www.ylliehana.biz
Pershendetje vizitor i nderuar.
Me sa duket, ju nuk jeni identifikuar akoma ne faqen tone, ndaj po ju paraqitet ky mesazh per tju kujtuar se ju mund te Identifikohu qe te merrni pjese ne diskutimet dhe temat e shumta te forumit tone.

-Ne qofte se ende nuk keni nje Llogari personale ne forumin ton, mund ta hapni nje te tille duke u Regjistruar
-Regjistrimi eshte falas dhe ju merr koh maksimumi 1 min...
Duke u Regjistruar ju do te perfitoni te drejta te lexoni edhe te shprehni mendimin tuaj.

Gjithsesi ju falenderojme shume, per kohen që fute ne dispozicion për të vizituar saitin tonë.





 
PortaliForumPytësoriRegjistrohuidentifikimi

Share | 
 

 Mihrijes i është vjedhur kënga “Turbulenca”

Shiko temën e mëparshme Shiko temën pasuese Shko poshtë 
AutoriMesazh
Medina
Mikë/e i/e Forum-it
Mikë/e i/e Forum-it


Numri i postimeve : 17104
Data regjis. : 12/11/2009
Age : 27
Location : Tek Parajsa Pa Drita

MesazhTitulli: Mihrijes i është vjedhur kënga “Turbulenca”    Thu Mar 17, 2011 8:16 pm



Trendi i këngëtarëve ballkanikë të cilët huazojnë këngë nga këngëtarët shqiptarë nuk ka të ndalur. Këngëtarët fqinjë, e në veçanti ata serbë, pa fije turpi dhe pa e pyetur askënd, marrin pothuajse komplet këngët e këngëtarëve dhe kompozitorëve shqiptarë.

Së fundmi është zbuluar se këngën “Turbulenca” të këngëtares Mihrije Braha, e ka huazuar një këngëtare e njohur serbe e cila e ka përshtatur versionin e gjuhës së saj, me titull “Neka gore dlanovi”.

Për të dëshmuar se krijimi i Armend Rexhepagiqit dhe Aida Barakut e kënduar nga Mihrije Braha daton më herët, është fakti se këngëtarja dy vjet më parë me këtë këngë është prezantuar në festivalin muzikor në “Top Fest6” , të cilës këngë më vonë ia pati realizuar edhe videoklipin, ndërkohë këngëtarja serbe këtë këngë e ka lansuar para një viti- shkruan e përditshmja Zëri.

Mihrije Braha thotë se për këtë huazim është informuar tri ditë më parë nga një fans i saj në “Facebook”, i cili ia kishte dërguar edhe dy versionet e këngës.

“Mua më ka njoftuar një fans i imi, Blerand Rexhepi, në “Facebook”, ku edhe më ka dërguar të dy versionet e këngës. Pasi i dëgjova këngët, arrita të kuptoj se 90 për qind e këngës është identike me këngën time, madje edhe videoklipi i saj ishte influencë nga videoklipi im që ia kam realizuar të njëjtës këngë”, ka thënë Mihrija, e cila pohon se huazimi i kësaj kënge nga një këngëtare serbe i ka krijuar asaj një ndjenjë të përzier.

“Të them të drejtën më ka krijuar emocione të përziera. Në njërën anë, përderisa e ka marrë këtë këngë ajo këngëtare dhe e ka përshtatur në versionin e saj, kjo do të thotë se i ka pëlqyer, bile përveç këngës edhe videoklipi ishte pothuajse kopje totale, e në anën tjetër më duket se nuk është e hijshme që të huazosh këngë dhe të bësh popullaritet me një këngë që e ka krijuar dikush tjetër”, ka thënë Braha.

Ndërsa sa i përket padisë këngëtarja ka thënë se ende nuk ka vendosur asgjë, sepse i duhet të konsultohet me autorët e këngës Armendin dhe Aidën




Mbrapsht në krye Shko poshtë
Shiko profilin e anëtarit
 

Mihrijes i është vjedhur kënga “Turbulenca”

Shiko temën e mëparshme Shiko temën pasuese Mbrapsht në krye 
Faqja 1 e 1

Drejtat e ktij Forumit:Ju nuk mund ti përgjigjeni temave të këtij forumi
www.ylliehana.biz :: Ƹ̵̡Ӝ̵̨̄Ʒ.::Arti dhe Kultura::..Ƹ̵̡Ӝ̵̨̄Ʒ :: Kinemaja dhe Televizioni-
Kërce tek:  
Copyright © 2009-2011 Powered by Ylliehana Team
Ylliehana.bizFree forum | © phpBB | Forum mbështetës | Kontakto | Report an abuse | Create a blog
YlliehanaForum