www.ylliehana.biz
Pershendetje vizitor i nderuar.
Me sa duket, ju nuk jeni identifikuar akoma ne faqen tone, ndaj po ju paraqitet ky mesazh per tju kujtuar se ju mund te Identifikohu qe te merrni pjese ne diskutimet dhe temat e shumta te forumit tone.

-Ne qofte se ende nuk keni nje Llogari personale ne forumin ton, mund ta hapni nje te tille duke u Regjistruar
-Regjistrimi eshte falas dhe ju merr koh maksimumi 1 min...
Duke u Regjistruar ju do te perfitoni te drejta te lexoni edhe te shprehni mendimin tuaj.

Gjithsesi ju falenderojme shume, per kohen që fute ne dispozicion për të vizituar saitin tonë.





 
PortaliForumPytësoriRegjistrohuidentifikimi

Share | 
 

 Ledri mohon lidhjen me Gresa Pallaskën

Shiko temën e mëparshme Shiko temën pasuese Shko poshtë 
AutoriMesazh
Medina
Mikë/e i/e Forum-it
Mikë/e i/e Forum-it


Numri i postimeve : 17104
Data regjis. : 12/11/2009
Age : 27
Location : Tek Parajsa Pa Drita

MesazhTitulli: Ledri mohon lidhjen me Gresa Pallaskën    Thu Mar 31, 2011 3:15 am



Sa ekstravagant me stilin e tij unik prej reperi modern, aq dhe modest, mund të konsiderohet krijuesi i hiteve të diskotekave kosovare…Dallohet për stilin e veçantë të veshjes, ndërsa sharmi i tij bën që vajzat rrugëve të qytetit ta shikojnë lehtë dhe të pëshpërisin emrin e tij.

Ledri Vula është pa dyshim një prej reperëve më të pëlqyer nga të rinjtë kosovarë, ndërsa krahas repit ai po ashtu ka një ëndërr si të gjithë të tjerët – një ditë të bëhet regjisor i njohur. Dhe përderisa është në rrugë të mirë ta bëjë këtë, ai tashmë ka lënë gjurmë në repin kosovar si anëtar i grupit Skillz me albumet “Skillz” dhe “Rap, Sex & Money”. Ka bashkëpunuar me emrat më të njohur të estradës, ndërsa projektet në kuadër të grupit Skillz sigurisht se janë premtuese, marrë parasysh dhe nivelin e Ledrit si rep artist.

Natyrisht, çdo reper ka fillimin e vet…dhe pothuajse të gjithë përballen me vështirësi. Na flisni pak për fillimin e karrierës tuaj, kur fillove të bësh rep?
Ledri: Ou…Rep kam filluar të bëj shumë herët, por profesionalisht kam filluar të merrem me rep në vitin 2004, kur formuam grupin me Visarin, kur e kemi realizuar këngën e parë, që u lansua më 24 nëntor të vitit 2004…e mbaj mend dhe datën.
Vështirësi nuk kemi pasur shumë duke falënderuar dhe Getoar Selimin (Getin). E kemi pasur gjithashtu edhe perkrahjen e mediave…dhe nuk kemi pasur veshtirësi për fillimin e karrierës tonë.

Si u takove me Visarin dhe pse Skillz?
Ledri: Visarin e njoh që një kohë të gjatë pasi kemi luajtur basketboll së bashku në një ekip, por gjatë kohes sa kam vazhduar me basket, në të njëjtën kohë edhe kam shkruar tekste për qejf. Visari ishtë në Amerikë dhe ai ka filluar atje të merret me rep. Kur jemi takuar në Prishtinë, unë kam qenë vet, Visari vet. Ne të dy jemi në shoqëri me Kaos-at, Orikun etj. Kaos-at kanë qenë bashkë, Oriku ishte vet, vetëm sa kishte filluar dhe unë edhe Visari kemi qenë vet. Atëherë jemi takuar, Visari më ka pelqyer, unë i kam pëlqyer Visarit. Edhe pak a shumë idejat i kemi pasur të njëjta dhe kemi vendosur të bëhemi bashkë.

Pse Skillz? Nuk e di pse Skillz, po skillz i bie nga anglishtja ‘shkathtësi’. Atëherë ka qenë më ndryshe, secili ka dashur t’i tregojë shkathtësitë e veta prej reperi dhe ne të dy e kemi ditur se jemi reperë të mirë dhe kështu emrin grupit ia kemi lënë ‘shkathtësi’.

A kanë ndikuar marrëdhëniet tuaja me prindërit që të keni sukses si reper?
Ledri: Sa u përket teksteve unë e kam në gjene. Nëna shkruan libra, gjyshja shkruan libra, stërgjyshi, agja, të gjithë janë shkrimtarë. Po, sa i përket ndihmesës tjetër, e kam pasur një përkrahje shumë të madhe. Në fillim kur kam filluar të merrem me rep, kur i kam treguar nënës time tekstet e 2Pac-ut, Sammy Deluxe, ato ishin tekste që kanë pasur fyerje dhe ishte diçka që nëna nuk është pajtuar në fillim as ta dëgjoj. Por, me kalimin e kohës ajo e ka parë që repi nuk është gjithçka vetëm me mesazhe fyese ose ofenduese, ka tekste të mira me mesazh shumë të mirë. Kështu që, tani ajo është e lumtur që po vazhdoj të merrem me rep.

Kush ju ka ftuar në ‘labelin’ Baba Records dhe çfarë marrëdhëniesh gëzon grupi Skillz me grupet dhe antarët tjerë të këtij ‘labeli’ prej më të mëdhenjve në rajon?
Ledri: Ne kemi qenë së bashku nga fillmi me Kaos-at, Viagran, Orikun, Mc Star, Bardool, të gjithë kemi qenë shokë dhe kemi bërë muzikë bashkë. Nuk kemi pasur album asnjëri, por Geti atëherë ka pasur album dhe ishte duke lansuar albumin e tretë. Ai na ka dëgjuar dhe i ka lindur ideja që pse jo, ta krijojë Baba Records, ta bëjmë një ekip bashkë, në të njëtën kohë ta bëjmë një emër dhe më pas është bërë një label që na ka bashkuar të gjithëve. D.m.th Geti është ai që e ka krijuar Baba Records.

Fillimisht lansoni në kuadër të Skillzave albumin “Skillz” dhe pas suksesit të hatashëm, ashtu si konfirmimit tuaj në majen e repit kosovar, lansohet edhe albumi “Sex, Rap & Money ”. Cilin album e keni më shumë për zemër?
Ledri: T’iu them të drejtën, të dyja albumet i kam për zemër. Albumi i parë u lansua kur kemi qenë më të ri dhe temat sigurisht se kanë qenë më ndryshe, tekstet kanë qenë më ndryshe, zëri ishte më i pa pjekur. Ndërsa albumi i dytë, “Sex, Rap & Money”, është më profesionalisht i punuar. Më parë kanë qenë kushtet e limituara, sepse nuk i kemi pasur 20 djemë të ri si sot që bëjnë ‘beata’, por kanë qenë 3-4 vetë. Atëkohë ishte dhe më shtrenjtë se sa që është sot për ne. Kështu që tani ka djemë të ri që bëjnë mir ‘beata’, është shumë më lehtë.

Tekstet sigurisht se i shkruani vet, por kush janë ‘fajtorët’ tjerë prapa hiteve të diskotekave kosovare?
Ledri: Tekste zakonisht i shkruajmë bashkë me Visarin. Marrim një instrumental te producenti, p.sh në albumin e parë kemi punuar me Big Bang (Arbër Xhikollin) dhe White.OG të DaLigs. Bardh Latifi ka punuar në ‘beat’. Këta kanë punuar në instrumentalet. Albumi është inçiziuar te Enis Presheva, ndërsa sportin “VIP” e kemi realizuar te Entermedia.

Keni realizuar shumë videoklipe, si me Skillz ashtu dhe në bashkëpunimet tuaja solo me këngëtarë tjerë. Për ty personalisht cili klip mbetet më profesionali?
Ledri: Gjithmonë del diçka e re, përparon teknologjia. Ne jemi pak prapa, është deri te buxheti dhe hapi jonë me teknologjinë. Tani teknologjia po shkon përpara. Gjithmonë mund ta realizosh më mirë e më mirë. Por për mua, “VIP” mbetet si klip më ndryshe, nuk ka pasur të bëjë asgjë me këngën, por i ka shkuar shumë mirë këngës. Ka qenë sikurse film. Kështu që, ai mbetet për mua klipi më profesional.

Po ashtu ke realizuar edhe një numër bashkëpunimesh, duke përfshirë këtu disa hite të mëdha siç janë “A e Din Se”, “Si Manekene”, “Pom Pëlqen” me Dafina Zeqirin dhe së fundmi edhe “Do Sene Nuk Blehen Me Lek”. Sa e gjen veten në këto bashkëpunime dhe zakonisht ftesën e bëni ju, apo të tjerët ju ftojnë juve?
Ledri: Ftesën e bëj unë për album timin, kështu që në të gjitha këngët e lartpërmendur unë jam mysafir. Në albumin tonë nuk kemi pasur mysafir, vetem Stine ka qenë. Por kjo nuk do të thotë se do të ndalemi me kaq, pasi në albumin e ri do të ketë mjaft bashkëpunime.

Çfarë duhet të ketë një bashkëpunim që të jetë i suksesshëm?
Ledri: Së pari duhet të përshtatet dueti, ata që e bëjnë këngën. Sikurse unë me Dafinën…mendoj se jemi përshtatur mjaft mirë. Teksti duhet të jetë po ashtu i mirë, ashtu si instrumentali.

Tekstshkrimi është zeje më vete…apo jo? Dhe për të ekziston nevoja për inspirim të veçantë. Te kush e gjeni inspirimin për të shkruar hitet tuaja?
Ledri: Insirpimin e marr gjatë gjithë kohës. Jemi duke ndenjuar - shkruaj, jam duke fjetur dhe më bie një rresht në mend, zgjohem dhe e shkruaj. Nuk pritoj. Kam shumë tekste të pa lansuara, por të cilave u vjen koha, s’iu vjen koha, u kalon koha, mbeten pa u përdorur, ose shfrytëzohen më vonë. Fryma e instrumentalit, shpirti i instrumentalit mua ma jep idenë për atë që duhet të shkruaj.

“Nëse rrin me mu ni natë, frajeri t’bohet bajat
Ma kan ni zonin edhe reperat n’Beograd” – kjo pjesë ju kujton hitin “V.I.P”. A e konsideron veten VIP dhe a të njohin vërtet reperët e rajonit?
Ledri: Për a më njohin…Çekiçi më ka thënë se më njohin. Çekiçi punon edhe me reperët e rajonit. Më ka treguar që atyre u pëlqen repi jonë. Edhe pse ata janë repera më ‘underground’, ne jemi pak më ndryshe, ne shkojmë më shumë me Amerikën, ndërsa reperët e ballkanit kanë mbetur në të ’96-tat, ata që flasin gjuhën sllave.

VIP? VIP te ne është vetëm presidenti, por përderisa jam fytyrë publike, është pak më ndryshe.

Një prej këngëve të fundit mban titull “Do Sene s’blehen me Lek”. Cilat sene nuk blehen me lek?
Ledri: Talenti, emri dhe respekti.

Cila është formula e suksesit dhe kujt ia dedikon atë?
Ledri: Formula e suksesit është puna dhe dëshira ndaj asaj që e bën ti. Nëse e bën me dëshirë muzikën, sigurisht se do të kesh sukses.

Krahas muzikës me çfarë merresh? Keni thënë se jeni duke vijuar fakulitetin për regji të filmit, si po ju ecën?
Ledri: Fakulteti nuk mund të mbetet keq përderisa e kam profesorin më të mirë që mund ta ketë dikush në Kosovë, ai është Isa Qosja, të cilin e dua dhe e adhuroj. Jam në regji të filmit në vitin e tretë, jam në përfundim e sipër. Do të vazhdoj dhe mendoj të magjistroj. Përveç repit merrem edhe me basketboll, luaj tri herë në javë, ndërsa në fundjavë gjatë dimrit ‘snowboardoj’ në Brezivocë.

Si e kalon Ledri një ditë të zakonshme?
Ledri: Gjithmonë kam diçka që mund të bëj. Nëse nuk kam çfarë të bëj, takohem me Visarin për të biseduar për tekstet. Shkojmë te producentët që të dëgjojmë diçka të re, për ndonjë këngë të re. Kur jam në shtëpi shikoj filma ose lexoj për historinë e filmit. Më lartë e përmenda edhe basketbollin, kështu...

Së fundmi shumë këngëtarë, duke përfshirë këtu edhe reperë të ndryshëm kanë filluar të përdorin rrjetet sociale si formë për të pasur kontakt nga afër me fansat. A ka Ledri profil në Facebook dhe cili është origjinali, duke e pasur parasysh se janë një numër faqesh ‘fake’ me emrin tuaj?
Ledri: Unë personalisht nuk kam Facebook, por vëllai i Visarit më ka treguar se ka parë – “Ledri Vula and Ledri Vula are now friends with Ledri Vula”. Janë 140 Ledri Vula fallc. Unë kam Twitter, aty ku janë të gjitha yjet e botës dhe ku ata bëjnë interaksione. Edhe yjet e botës nuk janë në Facebook, por kanë vetëm faqet e fansave.

Dalloheni për një stil jashtëzakonisht atraktiv të veshjes, a kujdesesh vet për dukjen tënde apo ekziston dikush prapa këtij stili, e përsëris të jashtëzakonshëm? Çfarë u sugjeron fansave tuaj?
Ledri: Më herët jemi veshur shumë më ‘gjon’ dhe në Amerikë reperët janë veshur po ashtu shumë më ‘gjon’, por me kalimin e kohës ka ndërruar edhe stili. Natyrisht kur kemi qenë më të ri jemi veshur me më shumë ngjyra dhe laramani. Për veshjen përkujdesem vet. Kur dali jasht në qytet, ndalem, shikoj, blej. Për mua nuk ka rëndësi brendi, por varet si më qëndron në trup. Çka u sugjeroj fansave? Secili e ka shijen e vet…por, mos i kombinoni pink me kuq ju lutem…(qesh).

Dhe vijmë ndoshta te pjesa e cila u intereson më shumë vajzave. Kush është për ty femra ideale?
Ledri: Ou…nuk e di për femër ideale nuk kam menduar ende. Mua më shumë më pëlqejnë femrat që janë të lezetshme dhe seksi, se sa ato që janë shumë të bukura. Në të njëjtën kohë do të kisha pasur dëshirë që me një femer të kem muhabet të mirë. Por, për femër ideale nuk kam menduar, sepse kam për të menduar edhe për shumë të tjera ‘obligime’ (qesh).

Së fundmi janë ngjallur spekulime se je në një lidhje dashurie me aktoren Gresa Pallaska – sa janë të vërteta këto spekulime?

Ledri: Gresa është një aktore shumë e mirë, të cilën e falënderoj që ka luajtur në filmin e vitit të dytë, të semestrit të dytë. Edhe kanë ndodhur shumë keqkuptime, kështu që, nuk kam asgjë…

Cili është ushqimi i preferuar e Ledrit?
Ledri: Unë e preferoj shumë ushqimin e detit. Për këtë e falënderoj gjyshen, e cila vjen tri herë në javë për të më bërë peshk, kalmari ose karkalecë të detit. Është ushqimi im i preferuar. Dhe është ushqimi më i shëndetshëm.

Cili është këngëtari yt i preferuar dhe me cilin prej reperëve të skenës botërore do të bashkëpunoje nëse do të të jipej rasti?

Ledri: Kam shumë, por secili reper që del, e ka historinë e vet të cilën dëshiron ta rrëfejë, stilin e tij të repit. Mua më pëlqejnë shumë reperët që i kam dëgjuar gjatë gjithë jetës, një prej tyre, përveç amerikanëve si Eminemi, 2Pac dhe Busta Rhymes, do të kisha pasur dëshirë t’i veçoja Saian Supa Crew dhe Sammy Deluxe. I kam dëgjuar live, ishte një festival në Zvicër, ishte Eminemi, Jay-Z, Sammy Deluxe dhe shumë rep artistë të tjerë. Kam qenë dhe i kam dëgjuar live, ishte një ndjenjë e pa harrueshme. Ishte një publik prej 180 mijë personash, kështu që ishte fat që kam qenë një prej tyre. Ishte një ndjenjë e veçantë t’i shohësh live idolët që i ke pasur për tërë jetën.

Skillz, po flasim tani në nivel të grupit, nuk ka nxjerrë që moti në treg ndonjë këngë, përderisa bëtë të ditur se jeni duke punuar në albumin e ri. Si do të titullohet albumi, sa këngë do t’i ketë dhe kur do të lansohet?
Ledri: Sa këngë do t’i ketë nuk e kemi problem. Problem është se nuk po kemi vend ku t’i fusim, i kemi mbi 60 ide, të cilat po kemi problem t’i vëmë në përdorim, cilat janë më të vjetra, cilat janë më të reja, cilat dëshirojmë t’i vendosim. Të 60 këngët i kemi pa bashkëpunime. Minimum 3-4 bashkëpunime do të jenë në album, kështu që do të jenë këngë të reja. Emri i albumit është vendosur, por…ju premtoj se do t’ua tregoj juve të parëve, por jo sot.

Tri, katër bashkëpunime…kush do jenë emrat që do të jenë mysafirë në albumin tuaj?
Ledri: Tingulli 3nt…për femra ende nuk kemi vendosur, janë dy opsione, por janë edhe shokët tanë, Lyrical Son…

Kohëve të fundit po flitet për një superbashkëpunim mes grupit Skillz dhe Tingullit 3nt që së fundmi dhe lansuan albumin e ri, kur do ta kenë rastin ta shohin fansat tuaj këtë bashkëpunim?
Ledri: Është menduar të lansohet shumë shpejtë, por për shkak të planeve, për shkak të kohës, angazhimeve tjera, nuk e di a do të dalë tani, apo kur do të lansohet albumi. D.m.th, tashmë kemi filluar realizimin e këngës.

Në cilin qytet të Kosovës zakonisht kaloni më mirë?
Ledri: Çdoku ku shkojmë për të kënduar kalojmë mirë, por ndonjë dallim…varet kur shkojmë në ndonjë qytet, aty ku ka pasur dhe ndonjë festë aty kalojmë pak më mirë. Hera e fundit ka qenë më 28 nëntor në Gjakovë, sa u përket festave. 17 shkurtin e kemi pritur në Prishtinë, por nuk e di cilin qytet ta veçoj. Në çdo vend bëhet pothuajse njëjtë.

Cilët sipas jush janë fansat më të mirë, ata të diasporës apo ata të Kosovës?
Ledri: T’iu them të drejtën, edhe të diasoprës kur vijnë në Kosovë bëhen më të mirë. Gjatë verës është një atmosferë më ndryshe. Edhe ndejat i përjetojnë më ndryshe, më ndryshe përjetojnë gjithçka këtu. Po vet fryma, natyra, e bën atmosferën të duket më mirë, kështu që…
Mbrapsht në krye Shko poshtë
Shiko profilin e anëtarit
 

Ledri mohon lidhjen me Gresa Pallaskën

Shiko temën e mëparshme Shiko temën pasuese Mbrapsht në krye 
Faqja 1 e 1

Drejtat e ktij Forumit:Ju nuk mund ti përgjigjeni temave të këtij forumi
www.ylliehana.biz :: Ƹ̵̡Ӝ̵̨̄Ʒ.::Arti dhe Kultura::..Ƹ̵̡Ӝ̵̨̄Ʒ :: Kinemaja dhe Televizioni-
Kërce tek:  
Copyright © 2009-2011 Powered by Ylliehana Team
Ylliehana.bizFree forum | © phpBB | Forum mbështetës | Kontakto | Report an abuse | Create your own blog
YlliehanaForum