www.ylliehana.biz
Pershendetje vizitor i nderuar.
Me sa duket, ju nuk jeni identifikuar akoma ne faqen tone, ndaj po ju paraqitet ky mesazh per tju kujtuar se ju mund te Identifikohu qe te merrni pjese ne diskutimet dhe temat e shumta te forumit tone.

-Ne qofte se ende nuk keni nje Llogari personale ne forumin ton, mund ta hapni nje te tille duke u Regjistruar
-Regjistrimi eshte falas dhe ju merr koh maksimumi 1 min...
Duke u Regjistruar ju do te perfitoni te drejta te lexoni edhe te shprehni mendimin tuaj.

Gjithsesi ju falenderojme shume, per kohen që fute ne dispozicion për të vizituar saitin tonë.





 
PortaliForumPytësoriRegjistrohuidentifikimi

Share | 
 

 Superkompjuteri më i mençur se macja

Shiko temën e mëparshme Shiko temën pasuese Shko poshtë 
AutoriMesazh
3li
Anëtar/e me përvoj
Anëtar/e me përvoj
avatar

Numri i postimeve : 403
Data regjis. : 25/11/2009
Location : Knej Parii Dika

MesazhTitulli: Superkompjuteri më i mençur se macja   Fri Dec 04, 2009 10:32 pm

Superkompjuteri më i mençur se macja



 

 


Në konferencën për superkompjuteristikë SC09, hulumtuesit e IBM-së prezentuan hulumtimet e veta në fushën e kompjuterikës kognitive dhe simulatorin e tyre masiv paralel të funksioneve të trurit, C2. Pas kësaj shkurtese modeste fshihet zgjidhja e cila thuhet se ka fuqi procesorike e cila është sa 4,5 për qind e trurit të njeriut, dhe se është madje më i "mençur" se truri i maces (e dimë, e vështirë për t'u besuar...).
Simulimi ekzekutohet në superkompjuterin Dawn Blue Gene /P të IBM-së me 147.456 procesorë dhe 144 TB memorie, ndërsa simulon punën e 1,617 miliardë neuroneve të lidhura në rrjetin e 8,87 miliardë sinapsave. Natyrisht, simulimi nuk bëhet në kohë reale, por thuhet se simulon një numër të madh interaksionesh mes neuroneve në trurin e vërtetë, ndërsa neuronet janë të organizuara në grupe dhe të specializuara për detyra të caktuara siç është rasti edhe tek truri i gjitarëve.
Dëshmia më e madhe se simulimi punon si duhet është se ekipi zhvillimor ka probleme të marrë vesh se çfarë po ndodh në të vërtetë në të. Ky paradoks njihet edhe prej më herët tek simulimet tejet të komplikuar dhe të besueshme si ato në meteorologji, ku parashikimi i rezultateve dalëse në krahasim me parametrat hyrës është poaq i vështirë sa edhe parashikimi për sistemin e vërtetë të simuluar. Megjithatë, për dallim nga truri i vërtetë, artificiali mund të ndalet gjatë punës, të startohet përsëri, gjegjësisht të resetohet, të ruhet gjendja dhe të fillohet puna pikërihst nga një vend i caktuar i ruajtur më parë etj. Hulumtuesit kanë krijuar edhe një program për gjenerimin e videos MPG të aspekteve të ndryshme të aktivitetit të trurit artificial, ndërsa kanë edhe EKG-në e simuluar të cilën e krahasojnë me rezultatet e EKG-së së vërtetë tek trurët biologjikë.
Karakteristikë e rëndësishme e simulatorit C2 që është vënë re gjatë punës së tij është se me rritjen e memories në model, në mënyrë lineare rritet edhe numri i neuroneve dhe sinapsave të cilat mund të simulohen, kështu që në simulatorët e ardhshëm në Blue Gene me dy ose tri klasë më shumë memorie do të mund të simulohet edhe puna e trurit të njeriut.
Poashtu është vënë re që me rritjen e sasisë së memories për secilën bërthamë procesorike rritet edhe shpejtësia e ekzekutimit të modelit, kështu që mund të pritet edhe ekzekutimi eventual në kohë reale. Më shumë mund të lexoni në adresën http://p9.hostingprod.com/@modha.org/blog/2009/11/post_3.html/.

Mbrapsht në krye Shko poshtë
Shiko profilin e anëtarit
 

Superkompjuteri më i mençur se macja

Shiko temën e mëparshme Shiko temën pasuese Mbrapsht në krye 
Faqja 1 e 1

Drejtat e ktij Forumit:Ju nuk mund ti përgjigjeni temave të këtij forumi
www.ylliehana.biz :: Ƹ̵̡Ӝ̵̨̄Ʒ..::Shkenca Natyrore / Shoqerore::..Ƹ̵̡Ӝ̵̨̄Ʒ :: Teknologji-
Kërce tek:  
Copyright © 2009-2011 Powered by Ylliehana Team
Ylliehana.bizFree forum | © phpBB | Forum mbështetës | Kontakto | Report an abuse | www.sosblogs.com
YlliehanaForum