www.ylliehana.biz
Pershendetje vizitor i nderuar.
Me sa duket, ju nuk jeni identifikuar akoma ne faqen tone, ndaj po ju paraqitet ky mesazh per tju kujtuar se ju mund te Identifikohu qe te merrni pjese ne diskutimet dhe temat e shumta te forumit tone.

-Ne qofte se ende nuk keni nje Llogari personale ne forumin ton, mund ta hapni nje te tille duke u Regjistruar
-Regjistrimi eshte falas dhe ju merr koh maksimumi 1 min...
Duke u Regjistruar ju do te perfitoni te drejta te lexoni edhe te shprehni mendimin tuaj.

Gjithsesi ju falenderojme shume, per kohen që fute ne dispozicion për të vizituar saitin tonë.





 
PortaliForumPytësoriRegjistrohuidentifikimi

Share | 
 

 Aurela Gaçe zyrtarizon lidhjen e saj

Shiko temën e mëparshme Shiko temën pasuese Shko poshtë 
AutoriMesazh
lola
Përgjegjës i Forumit
 Përgjegjës   i Forumit


Numri i postimeve : 29035
Data regjis. : 05/11/2009
Age : 26
Location : ɐuɐɥǝıןןʎ ɐןןɐɥɐɯ ǝʇ :)

MesazhTitulli: Aurela Gaçe zyrtarizon lidhjen e saj   Tue Apr 26, 2011 4:09 am



Vëmendja e gjithë shqiptarëve së fundmi është e përqendruar tek ajo. Përfaqësimi i saj në Eurovizion e legjitimiton më së miri këtë arsye. Por ndërsa së fundmi, lajmet në faqet e kulturës flasin për turnetë e promovimit të këngës “Feel the passion”, në vende të ndryshme të Europës, Aurela Gaçe vjen sot me një lajm që i përket jetës së saj private. Pikërisht marrëdhënia e saj e dashurisë, tashmë është bërë zyrtare.

Aurela Gaçe nuk ka dashur më ta mbajë të fshehtë lidhjen e saj me Skerdin, djaloshin që prej gati dy vjetësh është kthyer nga Anglia, për të vazhduar sipërmarrjet e tij private në Tiranë. Kjo edhe për faktin se këngëtarja shihet shpesh e më shpesh në shoqërinë e tij. E gjithashtu sepse tashmë kjo marrëdhënie është e konsoliduar. E pyetur, këngëtarja e famshme pohon se “ndihem e lumtur dhe kam gjetur atë qetësi që kam kërkuar prej kohësh”. Në të vërtetë, Skerdi ka qenë shumë pranë kohëve të fundit me Aurelën. Ai e ka mbështetur atë gjatë gjithë kohës, që ajo përgatitet për në Festivalin Europian. Ka qenë prezent përkrah këngëtares nga një cep i Shqipërisë në tjetrin, gjatë xhirimeve të klipit të këngës “Feel the passion” dhe siç kemi mësuar, do të jetë bashkë me këngëtaren edhe në Festivalin Eurovizion, nata e parë e të cilit do të mbahet në 10 Maj në Dusseldorf, të Gjermanisë.

Siç e shihni, edhe në këtë foto çifti duket mjaft i përkushtuar ndaj njëri-tjetrit dhe gëzimin e dashurisë Aurela duket se e ka reflektuar gjatë gjithë kësaj kohe, jo vetëm në portretin e saj, por në gjithë daljet e saj televizive. Kujtojmë këtu intervistën e saj në spektaklin “E diell” dhe ngacmimin që i bëri prezantuesi i njohur, Adi Krasta, në lidhje me dashurinë… Situatë që Gaçe si gjithmonë e kaloi me sportivitet, por duke mos ia dhënë kënaqësinë Krastës për këtë lajm të bukur, edhe pse në fakt reagimi në fytyrë nënkuptonte se artistja kishte diçka që e mbante të fshehtë.

Por, Skerdin dhe Aurelën, përveç dashurisë duket se i lidh edhe muzika. Pasi edhe Skerdi, i cili prej shumë vitesh ka jetuar në Greqi, e më pas për rreth 3 vjet ka jetuar në Angli, ka mbaruar studimet për muzikë. Nuk dihet se cilat do të jenë planet e mëtejshme të çiftit, duke qenë se Aurela Gaçe prej vitesh jeton në Shtetet e Bashkuara të Amerikës, por ajo që me siguri dihet tashmë priten ndryshime përsa i përket “vendbanimit” të artistes. Megjithëse është herët për të folur për të ardhmen e dy të rinjtë. E rëndësishme është fakti se të dy janë shumë të dashuruar me njëri-tjetrin. Këngëtarja Aurela Gaçe ndërkaq në datën 29 prill do të niset drejt Dusseldorfit, për të çuar deri në fund misionin e saj me këngën “Feel the passion”!

_________________________________________________________________________



Mbrapsht në krye Shko poshtë
Shiko profilin e anëtarit http://www.ylliehana.biz
 

Aurela Gaçe zyrtarizon lidhjen e saj

Shiko temën e mëparshme Shiko temën pasuese Mbrapsht në krye 
Faqja 1 e 1

Drejtat e ktij Forumit:Ju nuk mund ti përgjigjeni temave të këtij forumi
www.ylliehana.biz :: Ƹ̵̡Ӝ̵̨̄Ʒ.::Arti dhe Kultura::..Ƹ̵̡Ӝ̵̨̄Ʒ :: Kinemaja dhe Televizioni-
Kërce tek:  
Copyright © 2009-2011 Powered by Ylliehana Team
Ylliehana.bizFree forum | © phpBB | Forum mbështetës | Kontakto | Report an abuse | Create a blog
YlliehanaForum