www.ylliehana.biz
Pershendetje vizitor i nderuar.
Me sa duket, ju nuk jeni identifikuar akoma ne faqen tone, ndaj po ju paraqitet ky mesazh per tju kujtuar se ju mund te Identifikohu qe te merrni pjese ne diskutimet dhe temat e shumta te forumit tone.

-Ne qofte se ende nuk keni nje Llogari personale ne forumin ton, mund ta hapni nje te tille duke u Regjistruar
-Regjistrimi eshte falas dhe ju merr koh maksimumi 1 min...
Duke u Regjistruar ju do te perfitoni te drejta te lexoni edhe te shprehni mendimin tuaj.

Gjithsesi ju falenderojme shume, per kohen që fute ne dispozicion për të vizituar saitin tonë.





 
PortaliForumPytësoriRegjistrohuidentifikimi

Share | 
 

 Noizy: Ne dashuri s’marr kurre vendime

Shiko temën e mëparshme Shiko temën pasuese Shko poshtë 
AutoriMesazh
Medina
Mikë/e i/e Forum-it
Mikë/e i/e Forum-it


Numri i postimeve : 17104
Data regjis. : 12/11/2009
Age : 27
Location : Tek Parajsa Pa Drita

MesazhTitulli: Noizy: Ne dashuri s’marr kurre vendime   Tue Mar 22, 2011 9:59 pm



Me veshjen tipike prej rapper-i, tatuazhet e shumta në trup, tekstet e këngëve provokuese dhe lajmet e diskutueshme që mbërrijnë nëpër gazeta, në dukje ngjan agresiv, por kur e njeh nga afër ai është mjaft “cool”. Rapper-i i shfrenuar, Noizy është bërë një mysafir i qëndrueshëm në ngjarjet muzikore dhe playlistat e çdo programi muzikor. Por a janë fama dhe fati, ëndrrat e tij që u bënë realitet?

Nga Neritana Kraja

Si të gjithë rapper-it e tjerë ai ka zgjedhur një emër arti, Noizy, ndërsa për familjarët dhe të afërmit e tij është thjesht Rigel. Në moshë shumë të re ka njohur suksesin. Vetëm në pak vite rapper-i 24 vjeçar u shndërruar nga kampioni i “streetlight” (ndeshje e boksit të rrugës) në kampionin e muzikës rap. Historia e tij nis lagjeve të Londrës ku jetoi me familjen e tij, për tu kthyer në Shqipëri e për tu shndërruar në historinë e një rapper-i të pëlqyer nga adoleshentët. Kjo është historia e ndryshimit, që vetw Noizy rrëfen. Tregon gjithçka me sinqeritet, siç bën me tekstet e këngëve të tij. Po a janë tekstet e tij jeta e tij? Sigurisht që jo, sepse në të kundërt “jeta ime do të ishte si një foto me ngjyra shumë më të errëta” thotë ai. Megjithatë ka qenë dhe është një jetë mes sfidash, ku tani bën pjesë edhe përpjekja për të mbrojtur imazhin nga gossipi i botës vip. Siç ishte lajmi për lidhjen me Enxhi Kamenicën e BB3, të cilën Noizy e përgënjeshtron. “Nuk jam i dashuruar”, thotë ai dhe nëse do të bija në dashuri “do të doja të mos merrja vendime kur nuk jam gati, pra të mos përsërisja gabimet e së shkuarës”.

Noizy pse ke zgjedhur të këndosh rap?
Nuk e zgjodha, thjesht gjeta veten në rap music.

Rap-i për ty, është gjini muzikore apo stil jetese?
Mendoj se është kulturë.

Muzika rap përmban në vetvete një lloj agresiviteti dhe revolte. Ndaj kujt drejtohet revolta jote?
Për momentin s’kam asnjë në shenjestër edhe pse “mixtape”i ri që do të dalë së shpejti do të jetë i gatuar me shumë spec djegës në studio.

Çfarë gjen ti tek muzika rap?
Dhe pse rap music ka lindur nga dhuna në rrugë, nuk do të thotë që duhet të vazhdojë ashtu, sepse rap-i siç dihet është muzikë dhe muzika nëqoftëse nuk është e bukur, nuk dëgjohet….Kështu që unë mundohem të gjej dhe të jap më të mirat në rap music.

Tekstet e këngëve ti i bën vete. Kjo të jep përparësi?
Të gjitha vetë, sepse asnjë person nuk mund të shprehë ndjenjat e mia në ato momente siç mund të shprehem unë dhe normalisht nuk mund t’ia marr dikujt tjetër tekstet për t’i kënduar unë, sepse sado i mirë, ose i keq mund të jem, unë ashtu dua të shprehem… Dhe kjo gjë, pra të shkruarit vetë të teksteve normal që të jep përparësi dhe shumë biles.

Këngët e tua janë jeta jote?
…Po të ishin këngët e mia jeta ime, atëherë do ishte si një foto me ngjyra shumë më të errëta, se kjo fotoja që ju kam dhënë …(qesh)

Kur u ktheve nga Anglia në Tiranë e mendove se do bëheshe kaq i famshëm?
Jo, jo kaq shumë, jo në këtë farë mënyre, por erdhi falë gjithçkaje pozitive që ka ndodhur rreth meje, plus dhe stërlodhjes të gjithë grupit për këngët që kemi bërë rradhazi, njëra pas tjetrës.

Rap-in e fillove këtu apo që në Angli?
Nuk nisi direkt rap, unë në fillim ia kam nisur me poezi, shkruaja shumë për Kosovën që ishte në luftë dhe për situatën në Shqipëri të ‘97-ës. Edhe në shkollë e kam mësuar që këngët në të vërtetë janë si poezitë, por me melodi, ose thjesht recitim me stil të bukur.

Në Angli je marrë me boks, “streetlight” dhe ke dalë fitues. Tani i këndon ritmeve të rrugës. Kaq e vështirë është jeta për një adoleshent në Angli apo Tiranë?
Për një të ri shqiptar, varet se çfarë tipi është, nuk janë të gjithë si unë dhe nuk kanë kërkuar të gjitha ato gjëra që kam kërkuar unë. Unë kërkoja mos të ofendoheshim, asgjë tjetër veç kësaj, sepse unë s’jam racist, ndërsa shqiptarët në moshën time ishin mësuar duke i ofenduar si “fu*king albanians refugies”, sepse i kthenin mbrapsht. Unë s’i kam pasur kurrë dokumentat e qëndrimit në Londër dhe i kam bërë me një milion probleme.

Çfarë i ke sjellë rap-it shqiptar?
I kam sjell revolucion, kemi dhe ne gojë që t’i themi botës që edhe këtu në Shqipëri kemi rap, sado i vogël të jetë, prap diçka ekziston. Por kësaj pyetje dua që t’i përgjigjem më saktë pas disa vitesh…tani nuk është koha!

Je i ri dhe ke një vajzë 3 vjeçe. Mendon se kur të rritet ajo do ta pëlqejë muzikën që bën sot babi i saj?
Nuk e di, muzika ime ka ndikuar shumë tek të rinjtë. Madje edhe vajza ime që kur ishte foshnjë nuk më therret në emër, por “Money” nga kënga “Mr. yesterday”!(qesh)

Si reagojnë prindërit e tu kur dëgjojnë tekste kaq protestues?
S’e di, kurrë s’i kam pyetur, por mami me babin më thonë përherë që të bëj kujdes me tekstet, sepse ndikojnë tek të rinjtë. “Mos shaj, por jep mesazhe pozitive!” më thonë. Mami më thotë: “Veç fu*king, fu*king! Ç’është kjo këngë?! S’bën fare!” Hahaha!

Përse e ke bërë të njohur jetën private, për publicitet, apo për të qenë i sinqertë me fansat tu?
Jo, në fakt vajzës sime, Leandrës i kam bërë një këngë që ka titullin “little lady” dhe një gazetar më shtroi pyetjen për të. Unë në fakt u habita, por u përgjigja shumë saktë duke i thënë se kam një vajzë shumë të bukur, quhet Leandra (ishte një vjeç atëherë). Nuk mund të përdoret fëmija për publicitet, sepse nuk është asgjë për t’u mburrur, as për t’u marrë shembull nga dikush, sepse ajo jeton vetëm me mamin e saj, pa mua për shkak se unë dhe mami i saj jemi ndarë….Por tani kemi kontakte dhe shumë biles. E kam takuar shumë herë Leandrën, jashtë shtetit dhe në Shqipëri, sepse ndodhet këtu për momentin.

Fama të ka ndihmuar për femrat?
Si për femrat? E kuptoj se ku do të dalësh, por po më vjen sikur femrat janë në shitje dhe unë tani po dal të blej, sepse ato femra që më duan për Noizy nuk më hyjnë në sy!… Por fama normal që më çon në një nivel tjetër, por kjo s’do të thotë që kur s’kisha famë s’kam qenë i lidhur me femra.. Edhe unë si çdo i ri tjetër…

Ke një lidhje dashurie?
Për momentin jo.

U fol se bashkëjeton fshehurazi me Enxhin dhe se do martoheni. U publikuan edhe foto…
E di, por nuk është aspak e vërtetë. Gjithsesi jam argëtuar duke lexuar artikullin. Sa për fotot, ato nuk tregojnë asgjë. Ne jemi miq dhe jemi fotografuar bashkë.

Cilat janë gabimet që nuk do të doje ti përsërisje më në dashuri?
Vendimet për të cilat s’jam gati.

Mendon se janë këngët apo trupi yt çfarë femrat pëlqejnë?
Po si shumë të rinj, unë kam qëlluar çun me fizik të mirë dhe femrat normal flasin për trupin dhe këngët, por edhe për një femër vip, me trup të mire, meshkujt flasin për të, ose për këngët e saj…Domethënë unë kam ofruar çfarë kam, muzikë dhe imazh.

Sa tatuazhe ke në trup dhe kur e ke bërë tatuazhin e parë?
Kam gjashtë tatu, tatuazhi i parë ka qenë portret i fëtyrës së mamit të Leandrës, domethënë është ish e dashura ime. Pse e kam bërë? S’do shkencë për tu përgjigjur. Hehe!

Në dashuri je po kaq dominant sa në këngë?
Sipas horoskopit kinez, kur po e lexoja shenjën time, pashë se isha “tigri” dhe aty shkruante që personi që bie në dashuri me këtë shenjë duhet të ketë shumë kujdes, pasi tigrat janë shumë dominues në biznes dhe në dashuri. Ç’të them tjetër i mjeri unë!

Ti e di se tashmë të shoqëron fama e një “gangsteri” në kuptimine mirë të fjalës. Ndërsa unë njoha një djalë kaq “cool”…
“S’mundesh ta gjykosh librin nga kapaku” i themi ne “kinezët”. Në fakt shumë njerëz ndryshojnë mendim pasi më njohin sado pak.

Si ka ndryshuar jeta jote pas suksesit?
Jam njeri me këmbë mbi tokë, nuk jam i hallakatur duke harxhuar kohën nëpër gjëra pa vlerë, por i jam futur punës me shumë pasion, punë e cila më bën të derdh shumë djersë, ide dhe vëmendje. Kjo ka qenë ëndrra ime. O sot, o kurrë! Kur kam moshën dhe forcën më të madhe që mund të ketë njeriu ndonjëherë, nuk kam pse mos ta shfrytëzoj në maksimum. Domethënë e shoh këtë sukses sikurse suksesin tek boksi. Suksesi më ka disiplinuar sërisht, sikurse më kishte disiplinuar boksi dikur.

Çfarë të mërzit më shumë?
Kur më vonohet ushqimi. Që të heq mërzinë ujis lulet. (Hahaha)

Sa albume ke bërë gjithsej?
Kam bërë një album që ka titullin “Pak më ndryshe” dhe një mixtape me titull “Most wanted”.

Si do e përshkruaje veten si karakter?
Karakteri im s’ka pikë e as pikëpyetje, kështuqë mua s’më takon të flas.

Ke menduar ndonjëherë që tekstet e këngëve ti përmbledhësh në një libër me poezi?
Në “master plan” kam shumë gjëra t’i sjell fansave dhe Shqipërisë, jo vetëm muzikë ju premtoj… Por është shumë herët tani.

Kështu duhet të vishet një rapper gjithmonë?
Jo, ky është stili im. Pantallonat e mia nuk janë shumë të gjëra, janë pak më të gjera se xhinsat normale që veshin njerëzit e tjerë. Ndërsa ato që veshin bluza me sharje të shkruara, përbëjnë ofendim për atë që e vesh, sepse ti e shan dikë me bluzën tënde dhe e vesh me emrin e tij, …. Kjo do të thotë se je duke vdekur për pak vëmendje.

Një këngë rap a mund të quhet e tillë nëse aty nuk shahet me fjalë të rënda?
Rap-i ku shahet me fjalë të rënda nuk është muzikë e bukur, por është thjesht në trurin tënd një sferë shumë e vogël, që s’di të bëj asgjë tjetër, përveçse të shajë! Por edhe kënga pa ta shara, mund të quhet rap, edhe pse s’ka të shara. …Dëgjo, në rast se shan me lezet, siç i themi ne, hahet, e kupton? Kanë lezet pak sharje, por jo në atë farë mënyrë që s’mund t’i dëgjojë as nëna, as baba, as motra, as komshiu, asnjë lloj specie në tokë. Në rast se i dëgjon të gjitha këngët që m’i kanë bërë kundra meje në youtube mund ta kuptosh se ku e kam fjalën, rapper-a pa botë!

Cili është projekti muzikor më i afërt?
“Mixtape” që pata premtuar se do dilte para verës, nuk e nxora dot, sepse më ndodhi një problem me producentin dhe kështu që tani me shumë nxitim do e përfundoj çfarë kisha në plan para vere. Do iki të jetoj jashtë shtetit për të regjistruar albumin e dytë, dhe me plane shumë gjigande dua të provoj shansin që më është dhënë në disa oferta tepër të forta nga producentë shumë të mëdhej të rap-it që njihen në gjithë botën.

Si është një ditë e zakonshme?
Për momentin vetëm muzikë. Ja kam dhënë kënaqësinë muzikës të më shijojë. Hahaha! 24 orë nonstop muzikë në sistem. Edhe në ëndrra më del çelësi i muzikës.
Mbrapsht në krye Shko poshtë
Shiko profilin e anëtarit
 

Noizy: Ne dashuri s’marr kurre vendime

Shiko temën e mëparshme Shiko temën pasuese Mbrapsht në krye 
Faqja 1 e 1

Drejtat e ktij Forumit:Ju nuk mund ti përgjigjeni temave të këtij forumi
www.ylliehana.biz :: Ƹ̵̡Ӝ̵̨̄Ʒ.::Arti dhe Kultura::..Ƹ̵̡Ӝ̵̨̄Ʒ :: Kinemaja dhe Televizioni-
Kërce tek:  
Copyright © 2009-2011 Powered by Ylliehana Team
Ylliehana.bizCreate a forum on Forumotion | © phpBB | Forum mbështetës | Kontakto | Report an abuse | Sosblogs
YlliehanaForum