www.ylliehana.biz
Pershendetje vizitor i nderuar.
Me sa duket, ju nuk jeni identifikuar akoma ne faqen tone, ndaj po ju paraqitet ky mesazh per tju kujtuar se ju mund te Identifikohu qe te merrni pjese ne diskutimet dhe temat e shumta te forumit tone.

-Ne qofte se ende nuk keni nje Llogari personale ne forumin ton, mund ta hapni nje te tille duke u Regjistruar
-Regjistrimi eshte falas dhe ju merr koh maksimumi 1 min...
Duke u Regjistruar ju do te perfitoni te drejta te lexoni edhe te shprehni mendimin tuaj.

Gjithsesi ju falenderojme shume, per kohen që fute ne dispozicion për të vizituar saitin tonë.





 
PortaliForumPytësoriRegjistrohuidentifikimi

Share | 
 

 Emmy ishte tërhequr zvarrë me makinë

Shiko temën e mëparshme Shiko temën pasuese Shko poshtë 
AutoriMesazh
Medina
Mikë/e i/e Forum-it
Mikë/e i/e Forum-it


Numri i postimeve : 17104
Data regjis. : 12/11/2009
Age : 27
Location : Tek Parajsa Pa Drita

MesazhTitulli: Emmy ishte tërhequr zvarrë me makinë    Sat Mar 05, 2011 8:47 am


Pamjet që janë regjistruar natën e së shtunës duke gdhirë dita e diel nga kamerat e sigurisë së lokalit ku ndodhi ngjarja e goditjes me makinë të këngëtares Emmy kanë filmuar po thuajse gjithçka.

Këto imazhet përputhen edhe me deklarimet që ka dhënë në polici një prej rojeve të parkingut, i cili ka parë gjithçka që ka ndodhur në orët e para të mëngjesit të së dielës, më 27 shkurt.

Burime nga grupi hetimor i policisë kanë thënë se ngjarja është e regjistruar, që nga momenti kur Aziz Kelmendi ka dalë nga “Venue”, bashkë me të dashurën e tij të re, 24-vjeçaren Persida I.

Kamerat kanë fiksuar momentin kur ai ka hipur në makinë dhe brenda pak sekondash pas tij ka dalë edhe Emmy. Ajo është afruar tek makina e tij dhe nga imazhet duket se ka tentuar të flasë me drejtuesin e mjetit. Rrezja e pamjeve që ka fokusuar kamera, nuk ka shkuar deri tek vendi ku ka ndodhur përplasja, por 100 metra janë regjistruar manovrimet me makinë dhe trupi i këngëtares që ishte i varur tek dera e shoferit.

Në bazë të pamjeve filmike, dëshmisë së rojës së parkingut, gjurmëve që kanë lënë gomat e makinës tip “Tuareg” në asfalt, frenimi dhe vendi ku është gjetur e plagosur rëndë Emmy, grupi hetimor ka rindërtuar skenën e vrasjes së Emmy-t.

Nga lokali “Venue”, ku të shtunën në mbrëmje këndonte këngëtarja Dafina Zeqiri, fillimisht ka dalë biznesmeni Aziz Kelmendi, i shoqëruar nga e dashura e tij, Persida I. Ata kanë hipur menjëherë në makinën tip “Tuareg”, me targë 612 KS 188, në pronësi të 47- vjeçarit Kelmendi.

Disa sekonda pas tyre, nga lokali ka dalë edhe këngëtarja Elsina Hidersha, e cila është drejtuar menjëherë tek makina e biznesmenit, duke tentuar të hapë derën, në anën e majtë të makinës, krahu i shoferit.

Në këtë moment, Kelmendi ka mbyllur siguresat e të gjitha dyerve të makinës, në mënyrë që ajo të mos hipte. Pasi ka mbyllur dyert, ka hapur vetëm disa centimetra xhamin e derës së drejtuesit të mjetit. Në këtë moment, Emmy është kapur tek xhami i makinës me të dyja duart. Kelmendi ka mbyllur xhamin e derës duke i zënë gishtat dhe në këtë mënyrë Emmy nuk ka lëvizur dot.

Më pas, i ka dhënë gaz makinës dhe ka lëvizur me shpejtësi nga “Venue”, në drejtim të kryqëzimit të “Varrit të Bamit”. Roja i parkingut ka deklaruar se përreth 100 metra këngëtarja është tërhequr zvarrë me makinë.

Sipas tij, drejtuesi i mjetit ka ecur me shpejtësi dhe gjatë rrugës ka manovruar disa herë, në mënyrë që këngëtarja të shkëputej nga makina. Ajo ka rënë vetëm në momentin e frenimit dhe pasi trupi është shkëputur nga makina, goma e pasme e mjetit i ka kaluar sipër këmbës.

Ky fakt vërtetohet edhe nga raporti mjeko-ligjor. Pas këtij momenti, Kelmendi është larguar nga vendi i ngjarjes dhe mësohet se ka dërguar të dashurën e tij në hotel, për t’u rikthyer sërish aty, ku sipas tij ndodhi aksidenti dhe ka lajmëruar policinë.
Mbrapsht në krye Shko poshtë
Shiko profilin e anëtarit
 

Emmy ishte tërhequr zvarrë me makinë

Shiko temën e mëparshme Shiko temën pasuese Mbrapsht në krye 
Faqja 1 e 1

Drejtat e ktij Forumit:Ju nuk mund ti përgjigjeni temave të këtij forumi
www.ylliehana.biz :: Ƹ̵̡Ӝ̵̨̄Ʒ.::Arti dhe Kultura::..Ƹ̵̡Ӝ̵̨̄Ʒ :: Kinemaja dhe Televizioni-
Kërce tek:  
Copyright © 2009-2011 Powered by Ylliehana Team
Ylliehana.bizFree forum | © phpBB | Forum mbështetës | Kontakto | Report an abuse | Have a free blog with Sosblogs
YlliehanaForum