www.ylliehana.biz
Pershendetje vizitor i nderuar.
Me sa duket, ju nuk jeni identifikuar akoma ne faqen tone, ndaj po ju paraqitet ky mesazh per tju kujtuar se ju mund te Identifikohu qe te merrni pjese ne diskutimet dhe temat e shumta te forumit tone.

-Ne qofte se ende nuk keni nje Llogari personale ne forumin ton, mund ta hapni nje te tille duke u Regjistruar
-Regjistrimi eshte falas dhe ju merr koh maksimumi 1 min...
Duke u Regjistruar ju do te perfitoni te drejta te lexoni edhe te shprehni mendimin tuaj.

Gjithsesi ju falenderojme shume, per kohen që fute ne dispozicion për të vizituar saitin tonë.





 
PortaliForumPytësoriRegjistrohuidentifikimi

Share | 
 

 Albani & Miriami: Synojme tregun europian

Shiko temën e mëparshme Shiko temën pasuese Shko poshtë 
AutoriMesazh
lola
Përgjegjës i Forumit
 Përgjegjës   i Forumit


Numri i postimeve : 29035
Data regjis. : 05/11/2009
Age : 26
Location : ɐuɐɥǝıןןʎ ɐןןɐɥɐɯ ǝʇ :)

MesazhTitulli: Albani & Miriami: Synojme tregun europian   Tue Mar 08, 2011 8:52 pm


Çifti ka prezantuar në Prishtinë videoklipin e duetit “Ende ka shpresë”, realizuar nga një producent i njohur për bashkëpunimet me këngëtaret si Christina Aguilera e Kylie Minogue. Të zhgënjyer paksa që nuk arritën dot “Eurovizionin”, Miriam Cani dhe Alban Skënderaj synojnë tregun europian të këngës.
Në vajtje-ardhjet mes Gjermanisë dhe Tiranës, Alban Skënderaj, dhe Mirjam Cami, kujdesen për imazhin artistik të tyre në të dyja hapësirat. Dueti “Ende ka shpresë”, vlerësuar me çmimin e dytë në Festivalin e RTSH-së, ishte prezantimi i radhës me publikun shqiptar. Notave u kanë dhënë tashmë edhe një imazh përmes një videoklipi të realizuar në Gjermani, i prezantuar së fundmi në Prishtinë. Synimi i tyre është tregu europian e për këtë po punojnë fort të dy. Ndërkohë që Miriami vazhdon projektet e prezantimit në Gjermani, Albani përgatitet për albumin e tretë, që me shumë gjasa do të promovohet këtë verë.
“Ende ka shpresë”, dueti me Miriamin tashmë ka një videoklip, të cilin e keni promovuar fillimisht në Prishtinë më datën 25 shkurt. Pse zgjodhët kryeqytetin kosovar këtë radhë?
Albani: Publiku në Kosovë është shumë i rëndësishëm për ne. Gjithmonë na ka pritur shumë mirë dhe na ka mbështetur në çdo këngë apo projekt që kemi realizuar. Siç bëmë edhe me duetin e parë “Let me die with you”, vendosëm edhe kësaj radhe të bëjmë një promovim mediatik në Prishtinë, pasi edhe herën e shkuar ia kemi kaluar shumë mirë. Shqipërinë dhe Kosovën e konsiderojmë si një, po ashtu dhe Tiranën me Prishtinën, si në profesion dhe në jetën tonë private.
Videoklipi është realizuar në Gjermani. Si u konkretizua ideja deri në këtë pikë. Na tregoni pak më shumë për realizimin?
Miriami: Kësaj radhe punuam për herë të parë me një staf televiziv gjerman dhe me një regjisor që ka realizuar disa reklama dhe klipe për televizionet gjermane. Ideja e klipit ishte totalisht i këtij stafi dhe kësaj radhe shijuam të bënim vetëm këngëtarët, ashtu siç duhet të jetë gjithmonë! Ishte një bashkëpunim i mrekullueshëm dhe profesional në çdo detaj. Xhiruam dy ditë në Mynih, një në “Greenbox”. Më pas regjisori punoi afërsisht tri javë me post-produksionin e klipit. Kësaj radhe u përqendruam te kualiteti fotografik dhe interpretimi, me dëshirën për të bërë diçka ndryshe. Është një klip i realizuar edhe për versionin anglisht të këngës, për të qenë të pranishëm në tregun gjerman. Si rrjedhojë, ky videoklip është punuar me standardet që kërkohen në tregun europian.
Cila do të jetë rruga e mëtejshme e kësaj kënge, i referohem këtu tregut muzikor europian?
Këtë po përpiqemi ta realizojmë sa më shpejt. Që në fillim është punuar me standardet e duhura për atë treg. Produksioni është bërë në Suedi, në një studio legjendare me një producent i cili vitin e kaluar kompozoi këngën “Release me” nga Agnes, e cila u pozicionua në vend të parë në hitet dance amerikane dhe angleze. Ai është i njohur për bashkëpunimet me këngëtaret si Christina Aguilera, Kylie Minogue etj. Versioni origjinal i këngës është realizuar në anglisht dhe pastaj e përshtatëm në shqip për pjesëmarrjen në Festivalin e RTSH-së. Të depërtosh në vendet europiane nuk është një proces ditësh, por duhet të punosh me muaj të tërë. Është një projekt në të cilin besojmë shumë dhe kemi punuar me gjithë shpirt. Ndaj…”ende ka shpresë”(Qesh)
“Ende ka shpresë” është fituese e çmimit të dytë në Festivalin e Këngës në RTSH. Në fakt, u bë një tymnajë e madhe lidhur me këtë duet. Jeni të zhgënjyer? Si e gjykoni tani kur gjërat shihen më ftohtë?
Miriami: E kemi harruar pothuajse. Jemi shumë të angazhuar për të menduar gjërat e kaluara. Normalisht që u zhgënjyem pak, pasi “Eurovizioni” do bëhet në shtëpinë tonë, do performohet në një skenë ku kam kënduar disa herë me grupin që kam pasur. Dëshira do kishte qenë të ishim prezentë në emisionet gjermane, të cilët i njohim dhe kemi punuar prej vitesh për të prezantuar edhe vendin tonë dhe për t’i folur një kombi për shtetin shqiptar. Por këtë do e bëjmë tashmë në mënyrën tonë me këtë këngë, që në anglisht titullohet “Somebody hurts”.
Ishte “Eurovizioni” motivi i madh i pjesëmarrjes suaj?
Fakti që “Eurovizioni” do mbahet në Gjermani ishte e vetmja arsye.
Duket se të dy keni provuar disa përvoja jo shumë të këndshme profesionalisht në Shqipëri. Ju kanë bërë të dyshoni për angazhimet e mëtejshme apo të tjera prezantime këtu?
Për zhvillimin artistik në Shqipëri jemi shumë të lumtur, por mendojmë që të punojmë me shpirt artistikisht me prurjet tona dhe do jemi sa më të pavarur në realizimin dhe zhvillimin e tyre. Kështu nuk jemi zhgënjyer kurrë. Fakti që publiku na kërkon dhe na vlerëson është një shenjë shumë pozitive dhe e rëndësishme për ne. Në Shqipëri është ende vështirë të kesh besim tek e drejta dhe tek e vërteta. Më mirë është të jesh sa më i pavarur në karrierën tënde dhe të kesh një kontakt direkt me publikun.
Cila është rruga juaj e kontaktit me publikun? Sa të rëndësishme janë festivalet në këtë pikë?
Kontakti me publikun është gjëja më e rëndësishme. Është i vetmi që kurrë nuk mund të manipulohet. Nëse ke konfirmimin dhe suportin e publikut, ke gjithçka. Ata janë që të mbajnë gjallë dhe të ndjekin në gjithçka që ti bën. Janë shtytja më e madhe për të ecur përpara dhe për t’u përmirësuar. Gjërat e tjera vijnë e shkojnë.
Ndërkohë besoj se secili prej jush ka projekte artistike të mëvetësishme…
Jemi të angazhuar me projekte dhe realizime të ndryshme.
Në verë do dalë albumi i tretë i Albanit, për të cilin ka dy vjet që po punon. Unë ndërkohë vazhdoj me angazhimet e mia me prezantimin në Gjermani.
Po planet tuaja personale?
Planet personale janë planet e çdo çifti normal që është çdo ditë në zhvillim. Ne mundohemi ta lidhim gjithmonë punën me argëtimin dhe investimin për të ardhmen. Viti 2011 do jetë i rëndësishëm për profesionin tonë, por dhe për disa gjëra personale që i kemi lënë pak mënjanë për shkak të kohës dhe duam që këtë vit t’i realizojmë patjetër.

_________________________________________________________________________



Mbrapsht në krye Shko poshtë
Shiko profilin e anëtarit http://www.ylliehana.biz
 

Albani & Miriami: Synojme tregun europian

Shiko temën e mëparshme Shiko temën pasuese Mbrapsht në krye 
Faqja 1 e 1

Drejtat e ktij Forumit:Ju nuk mund ti përgjigjeni temave të këtij forumi
www.ylliehana.biz :: Ƹ̵̡Ӝ̵̨̄Ʒ.::Arti dhe Kultura::..Ƹ̵̡Ӝ̵̨̄Ʒ :: Kinemaja dhe Televizioni-
Kërce tek:  
Copyright © 2009-2011 Powered by Ylliehana Team
Ylliehana.bizForumotion.com | © phpBB | Forum mbështetës | Kontakto | Report an abuse | Create a free blog
YlliehanaForum