Duke u Regjistruar ju do te perfitoni te drejta te lexoni edhe te shprehni mendimin tuaj.

Gjithsesi ju falenderojme shume, per kohen që fute ne dispozicion për të vizituar saitin tonë.





 
PortaliForumPytësoriRegjistrohuidentifikimi

Share | 
 

 Pritja e embel e Xhemit

Shiko temën e mëparshme Shiko temën pasuese Shko poshtë 
AutoriMesazh
Medina
Mikë/e i/e Forum-it
Mikë/e i/e Forum-it


Numri i postimeve : 17104
Data regjis. : 12/11/2009
Age : 27
Location : Tek Parajsa Pa Drita

MesazhTitulli: Pritja e embel e Xhemit   Thu Mar 03, 2011 11:25 pm


Do te kishin dashur nje vajze. Me shume se vete Xhemi, ndryshe nga sa e kane tradite sidomos baballaret shqiptare, bashkeshorti i saj do te kishte dashur nje vajze. Pse jo me profilin e se emes, trupin, embelsine, mencurine e saj. Te pakten javet e para, pas lajmit se priste nje femije, Xhemi Shehu, duke ndjekur deshiren e te shoqit, enderronte qe nente muaj me pas te mbante ne dore nje vajze te vogel. Ne fillimet e asaj pritshmerie qe erdhi menjehere pas ceremonise se marteses, krejt pa dashje prezantuesja e njohur tashme, hidhte syte neper dyqane mbi fustankat ngjyre roze per bebet e vogla. Emocionet i ngaterroheshin me kureshtjen se cfare do te ndodhte me pas, si do te ishte krijesa e saj dhe nese do te ishte, sic donin, - nje vajze.

Por pritja nuk zgjati shume megjithate, dhe tani as njerit dhe as tjetrit nuk i vjen keq qe ne shtepine e tyre te re, pak muaj me vone do t’i urojne mireseardhjen nje djali. Ne ndryshim nga ditet e para, Xhemi eshte mesuar me idene dhe mezi pret castin e takimit me te. E ka deshiruar kete lajm dhe tani qe ne barkun e saj rritet ajo krijese e vockel nuk ben tjeter vecse perfiton nga cdo sekonde e dites per te shijuar cdo ndjesi qe i dhuron.

Martuar me Elvis Sulon, 3 shtatorin e shkuar, Xhemi Shehu ka preferuar te qendroje sa me larg te mundet nga vemendja e publikut. Edhe pse asnjehere nuk ia ka dale mbane, gjithnje ka bere te pamunduren per te ruajtur per vete sa me shume detaje nga jeta e saj personale. Ndryshe nga shume kolege te saj, apo vajza te ekranit ne pergjithesi, qe edhe kur nuk i kane, i shpikin te rejat, - sidomos nga jeta personale, - per te qene ne qender te titujve bombastike, Xhemi ka zgjedhur te kunderten. Duke terhequr pa dashje edhe me shume vemendjen. Keshtu ndodhi qe diten e pare te perhapjes se lajmit (ne forme thashethemi sigurisht), mbi historine e dashurise me Elvisin. Sa me shume qendronte larg gazetareve Xhemi, aq me shume kerkoheshin informacione mbi kete histori e sidomos nje foto e saj dhe djalit qe i kishte rrembyer zemren. Sot e gjithe diten, ajo dhe Elvisi shfaqen se bashku vetem ne fotografi te shkrepura gjysme fshehurazi apo neper aktivitete te ndryshme, ku me se shumti jane krejt pa mendje. Publikisht ajo nuk ka pranuar asnjehere te flase per te e aq me pak te pozojne tok me Elvisin per gazetat. Ne kete pike duket se cifti eshte ne nje mendje: Jeten private do ta ruajne per vete.

Vendimi ishte kategorik edhe per diten e dasmes. Ka qene nje feste e madhe familjare dhe e tille ka mbetur. Xhemi nuk heq dore: detajet e dites se shenuar ne jeten e saj e bashke me to fotografine (sidomos fotografite), do te mbeten brenda mureve te shtepise. Dhe sikur te ishte per te, edhe lajmi i mirepritur per beben qe pritet te vije do te mbetej vetem brenda familjeve, me prinderit e te dyve qe fluturojne nga gezimi, ciftit vete dhe miqve te ngushte. Por kesaj here Xhemi nuk e largonte dot kureshtjen qe e rrethoi. Kureshtje e shoqeruar, si gjithmone, me nje tymnaje te vertete fjalesh, nese ishte apo jo shtatzane. Sepse, edhe pse shfaqej cdo te diele ne ekran, ajo nuk reflektonte pothuaj asnje shenje. Vazhdonte te ishte po ajo Xhemi elegante me linja te perkryera, veshur me fustane te bukur qe vec sa i tregonin trupin e holle, pa tradhetuar asgje. Ne rastin e saj, nuk pati nevoje te ndryshonte garderobe e aq me pak fshihte barkun. Bebja rritej pa e munduar te emen ne kete pike, duke shtuar keshtu pikepyetjet dhe ate qe Xhemi nuk e do fare: Interesin e te gjitheve per te.

“Nuk eshte fare qellimi im te ruaj linjat, perkundrazi. Do te mirepres cdo lloj ndryshimi. Por ne fillim u dobesova dhe vetem tani po arrij peshen qe kam pasur me perpara. Tani te shohim se si do te shkoje me tej”, thote Xhemi ndersa ka zgjedhur dicka per te ngrene ne barin afer studiove te Top Channel. Eshte dite e marte, por autoret e rinj te programit te se dieles kane njoftuar mbledhjen e stafit. Ndryshimi i formatit per kete pjese qe ka mbetur nga sezoni televiziv ka shtuar oret e punes per prezantuesen e spektaklit, - te pakten tani per tani, meqe edhe autoret jane te rinj, - por kjo nuk e ka lekundur vendimin e saj per te ndenjur deri ne fund.

E veshur ne ate menyre, krejt sportive, me xhinse dhe bluze te pambukte, nje xhup te lehte mbi te, e trukuar fare pak dhe me floke te mbledhura, veshtire te te lere pershtypjen se eshte ne pritje te nje femije. Aq me pak qe bebja e saj ka hyre ne muajin e peste te jetes. Duhet nje sy i vemendshem ose qe Xhemi te tregoje vete bluzen per te dalluar nje rrumbullakosje te lehte barkut. Kjo, mbase per shkak te nje fiziku prej sportisteje dhe nje elegance te perhershme. Te vetmit qe e tradhetojne jane syte e jeshilte qe i shkelqejne e paksa droja me te cilen flet per te. Megjithate, me ndryshime fizike ose jo, bukuroshja nuk ka humbur asnje cast nga jeta e bebit qe rritet cdo dite. Ajo dhe Elvisi e kane deshiruar dhe ai erdhi shume shpejt, fare pak kohe pas ceremonise se marteses qe cifti mbajti ne Tirane. Thote se nuk ka asgje per te ndare me te tjeret nga dita e 3 shtatorit, kur lidhja e tyre u kurorezua me martese. Ka qene nje ceremoni e gezuar me familjare e miq, e cila u pasua nga muaji i mjaltit dhe pushimet e vitit ne te njejtin kohe. E kote te perseritet qe detajet e ceremonise i mendoi mikesha e saj, Amarda Toska nen siglen e agjencise se saj martesore, sepse kjo eshte thene e sterthene me kohe. Dhe meqe Xhemi dhe Elvisi jane nje cift qe u pelqen te udhetojne, pushimet e shenuara i bene larg, pertej oqeanit, pas kthimit nga te cilat, Xhemi nxitoi per ne studiot e Top Channel ku e priste Adi Krasta dhe “E diell”. Ne fillim pa e ditur se ne familjen e saj te re shume shpejt do te shtohej edhe nje pjesetar dhe se mbase duhet ta rimendonte edhe drejtimin cdo jave te spektaklit te gjate 8 ore.

“Por nuk kam menduar te terhiqem ne fakt, sepse nuk kam arsye ta bej. Meqe jam mire, pse jo. Besoj, nese gjithcka shkon mire, do ta mbyll kete sezon televiziv”. Nese do te jete e nevojshme edhe duke ndryshuar modelet e fustaneve. Sepse ne rastin e saj nuk flitet as per panik e as per merakun se mos humbet linjat. Keto te fundit sidomos nuk hyjne fare ne shqetesimet e Xhemit. E vetmja gje per te cilen interesohet keto kohe eshte marrja e sa me shume informacioneve, ne menyre qe kur djali te vije, te jete e pergatitur. Cka do te thote se tani vemendjen e ka te perqendruar tek takimet me mjekun, dhe sidomos me mikeshat e saj qe e kane kaluar me pare kete eksperience. Ka kuriozitet te dije cdo gje qe ka lidhje me femijet, apo muajt e fundit te shtatzanise. Nderkohe i ve veshin ne cdo sekonde edhe levizjes me te vogel brenda saj, ndryshimeve te trupit, lekures, qofte edhe humorit. E di tashme se i vogli i saj eshte aq i lidhur me te sa mundet edhe ta degjoje, ndaj pasi i mbyll punet e dites i perkushtohet teresisht atij. Deri kur ta mbaje ne krahe, dite qe sigurisht e pret me padurim, Xhemi ka plot gjera per t’i treguar me embelsi bebushit te saj. E imagjinon si do te jete dhe nderkohe qe pergatit shtepine per mberritjen e tij, po ideon garderoben. Ne te njejten kohe mbledh emra per te zgjedhur, pak para se ai te vije, njerin me te cilin do ta pagezoje.

I ben te gjitha keto pa e humbur vemendjen edhe nga puna, pavaresisht se kjo ne nje fare menyre ka kaluar ne plan te dyte. Ne fillimjave merr pjese ne mbledhjet ku flitet per spektaklin e se dieles, ndersa ne fundjave eshte teresisht e angazuar me te. Do te vazhdoje keshtu deri kur sezoni te perfundoje dhe ajo ti perkushtohet plotesisht bebit. Koha eshte e mbare dhe sipas nje llogaritje te shpejte, pas lindjes, Xhemi ka perpara tre muajt e pushimeve, gjate te cilave e kote te thuhet se do t’i perkushtohet vetem atij. Me pas, sipas planeve paraprake do te rikthehet ne Top Channel, per te vijuar punen pa ndryshime. Sigurisht nese gjykon se djali do te jete dakort me kete vendim te mamase se tij. Por per kete eshte ende shpejt per te folur me siguri. E vetmja gje qe mund te vihet re tani pa mundimin me te vogel eshte se tani prioritetet e Xhemit kane ndryshuar. Ne plan te pare eshte vetem Ai dhe emocionet qe ndjen kur e mendon veten nene. Kjo pritje e embel i ka dhuruar kenaqesine e nje lloji te vecante. Prandaj dhe e sheh me kenaqesi barkun qe sapo ka filluar te rritet dhe po pret me padurim qe te rrumbullakoset akoma me shume. Sepse atehere edhe takimi i enderruar me te do te jete akoma me afer.
Mbrapsht në krye Shko poshtë
Shiko profilin e anëtarit
 

Pritja e embel e Xhemit

Shiko temën e mëparshme Shiko temën pasuese Mbrapsht në krye 
Faqja 1 e 1

Drejtat e ktij Forumit:Ju nuk mund ti përgjigjeni temave të këtij forumi
www.ylliehana.biz :: Ƹ̵̡Ӝ̵̨̄Ʒ.::Arti dhe Kultura::..Ƹ̵̡Ӝ̵̨̄Ʒ :: Kinemaja dhe Televizioni-
Kërce tek:  
Copyright © 2009-2011 Powered by Ylliehana Team
Ylliehana.bizForumotion.com | © phpBB | Forum mbështetës | Kontakto | Report an abuse | Create a blog
YlliehanaForum