www.ylliehana.biz
Pershendetje vizitor i nderuar.
Me sa duket, ju nuk jeni identifikuar akoma ne faqen tone, ndaj po ju paraqitet ky mesazh per tju kujtuar se ju mund te Identifikohu qe te merrni pjese ne diskutimet dhe temat e shumta te forumit tone.

-Ne qofte se ende nuk keni nje Llogari personale ne forumin ton, mund ta hapni nje te tille duke u Regjistruar
-Regjistrimi eshte falas dhe ju merr koh maksimumi 1 min...
Duke u Regjistruar ju do te perfitoni te drejta te lexoni edhe te shprehni mendimin tuaj.

Gjithsesi ju falenderojme shume, per kohen që fute ne dispozicion për të vizituar saitin tonë.





 
PortaliForumPytësoriRegjistrohuidentifikimi

Share | 
 

 Elvana këngë për Emmy-n

Shiko temën e mëparshme Shiko temën pasuese Shko poshtë 
AutoriMesazh
Medina
Mikë/e i/e Forum-it
Mikë/e i/e Forum-it


Numri i postimeve : 17104
Data regjis. : 12/11/2009
Age : 27
Location : Tek Parajsa Pa Drita

MesazhTitulli: Elvana këngë për Emmy-n   Fri Apr 22, 2011 7:35 am




Elvana Gjata, e cila për herë të parë konkurron në festivalin “Top Fest” me këngën e saj “Me Ty”, në një intervistë për mediat shqiptare ka treguar se kjo këngë i dedikohet këngëtares së ndjerë Emmy.Edhe pse nuk kishte shumë miqësi me këngëtaren e ndjerë ajo ishte pikëlluar shumë nga ngjarja dhe kishte vendosur së bashku me kompozitorin Flori të bëjnë një këngë për të.

“Po, ka një histori të dhimbshme që mbërtheu dhe trishtoi të gjithë ambientin e artistëve dhe kjo është humbja e parakohshme e jetës së Emmy-t. Ndodhi që unë dhe Flori po përgatisnim këtë këngë, pikërisht ato ditë kur Emmy u largua përgjithmonë. Ne, ashtu të tronditur siç ishim, futeshim në studio për të punuar dhe mendja na rrinte vetëm tek Emmy. Edhe pse nuk kisha ndonjë miqësi me Emmy-n, e kisha takuar vetëm një herë, na pikëlloi shumë ajo tragjedi. Kështu, fare pa kuptuar, kur filluam të shkruajmë tekstin, fjalët na dolën si dedikim për Emmy”, ka thënë Elvana.

Kënga e Elvanës është duke u konsideruar favorite për çmimin e parë. Reperi Noizy ka deklaruar se ka hequr dorë nga pjesëmarrja e tij në këtë festival për arsye se pikërisht ajo që do ta merr çmimin e parë është Elvana Gjata.

“Uroj që parashikimi i tij të jetë një ogur i mirë për mua, megjithëse konkurrenca është tepër e fortë. ‘Top Festi’ ka vërtetuar ndër vite se çmimi i parë ka qenë tërësisht një zgjedhje e publikut. Tashmë është bërë rutinë që të aludohet para festivaleve për fitues hipotetikë. Mbase pjesëmarrja ime për herë të parë pas tetë edicionesh, ka bërë përshtypje”, është shprehur Elvana.
Mbrapsht në krye Shko poshtë
Shiko profilin e anëtarit
 

Elvana këngë për Emmy-n

Shiko temën e mëparshme Shiko temën pasuese Mbrapsht në krye 
Faqja 1 e 1

Drejtat e ktij Forumit:Ju nuk mund ti përgjigjeni temave të këtij forumi
www.ylliehana.biz :: Ƹ̵̡Ӝ̵̨̄Ʒ.::Arti dhe Kultura::..Ƹ̵̡Ӝ̵̨̄Ʒ :: Kinemaja dhe Televizioni-
Kërce tek:  
Copyright © 2009-2011 Powered by Ylliehana Team
Ylliehana.bizFree forum | © phpBB | Forum mbështetës | Kontakto | Report an abuse | Free blog
YlliehanaForum