www.ylliehana.biz
Pershendetje vizitor i nderuar.
Me sa duket, ju nuk jeni identifikuar akoma ne faqen tone, ndaj po ju paraqitet ky mesazh per tju kujtuar se ju mund te Identifikohu qe te merrni pjese ne diskutimet dhe temat e shumta te forumit tone.

-Ne qofte se ende nuk keni nje Llogari personale ne forumin ton, mund ta hapni nje te tille duke u Regjistruar
-Regjistrimi eshte falas dhe ju merr koh maksimumi 1 min...
Duke u Regjistruar ju do te perfitoni te drejta te lexoni edhe te shprehni mendimin tuaj.

Gjithsesi ju falenderojme shume, per kohen që fute ne dispozicion për të vizituar saitin tonë.





 
PortaliForumPytësoriRegjistrohuidentifikimi

Share | 
 

 Zajmina padit kompaninë e vajit

Shiko temën e mëparshme Shiko temën pasuese Shko poshtë 
AutoriMesazh
Medina
Mikë/e i/e Forum-it
Mikë/e i/e Forum-it


Numri i postimeve : 17104
Data regjis. : 12/11/2009
Age : 27
Location : Tek Parajsa Pa Drita

MesazhTitulli: Zajmina padit kompaninë e vajit   Tue Apr 19, 2011 3:03 am





Një reklamë vaji e transmetuar vite më parë, imazhi i së cilës ishte vetë ajo, e ka sjellë këngëtaren simpatike, Zajmina Vasjari, në dyert e Gjykatës së Tiranës.

Përmes një padie civile, të depozituar pak ditë më parë në gjykatë, vajza e cila u bë e njohur falë pjesëmarrjes në konkurset e bukurisë, kërkon nga një kompani vaji, që jo vetëm ta paguajë sipas kontratës së lidhur në vitin 2002, por edhe për dëmin e shkaktuar.

Në padinë e saj, Vasjari kërkon nga gjykata “detyrimin e palës së paditur për përmbushjen e detyrimit që rrjedh nga kontrata e lidhur me paditësen më 14 tetor 2002, si dhe shpërblimin e dëmit të ardhur paditëses nga mosekzekutimi i detyrimit kontraktues në tërësi në shumën 10.000 (dhjetëmijë) USD”.

Gjithashtu ajo kërkon shpërblimin e dëmit jashtëkontraktues të ardhur nga veprimet e jashtëligjshme të palës së paditur, në dëm të paditëses pas datës 1 tetor 2003, në shumën 3.000.000 (tre milionë) lekë.

Ndërkaq, dëmi jopasuror, pra dëmi që Zajmina Vasjari pretendon se i është shkaktuar imazhit të saj, duket se ka një çmim të lartë. Vajza simpatike kërkon që për dëmin jopasuror, të ardhur nga veprimet e jashtëligjshme të palës së paditur pas datës 1 tetor 2003, kompania e vajit ta dëmshpërblejë në shumën 5.000.000 (pesë milionë) lekë.

Procesi gjyqësor pritet të nisë brenda pak ditësh dhe këngëtarja duhet të provojë pretendimet e saj përballë kompanisë që ka vendosur të hedhë në gjyq, shkruan Gazeta Shqiptare.
Mbrapsht në krye Shko poshtë
Shiko profilin e anëtarit
 

Zajmina padit kompaninë e vajit

Shiko temën e mëparshme Shiko temën pasuese Mbrapsht në krye 
Faqja 1 e 1

Drejtat e ktij Forumit:Ju nuk mund ti përgjigjeni temave të këtij forumi
www.ylliehana.biz :: Ƹ̵̡Ӝ̵̨̄Ʒ.::Arti dhe Kultura::..Ƹ̵̡Ӝ̵̨̄Ʒ :: Kinemaja dhe Televizioni-
Kërce tek:  
Copyright © 2009-2011 Powered by Ylliehana Team
Ylliehana.bizFree forum | © phpBB | Forum mbështetës | Kontakto | Report an abuse | Sosblogs
YlliehanaForum